• Në 21 shkurt, 3 javë më parë, Italia kishte në total vetëm 16 raste me koronavirus,aq sa ka pak a shumë Shqipëria sot. Papërgjegjshmëria bëri që Italia të ketë afro 15 mijë të prekur, 1000 të vdekur e 2000 të tjerë në gjendje kritike dhe të shpërndajë virusin në gjithë Europën. Urojmë që të gjithë të bëhemi aq të përgjegjshëm sa mos të bëhemi pas 3 javësh, ajo që është Italia sot.

Sevilia

Smirnoff

Anëtar i Nderuar
Zgjidhje e çuditshme, Sevilja fton tifozët për të dalë nga kriza

Në kohë të këqija merren masa të ashpra. Ndoshta këtë kanë menduar drejtuesit e Seviljes, pas largimeve të gjithë sponsorëve dhe huave nga institucionet e kredive, si pasojë e krizës ekonomike.

Për këtë arsye morën një iniciativë vërtet origjinale, për të kërkuar gjetjen e zgjidhjes së mungesës të fondeve. Secili tifoz i skuadrës andaluziane mund të vendosë, vetëm për 25 euro, një foto të zvogëluar të fytyrës së tij mbi fanellën e lojtarit të tij të preferuar.

Një gjetje e bukur kjo, por që me shumë mundësi do të imitohet nga pjesa tjetër e klubeve të nivelit mesatar të kampionatit spanjoll. Ndërsa Reali i Madridit dhe Barcelona mund të mbështeten në kanalet e tyre të fuqishme komerciale dhe në famën që kanë jashtë vendit.

Fotot e minimizuara të tifozëve (vetëm 2 milimetra e gjatë njëra) do të formojnë kështu numrin e fanellës së lojtarit. Për shembull, për të formuar numrin 1, do të duhen 3142 fotografi, të cilat do të mund të sillnin në arkat e klubit rreth 80 mijë euro. Shumë jo e vogël kjo, nëse mendojmë për gjithë lojtarët e skuadrës dhe gjithë numrat në dispozicion.

Në këtë mënyrë kampionati iberik po shëron nga pak plagët e krizës ndoshta më të madhe ekonomike. Avantazhet fiskale për rrogat e lojtarëve nuk janë më të mjaftueshme, ndërsa ndërmarrjet shumëkombëshe kanë hequr çdo rrjetë peshkimi nga lumi dhe nuk mendojnë më për të sponsorizuar skuadrat.

Por situata duket më kritike edhe për institucionet e kredive, që ose kanë falimentuar, ose janë bllokuar. Megjithatë, një iniciativë e ngjashme me këtë të Seviljes, ishte bërë edhe në MotoGP dhe Formula 1, por kjo është hera e parë që bëhet në botën e futbollit.

Edhe La Liga u detyrua të gjente një zgjidhje të natyrës ekonomike. اdo të dielë do të luhet të paktën një ndeshje në mesditë, atëherë kur dielli është më i nxehtë se kurrë, në mënyrë që ndeshja të shihet në orare të përshtatshme edhe në Indi, Kinë dhe Japoni. Zgjidhje kjo më e pranueshme për lojtarët, se ajo e fotos së tifozit në fanellë.
 
Top