Shqiptarët po ikin familjarisht! Më shumë largohen mjekë, infermierë dhe IT

Pandemia nuk e frenoi largimin e shqiptarëve drejt vendeve të Bashkimit Europian.

Sipas Agjencisë Europiane të Statistikave EUROSTAT, gjatë 3 viteve të fundit nga Shqipëria janë larguar drejt Gjermanisë 27 mijë shqiptarë.

Në 12 vitet e fundit janë 700 mijë shqiptarë të larguar drejt vendeve të Bashkimit Europian”, thotë Erion Muça, ekspert punësimi dhe karriere.

Tipike gjatë 2 viteve të fundit është largimi masivisht i familjeve, pra jo vetëm i profesionistëve, që sigurojnë një kontratë pune dhe leje qëndrimi 5 vjeçar. Individi pas kësaj tërheq gjithë familjen atje.

Gjermania tanimë është pozicionuar në vendin e tretë dhe në vitin 2021, në vendin e dytë, përsa i përket numrit të lejeve të qëndrimit për shtetasit shqiptarë që punojnë dhe jetojnë atje.

Profesionet që po kërkohen më shumë në Gjermani dhe që janë duke ikur nga Shqipëria janë mjekët dhe infermierët që vazhdojnë të qëndrojnë në krye të listës prej gati 10 vjetësh. Më pas renditen inxhinierët IT, Kujdestaret e Fëmijëve (Babysitter) janë gjithashtu të kërkuara. Lista vazhdon me profesionet që nuk kërkojnë një kualifikim specifik si Hidraulik, Elektriccist, punonjës në bujqësi dhe blegtori, punonjës në fushën e Ndërtimit.

Ne i referohemi Agjencisë Federale të Punësimit në Gjermani, EUROSTAT-it, ambasadat e huaja në Shqipëri dhe agjencitë e punësimit dhe ndërmjetësimit për Gjermani.

Shqipëria duhet të ndërmarrë politika të tilla punësimi që të inventarizojë nevojat e tregut vendas për profesionet dhe zanatet. Ne sot nuk e dimë se sa pozicione, cilat janë ato dhe për çfarë ka nevojë tregu vendas në 5 apo 10 vitet e ardhshme.




Top Channel
 
oj shoqe nena Shqiperi na ka tradhtu te gjitheve, por puna eshte nga ferra te dali trendafili. :D
ja ne qe na deboi, te kthehemi e ta bejme nenen te zere mend :D
Po moj shoqe po. Duke bërë nënën të mbushet mend thahet ferra e jo më të dalë trëndafil.
Ndjesë për pesimizmin tim sepse në ëndërr gjithmonë jam kthyer në vendlindje 🙁por kthimi pas shumë dekadave nuk është edhe aq i lehtë, për fat të keq. Mbase një ditë. 😊
 
Po moj shoqe po. Duke bërë nënën të mbushet mend thahet ferra e jo më të dalë trëndafil.
Ndjesë për pesimizmin tim sepse në ëndërr gjithmonë jam kthyer në vendlindje 🙁por kthimi pas shumë dekadave nuk është edhe aq i lehtë, për fat të keq. Mbase një ditë. 😊
E di Desa e di. :)
Fundja edhe xhennet te jete, cdo njeri e njeh vete jeten e tij, situatat, gjerat primare qe ka, etj etj. :) Ne fakt, jeta kaq vite me ka mesuar qe te mos i them askujt, as rri ,as ik, as kthehu, asgje. M'i kane thene aq shume mua te gjitha, saqe pyejsa veten: Kush e di me mire?! Une apo ata?! Dhe me e bukura ishte kur nga i njejti person vinin dhe 2-3 versione kontradiktore. 😅

Po si do bejme shaka ne ketu ne forum ndryshe. :D
 
Top