• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Shqipëri, PD kallëzim penal në SPAK për inceneratorët

Në Shqipëri Partia Demokratike depozitoi sot një kallëzim penal për inceneratorin e kryeqytetit, të cilin e konsideron një projekt mafioz me lidhje që çojnë sipas saj deri të kryeministri Edi Rama. Denoncimi pranë Prokurorisë së posaçme antikorrupsion vjen pasi tema e inceneratorëve, edhe në Elbasan e Fier, është rikthyer në qendër të debatit politik. Pak ditë më parë, kryeministri Edi Rama gjatë emisionit televiziv Opinion në TV Klan mbrojti projektet për trajtimin e mbetjeve urbane, por ai nuk dha përgjigje për dyshimet e ngritura rreth procedurave që i hapën rrugën realizimit të tyre.

Pasi prej një kohe të gjatë ka folur publikisht kundër projekteve të inceneratorëve në tre qytete të vendit, Partia Demokratike ndërmori sot një hap konkret duke ju drejtuar Prokurorisë së Posaçme antikorrupsion, SPAK. Akuzat, siç shpjegoi përfaqësuesi demokrat Çlirim Gjata, shkojnë “që nga shpërdorimi i detyrës, korrupsioni, shkelje të procedurave të tenderit, abuzime me fondet publike. Ajo që ne kemi trajtuar në kallëzimin tonë që duhet ta bënte normalisht SPAK, e kemi trajtuar si grup i strukturuar kriminal ku të gjithë kanë futur duart të ketë aferë korruptive”.

Emrat e denoncuar nisin me kryeministrin Edi Rama, duke vijuar me ministrin aktual të Rindërtimit Arben Ahmetaj, ish ministrin e Mjedisit Lefter Koka, kryebashkiakun e kryeqytetit Erion Veliaj, dhe dy biznesmenë, Klodian Zoto, Mirel Mërtiri, që sipas PD qëndrojnë pas të tre inceneratorëve.

Tema e inceneratorëve zuri një vend të gjatë në debatin mes disa gazetarëve dhe kryeministrit Edi Rama në emisionin Opinion në TV KLAN të enjten e shkuar. Kryeministri Mbrojti projektet duke i mëshuar transformimti që ato kanë sjellë në trajtimin e mbetjeve urbane në Shqipëri, një plagë e vjetër e vendit. Por në të vërtetë, debatet rreth tyre, të paktën në shumë shkrime të botuara në mediat shqiptare, vërtiten rreth procedurave të dyshimta që i hapën rrugë realizimit të këtyre projekteve dhe lidhjeve politike të personave që qëndrojnë pas tyre.

Edhe sot në faqen e tij në Facebook kryeministri Rama publikoi një tabelë krahasuese me situatën në vitin 2013 dhe atë aktuale, duke drejtuar gishtin ndaj opozitës "për gjendjen e mosozotshme me male me plehra në çdo qytet", siç shkruan ai.

Një ditë më parë dhe ministri i Mjedisit Blendi Klosi, inspektoi punimet në inceneratorin e Fierit, ndërtimi i të cilit mbeti bllokuar për një kohë të gjatë, ndërkohë që kompania mori rregullisht pagesa. “Këtu është një vepër e madhe publike, e realizuar brenda kontratës, e realizuar me një teknologji të avancuar, të dy viteve të fundit”, deklaroi zoti Klosi.

Por ish deputetja emokrate Jorida Tabaku, edhe sot këmbënguli se projektete e inceneratorëve janë sipas saj një çështje korruptive “duke nisur që nga procedurat, duke vazhduar me kontratën e duke përfunduar me zbatimin e kontratës. Kostot për buxhetin e shtetit ashtu siç janë të llogaritura në denoncimin që ne çuam sot në SPAK janë mbi 430 milionë euro vetëm për inceneratorin e Tiranës sepse ne sot këtu denoncuam inceneratorin e Tiranës. Kjo është një histori mafioze, që kanë detyruar Bashkinë e Tiranës, Durrësit, do të detyrojnë Kavajën, Rrogozhinën të gjithë Qarkun Tiranë edhe më gjerë për të depozituar mbetjet e tyre në një biznes i cili që kur u konceptua nga një kompani pa eksperiencë, nga një kompani e papërshtatshme për ta bërë këtë proces ishte i tillë”.

Përveç Partisë Demokratike, pak muaj më parë në SPAK një denoncim për inceneratorin e FIERIT u bë dhe nga Nisma THURRJE. Në muajin gusht nga SPAK rrodhi njoftimi se për këtë ishte rregjistruar një procedim penale dhe se hetimet pritet të shtriheshin dhe për dy inceneratorët e tjerë, të Elbasanit dhe Fierit. / VOA
 
Private conversations
Help Users
    Top