• Në 21 shkurt, 3 javë më parë, Italia kishte në total vetëm 16 raste me koronavirus,aq sa ka pak a shumë Shqipëria sot. Papërgjegjshmëria bëri që Italia të ketë afro 15 mijë të prekur, 1000 të vdekur e 2000 të tjerë në gjendje kritike dhe të shpërndajë virusin në gjithë Europën. Urojmë që të gjithë të bëhemi aq të përgjegjshëm sa mos të bëhemi pas 3 javësh, ajo që është Italia sot.

Shifra të frikshme/Milionat e eurove që kanë humbur shqiptarët me zhvlerësimin e euro


Kursimet në monedhën e përbashkët, që shqiptarët kanë vendosur në banka ishin 3.6 miliardë euro në fund të muajit prill, apo gati 50% të totalit të depozitave në vend, sipas statistikave zyrtare të publikuara nga Banka e Shqipërisë.

Por, të konvertuara në lekë, këto kursime sot vlejnë të paktën 3.4% më pak, si rrjedhojë e zhvlerësimit të euros në tregun vendas gjatë vitit të fundit. Sot një euro këmbehet me rreth 134 lekë, ndërsa një vit më parë këmbehej në kuotën e 138.5 lekëve. Vetëm nga ky zhvlerësim, humbja e depozituesve nëse depozitat do konvertoheshin në lekë, llogaritet në 5.3 miliardë lekë, apo rreth 40 milionë euro.

Vitet e fundit depozitat në valutë janë rritur me shpejtësi, teksa depozitat në lekë ranë, si rrjedhojë e politikës lehtësuese monetare që uli normat e interesit të kursimeve në lekë në nivele minimale rekord (për depozitat një vjeçare kthimi është më pak se 1%). Gjatë vitit 2016, kursimet në valutë kaluan për herë të parë ato në lekë, për të arritur në rreth 52% të totalit në fund të prillit 2017. Euro është monedhë e preferuar kursimi, edhe pse interesat e saj janë tepër të ulëta.

Bankierët pohojnë se kursimtarët shqiptarë kanë mungesë besimi te monedha vendase dhe kjo i nxit të mbajnë kursime në lekë.

“Personalisht nuk e ndaj këtë përqasje, pasi gjithnjë duhet të kemi parasysh që, nëse nuk i mbani kursimet në monedhën vendase, shumë shpejt do të ekspozoheni nga rreziku i kursit të këmbimit; shqiptarët duhet të kuptojnë që 2-3 vitet e fundit, leku është vlerësuar në mënyrë konstante kundrejt euros dhe dollarit, duke nënkuptuar se shqiptarët që i mbajnë kursimet e tyre në euro, kanë humbur tashmë para”, ka pohuar më herët për Monitor Z. Silvio Pedrazzi, Drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv i Intesa Sanpaolo.

“Pavarësisht nga normat më të larta të ofruara për lekun, ne përballemi me vështirësi, kur përpiqemi të ndajmë me konsumatorët mundësinë për të mbajtur kursimet e tyre në monedhën vendase, edhe kur u tregojmë atyre vlerësimin e qëndrueshëm të lekut kundrejt euros. Mendoj se këto reagime janë “psikologjike”, dhe ndoshta kanë të bëjnë me disa përvoja të këqija nga e kaluara; në këto raste mund të jetë mjaft e vështirë për të ndryshuar mentalitetin e njerëzve dhe ka nevojë për një program koherent të edukimit financiar. Shoqata Shqiptare e Bankave, që prej shumë vitesh, është veçanërisht aktive në këtë fushë, por duhet një kohë e gjatë për të arritur rezultatet e pritura”, shton z. Pedrazzi.

Shqipëria vlerësohet se ka një nivel të lartë euroizimi, çka ka nxitur Bankën e Shqipërisë që pak muaj më parë të deklarojë një plan për të ulur nivelin e përdorimit të euros në vend, duke marrë masa që do të dekurajonin përdorimin e monedhës së përbashkët si mjet blerjeje, apo kursimi.

Kjo rendje drejt euros në fakt nuk është vetëm një sjellje shqiptare. Një studim i bankierëve zviceranë dhe austriakë, Martin Brown dhe Helmut Stix, titulluar “Euroizimi i depozitave të bankave në Europën Lindore”, thotë se preferencat e ekonomive familjare për depozitat në euro janë pjesërisht të nxitura nga mosbesimi i tyre në stabilitetin e monedhës së tyre të brendshme, gjë që lidhet me vlerësimin e tyre të politikave dhe institucioneve aktuale. Ata konfirmojnë se mbajtja e depozitave në valutë të huaj është bërë një “zakon” në rajon.

Euro aktualisht në Shqipëri këmbehet poshtë nivelit të 134 lekëve, duke qenë në nivelin më të ulët që nga shtatori i vitit 2009./Monitor
 

jana80

Super Moderator
Staf në FV.AL
Bankierët pohojnë se kursimtarët shqiptarë kanë mungesë besimi te monedha vendase dhe kjo i nxit të mbajnë kursime në lekë..(.gazetar shqiptare)

Mbase i nxit ne monedha te huaja ...??!!!!!!

Ose ata qe kursejne jane biznesmen qe i "detyro " puna te blejne shesin me monedha te tjera
E emigantet e gjore qe sjellin ne monedhat qe perdorin e nuk i kthejne dot ne lek edhe po te duan ti kthejne te ik cdo deshire nga dashuria e madhe qe keni per ne i ulni ca % (e kjo ndodh nga 25 vite ) sa here eshte koha e pushimeve....
 

Tomka

Anëtar i ri
Zhvlersimi i euros erdhi si pasoje i kanabizimit te vendit 2015-2017. Ky kanabizim solli jo miliona euro, por miliarda. Nga 140 kursi konvertimit fillim 2015, kurba ne nje hark kohor 4 vjecar ra ne 120.
Ska lidhje fare me besimin e shqiptarve karshi lekut apo ku di une, por lidhet direkt me futjen e nje sasie te pa imagjinueshme eurosh ne Shqiperi. Shto ktu dhe subjektet private qe pranojne pagesa ne euro nga konsumatori dhe perfundimi eshte ky qe eshte.
 

Marla

....
Mallkimi jam une per ket ceshtje. Sa fillova une te merresha me biznes euro nga 146 shkoi ne 119. :D
 
Top