Shqiptarët të bojkotojnë zgjedhjet në Maqedoni, shtohen zërat

legjenda

Tetova
Janë shtuar zërat për bojkotin e zgjedhjeve të parakohshme të paralajmëruara për në fund të vitit, sipas marrëveshjes midis liderëve të katër partive kryesore. Analistë, intelektualë dhe zëra të ndryshëm bëjnë thirrje që të bojkotohen këto zgjedhje, pas vendimit për verifikimin e votuesve shqiptarë, një operacion që skadon sot dhe ku mbi 30 mijë shqiptarë shlyhen nga e drejta e votimit.

Arsim Zekolli – analist politik dhe diplomat

“Zgjedhje te organizuara nga partija VMRO-LSDM-BDI-PDSh jan zgjedhje falco.

Alternativa? Bojkot apo zgjedhje paralele?”



Fejzi Hajdari – botues gazeta “Lajm” dhe analist

“Nese kater partite jane dakorduar te na fshijne ashtu siç po ndodh, atehere cili eshte kuptimi qe ne te dalim ne zgjedhje. Te drejten per vote nuk ta siguron vetem organi legjislativ ne Maqedoni, por kjo e drejte themelore garantohet edhe me Konventa nderkombetare. Prandaj, nese 4 partite kete na i pamundesojne me nje marreveshje koti, atehere parashtrohet pyetja: Pse ne te dalim ne zgjedhje? Apo ato ne kete menyre po pergatisin skenarin per ta fituar edhe nga nje mandat qeverisjeje, konform dakordimit paraprak mes vete. Mendoj se do te ishte shume naive ne kete menyre te dilet ne zgjedhje, gje me te cilen do t’i legjitimonim zgjedhjet . Mendoj se eshte koha e fundit shqiptaret te mendojne seriozisht per bojkotimin e ketyre zgjedhjeve qesharake, per te cilat ‘bombat’ e Zaevit jane deshmia me e forte se si i kane fituar ato zgjedhje.

Adelina Marku – opioniste

SIpas dyshimeve qe po dalin ne skene rreth listave zgjedhore, jam e mendimit se ne keto zgjedhje( nese eventualisht do kete zgjedhje) duhet menduar te behet thirje trupit zgjedhor shqiptar posaçerisht, qe ose te bojkotoje zgjedhjet ( gjykim ky i dale duke mos bere analize te thelle se ku do chonte nje bojkoti!…ndoshta don me shume analize ) ose te kerkohet llogari deri ne fund se perse u lejua te hiqen kaq votues nga listat zgjedhore dhe te mos lejohen zgjedhjet te realizohen aty ku ka vendbanues shqiptare dhe jo vetem. Qe dallon nga bojkoti e qe ka te beje me bllokimin e procesit zgjedhor i cili ne fakt eshte jodemokratik, perderisa votuesit ia mer te drejten e votimi!. Jam e mendimit se kjo eshte çeshtje kruciale, me thelbesore nder/per ne si intelektuale, si politikaj, si qyteatre, si profesioniste , si gazetare …sepse, vetem me te informuarit dhe te verifikuarit e situates aktuale te listave zgjedhore kam friken e madhe se nuk arrijme te bejme asgje !



Alisetar Ramadan – aktivist nga diaspora Lobi Euro-Atlantik Shqiptar

“Bojkotimi i çfarëdo zgjedhjeve në irjm nga shqiptarët është detyrim kombëtar. Ata që duan të dilni e të votoni, ata që duan të dalin në zgjedhje, ata që ju thërrasin të dilni e të votoni, ata tani më publikisht (pa asnjë turp) tregojnë se interesi i tyre personal është që të zhvillohen zgjedhjet e jo interes i shqiptarëve si komb. Ata e dëshmuan se merren me politikë për pasurim personal e familjar, klanor, partiak, e jo për rregullimin e çështjes kombëtare. Kjo strukturë meskine duhet të bojkotohet. Shqiptarët të distancohen nga kjo strukturë e prishur politike.”

Agjencia e lajmeve INA bën thirrje që gjithë intelektualët të sensibilizojnë situatën e krijuar lidhur me rrezikun e shlyerjes së votuesve shqiptarë, që përmes kësaj rrezikohen disa deputetë. Por rreziku më i madh është edhe vendosja në një grafë të posaçme të mbi 200 mijë votuesve të diasporës, që gjithashtu janë shqiptarë. (INA)
zgj-640x393.jpg
 
Top