• Në 21 shkurt, 3 javë më parë, Italia kishte në total vetëm 16 raste me koronavirus,aq sa ka pak a shumë Shqipëria sot. Papërgjegjshmëria bëri që Italia të ketë afro 15 mijë të prekur, 1000 të vdekur e 2000 të tjerë në gjendje kritike dhe të shpërndajë virusin në gjithë Europën. Urojmë që të gjithë të bëhemi aq të përgjegjshëm sa mos të bëhemi pas 3 javësh, ajo që është Italia sot.

Shalke ëndërron “Raul League”: Man. UTD favorit, si Interi...

eGo0sTyle

System Engineer
Gjermanët do tentojnë surprizën, anglezëve u mungon Berbatov

Kur afron një gjysmëfinale e Champions League, si ajo e Shalkes kundër Mançhester Junajtid, parashikimi bëhet një punë e vështirë. Dhe pa i mërzitur Davidin dhe Golian, që në këto moment do të flisnin njëri me një theks gjerman dhe tjetri anglez, ekziston ndonjë arsye për të besuar te klubi i “Gelsenkirchen”. Sa për të filluar, në “Veltins Arena” në këtë Champions janë dorëzuar shumë. Madje të gjithë. 5 ndeshje dhe po aq fitore “Kënigsblauen”: 4 në erën Magath (2-0 ndaj Benfikës, 3-1 ndaj Hapoel Tel Aviv, 3-0 ndaj Lionit, 3-1 ndaj Valencia) dhe një nën drejtimin Rangnik, ajo 2-1 ndaj Interit. Në kampionat Shalke ka 6 ndeshje para publikut të saj, e fundit të shtunën e kaluar ndaj Kaiserlaternit. Por shumë nga titullarët u mbajtën pushim, sepse në Bundesligë është vërtet një histori tjetër, pasi pozicionohen në mesin e klasifikimit që prej muajsh. Kjo është skuadër kupash. Më 21 maj do të luajnë në finalen e Kupës së Gjermanisë ndaj Duisburgut. Kjo i bashkohet mrekullisë së bërë ndaj kampionëve në fuqi të Europës. Ndërsa në Bundesligë, nuk ka shkëlqyer kurrë: pas një fillimi me 3 humbje, Shalke bëri një ecuri të mirë deri në janar, por në shkurt lëshoi sërish terren, duke përshëndetur zonën Europë. Përveç fundit të aventurës së Magath në pankinë, ajo që ka tërhequr vëmendje ishte ecuria në Champions, që ka qenë si kurrë më parë. Me ta është Raul, golashënuesi më i mirë në historinë e këtij kompeticioni. Një zotëri i aftë të eliminojë Mançester Junajtid në 2000 me një dopietë në “Old Trafford”, që kualifikoi Realin. Në ekip është edhe Jurado, arma vërtet sekrete. Kur bëhet fjalë për të krijuar lojë, asi spanjoll bëhet fondamental për një formacion, që ka te portieri Nojer dhe te sulmuesi i krahut Farfan dy diamantet e tjera. Sër Aleks Ferguson, pastaj, do të duhet të jetë i kujdesshëm edhe për historinë e tij personale kundër klubeve gjermane: është e vërtetë, në finalen e '99 Junajtid përmbysi Bajernin, duke fituar finalen e humbur, por në 4 sfidat e dyfishta që nga '92 deri më sot, në Champions, është dorëzuar gjithnjë në Gjermani. Hera e fundit pikërisht kundër Bajernit në pranverën e 2010. Shalke nuk mund të konsiderohet një provë të kalueshme lehtë. Megjithatë, Mançesteri (i privuar nga Berbatov dhe Fleçer të dëmtuar) do ta luajë me kujdes ndeshjen e parë, ashtu siç është në stilin e “Red Devils”-ave. Në fakt, Junajtid e di se mund të besojë te një rendiment i mrekullueshëm në shtëpi: 16 fitore dhe një barazim në këtë sezon, mes Premier League dhe Kupave. Pasi kemi evidentuar arsyet që i japin një shans djemve të Rangnik, është logjike japim si favorit skuadrën që kërkon finalen e tretë të Champions League në 4 vitet e fundit. Ekipi i Fergusonit në këtë edicion ka pësuar vetëm 3 gola në 10 ndeshje, nga të cilët, zero jashtë shtëpisë. Trajneri i Shalkes Ralf Rangnik thekson në pragndeshje: “Mançesteri është një skuadër shumë e mirorganizuar dhe më kompakte se Interi. Ata kanë më shumë eksperiencë, por jemi shumë më të uritur”. Ndërsa Rauli nuk harron të përdorë edhe ironinë: “Mançesteri është favorit, sikurse ishte Interi...”.
 
Top