Shqiptarët po ikin familjarisht! Më shumë largohen mjekë, infermierë dhe IT

Pandemia nuk e frenoi largimin e shqiptarëve drejt vendeve të Bashkimit Europian.

Sipas Agjencisë Europiane të Statistikave EUROSTAT, gjatë 3 viteve të fundit nga Shqipëria janë larguar drejt Gjermanisë 27 mijë shqiptarë.

Në 12 vitet e fundit janë 700 mijë shqiptarë të larguar drejt vendeve të Bashkimit Europian”, thotë Erion Muça, ekspert punësimi dhe karriere.

Tipike gjatë 2 viteve të fundit është largimi masivisht i familjeve, pra jo vetëm i profesionistëve, që sigurojnë një kontratë pune dhe leje qëndrimi 5 vjeçar. Individi pas kësaj tërheq gjithë familjen atje.

Gjermania tanimë është pozicionuar në vendin e tretë dhe në vitin 2021, në vendin e dytë, përsa i përket numrit të lejeve të qëndrimit për shtetasit shqiptarë që punojnë dhe jetojnë atje.

Profesionet që po kërkohen më shumë në Gjermani dhe që janë duke ikur nga Shqipëria janë mjekët dhe infermierët që vazhdojnë të qëndrojnë në krye të listës prej gati 10 vjetësh. Më pas renditen inxhinierët IT, Kujdestaret e Fëmijëve (Babysitter) janë gjithashtu të kërkuara. Lista vazhdon me profesionet që nuk kërkojnë një kualifikim specifik si Hidraulik, Elektriccist, punonjës në bujqësi dhe blegtori, punonjës në fushën e Ndërtimit.

Ne i referohemi Agjencisë Federale të Punësimit në Gjermani, EUROSTAT-it, ambasadat e huaja në Shqipëri dhe agjencitë e punësimit dhe ndërmjetësimit për Gjermani.

Shqipëria duhet të ndërmarrë politika të tilla punësimi që të inventarizojë nevojat e tregut vendas për profesionet dhe zanatet. Ne sot nuk e dimë se sa pozicione, cilat janë ato dhe për çfarë ka nevojë tregu vendas në 5 apo 10 vitet e ardhshme.




Top Channel
 
Po pse te rrine?!
Te arrnohen sa me teper xhepat e shqiptarve eee
Ka dicka qe po ofron ky shtet qe te " mashtrohen" shqiptart per tmos ik?
Ska
Rroga i permbush nevojat familjare ?
Jo e max do dalin minus ose duhet me prek nga lekt qe kan runt shqiptart per kto dit e kqija 🤷🏻‍♂️

Haram te rrish me teper nese dikush ka mundesine me ik 😊
 
Une vij diten e pare, firmos diten e dyte, diten e trete me ke ne Tirone prap 😁

ej, Ke gjet noj projekt ti atje 100 mij pond?? loolloollool
Rri naj dit se nuk bohet nami ☺️

Jo 150mij pond me te drejt qe te besh projektin tjeter perseri nese del me sukses 😜
 
Last edited by a moderator:
Ti e di 🤷🏻‍♂️150mij nuk jan pak . 🤣
Throw Away Make It Rain GIF
 
I mençur gjermani lol
Po e siguron të ardhmen si në aspektin e punës, poashtu edhe të gjeneve ariane.
Bravo
Këtë rrugë po e ndjek edhe Anglia apo?
 
Tradhtare nëna Shqipëri që na la në duar të sllavit të na dëbojë 🙄
Ke për të shtuar gjë? 😂
oj shoqe nena Shqiperi na ka tradhtu te gjitheve, por puna eshte nga ferra te dali trendafili. :D
ja ne qe na deboi, te kthehemi e ta bejme nenen te zere mend :D
 
Top