• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Shqipëria dhe Kroacia në prill pjesë e NATO-s Shqipëria dhe Kroacia kanë marrë dritën

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Shqipëria dhe Kroacia kanë marrë dritën jeshile për anëtarësim në prill të vitit të ardhshëm në organizatën më të madhe ushtarake në botë, NATO.

Pas mbledhjes së ministrave të Jashtëm të Aleancës, ku ishin të pranishëm edhe ministri shqiptar i Jashtëm dhe ai kroat, u deklarua se tashmë dy vendet kandidate kanë përmbushur reformat e duhura dhe të rëndësishme.

"Shqipëria dhe Kroacia kanë përmbushur reformat e rëndësishme. Qëllimi ynë është që të mirëpresim dy anëtarët e reja në samitin tjetër të aleancës së Veriut "-shkruhet në deklaratën e përbashkët që Ministrat e Jashtëm firmosën në përfundim të takimit dy ditor që u zhvillua në Bruksel.

Shqipëria dhe Kroacia do të bëhen anëtarët e 27-të dhe 28 të Aleancës së Atlantikut. Në takimin e Ministrave të jashtëm të NATO-s që u zhvillua në Bruksel morën pjesë për herë edhe shefat e diplomacisë të dy vendeve kandidate për tu anëtarësuar në NATO, Lulzim Basha dhe Gordan Jandrokovic. /start/

p.s. Mundesisht dikush nga Staffi le ta permiresoje titullin e lajmit ngase kam gabuar, kerkoj ndjese. Titulli duhet t'jete: "Shqipëria dhe Kroacia në prill pjesë e NATO-s". Ju flm :)
 
braziljania

Anëtar i Nderuar
Titulli: Shqipëria dhe Kroacia në prill pjesë e NATO-s Shqipëria dhe Kroacia kanë mar

shkalle shkalle te gjitha..
me behet shume qejfi per kete lajm...:dong:
 
korado

President
Titulli: Shqipëria dhe Kroacia në prill pjesë e NATO-s Shqipëria dhe Kroacia kanë mar

Nje hap shume i rendesishem ky,per tu anetarsuar ne BE.

na duhet be jo nato

Per te hyre ne BE,ne fillim duhet te anetaresohemi ne NATO
 
Angel_Devil

Themelues i Forumit
Titulli: Shqipëria dhe Kroacia në prill pjesë e NATO-s Shqipëria dhe Kroacia kanë mar

ue sa mire kshu ka lezet shqiperia po hecen perpara cdo dite e me mire po behet per shtetin tone
 
Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Titulli: Shqipëria dhe Kroacia në prill pjesë e NATO-s Shqipëria dhe Kroacia kanë mar

Hajde perhajr. Insha-Allah sa me shpejt :)
 
tiesto

SKENDERBEU KAMPION
Titulli: Shqipëria dhe Kroacia në prill pjesë e NATO-s Shqipëria dhe Kroacia kanë mar

ec aty ALBANIA!!!!
 
Hostel

Anëtar i Nderuar
Titulli: Shqipëria dhe Kroacia në prill pjesë e NATO-s Shqipëria dhe Kroacia kanë mar

Se si me duket si tallje b....e mua kjo e natos ku kemi ushtri ne per te hyre ne nato po na e bejn si ai qeni qe rri rrugeve na hedhin ndonje kocke edhe ne kenaqemi me kaq.Se vet nuk meritojme gje jetojme me buke te falur.
 
METi

-=EdoLorEli=-

Nuk ka rëndësi se a kemi ushtri apo jo kryesorja është që të futemi aty sepse do të na rritet siguria. Në qoftë se Shqipëria hyn në NATO atëherë në rast se sulmohet nga ndonjë vend aleanca veriatlantike NATO do t'i dal në ndihmë! :).
 
E di si punon Nato nuk ishte nevoja te ma shpjegoje ti,me tere repekt!
 
Loyalty

Anëtar i Nderuar
Titulli: Shqipëria dhe Kroacia në prill pjesë e NATO-s Shqipëria dhe Kroacia kanë mar

Nejse se nje mbrojtje ushtarake me shume na duhet..Qellimi i Nato-s eshte te mbroje vendet pjesemarrese ne bllok unik..Pra nese Shqiperia sulmohet ng anje shtet tjeter, duke qene anetare e natos, te gjitha shtetet e tjera e mbrojne ndaj sulmit.

Sa per BE-ne, mos flisni si kodra mbas bregut ju lutem:D
Se as nuk keni minimumin e idese se si eshte e krijuar BE-ja
 
alfonci

Veri investigatio
Titulli: Shqipëria dhe Kroacia në prill pjesë e NATO-s Shqipëria dhe Kroacia kanë mar

Nje hap shume i rendesishem ky,per tu anetarsuar ne BE.

Per te hyre ne BE,ne fillim duhet te anetaresohemi ne NATO

Nuk eshte doemosdoshmeri, por eshte faktor i rendesishem.

* Nje arritje historike e shqiperise, mbase jo shume merite e vetevetes sesa si dhurate e perendimit per tu sherbyer interesave te tyre. Shqiperia perfiton shume nga ky antarsim, vertete per te festuar.
 
Top