• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Shkencat e natyrës dhe zhvlerësimi i arsimit

braziljania

Anëtar i Nderuar
Në lajmet e fundit për parastudentët që po presin pafundësisht për të nisur studimet e larta, u servir dhe informacioni mbi kuotat e mbetura pa plotësuar në Universitetin e Tiranës. Ndër to, mbi gjysmën e zinin shkencat e natyrës, ku rëndonte në veçanti dega e fizikës.

Rinia shqiptare nuk i do më studimet në shkenca, aq më pak në fizikë?! Kjo krizë ka filluar që prej 15 vitesh dhe sot ulërima e saj kulmore ngjan e zvargur. Ndonëse s’kishte ndodhur deri më tash që në këto degë të regjistrohen vetëm gjysma e studentëve të parashikuar!

Po pse nuk pëlqehen më studimet në fizikë, në shkencën që mban prej shekujsh simbolin einteligjencës dhe suksesit njerëzor? Le të zbërthejmë disa nga përgjigjet, për të gjetur më të mundshmen prej tyre.

Probleme me mësimdhënien?

E pra, dega e fizikës ekziston prej mbi gjysmë shekulli, departamenti që e mbështet ka një histori që mund të shpaloset me krenari, për themeluesit e tij të urtë e të mençur, për brezat e studentëve e pedagogëve të shkëlqyer, modele të intelektit e korrektesës, shembuj suksesi brenda e jashtë vendit, burim admirimi për të gjitha sferat e jetës shqiptare.

Aktualisht, megjithë rrjedhjet e humbjet përgjatë viteve, ky departament bart ndër vlerat më të mira të Universitetit të Tiranës. Programi që ai ofron, ndonëse me mungesa të shumta laboratorike, është ndër më të avancuarit e më të ngjashmit me universitetet europiane.

Pakënaqësi ndaj profesioneve që kjo degë ofron?

Ndër vite, studimet në drejtimin pesëvjeçar kanë krijuar mundësi punësimi si pedagogë universitetesh, kërkues në institute shkencore apo shëndetësi, punonjës në fushën e teknologjive të informacionit e specialistë laboratori në kompani private, apo deripunonjës në institucione bankare e specialistë në administratën publike dhe politikëbërje.

Por sidoqoftë, bazën estudimeve në fizikë e mban profesioni i mësuesit të shkollës së mesme. Ja pra! Pikërisht këtu përgjigja hapet, se prej vitesh puna e mësuesit nuk ndodhet në listën e preferencave. Rroga të pamjaftueshme për të jetuar, kushte të vështira pune, ku dallojnë orët e mundimshme të mësimit në fizikë, pa asnjë laborator të nevojshëm, me numër të papërballueshëm nxënësish nëpër klasa, me programe mësimore të çoroditura.

Vështirësia e studimeve e rreptësia e profesoratit?

Po, janë të tilla, porse të tilla ato kanë qenë gjithmonë e jo vetëm në këtë kulm krize. Veçse tani ka ndryshuar pjesa tjetër e botës, ajo që ndodhet jashtë fizikës e jashtë Fakultetit të Shkencave Natyrore. Në sistemin e arsimit të lartë shqiptar po hapen dita-ditës mundësi pafund për të marrë pa lodhje një shkollë, për të hyrë e dalë pa mundim nëpër ca dyer që kanë fituar të drejtën të shesin një copë letër që quhet diplomë.

Në këtë pazar të arsimit shqiptar nuk funksionon mekanizmi i konkurrencës, por ai i mashtrimit dhe falsitetit, i cili po zhvleftëson deri në shterrje gjithë ato vlera që me mundim e pikë pas pike u mblodhën në vite nga intelektualët e kombit.

Po shteti çfarë po bën për të shpëtuar shkencat e natyrës e për të mbrojtur profesionin e mësuesit?

Asgjë, ai thjesht po ndihmon ethshëm falsitetin e shkatërrimin.

A e ka vrarë mendjen ndonjëri nga ministrat, ikës apo ardhës, për të mbështetur përgatitjen e mësuesve të ardhshëm? A e di vallë se kjo është pika strategjike e zhvillimit të kombit?Sigurisht jo, sepse është i zënë me çeljen pa ia nda të universiteteve private. Plot tetë të tilla vetëm në sezonin tremujor pranverë-verë 2008! Në një vend prej më pak se katër milionë banorësh! I cili tashmë ka mbi 30 universitete!

Më tej, ndodhemi vetëm tre ditë para nisjes universitare dhe viti i diplomimit për mësues (i quajtur master i mësuesisë) në çdonjërën nga degët e Universitetit të Tiranës ka ngecur dhe nuk duket se do hapet. Për arsye neglizhencash të pacipa, harresash të qëllimta apo paaftësish të tejskajshme?! Duke krijuar anomalinë më të pashembullt në historinë botërore të arsimit të lartë. Se pas gjysmë shekulli, vjen papritur një ditë që shkollimi i mësuesve në një universitet të ndalet. Me qindra studentë, që me lodhje e mundim kanë ndjekur për tre vjet studimet, rrezikojnë të mbesin pa profesion!

Më tej, me aktet e fundit shteti po kërkon armiqësisht që diploma e mësuesit të vetëpaguhet nga studentët! Ndërkohë që me taksat e shqiptarëve paguhen me dhjetëra apo qindra studime anekënd vendit, të destinuara për të papunët e radhës!

Kjo politikë pa shpirt e pa mend po e çon në krizën më të rëndë arsimin e lartë. Shkencat e natyrës, shkencat e mësuesisë po bien në agoni. E bashkë me to po shkon në zgrip edhe i gjithë arsimi shqiptar, i cili nesër nuk do të ketë më mësues matematike, fizike, kimie...


Nga Mimoza Hafizi

pedagoge në UT
 

shantal

Anëtar i ri
une jam te shkencat e natyres dhe edhe ato pak nxenes qe futen te fizika ngelin ca vjet stazh dhe pastaj mezi e marrin shkollen me ca leke ne dore dhe si perfundim cfare dalin me profesion ?! asgje
nuk ka pune dhe ska asgje se cfare mund te te ofroje vendi jot i dashur shqiperia
 

joni_joni

Antarë
edhe un jam te shkencat po do thoja qe lek ne dore smarin vete mesuesit e fizikes por te gjithe.E e fundit fare mir ja u bejn ne kuptimin qe:pse duhet qe nje nxenes qe ka qene ne gjimnaz i 5 i 6 ve ne deget ku do te fitoj fiziken apo edhe dege te tjera vetem qe te hyje ne nje shkoll dhe pastaj te soorollatet gjith kohen ne tr dhe ne fund jep ca lek e kaq.per mendimin tim duhet te vihet kriter mesatarja per tu pranuar ne keto dege flas per te shkencat.
 
Top