• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

"Shpërthen" Joana: Anaidi hipokrit, u shit për 35 milionë, na ndau e ëma

cent

Banned

TIRANE - Ajo ishte gati që të sakrifikonte ëndrrën e saj të "Big Brother", sepse Anaidi u bë më i rëndësishëm se loja, fama e paratë. Teksa Joana priste që të jetonte lidhjen e saj të dashurisë, jashtë shtëpisë së vëzhguar, Anaidi që doli si fitues i këtij edicioni, dha deklaratën shokuese të ndarjes. Ai nuk dha arsye të qarta e konkrete, por sipas Joanës, shkaqet e ndarjes mund të jenë vetëm dy, ose ndikimi i të ëmës, ose hipokrizia e madhe e Anaidit. Në një rrëfim të sinqertë për "Gazeta Shqiptare", ish-banorja e "Big Brother", Joana Gjuzi, tregoi se si po përjeton faktin që i dashuri i saj deklaroi ndarjen në ekran, pa folur fare me të.
Joana si ndihesh pas asaj që ndodhi?
Nuk e vras mendjen shumë unë, i humburi është ai.
Menjëherë pasi doli nga shtëpia e "Big Brother", Anaidi tha se gjatë takimit në surprizën që i bëre, ti kishe një fytyrë të çuditshme... Për çfarë e kishte fjalën më konkretisht?
Ky ka qenë thjesht një justifikim i tij. Unë isha e çelur në fytyrë, pasi nuk e dija që në surprizën që u bë do ishin prezentë edhe prindërit e Anaidit. Gjatë gjithë kohës, mendoja se do futesha e vetme për t'i bërë surprizën dhe më informuan për prezencën e prindërve të tij vetëm një minutë përpara se të futeshim. Duke qenë se nuk i kisha takuar asnjëherë prindërit e Anaidit, u ndjeva pak në siklet dhe ja thashë: "Jam e emocionuar sepse takova prindërit e tu, dhe nuk isha në dijeni".
Si u sollën ata me ty?
U sollën shumë ftohtë.
Ata janë shprehur se nuk ishin shumë dakord për lidhjen tuaj...
Nuk e kam ditur këtë. Unë kam folur vetëm njëherë me mamanë e Anaidit në telefon dhe ka qenë një bisedë shumë e gjatë. Nga kjo bisedë nuk më ka lënë të kuptoja që nuk kanë qenë dakord. Me sa duket, Anaidi u paska ngjarë prindërve të vet, hipokrit si ata. Hipokrit si e ëma, sepse ajo foli në telefon si shumë e sjellshme dhe e dashur, ndërkohë që ka menduar krejt të kundërtën.
Ju të dy jeni takuar nga afër pas daljes së Anaidit nga shtëpia?
Jo, nuk jemi takuar fare. Nuk kemi folur absolutisht me njëri-tjetrin.
Po pse?
Sepse ky është Anaidi.
Ti e ke kërkuar?
Unë s'mund ta kërkoj pas asaj që ai tha në "Fan Club".
Po përpara kësaj? Domethënë natën pas finales?
Po e takova, e përshëndeta, e urova, por e pashë që ishte i tërhequr dhe nuk e mora më mundimin. Unë kam bërë shumë për Anaidin. Nuk kam ndërmend të bëj më për njerëzit që s'ma dinë apo për njerëzit që nuk bëjnë për mua. Kush është Anaidi në fund të fundit, familja ime?! Jo, familja është e shenjtë, Anaidi s'është asgjë, aq më tepër tani.
Si ndihesh? Të erdhi keq nga kjo sjellje?
Më vjen keq që i kam besuar verbërisht.
Si e shpjegon ti sjelljen e tij?
Dy gjëra janë: ose e ka bërë për show dhe është hipokrit në maksimum, shumë dinak. Ose ndoshta, në momentin që doli, sapo e ka takuar e ëma do i ketë thënë që ata s'janë dakord, sepse ndoshta sipas atyre, unë nuk jam parë pozitivisht në publik.
Ti mendon që ju ndau mamaja e Anaidit?
Besoj se po. Domethënë Anaidi është një djalë 25-vjeçar që bën akoma çfarë i thotë mami. Ose ai është shtirur gjithë kohën.
Po gjatë qëndrimit në shtëpi, kur rrinit bashkë, në asnjë moment nuk e kuptove që po shtirej?
Unë mendoj që marrëdhënia jonë brenda shtëpisë ishte reale dhe ai ka qenë i sinqertë. Unë kështu e kam ndjerë. Ose është super i aftë për ta mbuluar hipokrizinë e tij, se s'ka mundësi. Dukej shumë i sinqertë.
Ti do ta kërkosh më?
Jo.
Po nëse të kërkon ai, do i flasësh?
Jo, nuk e kam në plan. E tregoi veten. Nuk kam pse të flas më me të. Anaidi bëri një deklaratë shumë të shëmtuar dhe unë ndaj nuk shkova në "Fun Club", që ta lija të shprehej lirshëm, e t'i thoshte të gjitha ç'kishte për të thënë.
Domethënë nuk do përballesh më asnjëherë me të?
E kam lënë t'ia them të gjitha në post-"Big Brother".
E ke siklet përballjen në post-"Big Brother"?
Jo, s'kam asnjë lloj sikleti e emocioni.
Familjarët e tu si reaguan?
Të them të drejtën, njerëzit e mi gjatë këtyre tri javëve më kanë thënë se ai është tip i vështirë.
Po pas ndarjes?
Ishte diçka që e prisnin.
Jani e mori vesh këtë që ndodhi?
Jani e mori vesh, më telefonoi dhe më tha se ai e priste. "Dukej që në ekran se çfarë mashkulli ishte", më tha.
Do kthehesh me Janin?
Jo, pse ça është Jani objekt, që të ndahem nga Anaidi e të kthehem me të?!
Jani të kërkoi sërish që të ktheheni bashkë?
Jo, por ai më pret. Gjithmonë më ka pritur.
Si e ke menduar, çfarë do bësh?
Unë si fillim kam nevojë të qartësohem me veten time, për të gjithë këtë që ndodhi. Gjithsesi unë mendoj që bota e tillë është, kështu funksionon.
Ke qarë?
Jo, nuk kam qarë. E mora dhe këtë situatë me sportivitet si gjithmonë, por m'u duk shumë e çuditshme kjo. Nuk e prisja nga Anaidi. Më bëri edhe për të qeshur... Për të qarë jo, absolutisht! Anaidi ia futi vetes. Atë gjest fisnik që kam bërë unë për të, nuk do e bënte as e dashura e as nusja e tij. Hoqa dorë nga 100 milionë lekë për të pa e menduar dy herë, kur sot njerëzit të shesin edhe për 1 milion. Vetë Anaidi e shiti veten për 35 milionë lekë dhe për një makinë që e kanë të gjithë shqiptarët. E shiti veten shumë lirë ai njeri. Femrës edhe i shkon ta shesë veten, po një mashkulli nuk i shkon fare. Njerëzit kanë votuar një hipokrit e s'e kanë kuptuar. Më mirë ta kishte fituar Iliri, të paktën ishte më i sinqertë, më i drejtpërdrejtë. Vërtetë unë e kam sharë Ilirin për veset që nuk ia duroj dot dhe brenda lojës kishim vendosur të ishim kundërshtarë, por ai ka qenë dhe vazhdon të jetë një njeri i sinqertë.
Po njerëzit që të rrethojnë, çfarë të kanë thënë lidhur me këtë që ndodhi?
Njerëzit më duan shumë dhe fansat më të zjarrtë të Anaidit mbajnë anën time. Edhe në "Facebook" kam parë që fansat më të zjarrtë të tij e fyejnë me fjalët më banale. Askush nuk e ka vlerësuar veprimin e shëmtuar që bëri, aq ata që e donin.
Nga: ADELAJDA XHAMANI
 

con_uk

Anëtar i Nderuar
Titulli: "Shpërthen" Joana: Anaidi hipokrit, u shit për 35 milionë, na ndau e ëma

Wowow cfare paska thene ......se lexova fare me thane drejten sa pashe kush ishte intervistuesja adelajda thashe ja ka kape kupa kapakun ........eshte hipokrit anajdi se nuk I dha nje lek kesaj siper ptu te pakten te blente nje pale te mbathura apo seshte kjo ajo qe rrinte pa to ne shpi......sa popull mistrec jemi aman duam te kapim cdo gje qe nje shtet me 65miljone banore ka si psh kete reality show ky me pese vjete dalin te gjithe te famshem ca ne xfactor/the voice/bigbro/100miljon/tjetri ........
 

Kila

VIP
Titulli: "Shpërthen" Joana: Anaidi hipokrit, u shit për 35 milionë, na ndau e ëma

:lufte::lufte::lufte: ahahahahaah sa kam qesh po a e din joana se ata qe nuk e pelqenin anajdin e kishin inat vetem se merej me joanen :D:D
 

GLOOM

Catch me if you can...
Titulli: "Shpërthen" Joana: Anaidi hipokrit, u shit për 35 milionë, na ndau e ëma

lol lol Si gjithmone I ngeli faji nenes se tij lol
 

Yellow Redhead

angels walk among us
Titulli: "Shpërthen" Joana: Anaidi hipokrit, u shit për 35 milionë, na ndau e ëma

pse 35milion fitoi ? s'ishte 100 cmimi ?
 

Legally_Sweet

Ain’t no sunshine when she’s gone
Staf në FV.AL
Titulli: "Shpërthen" Joana: Anaidi hipokrit, u shit për 35 milionë, na ndau e ëma

Pse me i torollake si ty do merrej ai?
Mua kur lexoj kto gjera thjesht me vjen inat pse duhet te dalin gjithmone femrat budallaçka...pse s'tregohen i çik me te zgjuara!
 

Kila

VIP
Titulli: "Shpërthen" Joana: Anaidi hipokrit, u shit për 35 milionë, na ndau e ëma

pse 35milion fitoi ? s'ishte 100 cmimi ?
30 miljon jane perdorur per sekretet dhe fitoi makinen qe gjoja ben 45 miljon po kto e kan quajtur si 35 dhe 35 kesh !
 

MasteR

I'm offline
Titulli: "Shpërthen" Joana: Anaidi hipokrit, u shit për 35 milionë, na ndau e ëma

Mire ta ka bere se i cop ku.cke ishe ti se e le te dashurin qe kishe jasht per 2 jave qe hyre brenda pffffffffffff
 

GLOOM

Catch me if you can...
Titulli: "Shpërthen" Joana: Anaidi hipokrit, u shit për 35 milionë, na ndau e ëma

Pse me i torollake si ty do merrej ai?
Mua kur lexoj kto gjera thjesht me vjen inat pse duhet te dalin gjithmone femrat budallaçka...pse s'tregohen i çik me te zgjuara!

Legally,sikur te ishte ndryshe kjo,sikur te nderronim cik rolet e te bente kjo si Anaida prap do shahej:)se do thonim,si vjen turp e beri per para,si ben turp hipokrite e fjale te tjera nga me te ndryshmet...Pra ne keta lojra ne keta gjera femra gjithmone shahet,ky eshte realiteti i Shqiperise fatkeqesisht...
Une sdi sa e ke ndjek Ermelen,ca skane thene,ca se kane share ku jane gjerat me te uleta qe ne fakt ajo beri nje loje krejt ndryshe nga Joana e ja prap u sha:)...

E kemi ne ADN tone gjenetike,sna pelqen askush me shume se vetja,ne jemi me te miret,e cfare eshte me e rendesishme se nuk arrijme te kuptojme se duhet ti pranojme tjeter sic ajne,me veprimet e menyrat e tyre...
 

GLOOM

Catch me if you can...
Titulli: "Shpërthen" Joana: Anaidi hipokrit, u shit për 35 milionë, na ndau e ëma

Mire ta ka bere se i cop ku.cke ishe ti se e le te dashurin qe kishe jasht per 2 jave qe hyre brenda pffffffffffff

Ca ishte o Master ca ishte??
Jo per gje por eshte e katerta here qe vec une te terheq vemendjen per fjalorin tend te pasuruar me xhevahire:)...Edhe moderator,mire qe sflasin anetaret,se jeni te gatshem ti coni paralajmerime:)...
 

DeliriumMind

Paint it PINK.
Titulli: "Shpërthen" Joana: Anaidi hipokrit, u shit për 35 milionë, na ndau e ëma

Eshte si thot Gloom,
Pasi futesh ne ate bot, ke per te dal i share... te gjithe jane share rende, meshkuj dhe femra.
ska nevoj te lesh te dashurin dhe te zesh te tjeter brenda nje koh te vogel, un e para e kam ber ne jeten time dhe s'di te kem degjuar qe jam ku**e.
Kur nje raport ste jep me gje (per motive te ndrryshe dhe komplet personale) i jep fund dhe ske nevoj per aprovimin e botes -.-"

Sa per Anaidin, mashkull koti per mendimin tim... lozi piset dhe fitoi; jo po qe ta dini qe robt e sinqert nuk fitojne kurre.
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Titulli: "Shpërthen" Joana: Anaidi hipokrit, u shit për 35 milionë, na ndau e ëma

Mbaroj ky "pisllek"mediatik,,shyqyr o zot...boll kur merr fund nje episod "injornat social televiziv" eshte nje fare e mire..(te pakten deri sa te filloj i rradhes..)
 

bella

Anëtar i Nderuar
Titulli: "Shpërthen" Joana: Anaidi hipokrit, u shit për 35 milionë, na ndau e ëma

Johana mund te ishte e keqja e vetvetes...........por ky "fituesi" sigurisht qe eshte shembulli i nje mashkulli halabak.

S'kuptoj dicka....Johana u gjykua, e denua per veprimet e saj brenda e kur doli jasht ajo priti kete far mashkulli sepse e ndjente keshtu..........ndersa Anaidi, ky palo djal se nuk ishte as ne moshe te re fare qe te justifikohet....nuk e gjykojm e as nuk kritikohet per veprimet e tij jashte, ne jeten reale...se mire brenda ishte nje loje.....s'quhen meshkuj keta po feshkuj....E perseri me e gjykura dhe e shara nga publiku eshte Johana sepse eshte femer.... PALO MESHKUJJJJJJJJJ



eh Nevertiti ke te drejte ti yllo....por pa plehra televizive nuk behen lek dhe matrapazlleqe :druprapanice::sport:
 
Last edited:

kitrra 123

plak gjufurrak
Titulli: "Shpërthen" Joana: Anaidi hipokrit, u shit për 35 milionë, na ndau e ëma

Hiq nje ngjarje te cilen munde ta takosh edhe ne perditshmerite tona.
 

DeliriumMind

Paint it PINK.
Titulli: "Shpërthen" Joana: Anaidi hipokrit, u shit për 35 milionë, na ndau e ëma

Per mendimin tim anaidi mu ka duk ndyresire por me ate qe deklaroi mendoj qe e ka meritu fitoren.
Po te mos ishte anaidi joana sdo qendronte as tre jave aty e per kete duhet ti falenderohet atij vetem ,edhe te shikohet pak ne pasqyre se nuk eshte e nivelit te anaidit ajo budallaqja me deklaratat e saja ne gazeta se nga jani sdo te ndahej kurre hahahhahahaa
Joana ishte aq e parendesishme sa qe edhe pasi VENDOSI te dilte, te gjith banoret e kishin ne goj cdo sekond sepse ndihej mungesa e saj.
Xherraxhie, isterike, spec djegs, kontradiktore disa her, por budallaqe smund ta quash... e leht te gjykosh mbrapa nje enkrani, futu dhe ti ne BB dhe pastaj te them se cfare transmeton.

Cfare ka me shum Anaidi qe qeka i nje niveli tjeter? Mos ndoshta ka 4 sy, 5 tru, bon vez te arta apo thjesht ka dike tjeter ne zemer qe nuk beri publike dhe luajti gjith kohes me nje femer tjeter per ti arritur cmimit?

Anaidi u tregua i zgjuar, beri per vete te gjitha fanset e Joanes... kuptoi qe joana ishte gjithmon ne qender te vemendjes dhe perfitoi... por kjo gje nuk i shton vlerat, perkundrazi.
Po si te ta shpjetoj un ty qe perkrah nje mashtrues?
 
Top