• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Si ikin shpenzimet mujore?

Si ikin shpenzimet mujore? Alkooli dhe cigaret konsumohen nga shtresa e mesme, të varfrit dhe të pasurit shpenzojnë më pak.​

hk.jpg


Anketa e INSTAT për buxhetin e familjes ka verifikuar se, pjesa e familjeve që nuk janë as shumë të varfra dhe as shumë të pasura çojnë për konsumin e alkoolit dhe duhanit 4.6% të totalit të shpenzimeve të tyre mujore.

Alkooli dhe cigaret konsumohen më së shumti nga shtresa e mesme nga pikëpamja se, ato harxhojnë një pjesë më të madhe të buxhetit për të konsumuar këto produkte në raport me të pasurit dhe të varfrit.

Anketa e INSTAT për buxhetin e familjes ka verifikuar se, pjesa e familjeve që nuk janë as shumë të varfra dhe as shumë të pasura çojnë për konsumin e alkoolit dhe duhanit 4.6% të totalit të shpenzimeve të tyre mujore.

Në këtë mënyrë, shtresa e mesme shpenzon për alkool dhe duhan më shumë se të varfrit, të cilët çojnë për këto produkte 2,7% të të ardhurave mujore.

Shtresa e mesme gjithashtu shpenzoi vitin e kaluar edhe më shumë se të pasurit të cilët çojnë për alkool dhe cigare 4.4% të shpenzimeve mujore.

Në raport me vitin 2007, të gjitha shtresat e popullsisë kanë ulur shpenzimet mujore për konsumin e duhanit dhe alkoolit. 12 vite më parë shtresa më e varfër, ajo në kategorinë e 20 përqindëshit me të ardhurat më të ulëta, çonte 3.5% të shpenzimeve për cigare dhe alkool, ndërsa më 2019 çuan vetëm 2.7% të buxhetit mujor për këto produkte.

Ulja e më e madhe e shpenzimeve ndodhi në klasën e dytë të popullsisë, që renditet ndërmjet të varfërve dhe shtresës së mesme, të cilët në vitin 2019 çuan 3.8% të shpenzimeve mujore për alkool dhe cigare në raport me 4.8% në vitin 2007.


Me rënie të shpenzimeve për produktet jo jetike ishin edhe dy kategoritë e tjera të popullsisë shtresa e mesme dhe ajo e pasur, të cilat i ulen shpenzimet përkatësisht me 0.2 pikë % dhe 0.4 pikë % gjatë 12 viteve.

Tendenca e të varfërve për të shpenzuar më pak për alkoolin dhe cigaret lidhet me faktin se ato janë në pamundësi financiare për të konsumuar produkte jo jetike.

Ndërsa shtresa e pasur, duke qenë përgjithësisht më e arsimuar është më e ndërgjegjshme për shëndetit konsumon më pak alkool dhe cigaret. Këto janë dy produkte që dëmtojnë rëndë shëndetin, ndaj dhe qeveritë në të gjithë botën aplikojnë taksa shtesë për konsumin e tyre të tilla si akciza, pikërisht për të frenuar konsumin e tyre.

Gjatë dy dekadave të fundit, çmimet e cigareve janë rritur në mënyrë të vazhdueshme si një politikë antiduhan. Shtresat e varfra, gjatë kësaj kohe, janë orientuar ndaj produkteve më të lira.

Marrë nga Monitor.al
 
Shyqyr zotit se kam pi kurr cingaren. As alkolin . Keshtu qe nuk kam shpenzime per ato gjera
 
Gabimi me i madh qe shpenzojm lekt ne duhan
Ceshje xhepi
Ceshjte shendeti
Thot tjetri pse nuk e le??
Epo na esht ber rutine dhe pa te nuk mund te rrime kshuqe duhet te llogarisim shpenzimet qe bejm perderisa nuk kena perfitim nga duhani 🤷‍♂️
 
Private conversations
Help Users
    Top