• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Si flitej shqipja para 400 vjetësh: kur shëndetit i thuhej sallam!

Arfenilla

Themelues i Forumit
mandrice-613x330-300x162.jpgNjë dokument për shqiptarët e Bullgarisë dhe legjenda e tre vëllezëve nga Vithkuqi
Si e flisnim shqiptar para 400 vjetësh?! Përgjigjen na e jep një fjalor i botuar në Bullgari, ku jepet kuptimi i fjalëve në gjuhën bullgare, shqipen e sotme dhe gjuhën e vjetër shqip të përdorur nga banorët e fshatit Mandricë në Bullgarinë Juglindore, të cilët janë larguar 400 vjet më parë nga atdheu i tyre.
Të bën përshtypje në fjalorin i cili ka mijëra fjalë, përveç fjalëve bazike si bukë, ujë, sëmundje, lind, vdes, fle, ngrihem, ha, pi, etj etj, të gjitha të tjerat përgjithësisht ndryshojnë dhe janë shqiptuar krejt ndryshe.
Përshembull “sallam” nuk i thonë mishit të përpunuar por i thonë “i shëndetshëm”.
Tarshit, do të thotë “kërkoj”, etj. Megjithatë fjalët bazike nuk ndryshojnë si numërimi apo gjërat kryesore të të bërit. Edhe pse nuk ka gramatikë, foljet janë zgjedhuar afërsisht siç bëhen në morfologjinë e sotme. Përshembull “do të fle” shqiptarët e Mandricës i thotë “ot fli”.
Kurse shprehja apo fjala “flas” është krejt ndryshe në gjuhën e vjetër të shqiptarëve të Mandricës. Ata thonë “zallahis”.
Hartuesja e këtij fjalori, Marija Georgieva (Peeva), banorë e Mandricës është marrë me fjalët bazë të gjuhës së vjetër shqipe që gjithmonë e kanë folur banorët e Mandricës, ndërsa është ndihmuar nga studiuesi i apasionuar ndaj gjuhës shqipe, Ludmill Stankov, i cili ka punuar në një kohë të gjatë në Tiranë si diplomat i Bullgarisë.
Autorja e fjalorit Marija Georgieva (Peeva) është 70 vjeç dhe ka ruajtur thuajse të gjitha fjalët e vjetra që kanë folur banorët e Mandricës.
Mandrica
Mandrica është strukur në mënyrë mahnitëse në bregun e djathtë të lumit Bjalla (Lumi i bardhë), në pjesën lindore të malеve Rodope, në vetë kufirin me Greqinë. Fshati ka ruajtur bukurinë, pamjen e tij autentike dhe gjuhën e vet që nga viti i largët 1636. Duke u bazuar mbi një mbishkrim të vjetër fshati është themeluar pikërisht në atë vit.
Një legjendë tregon se fshati është themeluar nga tre vëllezër shqiptarë nga fshati Vithkuq, që ndodhet jo larg qytetit të Korçës. Vëllezërit kanë qenë barinj të mëdhenj. Ata kanë furnizuar ushtrinë osmane me qumësht, mish dhe produkte të tjera në rrugëtimin e saj për në Edrene. Ashtu vëllezërit dhe familjet e tyre kanë udhëtuar bashkë me ushtrinë, duke arritur Edrnenë.
Ali Pasha ka dashur t’i falënderojë tre burrat dhe u ka propozuar të zgjidhin një vendbanim të përshtatshëm për bagëtinë e tyre. Ato fshatra janë bërë pronë të tre barinjve dhe pas kësaj të banorëve të sotëm të fshatit të Mandricës.
Me kalimin e kohës gjatë lëvrimit të tokës janë gjetur shumë byzylykë, pllaka, unaza dhe sende të tjera të cilat dëshmojnë për jetën mbi këto vende.
Pasi që familjet janë vendosur në fshat, ato kanë ndërtuar një baxho ose mandër. Tepricën e produkteve të qumështit ua kanë shitur fshatarëve në fshatrat fqinje. Blerësit kanë thënë se i kanë marrë produktet nga “mandra”, siç e kanë quajtur fshatin.
Bullgari- Shqipëri
Më 22 shtator Bullgaria ka festën e saj kombëtare të pavarësisë. Konsulli i nderit i Bullgarisë në Shqipëri, Selim Hoxhaj, gazetar me profesion, thotë për tesheshi.com se Bullgaria ka qenë shteti i parë që ka njohur pavarësinë e Shqipërisë në vitin 1912 ndërkohë ndër 5 shtetet e para që njohën pavarësinë e Kosovës. Interesat e shqiptarëve janë përputhur me ato bullgare shpesh herë, ndërkohë që në Bullgari ka tre katedra të shqipes në Universitetet Publike.
Përgatiti: Ylli Pata
 

Aver

VIP
Titulli: Si flitej shqipja para 400 vjetësh: kur shëndetit i thuhej sallam!

Shendetit sallam? E cuditshme!

E perdorim nje fjale 'sagllam' qe s'di nese eshte shqipe apo mbetje, me te cilen e pershkruajme zakonisht ushqimin kur eshte i mire apo i shendetshem. Ndoshta ketu ka ndodhur ndonje keqkuptejshen.
 

Monique

Staf në FV.AL
Titulli: Si flitej shqipja para 400 vjetësh: kur shëndetit i thuhej sallam!

Avero si ke qone nga sallomi vlla ? lol lol me lot
 

Aver

VIP
Titulli: Si flitej shqipja para 400 vjetësh: kur shëndetit i thuhej sallam!

lol

Qe thone...me rendesi sallami se leket shkojne e vijne :D

Te persallam shume. lool
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Titulli: Si flitej shqipja para 400 vjetësh: kur shëndetit i thuhej sallam!

Kurse shprehja apo fjala “flas” është krejt ndryshe në gjuhën e vjetër të shqiptarëve të Mandricës. Ata thonë “zallahis”.

Ne fjalen : “zallahis”-Zallahi,( e themi)e perdorim dialektikisht, kur dikush eshte rromujaxhi,njeri i zhurmshem .
 

Aguron

Anëtar Aktiv
Titulli: Si flitej shqipja para 400 vjetësh: kur shëndetit i thuhej sallam!

E vertete Nefertiti. Edhe ne Kosove kam degjuar nga te moshuarit kete fjale..
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Titulli: Si flitej shqipja para 400 vjetësh: kur shëndetit i thuhej sallam!

Shendetit sallam? E cuditshme!

E perdorim nje fjale 'sagllam' qe s'di nese eshte shqipe apo mbetje, me te cilen e pershkruajme zakonisht ushqimin kur eshte i mire apo i shendetshem. Ndoshta ketu ka ndodhur ndonje keqkuptejshen.
Ndoshta edhe eshte nga arabishtja "Salam" (Paqe, i qete). Serbet, bugaret, boshnjaket pastaj, kurre nuk thonin bismilah, po bismiLLah, apo sallamun alejkum (shumica kuptohet.)- Ky eshte mendimi im sigurisht, jo i bazuar diku, por me ra ndermend kjo, dhe ndoshta ne bullgari eshte perdorur po keshtu.
 

Zana1

Braveheart
Titulli: Si flitej shqipja para 400 vjetësh: kur shëndetit i thuhej sallam!

Shqiptaret e Bullgarise, nuk perfaqesojne gjuhen Shqipe zyrtare letrare ... Fjale Jo shqipe te vjedhura lart e Poshte , qe Kane ngelur ne perdorim .
Pastaj mos te harrojme te ndajme gjuhen zyrtare nga ajo dialektore.
 
Redaktimi i fundit:

Aki

misfit
Titulli: Si flitej shqipja para 400 vjetësh: kur shëndetit i thuhej sallam!

saglam eshte fjale turke, por ne vend te g-se ata kane nje shkronje ğ, qe i thone g e bute dhe kur lexohet fjala nuk shqiptohet fare, ne na ka mbetur si sagllam, po ata mund ta kene modifikuar ne sallam, keshtu i thone dhe ne Armeni - sallam, po ka po ate kuptim, i shendetshem, i forte, i pademtuar e ngjashem :)
 
Redaktimi i fundit:

legjenda

Tetova
Titulli: Si flitej shqipja para 400 vjetësh: kur shëndetit i thuhej sallam!

Gjuha shqip esht me vjeter ajo helen ndryshe greke
 
Top