• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Sebastian Fetel triumfon në Singapor

cent

Banned

Sebastian Fetel ka fituar اmimin e Madh të Singaporit përpara Xhenson Baton të McLaren-it dhe Fernando Alonsos të Ferrarit. Një “dorë” në triumfin e 23-të në karrierë në Formula 1 i dha kampionit të botës në fuqi, piloti i McLaren-it Luis Hamilton, i cili udhëhiqte deri në xhiron e 23-të, por u “tradhtua” nga paketa e kambios. I pafat ka qenë edhe Mikael Shumaker që, siç duket, kjo pistë i kthehet në makth. Nëse në 2011-ën ishte Serxhio Perez me Sauber që përplasej nga 7-kampioni i botës, dje këtë fat e pati Vernje me Torro Roso në xhiron e 39- të. Vernje, i cili i hodhi dorën në qafë Shumakerit, e quajti një turp, por refuzoi të shfryhej karshi tij. Vend i tetë për Felipe Masën, autori i një rikuperimi fantastik pas një nisjeje zhgënjyese. Pas 61 xhirove të “Marina Bay”, spanjolli ka një epërsi me 29 pikë nga ndjekësi i tij më i afërt dhe 52 pikë nga anglezi.
Fetel, modest - Sebastian Fetel është i bindur se në Singapor nuk kishte makinën më të shpejtë në Singapor, teksa arrinte fitoren e parë pas pesë muajsh. Piloti i Red Bullit, i cili nuk fitonte një garë që nga اmimi i Madh i Bahrein në muajin prill, mori kontrollin e garës pasi Luis Hamilton do të tërhiqej për probleme teknike. “Këtë fundjavë nuk kemi pasur paketën më të shpejtë, por duke qenë se fituam, jam shumë i lumtur. Ne duhet të përmirësohemi. Për momentin McLaren-i është makina më e shpejtë, jo më pak edhe Ferrari. Kjo garë ka qenë një nga më të vështirat e këtij viti. Kemi pilotuar dy orë, cirkuiti është një vrasës dhe gara duket sikur nuk ka fund. Këtë sukses do të doja t’ia dedikoj një njeriu shumë të veçantë, Sid Uotkins (ish-delegat mjekësor i FIA-s dhe doktor i garave, i cili u nda nga jeta para pak ditësh). Një falënderim i madh shkon për të”.
Spanjolli - Alonso, i cili vazhdon të mbajë kreun e tabelës së pilotëve, tha: “Kjo është një nga pistat më të bukura për të pilotuar. Ka qenë një tjetër garë emocionuese dhe kurrsesi nuk mund ta cilësoj vendin e tretë si ngushëllim”. Njëherësh spanjolli kërkoi një makinë edhe më kompetitive për cirkuitin e radhës në Japoni, në Suzuka. Sipas tij, nëse skuderia nuk bën përmirësime, epërsia prej 29 pikësh nuk është e mjaftueshme deri në fund. “Ky vit është pak i vështirë për t’u parashikuar, por ne kemi nevojë për të përmirësuar performancën, ndryshe nga ajo që pamë këtu. Një vend i 5-të dhe i 13-të në ‘pole position’ për makinat tona nuk është ajo që ne kemi shpresuar, prandaj në Suzuka duhet të paraqitemi më mirë se këtë fundjavë”.

Hamilton
“Ka qenë një moment me të vërtetë për të ardhur keq për ne, por pozitive është që makina është shumë e shpejtë dhe mund të shpresojmë. Ka ende gjashtë gara, kësisoj nuk duhet të heqim dorë. Do të vazhdoj të bëj presion deri në fund. Mezi pres të kthehem te fitorja në Suzuka”. Kështu u shpreh Hamilton, pas problemeve me makinën në xhiron e 24-t në ‘Grand Prix’-in e Singaporit, një garë që udhëhoqi prej startit e deri në momentin kur e tradhtuan”, – frenat.

Baton: Pjesërisht i kënaqur
Xhenson Baton u largua i kënaqur nga “Grand Prix”-i i Singaporit, pasi përfundoi i dyti pas Sebastian Fetel. Veç podiumit, Baton i vetmi që buzëqeshi nga McLareni pas tërheqjes së Luis Hamiltonit, merr edhe 18 pikë, të cilat e mbajnë në garë për titullin kampion. “Jam pjesërisht i kënaqur me vendin e dytë, – tha Baton, i cili është 75 pikë prapa kryesuesit Fernando Alonso. – Patjetër që doja të fitoja, por jo të gjitha mund t’i realizosh. Për ne si ekip që të kishim një tjetër dështim këtë fundjavë ishte e vështirë, por e rëndësishme është që kemi një makinë të mirë. Dy orë për ne kanë qenë realisht të vështira, megjithatë jam i kënaqur me vendin e dytë. E rëndësishme është që në çdo garë ku shkojmë, ne kemi shanse të fitojmë”.

Radha e mbërritjes
PILOTI KOHA
1. S.Fetel 2h00:26.144
2. Xh.Baton +8.959
3. F.Alonso +15.227
4. P.di Resta +19.063
5. N.Rosberg +34.759
6. K.Raikonen +35.700
7. R.Groszhjan +36.600
8. F.Masa 42.800
9. D.Riçiardo +45.800
10. M.Veber +47.100
11. S.Perez +50.600
12. T.Glok +1 xhiro
13. K.Kobajashi +1 xhiro
14. N.Hulkenberg +1 xhiro
15. H.Kovalainen +1 xhiro
16. ا.Pik +1 xhiro
17. Pe.de la Roza +1 xhiro
18. B.Sena +2 xhiro
19. V.Petrov +2 xhiro

Klasifikimi i pilotëve
PILOTI PIKثT
1. F.Alonso 194
2. S.Fetel 165
3. K.Raikonen 149
4. L.Hamilton 142
5. M.Veber 133
6. Xh.Baton 119
7. N.Rosberg 93
8. R.Groszhjan 82
9. S.Perez 65
10. F.Masa 51
11. P.di Resta 44
12. M.Shumaker 43
13. K.Kobajashi 35
14. N.Hulkenberg 31
15. P.Maldonado 29
16. B.Sena 25
17. Zh.Vernje 8
18. D.Riçiardo 6

Klasifikimi i konstruktorëve
SKUDERIA PIKثT
1. Red Bull 298
2. McLaren 261
3. Ferrari 245
4. Lotus 231
5. Mercedes 136
6. Sauber 100
7. Force India 75
8. ثilliams 54
9. Toro Rosso 14
Përgatiti: OLGERT SERANI
[/SIZE][/FONT]
 
Top