• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Shqipëria, vendi me numrin e vrasjeve më të lartë në Europë

Hera

Antarë i Respektuar
Shqipëria, vendi me numrin e vrasjeve më të lartë në Europë



Shqipëria raportohet të ketë numrin me të lartë të vrasjeve në Europë, me përjashtim të vendeve të ish Bashkimit Sovjetik.
Këto janë të dhënat për periudhën e viteve nga 2012 në 2016. Të dhënat janë botuar nga Zyra e Kombeve të Bashkuara për Krimet dhe Drogën, UNODC, në raportin ‘Studimi global për vrasjet, 2019’, publikuar së fundmi.


Për periudhën e marrë në studim, Shqipëria kishte gati 4 vrasje për 100 mijë banorë, nga 6.1 që është mesatarja botërore dhe 3 që është mesatarja e Europës.


Image

Nivel më të lartë vrasjesh sesa Shqipëria kanë vetëm Estonia, Moldavia, Ukraina, Lituania dhe rekordin e mban Federata Ruse, me më shumë se 11 vrasje për 100 mijë banorë.
Niveli më i ulët i vrasjeve është në Luksemburg, Irlandë, Norvegji, Austri, Spanjë, Holandë etj (me më pak se 1 vrasje për 100 mijë banorë).
Në rajon, krahas Shqipërisë, nivel të lartë vrasjesh ka dhe në Mal të Zi.
Image

Në Shqipëri, vrasjet janë më të larta sesa ato parashikohet që duhet të ishin duke marrë në konsideratë indikatorët socioekonomikë, në bazë të të cilave duhet të ishin të paktën gjysma. Vendi ynë shfaq diferencat më të larta mes nivelit të vrasjeve që duhet të kishte bazuar në pritshmëritë social demokratike (2) dhe asaj që ndodh në realitet (4), së bashku me Bjellorusinë.
Shqipëria renditet në Ballkan, së bashku me Malin e Zi, e Maqedoninë, si një nga vendet me përdorim të lartë të armëve të zjarrit në vrasje, me mbi 60% të tyre.
Në një tjetër indikator, vendi ynë renditet i pari në Europë për vrasjet e femrave nga partnerët intimë, me 0.7 vrasje për 100 mijë banorë, nga 1 vrasje për 100 mijë banorë në total. Pra, 70% e vrasjeve të grave në Shqipëri bëhen pikërisht nga burrat me të cilat ato kanë lidhur jetën, apo janë në një marrëdhënie intime. Vendi i dytë në Europë, ku burrat vrasin më shumë gratë është Irlanda (0.7) dhe Kroacia (0.5).
Image

Meshkujt rrinë më shumë në internet, ulen vrasjet
Raporti thekson se në përgjithësi, në botë, normat e vrasjeve po bien, por jo aq shpejt sa të arrijnë objektiva domethënës në bazë të Qëllimeve të Zhvillimit të Qëndrueshëm.
Rreziku në tërësi, që të ndodhë një vdekje e dhunshme si rrjedhojë e vrasjes që qëllimshme ka rënë. Në vitin 2017 kishte 6.1 viktima nga vrasjet për 100,000 banorë, krahasuar me 7.4 në 1993.
Ekspertët janë përpjekur të shpjegojnë prirjen rënëse të vrasjeve, që ka ndodhur në të gjithë botën perëndimore – së pari në Amerikën e Veriut, pak më vonë në Europën Perëndimore. Rënia e fundit është vazhdimi i lehtësimit të shekujve të dhunës që mund t’i atribuohet qeverisjes më të mirë dhe sundimit të ligjit, nxitjes së vetëkontrollit dhe ndryshimeve kulturore drejt një niveli më të lartë të qytetarisë.
Të tjerë ekspertë kanë zhvilluar një përqasje të teorisë së mundësive, duke propozuar se vrasja në këto nënrajone ka rënë si pasojë e një ndryshimi në stilin e jetës së të rinjve, që ka ardhur nga zhvillimi i internetit.
Aksesi në kompjuter bën që meshkujt e rinj-që janë si autorë të mundshëm ashtu dhe viktima të mundshme-të shpenzojnë më shumë kohë në shtëpi dhe më pak kohë në publik, duke rezultuar në një gjasë më të ulët të përfshirjes në konfliktin ballë për ballë, përfshirë dhe vrasjen.
Në botë, niveli më i lartë i vrasjeve është në shtetet e Amerikës, kryesisht të Jugut, me 17.2 vrasje për 100 mijë banorë, i ndjekur nga Afrika (13), Azia (2.3), Europa (3), Oqeania (2.8).
Në botë, më shumë vrasje ndodhin në Venezuelë (58 vrasje për 100 mijë banorë), Salvator (66), Honduras (68). /Monitor.al

© SYRI.net
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Në një tjetër indikator, vendi ynë renditet i pari në Europë për vrasjet e femrave nga partnerët intimë, me 0.7 vrasje për 100 mijë banorë, nga 1 vrasje për 100 mijë banorë në total. Pra, 70% e vrasjeve të grave në Shqipëri bëhen pikërisht nga burrat me të cilat ato kanë lidhur jetën, apo janë në një marrëdhënie intime.

Cte thuash.....


Ndersa kjo me duket pak `cmenduri` per tu marre per baze.

Aksesi në kompjuter bën që meshkujt e rinj-që janë si autorë të mundshëm ashtu dhe viktima të mundshme-të shpenzojnë më shumë kohë në shtëpi dhe më pak kohë në publik, duke rezultuar në një gjasë më të ulët të përfshirjes në konfliktin ballë për ballë, përfshirë dhe vrasjen.
 
Top