• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Schumacher në gjendje kritike

Ylli-1

Etnoshqiptar
Vendndodhja
SHQIPERIA ETNIKE
Publikuar: 23:14 / 29.12.2013







(E plotësuar) Shtatë herë kampioni i botës në Formula 1, Michael Schumacher, ka pësuar një dëmtim serioz të kokës gjatë një aksidenti skijimi në Meribel të Francës.

CNN raporton se Schumi është në gjendje kritike pasi ka pësuar traumë të rëndë në kokë, sepse gjatë rrëzimit e ka përplasur kokën në një gur.


Ish-piloti gjerman është dërguar me helikopter në një spital në Moutiers dhe më pas është transferuar në Grenoble.

Ai ka qenë në koma kur kishte arritur në Qendrën Klinike Universitare në Grenoble dhe i është nënshtruar menjëherë operimit në tru, kanë njoftuar mjekët.


44-vjeçari është lënduar ditën e diel kur kishte dalë për të skijuar më djalin e tij 14-vjeçar. /Telegrafi/



Fotografia: AP
 
Vendndodhja
^.^
Titulli: Schumacher në gjendje kritike

Po po ja hodhi mire ...kshu thuhet, madje edhe Merkel ja hodhi akoma me mire :p bobo kta gjermanet duhet te rin sa me larg skive :D
 

Sweetie

Anëtar i Respektuar
Titulli: Schumacher në gjendje kritike

Rritet paniku për një koma të përjetshme të Michael Schumacher

Dita-ditës rritet paniku për një koma për te gjithë pjesën tjetër te jetës per 7 here kampionin e botes ne Formula 1 Michael Schumacher.



Revista e përjavshme gjermane Focus shkruan se “Schumacher mund te qëndrojë ne koma për gjithmonë” sipas thënieve te eksperteve qe vlerësojnë gjendjen e tij. Nga ana tjetër, edhe revista tjetër gjermane Bild shkruan se gjendja e Schumacher është e tille saqë he për he nuk ka plane për ta zgjuar atë.
Ai po qëndron prej 18 ditësh ne koma artificiale dhe heshtja rreth ecurisë se gjendjes se tij, nga ana e ekipit mjekësor qe po e asiston te lejon te mendosh me te keqen. Sipas specialisteve, te qënurit ne koma do te thotë para se gjithash një furnizim me i vogël i trurit me oksigjen, edhe pse ai punon ne një nivel me te ulet, dhe se kjo është gjithsesi situata me e mire për te rifituar aktivitetin e tij. Por, shtojnë specialistet, pacientet ne gjendje te tille dëmtimi, zakonisht duhet te dalin nga koma pas se paku dy javësh. Sipas neurokirurgut Andreas Zieger, një njeri mund te qëndrojë ne koma për te gjithë jetën e tij, pa u dëmtuar edhe me tej truri. Sipas tij, komplikacionet qe vijnë si pasoje e dëmtimit te trurit janë me te rëndat qe mund t’i ndodhin trupit te njeriut.
Po kështu edhe një tjetër profesor gjerman, Gereon Fink, i trembet faktit se zgjatja e te qëndruarit ne koma te Michael, do te thotë se kemi te bëjmë me dëmtime serioze dhe se gjendja e tij duhet te jete ende kritike. “ثshtë e qarte, shton profesori gjerman, se gjendja e Schumacher-it, ka qene shume me rende nga sa është menduar dhe deklaruar neper mediat e ndryshme”.
Nga ana tjetër, aksidenti banal i Schumacher, ka alarmuar edhe ekipet e sporteve te rrezikshme, për ndërgjegjësimin e sportisteve te tyre për rreziqet qe ju kanosen atyre nga te tilla situata, ne dukje shume banale. Kështu, ekipi i RedBull-it, ja ka ndaluar pilotit te ri te saj Daniel Ricciardo qe te beje serf ne brigjet australiane, për shkak te rrezikut te ndeshjes me peshkaqenët. Nga ana e tij, ekipi i Ferrari-t ka deklaruar se pilotet e saj janë te ndërgjegjshëm për te kuptuar se çfarë është e rrezikshme për ta. /ikub
 

KENT

Anëtar i ri
Vendndodhja
Elbasan
Pe: Schumacher në gjendje kritike

Ky Schumacher nuk pesoj gje me garat ne formula uno shkon ben aksident me Sky eh medet
 

Legally_Sweet

Ain’t no sunshine when she’s gone
Staf në FV.AL
Titulli: Schumacher në gjendje kritike

You can do it Schumi! Nje garues makinash na iku, s'mund te ikesh dhe ti.
 

con_uk

Anëtar i Nderuar
Vendndodhja
Chelsa_FC
Titulli: Schumacher në gjendje kritike

Se si Kame pershtypjen qe do ngrihet dhe do flase italisht sikur nje rast qe ishte ne irlande para ca kohesh


Gjithe se si nje yll si ky nuk duhet te jete mes jetes dhe vdekjes
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Titulli: Schumacher në gjendje kritike

Se si Kame pershtypjen qe do ngrihet dhe do flase italisht sikur nje rast qe ishte ne irlande para ca kohesh


Gjithe se si nje yll si ky nuk duhet te jete mes jetes dhe vdekjes
Hmmm, mire do ishte te zgjohej e te fliste italisht, pasi asaj qe ka pesuar, dmthn pak a sh e ka te thermuar kafken + plot hematoma.
Por cdo njeri ka shancin e vete, e asnjehere si dihet.
Mbase ja del e ky!

E kujdes per te gjithe ju qe beni ski ose sporte te tjera te rezikshme, nuk ja vlen ajo pak adrenaline momenti per te pasur me tej nje jete te shkatruar.
 

Sweetie

Anëtar i Respektuar
Titulli: Schumacher: Atë që nuk e bëjnë dot mjekët e bën Ferrari dhe Ros Brown

Schumacher: Atë që nuk e bëjnë dot mjekët e bën Ferrari dhe Ros Brown

Pas 10 javësh në koma artificiale, më në fund Michael Schumacher ka filluar të marrë frymë vetë, pra jo më me ndihmën e aparaturave.



Ky është lajmi i dhënë nga 2 gazeta të mëdha europiane, "La Gazzetta dello Sport" dhe "Bild", të cilat dalin kundër të gjitha mediave të tjera, që mendojnë se vetëm një fuqi e mbinatyrshme mund ta shpëtojë tashmë Schumacher-in.

Reporterët e këtyre dy gazetave nuk kanë cituar asnjë burim, por, ndërkohë, kanë publikuar një deklaratë të menaxheres së Schumi-t, Sabine Kehm, e cila as nuk e pohon, por as nuk e mohon këtë lajm.

Mendohet se burimi i këtij lajmi të gëzuar mund të jenë disa nga ish-shokët e vjetër të Schumi-t te Ferrari, të cilët me një leje të posaçme kanë arritur të futen në spitalin Grenoble.

Marrja frymë pa ndihmën e aparaturave shihet si një shenjë e mirë, ndërkohë që "Gazzetta dello Sport" shkon më shumë se kaq, duke thënë se ish-drejtori teknik i Ferrarit, Ross Brawn, është "arkitekti" edhe i përmirësimit të gjendjes shëndetësore të Schumi-t.

Në këtë gazetë thuhet se Brawn u ka dhënë mjekëve një regjistrim audio me zhurmat e motorit të Ferrarit.

Në orare të ndryshme të ditës, mjekët i vendosin Schumi-t të dëgjojë këtë kasetë dhe, sipas burimeve të gazetës italiane, ata mendojnë se kjo gjë do ta ndihmojë ish-pilotin e Ferrarit të hapë sytë dhe t’i rikthehet kujtesa e humbur, gjatë aksidentit me ski në alpet franceze dhjetorin e vitit të kaluar. /ikub
 

Aguero

Anëtar Aktiv
Titulli: Schumacher në gjendje kritike

I madh ky njeri sikurse makina qe e ka vozit ,njerezit si ky duhet me jetu gjate se lindin rralle
 
Top