• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Si paguan Evropa për sistemin e vet të asistencës sociale?

Marla

Marla is back!
Disa kandidatë presidencialë në Amerikë “këmbëngulin se Amerika mund të përballojë një sistem të asistencës sociale si ai i Evropës, nëse do të taksonte më shumë të pasurit”, shkruante The Wall Street Journal në një editorial. Por një vështrim më nga afër i politikave të taksimit në Evropë tregon se këta vende “e kanë mësuar në kurriz të tyre, se të pasurit nuk janë mjaftueshëm të pasur për të paguar atë që u takon”, dhe kështu e balancojnë buxhetin duke shtuar peshën mbi klasën e mesme.

Gjermania, për shembull vendos një taksë 42% mbi familjarët e martuar me të ardhura mbi 124 mijë dollarë, ndërkohë që në SHBA një çift i tillë paguan 22 %. Në Suedi taksohesh 55% për të ardhura individuale të ulëta deri edhe 47 mijë dollarë, dhe në Mbretërinë e Bashkuar taksapaguesit që fitojnë vetëm 64 mijë dollarë, paguajnë një normë takse prej 40%.

Qeveritë gjithashtu u përplasin punëtorëve taksa të rënda mbi pagën që i quajnë “kontribute të sigurimeve shoqërore”, të cilat janë shumë më të larta se sa zbritjet e Sigurimeve Shoqërore dhe Medicare në Amerikë, dhe gjithashtu vendosin një Taksë mbi Vlerën e Shtuar prej 21% mbi të gjitha blerjet e konsumit, pavarësisht nga të ardhurat e blerësit.

Si rezultat sistemi i taksimit në Evropë merr më shumë se gjysmën e pagave të shumicës së njerëzve dhe është shumë më pak progresiv se sa në SHBA. Kështu që, mbani sytë hapur kur dëgjoni politikanë që pretendojnë se mund të financojnë kolegjin falas, kopshtin, dhe kujdesin shëndetësor duke taksuar miliarderët. “Klasa e mesme do të paguajë, sepse aty është paraja e vërtetë”. / bota.al
 

Tomka

Anëtar i ri
Vendndodhja
Tirana ,Albania
Cuni dajes tim qe jeton ne amerike boni nje tur ne evrope, paris, viene, barcelone, london dhe me thoshte si dreqin mbijetoni ju ne evrope? Cdo gje 2fish me e shtrenjte se ne amerike. Me parate e shpenzuar 10 dite tur ne evrope kisha bo pushime 1 muj ne plazhet me t'mira te karaibeve 😎.

I thashe qe tet jap pergjigje duhet t'me paguash, kshu funksionon evropa lol
 
Top