• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Si perhapet helenizmi ne Shqiperi..

xhebrail1

INTERIST
Helenizimin ne Shqiperi e kan perhap Greket se qysh e si kush ka kohe te lexon ket postim eshte shum inetersant

Armiku Numer 1 i Shqiperis gjithmone do t'jet Greqia

Pjesa e Pare
Pas trazirave dhe klimes se ftohte Shqiptaro-Greke te viteve 1993-1995, normalizimi i siperfaqshem i marredhenieve qe ishte ne disfavor te Shqiperise, erdhi me nje ndryshim ne politiken e jashtme Greke ndaj Shqiperise, dhe me nje perulje te politikes se jashtme shqiptare ndaj fqinjit jugor. Menjehere pas lirimit te agjenteve grek te OMONIA-s, dhe debimit te qindra e mijera emigranteve shqiptare nga Greqia, politika e jashtme shqiptare ndryshoi qendrimin e saj dhe vershoi ne drejtim te promovimit te miqesise shqiptaro - greke, duke lene menjeane kontradiktat si dhe nderhyrjet greke ne territorin Shqiptar.
Politika e jashtme greke ndaj Shqiperise ka qene e njejte ne çdo moment te historise se marredhenieve Shqiptaro Greke, por me mbarimin e luftes se ftohte ajo u modernizua, ashtu siç ndryshoi edhe ritmi ekspansionit i Greqise ndaj Shqiperise.
Kjo politike u reformua qe ne vitin 1991 gjate vizites se pare te bere nga Kryeministri grek i asaj kohe Micotaqis, ku ai i kerkoi Ramiz Alise vendosjen e Kryepeshkopit Janullatos ne drejtim te Kishes Ortodokse Autoqefale Shqiptare, permiresimin e te drejtave te minoritetit grek ne Jug te Shqiperise dhe pergatitjen e nje neni te veçante ne ligjin elektoral ne zgjedhjet e para pluraliste ne Shqiperi te vitit 1991 ku, minoriteti grek duhej te perfaqesohej politikisht me ane te organizates OMONIA si dhe nje lloj presioni nga ana e qeverise se Tiranes per te shtyre mijera shqipetar te kalonin ilegalisht kufirin shqiptaro grek ne Jug te Shqiperise, duke realizuar ne kete menyre endrren e madhe greke per asimilim me ane te nderrimit te emrave dhe fese te shqiptareve emigrante, qe do te futeshin ne territorin grek per arsye ekonomike dhe politike.
Te gjitha kerkesat e kushtezuara, te bera nga kreu i qverise greke te asaj kohe u realizuan ne nje kohe rekord nga Ramiz Alia dhe qeveria komuniste ne Shqiperi qe kalonte ditet e fundit para kthimit te dyte te tyre ne pushtet ne vitin 1997.
Keshtu, Kryepeshkopi Janullatos pavaresisht bujes se madhe qe beri dhe kerkeses per mospranim te mijera Shqiptareve brenda dhe jashte vendit, u pranua te drejtonte Kishen Ortodokse Shqiptare, duke shkelur ne kete menyre vendimin e marre nga patriotet Shqiptare dhe veçanerisht Fan Noli dhe mbreti Zog per ndarjen e kishes Autoqefale Ortodokse Shqiptare nga Patriarkana. Qe ne kohen e pranimit te tij ne Shqiperi dhe deri sot kleri i huaj Ortodoks ne Shqiperi, ka qene armiku me i madh i vendit dhe agjentura me e forte ne territorin Shqiptar qe ka punuar dhe luftuar per helenizimin e Jugut te Shqiperise dhe rrenjesimin e politikes ekspansioniste greke ne vendin tone, duke kanalizuar gjitheçka nen ombrellen e Kishes Ortodoxe Greke.
Gjithashtu ne ligjin elektoral te vitit 1991 dhe, me pas te vitit 1993 u vendos nje nen i veçante per perfaqesimin politik te minoritetit grek ne Shqiperi qe u be precedenti me i rrezikshem ne marredheniet Shqiperi-Greqi si dhe baza kyçe pas te ciles jane fshehur gjithe projektet dhe planet greke per asimilimin e Shqiperise se jugut. Ne kete menyre minoritetit grek ne Shqiperi, jo vetem qe iu la hapsire e madhe veprimi politik ne te gjitha instancat e qeverisjes se vendit dhe administraten shteterore, por gjithashtu iu plotesuan te gjitha kerkesat per arsimim ne gjuhen e tij ametare, si dhe u identifikua perfundimisht me emrin komunitet etnik. Keshtu duke u treguar inferiore ndaj perendimit dhe kerkesave te tij per te drejtat e njeriut, Shqiperia nuk beri as perçapjen me te vogel per te njohur arvanitasit ne Greqi qe jane autoktone, si dhe te drejten e çameve te pervuajtur dhe te masakruar nga andartet grek.
Emigracioni Shqiptar ne Greqi, ai ilegal dhe legal, eshte toleruar dhe shtyre vete nga qeverite greke qe nga viti 1991, per tre arsye kryesore. E para, per te asimiluar me kollaj nje pjese te konsiderueshme shqiptaresh duke bere te mundur pagezimin e tyre ne kishat greke dhe nderrimin e emrave nga shqipetare ne grek; E dyta, per te rimekembur industrine e rende greke dhe ata pjese te ekonomise greke te cilat kishin mbetur pas dore ne Greqi, pa te cilat ekonomia greke nuk mund te ngrinte nivelin e saj ne stadin e vendeve te tjera te Bashkimit Europian; E treta, me ane te pranimit ne Greqi te mijera emigrantve shqiptare, Greqia donte te tregonte se bente bamiresi duke mbrojtur, ushqyer dhe punesuar shqiptaret e pervuajtur nga diktatura komuniste dhe ne kete menyre mund te perfitonte te ardhura te konsiderueshme nga Bashkimi Europian.
Pasi arriti qellimin e saj me ane te kerkesave te siperpermendura, Greqia filloi te dilte hapur me kerkesa te tjera ne lidhje me pronesine e minoritetit, dhe futjes se agjentures greke ne çdo sektor te shoqerise shqiptare.
Per realizimin e ketij qellimi, nje rol vendimtar luajti edhe lobi grek ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes i cili ka investuar mjaft ne perfshirjen e intelektualeve nacionalist grek ne administraten Amerikane dhe ekonomine e vendit me te fuqishem ne bote.
Ne kete menyre duke perfituar nga mungesa e nje strategjie te mirefillte ne Ballkan te Politikes se Jashtme Amerikane, nga perqendrimi i vemendjes amerikane dhe te perendimit drejt Marreveshjes se Daytonit ne Bosnjen e pasluftes, nga hapesira qe iu la Millosheviçit ne Kosove pas luftes se Bosnjes dhe ngritjen e ndergjegjes kombetare te faktorit shqiptar ne Kosove dhe Maqedoni, si dhe nga renia e skemave piramidale ne Shqiperi, politika greke ndaj Shqiperise filloi riaktivizimin ne terren dhe nderhyrjen aktive dhe pikerisht arriti finalen e saj ne fund te vitit 1996 dhe fillimin e vitit 1997.
Duke hulumtuar shtypin dhe median greke gjate diteve te nxehta te vitit 1997, si dhe duke analizuar faktet e shumta qe hedhin ne drite vete shtypi dhe media greke, i ashtuquajturi "Revolucioni I vonuar I vitit 1997 ne Shqiperi" mund te perifrazohet pa frike edhe "Pushtimi Greko -Komunist i Shqiperise". Quhet pushtim per arsye se qe nga ai moment, Shqiperia u pushtua, politikisht, dhe ushtarakisht nga Greqia dhe se per kete pushtim qarqe te caktuara greke perdoren çdo mjet dhe menyre per te aneksuar Shqiperine duke financuar dhe investuar gjithashtu edhe politikanet me ekstremist te majte te Shqiperise te cilet sot drejtojne vendin dhe mundohen te ç'rrenjosin ndjenjen kombetare tek shqiptaret, duke luajtuar politiken me antishqiptare qe ka pasur ndonje here historia shume shekullore e vendit tone, per interesat e tyre meskine dhe per llogari te padroneve te tyre financues ne Greqi, kunder strategjise se aleateve tane ne bote.
Keto fakte qe dalin perhere te pare ne shtypin Shqiptar, tregojne mesemiri shkaktarin kryesor te trazirave ne Shqiperi, aktivizimin e gjithe segmenteve greke, qeveritare dhe jo-qeveritare si dhe fillimin e plote te aneksimit te Jugut te Shqiperise nga Greqia. Aneksimi ka filluar heret ne Shqiperi. Megjithate Greqia kish filluar te vinte ne jete kete plan famekeq, qe ne vitin 1996 duke shfrytezuar edhe misionaret e saj ne Shqiperi te cilet flisnin ne emer te minoritetit grek por ne te njejten kohe benin politiken e helenizimit ne vendin tone. Ja seç thote Thoma Miço ish-deputet ne parlamentin shqiptar dhe nje nga drejtuesit kryesore te organizates OMONIA ne Shqiperi, ne nje interviste te dhene gazetes greke "Qerdhos" me 21 Prill 1996.

"Helenizimi I Vorio Epirit eshte bllokuar ne Greqi"
Interviste me Thoma Miçon
"Politika e vizave ne vend qe te inkurajoje qendrimin e minoritetit ne Shqiperi, ben te kunderten. Kohet e fundit, helenizimi i Epirit te Veriut eshte bllokuar ne Greqi. Ai qe shkon ne Greqi qendron atje pasi i ka mbaruar viza dhe ka frike qe te kthehet pasi nuk e di nese mund te kthehet perseri apo jo. Ne fazen e pare ne duam qe te hiqen vizat per greket e Shqiperise dhe me pas per te gjithe. Vetem ne kete menyre do te mund te ruhet prezenca ne kete vend duke i bere banoret qe te ndjehen te sigurte se mund te shkojne e te vine lirisht. Gjithashtu mekanizmi i vizave ka krijuar mundesi edhe me te mira per te shfrytezuar emigrantet".
Kjo politike helenizimi qe ne vitin 1996 filloi te mbeshtetej hapur nga media dhe shtypi Grek. Ja seç shkruan gazeta greke "Stohos" ne artikullin e saj te 15 Qershorit 1996:

"Si mund te ringjallet perandoria bizantine e kombit Grek"
"Roma i dhuron Shqiperise اamerine. Ne Greqi nuk ka zone me emer اameri. Ndoshta اameria ndodhet pertej Tiranes ose Ankones ne Itali, te cilen ne se do Italia tia jape Shqiperise. Ne ne Greqi nuk kemi as اamer dhe as اameri. Dihet tashme fakti se Italia se bashku me Austrine kane patur si qellim dhenien e Epirit te Veriut shtetit te ri Shqiptar, te krijuar ne vitin 1912. Shqiptaret te cilet perbehen nga farera dhe popuj te ndryshem, inegzistent si komb, pa bashkim kombetar, pa shkim dhe histori, pa ndergjegje kombetare, te islamizuar dhe sherbetore te perandorise osmane, u bene komb dhe shtet ilir me ndihmen e Italise dhe te Austrise ne dem te helenizmit. E njejta gje po ndodh edhe sot me Shkupin, i cili po krijohet si shtet e sigurisht si komb maqedonas, me ndihmen e politikaneve grek ne disfavor te helenizmit. Shqiptaret kane grabitur token greke, Epirin e Veriut si dhe shqiponjen me dy krena te flamurit bizantin. Bullgaro-Shkupianet akoma me keq, kane vjedhur emrin dhe historine e Greqise. Tashme ka dale edhe historia e اamerise inegzistente ne Greqi. Pertej lumit Kallamas banonin popullsi islame ndoshta me origjine greke por qe prej vitesh kishin ndergjegje turke. Pas katastrofes se Azise se Vogel, nenshkrimit te traktatit te Lozanes dhe nderrimit te popullsise ndermjet Greqise dhe Turqise, te ashtuquajturit اam, benin pjese ne ate grup qe do te shkonin ne Turqi, bashke me muslimanet e tjere te Maqedonise dhe Bullgarise. Disa politikane vendosen perfundimisht qe "çamet" te mos nderroheshin. Prej asaj kohe per te mos ti quajtur turq i quajten shqiptare dhe jetuan ne ate zone deri ne fund te luftes se dyte boterore. Dihet tashme qe اamet kane bashkepunuar me fuqite e bllokut qendror si dhe kane kryer kerime te shumta ne dem te grekerve. Pas luftes se dyte boterore, per shkak te krimeve dhe masakrave qe kishin bere, ata nuk mund te qendronin me ne Greqi dhe shkuan ne Shqiperi, e cila se bashku me Italine drejtuan luften kunder Greqise. Keshtu çeshtja e ketyre "çameve" u mbyll njehere e pergjithmone. Perpjekjet e Italise per اamerine jane vetem dokra kjo e fundit nuk mund te shkepuste me toke greke per tia dhene Shqiperise. Ketij qellimi ata nuk do tia arrijne kurre jo vetem per shkak te rezistences greke por edhe per arsye se pas pak kohesh Italia do te pushoje se egzistuari si shtet me kete emer. Ne nje te ardhme te afert, do te flitet vetem Per gadishullin italik (njesoj si gadishulli Ballkanik), e jo me si shtet Italian. Shperberja e Italise pothuajse ka filluar. Liga e Veriut pothuajse ka krijuar shtetin e vet me emrin Padania, me kryeqytet Milanon. Italia do te perbehet nga tre shtete. Ne veri Padonia, shteti i Italise qendrore me emrin Republika Latine me kryeqyetet Romen dhe shteti i trete ai i Jugut i cili do te permbledhe rajonet e Puglia se poshteme, Kalabrise, ishullit te Siçilise, Stropolit Pantelerise etj. Per shtetin e Italise se Jugut e dime qe do te quhet "Greqia e Madhe" dhe do te jete shtet grek me kryeqytet Taranton dhe nen/kryeqytet Sirakuzen. Popullsia e "Greqise se madhe" eshte me origjine greke dhe po ndergjegjesohet çdo dite, keshut rikthimi i helenizimit eshte çeshtje kohe. Rikthimi i ortodoksise ne "Greqine e Madhe" e Siçili, do te ndihmoje shume ne ç'latinizimin e banoreve te cilet Papati i latinizoi ne fe dhe gjuhe. Vitet qe po vijne jane vitet e helenizimit, i cili perseri do te luaj rolin e tij krijues e historik. Per te luajtur kete rol ne rradhe te pare helenizimit i duhet te fitoje tokat e humbura te cilat sot ndodhen jashte kufijve aktual te Greqise, ne drejtim te veriut ne vijen: Lumi Shkumbin (ne Shqiperi); Krusovo-Vilazona (ne Maqedonine e Veriut); Filipupoli, Aktopoli (Thraka e Veriut); Stambolli (ne Thraken Lindore). Ne Lindje Greqia do te shtrihet ne vijen: Iraklio (ne Azine e Vogel); porti i Sagarius-Ikomo-Ekvoles, ne lumin Kalimandhru (Kilikia--Qipro). Ne Veri-Lindje: pondet do te bashkohen me Greqine dhe do te kene si kryeqyetet Stambollin, njekohesisht edhe qendra e ortodoksise boterore.
Ne etapen e dyte, helenizmi do te perfshihet ne vatrat aterore dhe do te krijoje perandorine Bizantine, duke filluar nga deti Turin (Greqia e madhe) deri ne lumin Danub, nga Pondet ne Kaukaz, Andioqia, Qipro dhe Aleksandria me rrethinat e saj. Rikthimi i perandorise bizantine do te arrihet ne dhjetevjeçarin e pare te shekullit te 21 dhe Per kete arsye ky shekull do te jete edhe shekulli i helenizimit. Te gjithe Turqit do te kthehen ne vendin e tyre ne Turkistan, Bullgaret ne lumin Vollga, dhe Shqiptaret do te pershhen te gjithe midis nesh dhe Serbise se Madhe (sepse jane njerez pa troje). Popullsia greke qe jeton ne Pondet si kriptokristiane do te çlirohet dhe do te bashkohet me Greqine e Madhe d.m.th. me Perandorine Bizantine e cila nuk do te njohe as minoritetet te huaja, as besime fetare te huaja dhe as gjuhe te huaja, perveç nje kombi te bashkuar helen, fese ortodokse dhe gjuhes greke."
Paveresisht se artikulli i mesiperm eshte botuar ne nje nga gazetat me ekstreme te Greqise, ky perben ne te njejten kohe edhe thelbin e politikes se helenizimit qe mbrohet sot jo vetem prej elementeve me ekstremist grek ne bote por edhe prej autoriteteve shteterore greke. Per te faktuar thenien e fundit shembulli me i sakte eshte ai i fjalimit te mbajtur nga Presidenti aktual i Greqise Stephanolulos me rastin e festave te krishtlindjeve te fundvitit te shkuar, nepermjet pershendetjes qe ai i ben lobit grek ne bote.
"........une shtoj bindjen time se Greqia mirepret shekullin e ri me kujtimet e luftes se pergjakshme per Helenizm, per çlirimin e te gjithe grekerve skllever, rruges per mbrojtjen dhe konsolidimin e pavaresise kombetare te vendit tone...... dhe lindjen e çudise se madhe te diteve tona ate te te qenit Grek jashte vendit. Sot lulezimi i komuniteteve Greke ne bote, ruajtja e gjuhes dhe traditave Greke, dhe uniteti i kalitur mes nesh, nen mburojen e Kishes Ortodokse Greke dhe Keshillit Boteror te Heleneve, eshte nje force e madhe kontributi dhe shprese per Helenizmin. Ne prag te mijevjeçarit te trete, pergjegjesia jone si perçues te trashigimise kombetare dhe civilizimit Helen eshte e madhe dhe rritet edhe me teper sepse eshte detyra jone ti provojme vetes se jemi perçues te denje te atij civilizimi."
(Athine, 23 Dhjetor 1999) marre nga Athens News Agency (ANA).
Siç del edhe nga materialet e meposhteme kjo politike arriti nje nga majat e saj ne fillim te vitit 1997 kur mbeshteti fuqimisht shkaterrimin e Shqiperise dhe djegjen e jugut duke mundesuar edhe pushtimin final te Shqiperise. Materialet e meposhteme jane eskluzive dhe hidhen per here te pare ne shtypin shqiptar, duke treguar me se miri, ate qe pergatitej ne Greqi kunder Shqiperise gjate diteve te tragjedise se madhe ne Shqiperi, te cilat do te mbetetn te paharruara ne mendjen e çdo shqiptari qe arriti ti perjetoje. Nje pjese e madhe e popullsise ne Shqiperi nuk arriti kurre te mesonte te verteten e hidhur se kush mori pjese ne prishjen e lumturise se shqiptareve, pas nje periudhe te eger 50-vjeçare te diktatures se proletariatit. Kush ishte shkaktari kryesore i prishjes se qetesise dhe rendit, ne vend, i harmonise dhe bumit ekonomik qe kish nisur ne Shqiperi dhe per ç'arsye u krye ky shkaterrim.
Me ane te ketij materiali i cili eshte nje analize politike e marredhenieve Shqiptaro-Greke nga viti 1997 e deri sot, i bazuar ne fakte te nxjerra nga vete shtypi dhe media greke, per here te pare po behet e mundur e dalja e te vertetes se hidhur ne shesh, ne nje moment, kur sulmi grek ndaj Shqiperise se pervuajtur ka arritur kulmin e tij me krijimin e te gjitha mundesive per aneksimin e plote te jugut te Shqiperise dhe varesine ekonomike dhe politike te vendit tone ne politiken ekspansioniste greke. Duke qene se materialet e meposhteme jane faktet me te gjalla te asaj ç'ka u gatua ne Shqiperi, komenti mbetet i panevojshem duke e lene lexuesin dhe çdo shqiptar te beje komentin personal mbi tragjedine e madhe shqiptare te vitit 1997.
Gazeta "Pondiqi" 20 Shkurt 1997

"Luftetari Shqiptar -- Mitropoliti I Konices e filloi perseri luften e tij: Kerkese per autonomi"
"Kryepeshkopi I Shqiperise Anastasios Janullatos dhe Mitropoliti I Konices, Andrea Trabelas u nisen nga e njejta "bime": Nga organizata e teolgeve "Zoi" me pas "Opus Dei" (Organizate shume e forte e Frankos ne Spanje) qe luajti rol percaktues nga vitet ’40 deri ne vitet ’70 – te.
Njeri nga te mesipermit, Anastasio u shkeput nga ideologjite e thara dhe mori rrgen e studentit te juridikut ne vitin 1973 dhe sot ne Shqiperi perpiqet qe ta mbaje larg Kishen Ortodokse nga nacionalistet.
I dyti qe eshte djale shpirteror I Sebastianosit, ka ngritur bajrakun e tij te nacionalizmit dhe te autonomise se Epirit, duke mos perfillur as pozicionin zyrtar te qeverise greke dhe te politikave te tjera greke. Shembull per kete eshte deklarata e fundit me rastin e 83 vjetorit Epirit te Veriut."
Revista "اeshtje Politike" 20 Shkurt 1997

"Analize mbi gjendjen ne Ballkan dhe Pozicioni i Greqise"
"اeshtja e Epirit te Veriut shpejt a vone do te perbeje nje "Toke te humbur per Greqine", ashtu si shume "toka te tjera te humbura". Ne nje kohe kur Greqia eshte indiferente per fatin e popullsise prej 400.000 vetesh te Vorio Epirit te cilet po largohen per te siguruar burime me te mira jetese, pranon ne Greqi 500.000 shqiptare emigrante te paligjshem çka perbejne nje rrezik shume te madh per te dhe do te krijojne menjehere probleme minoriteti…"
================================================== ===
Gazeta "Avgi" 21 Shkurt 1997

"Rrofte MABH, Rrofte Himara"
"Tete te akuzuarit u liruan pasi moren denime konvencionale. Pas lirimit te tyre salla u inkurajua dhe filloi te bertiste me te madhe: Rrofte MABH – Rrofte Himara.
Ishin skena qe ulin dinjitetin e drejtesise, te shoqates se avokateve si dhe qeverine e PASOK – ut pas deponimeve ne sallen e gjyqit se gjoja nuk dinin ndonje lidhje me ëeshtjen e MHAB – it. Ishin ata qe I futen ne burg te "tetet" sepse gjoja ishin mpleksur me organizaten e paligjeshme MAHB – i.
Te tetet u liruan nga burgu pasi moren denime konvencionale duke u duartrokitur nga salla e Gjykates se Apelit. Avokati Filoklis Asimaqis pas largimit te trupit gjykues nga salla e gjyqit thirri me te madhe: "Rrofte MABH" ne nje kohe kur para disa ditesh te gjithe qe gjendeshin ne sallen e gjyqit pyesnin veten nese ekzistonte me te vertete MAHB? Menjehere zotit Asimaqi I erdhi pergjigja korale nga salla: "Rrofte MAHB, Rrofte Himara!"
Zoti Filoklis Asimaqis that:-- .............ne kemi hapur llogari me 5 miljon dhrahmi te cilat do te duhen per krijimin e MAHB – it te Ri, qellimi I te cilit do te jete Autonomia e Epirit te Veriut. Gjithashtu kemi gjetur dhe apartament per zyrat e kesaj organizate me adrese "Vuli 35 ne menyre qe t’i inspirojme greket qe te mos I mbyllin syte. Po ashtu Asimaqi shperndau libra te MABH – it per gazetaret."
================================================== ======
Axhensia e lajmeve ANA 24 Shkurt 1997

"Ftesa per Berishen nuk ka nenkuptime politike, thote Presidenti grek"
"Presidenti Stefanopolus tha dje se ftesa e tij per Presidentin e Shqiperise, Sali Berisha per te vizituar Greqine nuk eshte e lidhur ne asnje aspekt me zhvillimet e fundit ne vendin fqinj.
"Ftesa dhe çdo gje qe ka te beje me te nuk kane çfaredo lidhje me ngjarjet ne Shqiperi" tha zoti Stafanopolos gjate nje vizite ne veri te Greqise.
"Ne nuk deshirojme te perfshihemi ne keto (zhvillime) ne asnje menyre ose te shprehim pelqimin apo mospelqimin per cilindo. Une besoj se kjo do te kuptohet nga miqte tane ne Shqiperi" shtoi ai.
Deklarata u nxit nga njoftimet nga Shqipeeria se opozita e vendit fqinj kishte reaguar ne menyre jo-dashamirese per njoftimin e te shtunes se ambasadori I Greqise ne Tirane I kishte dorezuar Zotit Berisha nje ftese zyrtare (per te vizituar) Athinen.
Shqiperia eshte goditur nga demonstrimet dhe trazirat sociale qe nga falimentimi I skemave huamarrese piramidale ne te cilat mijera shqiptare te varfer kishin investuar kursimet e tyre.
Zoti Stefanopolos shpjegoi se ftesa, me rokumandimin e qeverise greke ishte ne pergjigje te vizites se tij ne Tirane ne pranveren e viti te kaluar."

"Vizite ne Beograd ne fund te Marsit"
"Ministri I Mbrojtjes Kombetare Akis Tsohatopoulos do te beje nje vizite zyrtare ne Beograd nga data 5-6 Mars bejne te ditura burime diplomatike ne kryeqytetin jugosllav.
Ne nje takim te premten nen drejtimin e Kryeministrit Radoje Kodiq, qeveria jugosllave planifikoi ne kuadrin per bisedime qe do te kete Ministri I Mbrojtjes se Jugosllavise Pavle Bulatoviq me zotin Tsohatzopoulos.
Vizita do te kryhet me ftese te pales jugosllave dhe zoti Tsohatzopoulos do te kete rastin te zhvilloje bisedime me udheheqesit civile dhe ushtarake te Jugosllavise."
================================================== ============
Gazeta "Eleftero Tipos" 25 Shkurt 1997

"اeshtja kritike e vorioepiroteve"
"E njejta gje me ate te Qipros eshte edhe ajo e verioperiteve per te cilet shteti grek duhet te jape zgjidhje te plote – ka theksuar ish ministri Sotir Kuvelas ne Vatren Epirote, me rastin e peevjetorit te çlirimit te Janines. Sotir Kivelas theksoi se qellimi kryesor per tu realizuar eshte kthimi dhe vendosja e "vorioperitoeve" prane vatrave te tyre ne kojhen kur po realizohet demokratizimi ne Shqiperi.
Dy miliard dhrahmi qe merr Idhrima Palinostundun (Instituti I Ndihmave) nga njezet miliarde qe kerkojne per zhvillimin fillestar te programit te saj jane "therrime" ne lidhje me parate qe shpenzohen ne raste te tjera."
Gazeta "Pondiqi" 25 Shkurt 1997

"Te nderhyjme menjehere! Te pambrojtura varret e ushtareve grek ne Shqiperi"
"Grupe varresh te ushtareve greke te cilet u vrane ne luften italo – greke ndodhen ne jug te Shqiperise. Ne fshatin Bularat u gjend nje grup varresh me pesedhjete ushtare greke. Ndersa ne Kelcyre u gjenden eshtrat e pese ushtareve te vrare greke te cilat u bene te njohura nepermjet te ambasades greke ne Tirane. Per kete aresye duhet te formohet komiteti I perbashket greko – shqiptar I cili do te merret me ndertimin e varreve te medha ne Jug te Shqiperise dhe ti nderoje ata si heronj.
E njejta kerkese eshte bere ne drejtim te Shqiperise nga pala gjermane per grumbullimin e eshtrave te ushtareve gjermane te cilet u vrane gjate terheqjes se ushtrise naziste."
Axhensia e lajmeve ANA 5 Mars 1997
"Greqia ben thirrje per nje qeveri te unitetit kombetar ne Shqiperi me qellim qe te kapercehet kriza. Greqia beri thirrje per formimin e nje qeverie te unitetit kombetar ne Shqiperi me pjesmarrjen e te gjitha forcave politike te vendit si oferte per te gjetur nje zgidhje per krizen e ashper ne vendin fqinj. Duke shprehur shqetesim per zhvillimet e fundit ne Shqiperi, zedhenesi I qeverise Reppas tha se Athina eshte duke bere perpjekje serioze per te ndihmuar ne nje zgjidhje per dhunen dhe mungesen e stabilitetit qe ka perfshire pjesen jugore te ketij vendi. Kriza eshte ekonomike dhe politike, prandaj kerkohet nje zgjidhje politike me pjesmarrjen e te gjitha forcave nepermjet te dialogut" tha Reppas. Kryeministri Kostas Simitis nga ana e tij zhvilloi nje takim urgjent naten e kaluar me udheheqesin e opozites kryesore, Demokracia e Re, Militiadhis Evert, ndersa me vone Kryeministri kryesoi mbledhjen e qverise per çeshtjet e jashtme dhe te mbrojtjes (KYSEA) I cili u perqendrua mbi situaten ne Shqiperi. Perveç kesaj, Zv. Ministri I jashtem Kranidiotis pati nje takim me Ambasadorin Shqiptar ne Athine gjate te cilit beri nje demarsh qe kerkon mbrojtjen e minoritetit grek ne ate vend. Nga ana e tij, Ministri Plotesues, George Papndreu zhvilloi takime te veçanta me ambasadoret e partenereve te BE - se ne Greqi si dhe ambasadoret e ShBA - ve dhe te Rusise. Zedhenesi Reppas tha se qeveria ishte e shqetesuar mbi fatin e udheheqesit socialist Fatos Nano."
Gazeta "Stohos" 05 Mars 1997
"Oficere Vorioperote drejtojne kryengriteresit: e Kiço Mustaqit, ish Minister I Mbrojtjes I Shqiperise. Ngrihet flamuri dhe shpallet automomia ne Himare e Tepelene. Shtabi i andarteve te Epirit te veriut ben thirrje: "Tani autonomi, mos na tradhetoni prape"
Trqind te rinj nisen nga Athina per ne Sarande ne duart e autonomisteve greke prape Epiri I Veriut. Gati ushtria jone te nderhyje. Flamuri I autonomise se Epirit te Veiut u ngrit parpe ne Himare, Tepelene. Ngritja e flamurit çlirimtar vetem 15 dite pas pervjetorit te shpalljes se autonomise (17 Shkurt 1914) us hoqeruar nga thirrjet e shtabit drejtues te andarteve te Epirit te Veriut te cilet ftojne helenizmin qe te mbeshtese veprimet e autonomisteve. Iu behet thirrje edhe politikaneve tanee qe te mos na pengojne dhe te mos na tradhetojne perseri. Oficeret tane vorioepirote, dikur nen arme ne ushtrine shqiptare tani po e marrin situaten ne dore. Ata po marrin nen kontroll anije luftarake te Shqiperise. Oficeret tane vorioepirote jane te pergatitur per kete gjendje. Ushtria jone ndodhet ne Gjirokater. "Gati planet, kjo eshte kerkese e oficereve. Te mos kundershtojne politikanet!"
===================================
Kanali Televiziv "Mega" 5 Mars 1997, lajmet e ores 14:00
"Sot grupe te armatosura neJug te Shqiperise ngriten per here te pare flamurin e Vorio Epirit. Ata kerkojne ndarjen e pjeses se jugut nga pjesa tjeter e vendit duke filluar nga Tepelena duke shpallur keshtu edhe autonomine e jugut te Shqiperise. Sot popullsia e Sarandes eshte ngritur me arme dhe te gjithe deklarojne njezeri se jane te uritur dhe kerkojne furnizim me buke dhe uje nga Korfuzi. Gjithashtu kryengritesit shprehen se nese do te filloje kryengritja edhe ne Gjirokaster atehere pothuajse gjysma e Shqiperise do te kontrollohet nga populli i armatosur i jugut. Problemi i hershem i Shqiperise ka qene ai veri-jug. Shiperia ndahet ne mes nga lumi Shkumbin i cili ka bere ndarjen e vendit ne baze te perkatesise fetare, dhe gjuhesore. Keshtu kriza aktuale ne Shqiperi eshte perqendruar ne jug te Shqiperise ku popullsia eshte greqisht folese.
Axhensia e lajmeve ANA 6 Mars 1997
"Gjate konferences per shtyp te dites se djeshme te mbajtur nga Zedhenesi i Qeverise Z. Dimitris Repas u fol mbi kerkesen e Z. Simitis ndaj qeverise se Tiranes ne lidhje me shqetesimin e Greqise Per mbrojtjen dhe pronat e komunitetit etnik grek ne Shqiperi si dhe rendesine qe ka ky minoritet ne marredheniet midis Athines dhe Tiranes.
Sipas Z. Repas, Kryeministri Simitis i ka kerkuar Tiranes zyrtare qe minoriteti te mbetet aty ku sot ndodhet dhe te begatoje. Gjithashtu ai hodhji poshte zerat se pgergjegjesia Per trazirat ne Shqiperi bie mbi minoritetin grek atje.
Po keshtu zedhenesi Repas tha se Ministri i Mbrojtjes Akis Tsohatzopoulos ka qene ne kontakt me homologun e tij ne Tirane dhe i ka kerkuar ketij te fundit rendesine e mosperfshirjes se ushtrise ne asnje iniciative qe mund te acaroje situaten. Z. Tsohatzopoulos ne takimin e djeshem te Partive Socialiste Europiane ka ngritur idene e presionit qe duhet te ushtrohet ndaj Tiranes zyrtare per lirimin nga burgu te udheheqesit te Partise Socialiste Fatos Nano."
Kanali Televiziv "Sky" 6 Mars 1997, lajmet e ores 17:00
"Para disa minutash kane dale nga mbledhja kreret e grupeve te armatosura te Sarandes, te cilet kane vendosur te sulmojne sonte ne darke Gjirokastren. Ata nuk do ti leshojne postoblloqet si dhe presin me padurim gjyqin e sotem popullor qe do tu behet tre roberve te kapur ne sheshin kryesor te Sarandes te cilet thuhet se jane punonjes te SHIK-ut dhe me perkatesi veriore."
Gazeta "Dimokratiko Logos" 7 Mars 1997

"Kryetare e partive te opozites shqiptare do te takohen ne Strasburg"
"Gjate punimeve te Parlamentit Europian, ne Strasburg, ne datat 10 - 15 Mars do te takohen kryetaret e te gjitha partive politike shqiptare te opozites pas inisiatives se eurodeputetit Aleko Alavanos e cila u mireprit edhe nga grupet e tjera politike te parlamentit. Ne kete takim do te marrin pjese: Fatos Lubonja, Rexhep Mejdani, Neritan Ceka, Petrit Kalakula dhe Skender Gjinushi. Nder te tjera keta perfaqesues do te marrin kontakte me z.Van Mirlo, Van Der Brouk si dhe kryetaret e grupeve politike te parlamentit Europian".
Gazeta "Elefteri Ora'' 7 Mars 1997

"Kerkojme historine tone, Z. Simiti.--Pergjigje e popullit grek ndaj deklarimit te Simitis - nuk kerkojme asgje"
"Per me shume se tre ore, vazhdoi mbledhja ne Shtabin e Pergjithshem nen drejtimin e kryeministrit Simitis, ne te cilin u shqyrtuan problemet e programeve te armatimit dhe te zhvillimeve ne Shqiperi. Nderkohe u bene edhe emerimet e reja ne kete shtab.
Ne nje kohe qe populli grek po ndjek me agoni valen e dhunes qe ka shperthyer ne Epirin e Veriut, nga grupe te armatosura ndaj grekerve te rajonit, ne nje kohe qe I gjithe opinioni shpreh shqeteaimin peer jeten e pronat e epiroteve te veriut, te vellezerve tane, ne nje kohe qe Sali Berisha flet per banore te jugut, te nxitur nga faktore te huaj, duke lene te kuptohet qarte se ben fjale per epirotet e veriut, te cilet ne te veertete jane viktimat, qeveria greke luan rolin e spekttorit te thjeshte. Vete Simitis deklaroi publikisht se "nuk kerkojme asgje" gje e cila do te thote se helenizimi I Epirit te Veriut nuk ka se c'te prese nga Greqia. Ne I bejme thirrje kryeministrit dhe gjithe udheheqjes politike te vendit: "Jo, jo zoterinj,populli grek kerkon historine e tij; kerkon me cdo kusht mbrojtjen e epiroteve te veriut dhe pse jo edhe autonomine e Epirit te Veriut e cil ne nje menyre ose nje tjeter eshte bere realitet ne Protokollin e Korfuzit te vitit 1914. Pyetja qe del nga goja e cdo greku eshte: Ne se ne vend te Greqise do te ishte Turqia, Izraeli, Britania apo dikush tjeter, a do te lejonte qe te ndodhte nje gje e tille, sic po ndodh me nje pjese te kombit tone.
Ne nje deklrate te sajen SFEVA, pasi ve ne dukje 'situaten e veshtire ne te cilen ndodhet Epiri I Veriut, iu ben thirrje te gjithe epiroteve te veriut te kthehen ne "vatrat" e tyre per te mbrojtur pronat e vendin e tyre.
Ne kete moment te veshtire - thekson deklarata - vete epiriotet e veriut duhet te marrin pergjegjesine e fatin ne duart e tyre."
Gazeta "Ta Nea" 7 Mars 1997

"Pergatisin kampe ushtarake per te ikurit nga Shqiperia"
Gazeta "Stohos" 7 Mars 1997
"Partia Demokratike po mundohet te binde njerezit se te gjithe oficeret minoritare, te liruar nga detyra jane ata qe drejtojne kryengritjen ndaj Shqiperise. Numri I tyre I kalon te katerqintet. Kete gje e bejne per te rritur urrejtjen ndaj minoritetit te shkakrojne hakmarrje ndaj tij dhe ne nje moment te duhur, te kalojne ne veprime me tragjike."
"..........Treqind epirote te veriut te rinj do te hyjne ne Shqiperi per te mbrojtur helenizmin."
"E shpallen autonomine ne Himare e Tepelene". "Ne duart e grekeve autonomiste, perseri Epiri I Veriut" dhe "Na ndihmoni, na ndihmoni, njemije here na ndihmoni".
Gazeta "Maqedonia e Selanikut" 7 Mars 1997
"Thirrje e mitropolitit te Drinopulit: Kemi nevoje per nderhyrje te menjehereshme, per mbrojtjen e minoritetit grek". "Mitropoliti Andreas I Drinopulit drejton thirrje per permbushje te borxhit kombetar."
Kanali Televiziv "Antena" 7 Mars 1997
"Sot paradite ne residencen qeveritare "Megaro Maksimo" zonja Simitis u takua me bashkeshorten e ish-Kryeministrit Fatos Nano Znj. Rexhina Nano, takim i cili zgjati reth gjysem ore. Ne biseden e zhvilluar midis dy zonjave, Znj. Simitis i shprehu Zonjes Rexhina Nano, mbeshtetjen e Greqise per lirimin e burrit te saj te burgosur ne nje nga burgjet e Tiranes. Nga ana e saj Znj. Nano, kerkoi mbeshtetje edhe me te madhe nga pala greke per lirimin e burrit te saj, si i vetmi udheheqes qe mund te zbuse situaten e renduar ne vend, dhe si i burgosur politik i keqtrajtuar ne burgjet shqiptare. Znj. Nano shtoi se ne rast te lirimit te burrit te saj nga burgu i Tiranes, burri i saj do te bashkepunoje me qeverine e Athines per zgjidhjen sa me te shpejte te krizes ne Shqiperi dhe mos*lejimin e prekjes se minoriteti grek ne jug te Shqiperise. Gjithashtu ajo falenderoi Qeverine Greke dhe kryeministrin Simitis e Ministrin e Puneve te Jashtme Pangalos, per presionin qe kane ushtruar ndaj qeverise aktuale te Tiranes per masat e sigurise ndaj jetes se Z. Nano dhe largimin e tij nga burgu i Tepelenes ne ate te Tiranes."
Kanali televiziv "Ekai" 08 Mars 1997
"Ne Sarande u zgjodh komandanti I policise I forcave rrebele. Po keshtu jane bere zgjedhjet per pushtetin lokal. Ka filluar puna per pastrimin e qytetit. "
Kanali Televiziv "Tele Nora" 08 Mars 1997, lajmet e ores 17:00

"Vorio Epiri"
"Populli I Vorio Epirit duhet te ngrihet vete per te fituar autonomine. Greqia nuk mund te nderhyje zyrtarisht per arsye te rrezikut te nje sulmi te mundshem nga ana e Turqise ne mbojtje te aleateve te tyre historik."
================
Kanali Televiziv "ET1". 08 Mars 1997

Interviste e deputetit Thoma Miço
"Gazetari: Si e keshilloni elektoratin tuaj te veproje ne lidhje me urdherin per dorezimin e armeve deri neser ne mengjes;
Z.Mico: Nuk deshiroj t'i pergjigjem kesaj pyetje. Une jam deputet I nje zone ku elektorati im eshte 90 % minoritet. Ne i keshillojme kryengritesit te ruajne gjakftohtesine."
====================================
Kanali Televiziv "ANTENA" 08 Mars 1997 lajmet e ores 14:00, 18:00
"Vazhdojne edhe sot luftimet e pergjakshme per te marre "Argjirokastron", midis popullit te armatosur dhe forcave pro-qeveritare te derguara nga Tirana. Populli i Argjirokastros kerkon hapur e me te drejte autonomine e Vorio Epirit. Eshte momenti me I mire historik per te marre ate qe kemi enderruar."
===============================================
Kanali televiziv "Ekai" 08 Mars 1997
Ne Sarande u zgjodh komandanti I policise I forcave rrebele. Po keshtu jane bere zgjedhjet per pushtetin lokal. Ka filluar puna per pastrimin e qytetit.
CNN International 8 Mars 1997

"Interviste me Ministrin e Jashtem te Greqise Z. Pangalos"
"Ne rradhe te pare Greqia duhet te mbroje komunitetin qe ka ne jug te Shqiperise te cilin ne e quajme Vorio-Epir, dhe me pas duhet te mundohemi te marrim pjese ne zgjidhjen e krizes ne Shqiperi."
=================================
Gazeta "To Vima" 09 Mars 1997

"Shtetesi e dyfishte per greket e Shqiperise"
"Qeveria greke po shqyrton çeshtjen e dhenjes se dyshtetesise greke, te gjithe grkerve te Shqiperise. Si organi kompetent, Ministria e Brendshme I ka parashtruar Ministrise se Jashtme kerkesen per dhenjen e dyshtetesive. Kjo ka karakter te thelle politik dhe do te zgjidhet nepermjet te bisedimeve te drejtperdrejta me qeverine shqiptare sapo atje te rregullohet situata. Zevendes Ministri i Brendshem, Z.Papadhimas ka rene dakort me dhenjen e shtetesise se dyfishte dhe sapo te jepet drita jeshile per kete gje, sherbimet e kesaj ministtrie do ta zbatojne ate. Deri tani çdo shtetesi e dhene per grket e Shqiperise eshte dhene pas nje studimi te hollsishem, ndonese kjo ka ndodhe mjaft rrale. Te vetmit qe mund ta fitojne kete te drejte me me pak veshtiresi jane ata te cilet mund te vertetojne se kane qene te persekutuar politikisht ose per arsye fetare gjate rregjimit komunist deri me 1989. Ne te njejten kohe Ministria e Brendshme po pergatit nje projektligj per kodofikimin e rregullave te dhenjes se shtetesise se dyfishte, gje e cila do te lehtesoje punen e sherbimeve per te arritur kete qellim. Nuk do te kete ndryshim te procedurave ligjore, pra do te veprohet si me pare. Edhe greket e Qipros dhe ata te Stambollit e fitojne kete te drejte vetem pasi te kene mbushur dhjete vjete qendrimi ne Greqi. Lehtesia e vetme rezervohet per femijet te cilet mund te perfitonin ate vetem me nje kerkese te thjeshte prane ambasades apo konsullates greke ne vendin ku gjindet."
Kanali Televiziv "SKY" 09 Mars 1997

"Interviste e Everts, Kryetar i Partise Demokracia e Re"
"Korrespondenti: اfar duhet te beje qeveria greke per te ndihmuar demokracine ne Shqiperi dhe minoritetin grek atje?
Everts: Demokracia ne Shqiperi kerkon kohe qe te vije. Persa i perket çeshtjes se grekeve qeveria greke duhet t'ja beje te qarte qeverise shqiptare se ne qofte se do te preket minoriteti grek atehere ajo do te kete te beje me Greqine dhe duhet t'i kujtojme asaj se sa shume e kemi ndihmuar. Duhet qe kryeministri te mbaje kontakte te vazhdueshme per keto probleme. Mendoj se Simitis duhet te shkoje ne Tirane. Duhet qe ai te shkoje patjeter, sepse ne rast se nuk shkon kryeministri yne, atehere do te shkoje kryeministri italian. Ky do te jete nje gabim i madh per ne. Nese kryeministri do te niset per ne Shqiperi, une do te shkoj patjeter me te. E them kete sepse nuk behet fjale per ceshtje mardhenjesh partiake por per interesat greke."
Kanali Televiziv "ANTENA" 10 Mars 1997
"7 qytete jane tani ne duart e kryengritesve: Gjirokastra, Saranda, Delvina, Himara, Vlora, Tepelena, dhe Memaliaj. Synimi i ketyre forcave eshte qe te marrin nen kontroll Fierin dhe Ballshin. Ne kete menyre ato do te kontrollojne gjithe Shqiperine e Jugut."

"Interviste me vellain e peshengritesit Piros Dimas"
"Une po pres ta di se si do te zgjidhet çeshtja. Jam gati te shkoj e te ndihmoj patriotet e mi. Qe kur erdhi Berisha ne pushtet u pergatit lufta midis veriut e jugut, pasi siç dihet veriu eshte me I varfer. Ai eshte perpjekur qe pasurite tona t'I marrin ata te veriut dhe kete e ka bere me fakte, jo me llafe, pra me dokumente, me testament. Nje pjese e ketyre dokumenteve (librat e trashgimise se pasurise) jane zhdukur. Jam ne krahun e te krishtereve greke dhe shqiptare sepse edhe te krishteret shqiptare jane greke. Kete e di cdokush nga historia. Do te shkoj te luftoj atje."
Axhensia e lajmeve ANA 11 Mars 1997

"Greqia e kenaqur pas marreveshjes se Tiranes- Rebelet fitojne qytete te
tjera ne jug"
Greqia ka shprehur te dielen kenaqesine e saj pas nje marreveshje te perfunduar ndermjet Presidentit Shqiptar Sali Berisha dhe partive te tjera te opozites pert'i dhene fund krizes qe ka goditur vendin prej me shume se nje jave. Marreveshja e perfunduar te dielen, pas dy dite bisedimesh dhe ndermjetesimi nga te derguarit europiane, ben thirrje per formimin e nje qeverie te perkohshme me pjesmarrjen e te gjitha partive, e cila do te kujdeset per zgjedhjet e pergjithshme elektorale qe do te mbahen ne qershor. Megjithate, revolta ne jug te vendit duket se u perhap dje, me rebelet qe nuk pranuan marreveshjen e shqyrtuar nga Presidenti Berisha, duke vazhduar thirrjet e tyre per dorehejen e Presidentit dhe corganizimin e ushtrise ne
terheqje. Njoftimet thone se zonat e fundit qe rane ishin qyteti i vjeter i Beratit i braktisur pa lufte nga ushtria dhe qyteti I afert I Kucoves, ku banoret plackiten nje baze te forcave ajrore, njeri nga dy aerodromet me te rendesishme ne Shqiperi. Njoftimet nga Tirana tregojne se qytetet e Policanit dhe اorovodes ne jug te kryeqytetit, ishin gjithashtu ne duar te rebeleve.
Axhensia Rojter njofton se naten e fundit rebelet ne Vlore kane rene dakort te lene armet pas ndermjetesimit te diplomateve Italiane. Korespondenti I agjencise ANA nga kryeqyteti I Shqiperise, njoftoi se Zoti Berisha thirri nje takim urgjent te udheheqesve te partive politike ne perpjekjen e fundit per te ndaluar perhapjen e metejshme te rebelimit. Sipas te njejtit burim, Zotit Berisha I eshte bere propozimi qe opozita kryesore, Partia Socialiste te zgjidhte kryeministrin ne qeverine e perkohshme. Zedhenesi I qeverise Dimitris Reppas tha ne nje deklarate dje se Kryeministri Kostas Simitis I telefonoi Zotit Berisha te dielen ne darke dhe i shprehu kenaqesine e tij mbi arritjen e marreveshjes."
Zedhenesi reppas tha gjithashtu se ne kete telefonate kryeministri Simitis "theksoi nevojen e plotesimit te gjitha hapave ne gjetjen e nje zgjidhje perfundimtare dhe e siguroi Zotin Berisha per mbeshtetjen e Greqise ne perpjekjet e popullit shqiptar per arritjen e progresit, zhvillimit dhe demokracise. Zoti Reppas shtoi se Greqia "ne bashkpunim me BE-ne dhe forcat politike shqiptare, do te vazhdojne te bejne te gjithat perpjekjet e mundeshme ne ruajtjen e institucioneve, respektimit e te drejtave te njeriut dhe perparimin e vendit fqinj."
Zevendes Sekretari i Jashtem Yiannos Kraniditios, duke permbledhur takimin e tij te shtunen me Presidentin Sali Berisha, beri thirrje per vazhdimin e rrugeve diplomatike per zgjidhjen e krizes shqiptare. Duke folur per shtypin ne Tirane, pas takimit, zoti Kraniditios tha se ai kishte theksuar shqetesimin e Greqise per minoritetin grek etnik ne jug te Shqiperise. Sipas burimeve te informuara, zoti Berisha dhe Ministri i Jashtem i Shqiperise e siguruan ate se nuk kishte asnje problem te ndonje perfshirje te minoritetit grek ne konflikt.
Kanali Televiziv Amerikan "CNN" 11 Mars 1997

"Kriza Shqiptare thjeshte politike- jo problem etnik,- thote per CCN -in
Pangallos:"
Pangalos: ---Rebelimi ne jug te Shqiperise nuk ishte per shkak te faktit se nje pjese e popullsise atje ishin greke. "Rebelimi eshte per shkak se)
Axhensia e lajmeve ANA 12 Mars 1997
"Shpejt pasi Berisha njoftoi naten e kaluar per emerimin e Kryeministrit te ri, zoti Pangalos beri pershkrimin e Bashkim Finos ---si modest dhe te besueshem--.
Zoti Pangalos theksoi se Greqia eshte kunder perfshirjes se nje force nderkombetare ne Shqiperi dhe e ajo preferon qe problemin ta zgjidhin vete shqiptaret. Ai shtoi se Athina ishte ne kontakt me te gjitha palet ne konflikt dhe ishte pergatitur te trajtonte çdo rritje te emigracionit ilegal nga Shqiperia, si dhe çdo kercenim te minoritetit etnik grek ose ndonje kerkese Per ndihme humanitare. Z. Pangalos shtoi se Greqia nuk ishte ne favor te nderhyrjes se nje force nderkombetare nese kjo mund te shmangej. Po ashtu Ministri i Puneve te Jashtme Pangalos mohoi para gazetareve se Italia i ka kerkuar Greqise te perjashtohet nga çdo force nderkombetare Per shkak te pozicionit te saj si vend fqinj.
Pas vizites se tij ne Tirane Zv. Ministri i Puneve te Jashtme Z. Kranidiotis tha para gazetareve ---............ne rast te nje kercenimi te minoritetit grek ne Shqiperi, do te behet çdo levizje per ti mbrojtur nepermejt organizmave nderkombetare. Ne te njejten kohe ne do ta quajme Shqiperine pergjegjese per mbrojtjen e minoritetit. Shqiperia eshte e varur dhe vazhdon te varet ekonomikisht dhe politikisht nga Greqia."
Buletini "Athens News" 15 Mars 1997
"...........Partia Komuniste Greke deklaroi sot se: ---populli grek duhet te qendroje vigjilent dhe duhet te reagoje ndaj çdo nedrhyrje ushtarake ne Shqiperi, pavaresisht nese ne te do te perfshihet Greqia.
Po keshtu Znj. Papariga, Kryetare e Partise Komuniste Greke deklaroi sot se: --vendimi i qverise greke Per te marre pjese ne dergimin e forces policore ne shumekombeshe ne Shqiperi do te ndihmoje ne ngritjen e nje sistemi Berishian, por pa Berishen. Ndersa Kryetari i Koalicionit te Majte ne Greqi u shpreh se ---Jemi Per nje zgjidhje politike te shpejte ne Shqiperi. E vemja zgjidhje eshte largimi i Berishes.
Greqia po ushtron presion Per nje zgjidhje paqesore te krizes ne Shqiperi, ne menyre qe te parandaloje nje mase te madhe rrefugjatesh dhe te siguroje qe komuniteti etnik Grek ne jug te jete i qete. Megjithate informacionet nga Shqiperia e Jugut thone se situata po keqesohet nga vjedhjet qe shkaktojne grupet e armatosura....... Nderkaq forcat greke te sigurimit jane ne gatishmeri te larte. Zedhenesi repas tha sot se:---Ne baze te zhvillimeve ne vendin fqinje çdo frike eshte e justifikueshme---duke dashur te lajmeroje per nje mundesi per lufte civile. Gjithashtu ai shtoi se: ----Bazuar ne disa komente se Presidentit Shqiptar Sali Berisha do ti jepet azil politik ne Greqi ne se ai e kerkon kete, asnje kerkese e tille nuk eshte bere nga Shqiperia. "
Kanali Televiziv "ET1" 15 Mars 1997 lajmet e ores 21:00
"Ne Tirane qarkullojne zera se Berisha ka dhene doreheqjen dhe eshte larguar nga Tirana. Ne aeroportin e Rinasit jane pare ushtare amerikane te cilet kane ardhur Per evakuimin e Berishes"
Kanali Televiziv "ET1" 15 Mars 1997 lajmet e ores 21:00

"Interviste me ish-kryetarin e keshillit te rrethit te Sarandes dhe anetar i PBDNJ-se Z. Dhimiter Stefo"
"Te gjitha kerkesat e kryengritesve jane plotesuar, u be doreheqja e qverise se Berishes, u krijua Qeveria e Pajtimit Kombetar, u be marreveshje Per zgjedhje te reja ne Qershor te ketij viti. Kerkesa e fundit e paplotesuar eshte doreheqja e Presidentit Berisha. Megjithate edhe kjo kerkese eshte plotesuar pasi kemi marre vesh se familja e tij eshte larguar nga Shqiperi dhe keshtu do te bej edhe ai vete."
Kanali Televiziv "ET1" 15 Mars 1997 lajmet e ores 21:00

(Lajm direkt nga Gjirokastra)
"Ne Gjirokaster po festohet doreheqja e Berishes. Populli ketu e mesoi kete lajm nga kanalet greke. Ne çdo shtepi te jugut, ne çdo shtepi te Gjirokastres dhe Sarandes kuptohet lehte, se te vetmet kanale qe ndiqen nga te gjithe njerezit jane kanalet televizive greke dhe radiot greke. Lajmin per doreheqjen e Berishes ashtu si dhe shume te tjera njerezit ketu e mesuan nga kanalet greke. Kanali i vetem televiziv nuk ka asnje interes per tu pare nga populli. Sot Z. Gjolek Malaj deklaroi per kanalin tone se pas dy ditesh Berisha nuk do te jete me."
Gazeta "Elefteros Tipos" 16 Mars 1997

"Xohaxopulos dhe gjeneralet kunder Pangalosit"
"Trajtimi i çeshtjes shqiptare nga qeveria ka shkaktuar nje boshllek ne marredheniet Xohaxopulos- Pangalos. Kjo ka te beje me evakuimin e shtetasve te huaj nga Durresi, pavaresisht perpjekjeve te Z. Simitis per te marre ne dore drejtimin e Ministrise se Jashtme. Zv. Ministri i Puneve te Jashtme Kranidiotis shpreh se ka shenja autonomie ne jug te Shqiperise."
Gazeta "Ta Nea" 16 Mars 1997

"Greqia kerkon doreheqjen e Sali Berishes"
"Greqia eshte nje nder vendet qe ka marre inisiativa konkrete ne shume nivele per gjetjen e nje zgjidhjeje politike ne krizen shqiptare. Greqia e ka shprehur qarte dhe anon ne idene e doreheqjes se Sali Berishes. Nga ana e tij lideri konservator Everts, dekalroi se kryengritesit jane te vendosur per kete."
Kanali Televiziv "ET1" 16 Mars 1997 lajmet e ores 16:00
"Anija "Kaliopi" prone e epiroteve te veriut, u rrembye sot nga nje grup kryengritesish te armatosur dhe se bashku me nje numer te madh njerezish u nis drejt brigjeve te Italise.
Lidhur me situaten ne Shqiperi Zedhenesi i qeverise Dimitris Repas tha sot para gazetareve se--Mendoj se levizja e Greqise ne kerkim te zgjidhjes se krizes shqiptare do te hap nje periudhe te re ne marredheniet shqiptaro-greke. Ne kete periudhe te re minoriteti do te rilin dhe do te marr fryme perseri."
Kanali Televiziv "ANT1" 16 Mars 1997 lajmet e ores 14:00
"Sot ne oren 9:00 te mengjesit, Kryetari i Partise Demokracia e re Miltiadhis Evert i shoqeruar nga ish-konsulli grek ne Gjirokaster Kristo Jakovi, kaluan kufirin shqiptaro-grek. Ata u priten nga konsulli i Greqise ne Gjirokaster Z. Niko Kanellos dhe paten nje takim rreth tre ore. Pas ketij takimi Z. Everts deklaroi para gazetareve: -Greqia nuk kerkon asgje nga asnje vend i Ballkanit. Greqia deshiron paqen dhe stabilitetin ne Ballkan. I gjithe helenizmi dhe te gjitha partite politike ndjekin politike kombetare te perbashket ne perballimin e situates ne Shqiperi. Mbeshtesim qeverine e Z. Fino perderisa kjo eshte zgjedhje e faktoreve politik ne Shqiperi, por Shqiperia duhet te kete shume shpejt kushtetuten e saj.
Me pas Z. Everts pati takime me udheheqesit e kryengritesve Agim Gozhita dhe Gjolek Malaj."
Pjesa e dyte
Ne ditet me te nxehta te luftes ne Shqiperi, gjate mesit te Marsit, ajo ç'ka solli edhe nje renie te sulmit Grek, ishte hyrja ne loje e Turqise. Sot analiste shqiptare dhe te huaj deri ne nje fare mase mposhtjen e sulmit te armatosur grek ne Shqiperi gjate Marsit te vitit 1997, ia dedikojne ne veçanti ish-Kryeministres se Turqise Znj. Tansu اiller dhe ish-Shefit te Pergjithshem te Shtabit te Turqise Ismail Haki Karadagi. Me daten 17 Mars 1997, kryeministrja اiller deklaroi para gazetareve ne Ankara: "Turqia nuk do te qendroje spektatore ndaj perpjekjeve per te perçare Shqiperine. Per ruajtjen e teresise territoriale te Shqiperise dhe zgjidjen ne nje kohe sa me te shkurter te krizes Qeveria turke ka intensifikuar veprimtarine e saj ne interes te Shqiperise, ne NATO, OSBE dhe organizma te tjere nderkombetare. Turqia eshte gati te zere vendin e saj ne çdo force nderkombetare apo ne çdo projekt qe do te hartohet per kete qellim. Gabimi qe u be me Bosnjen nuk duhet te perseritet ne Shqiperi. Ne kete kuader Turqia do ti jape Shqiperise te gjitha ndihmat e nevojshme sine planin politik, ekonomik ashtu edhe ushtarak" Gazeta turke "Hyrriyet" 18 mars 1997.
Ndersa administrata shteterore turke filloi aktivizimin e saj optimal dhe nxorri ne shesh planin grek per copetimin e Shqiperise, nje dite perpara deklarates zyrtare te ish-Kryeministres turke اiller, gazeta turke "ZAMAN" botoi nje artkull i cili zbulon ate qe te gjithe mund ta kishin nepermend, por vetem nje sherbim informativ i fuqishem si ai Turk mund ta dinte me siguri.
Ne shkrimin e saj "Komploti Grek Ndaj Shqiperis" gazeta Zaman e dates 16 Mars 1999 shkruan: "Lefkosa: Greqia po kerkon qe te ndaje Shqiperine me qellim qe te themeloje nje Republike Greke Orthodokse ne disa pjese te saj. Sipas Axhensise se Mardhenieve Nderkombetare (INAF) veprimtarite e fshehta greke kane qene nen survejimin e Sherbimit te Fshehte Turk.(MIT)
Ky sherbim ka zbuluar se Greqia ka planifikuar, ne menyre te vecante ne dy vjetet e fundit, te pergatise shqiptare ortodoks ne pjesen greke te Ishullit te Qipros, ne Shqiperi dhe ne Greqi per themelimin e Republikes Greke Orthodokse. Rreth 200 te rinj shqiptare me origjine greke nga Epiri I Veriut kane marre trajnim si oficere policie dhe agjente te fshehte ne Qipron Greke. Raportohet se nje pjese e parave te mbledhura nepermjet te fushates se organizuar nga Kisha Greke Qiperiote jane derguar ne Shqiperi. 100 gra te reja, jane trajnuar si infermiere nen masken e trainimit per sherbime sociale.
Nderkohe, eshte zbuluar qe agjentet e Sherbimit te Sekret Grek, kane kaluar kufirin dhe jane vendosur neper Kishat Orthodokse me rroben e prifterinjeve qe ne vitin 1993. Ne dy vitet e fundit, 1.000 te rinj shqiptar me origjine greke, kane kaluar kufirin per aresye te ndryshme per tu trajnuar si komando, si dhe 40 oficere greke jane specializuar se si te organizojne shqiptaret ortodokse. Perseri ka raporte se Greqia i ka furnizuar shqiptaret me origjine greke me 1.000 kallashnikove. Qarqe diplomatike paraqesin shqetesimin se Greqia po perpiqet qe te krijoje ne Epir nje situate te ngjashme me ate ne Qipro".
Ky informacion i leshuar jo pa qellim dhe ne nje kohe te caktuar zbuloi edhe faktin se Turqia po e ndiqte me vemendje shume te madhe situaten ne Shqiperi.
Shkrimi ne fjale nxiti nje takim te 18 kryetareve te Shoqatave Shqiptaro Turke qe veprojne ne Stamboll te takoheshin me Presidentin turk Demirel. Presidenti Turk i siguroi shtetasit e tij me origjine shqiptare se Turqia po e ndiqte me vemendje te madhe situaten dhe se askush nuk do te guxonte qofte edhe te mendonte qe te merrte nje pellembe toke nga Shqiperia. Ne te njejten dite u organizua edhe nje takim i tre diplomateve shqiptare te akredituar ne Turqi me personalitete te larta turke te cilat perseriten te njejtin angazhim si edhe Presidenti i Republikes Turke.
Disa ore me vone, diplomatet u njohen me nje draft prej 12 pikash nga Shtabi i Pergjithshem i Ushtrise Turke lidhur me aksionin qe do te ndermerrej ne Lindje te Greqise ne rast te nje agresioni te kesaj te fundit ndaj Shqiperise.
Kjo beri qe planet greke te mbeteshin vetem ne lojen e fjaleve te qeveritareve dhe ne mendjet e semura te organizatave vorio – e pirote. Megjithate demi qe iu shkaktua Shqiperise ishte shume i madh. Ne vijim me 29 Mars 1997, pas nje takimi urgjent me Shefin e Pergjithshem te Shtabit te Turqise, Gjeneralin Ismail Haki Karadagi, Kreyministrja اiller deklaroi perseri para shtypit dhe medias turke: "Turqia eshte e vendosur te ruaj integritetin territorial te Shqiperise, dhe nuk mund te qendroje pasive ndaj ngjarjeve qe kercenojne copetimin e Shqiperise. Perkeqesimi i situates ne Shqiperi eshte i palejueshem dhe do te ishte turp per Europen, ndaj nga ana e saj Turqia eshte e gatshme te bej gjitheçka per stabilizimin e gjendjes ne Shqiperi." (Marre nga e perditshmja Turke "Turkish Daily News" 30 Mars 1997).
Pas deklaratave te njepasnjeshme te qeverise dhe ushtrise, filloi dukshem edhe devijimi i sulmit grek ne Shqiperi. Por ja seç shkruan shtypi grek pas dates 17 Mars 1997.
Kanali Televiziv "Mega" 17. Mars 1997, lajmet e ores 14:00
"Sot ne zyren e Kryeministrit u zhvillua nje takim midis tij Ministrit te Jashtem Pangalos dhe Ministrit te Mbrojtjes Xohaxopulos, ku u diskutua gjate per krizen ne Shqiperi. Gjate ketij takimi u vendos krijimi i Komisionit te Bashkerendimit dhe Sinkronizimit Per Perballimin e Situates ne Shqiperi, dhe veçanerisht per mbrojtjen e minoritetit. Ne fund te takimit Pangalos tha para gazetareve --- ekziston nje tendenece e Bashkimit Europian Per largimin e Berishes nga skena politike, e cila mund te ndihmoje ne zgjidhjen e krizes shqiptare. Gjithashtu ka edhe nje deklarate te Berishes sipas se ciles ai do te jape doreheqjen nese partia e tij nuk fiton zgjedhjet e ardhshme."
Neser, Zv. Ministri i Puneve te Jashtme te Greqise do te shkoj ne Gjirokaster dhe do te marre takim me drejtuesit e minoritetit dhe udheheqesit e kryengritesve ne rrethet e jugut."
Kanali Televiziv "5" 17 Mars 1997 lajmet e ores 18:00
"Ish Ministri i Puneve te Jashtme te Greqise Z. Karolos Papulias foli sot Per mikrofonin tone dhe u deklarua:-- Qeveria Greke duhet te braktise sa me pare Berishen. Berisha duhet te largohet nga pushteti me mjete politike. Qeveria Greke duhej te kishte bere qe ne fillim presion ndaj qeverise shqiptare Per zgjidhjen e problemit te fajdeve. Nese Berisha nuk jep doreheqjen dhe vendin e perfshijne turbullire me konseguenca per popullin shqiptar dhe minoritetin grek, atehere qeveria greke duhet ta nxjerre Berishen para opinionit nderkombetar, para OKB-se dhe komunitetit Europian si shkaktar te krizes ne Shqiperi dhe veçanerisht ndaj minoritetit grek qe jeton aty, si te paafte Per te mbrojtur te drejtat e ketij minoriteti---."
Gazeta "Elefteros Tipos" 17 Mars 1997
"Vizita e Everts ne Shqiperi, eshte vizita e pare e nje politikani Grek ne Jugun e djegur. Kjo vizite i dha shprese mijera bashkepatrioteve tane Greke, te cilet shprehen pakenaqesine e tyre per mungesen e qeverise Greke ne kete rajon. Duke mberritur ne Sarande, Evert deklaroi se ---Qellimi yne eshte i dyfishte. Se pari te informohemi, megjithate arsyeja kryesore qe me anen e vizites eshte ti japim force minoritetit grek duke i garantuar prezencen tone ketu. --
Everts pati takime me udheheqesit e pushtetit lokal dhe perfaqesues te kryengritesve, duke premtuar se do te nderhynte per dergimin e menjehershem te ndeihmes humanitare. Nderkohe ne fshatrat e minoritetit mori ai u angazhua ne rradhe te pare Per mbrojtjen me te gjitha mjetet qe Greqia disponon, te vatrave dhe pasurive te tyre. Gjithe opozita ne Athine eshte shprehur per largimin e Berishes."
Gazeta "Adezmeftos Tipos" 17 Mars 1997
"Lojra per karten, me koken e Berishes. Interesat e NATO-s, mafioze te veriut e te jugut dhe udheheqes ushtarake te kryengritjes do te vendosin per fatin e Berishes."
Gazeta "To Vima" 17 Mars 1997

"Vendi mbizoterohet nga kaosi, frika dhe shpresa. Keto jane oret e fundit te Berishes. Ushtaraket greke kane plane dhe frike"
"Nga burime te ndryshme jemi vene ne dijeni se Informacionet e Sherbimit Informativ Grek i kane paraqitur qeverise greke se ka nje rrezik te madh mbi futjen ne Greqi te nje pjese te armatimit qe u vodh ne depot ushtarake ne Shqiperi. Ky rrezik qendron me futjen e ketij armatimi direkt ose me pajisjen me arme te mafias shqiptare. Per kete arsye, Ministri i Rendit Romeos, dha urdherin per te derguar ne kufijte me Shqiperine rreth 700 police te forcave speciale."
Gazeta "Ta Nea" 18 Mars 1997

"Ndihme greke per ushtrine shqiptare"
"Qeveria greke ka vendosur te mbeshtese dhe te rindertoje ushtrine shqiprae, pas kerkeses se bere nga Ministri i Mbrojtjes i Shqiperise Z. Sh. Vukaj. Deri tani ushtria shqiptare ka patur keshilltare ushtarak turq dhe oficere te liruar amerikan."
Gazeta "Elefterotipia" 18 Mars 1997
"Ne kohen kur kerkesat kryesore e te revoltuarve ne Shqiperi eshte largimi i Berishes, qeverite e Italise dhe te Frances mundohen te mbeshtesin Berishen. Komuniteti Nderkombetar duhet te vleresoje ne menyre te qarte se shkaktar kryesor i kesaj te keqe te madhe, ishte Berisha. Eshte e sigurt se lojrat politike, per mbeshtetje te Sali Berishes, do ta çojne Shqiperine ne lufte civile, e cili nuk ka filluar ende dhe duhet te shmanget. "
Gazeta "Apojevmatini" 18 Mars 1997

"Ushtri e deshperuar ne kufijte tane"
"Banda me maska, vjedhin makinat e ndihmes humanitare dhe grabisin shtepite e epiroteve te veriut."
Gazeta "Elefteros Tipos" 18 Mars 1997
"Ultimatumi per doreheqjen e Berishes, vjen nga jugu. Kryengritesit nuk i lene armet dhe per 48-ore do te marshojne drejt Tiranes."
Gazeta "Elefteros Tipos" 18 mars 1997

"Interviste e Liderit Socialist te Shqiperise Fatos Nano"
"Udheheqesi socialist, qe me dekret te Presidentit Berisha, doli nga burgu pas kater vjetesh, ftoi Presidentin te mos perzihet ne zhvillimet e tanishme ne vend por megjithate nuk kerkon doreheqjen e tij.
Nano: --Me e mira do te ishte qe Berisha te zere nje qoshe. Une e konsideroj te domosdoshme rishqyrtimin dhe ripercaktimin e politikes shqiptare ndaj minoritetit grek ne Shqiperi."
Gazeta "Kathimerini" 18 Mars 1997
"Qeveria Greke, ende nuk mendon se eshte e gatshme te kerkoje zyrtarisht doreheqjen e Presidentit Berisha. Ky hezitim vjen per tre arsye: Ne rradhe te pare Presidenti Shqiptar kontrollon nje numer te madh te armatosurish, pese deri ne dhjete mije vete, te cilet mund ti nis per kunderveprim ndaj grekerve te Shqiperise. Kete problem nuk mund ta perballojne as Shtetet e Bashkuara e as Europa. Se dyti, presioni per doreheqjen e Presidentit Berisha mund te çoje ne renien e qeverise se Bashkim Finos, ne te cilen bejne pjese edhe ministra nga Partia Demokratike e Presidentit Shqiptar. Se treti, doreheqja e Berishes eshte nje çeshtje e veçante ne rendin e dites, ne bisedimet e perfaqesuesve te vendeve komunitare ne BE."
Buletini "Athens News" 18 Mars 1997
"Ministri i Puneve te Jashteme Pangalos i pyetur pas takimit nga gazetaret se pse Greqia nuk ben thirrje Per doreheqjen e Berishes tha se " ne nuk do te diktojme zhvillimet politike ne Shqiperi, por Bashkimi Europian thote se doreheqja e Berishes mund te ndihmoje zhvillimet."
Gazeta "Ethnos" 18 Mars 1997
"Nikolao Pavlloviç Ignatiev, para 100 vjetesh krijoi Bullgarine e Madhe e cila jetoi vetem kater vjet e gjashte muaj. Po keshtu Kolkotroni dhe Riga enderronin per nje shtet te perbashket te grekerve dhe shqiptareve. Ata luftonin per nje shoqeri demokratike qe te mbulonte Ballkanin dhe Azine e Vogel."
Gazeta "Stohos" 18 Mars 1997
"Ora e andartizimit. Organizim i plote i forcave çlirimtare. Nuk ka me pengese ne lumin Shkumbin. Shqiperia, Qipro, Pondet perkrahin farcat çlirimtare te Vorio Epirit"
"Oficeret e vorioepirit jane drejtuesit kryesore te kryengritjes ne pjesen tone te pushtuar, por Per arsye sigurie nuk mund ti deklarojme emrat e komandanteve te cilet jane kolonele te debuar nga armata e Tiranes. Kufiri verior i Greqise do te arrije deri ne paralelin 41', dhe keshtu me ne fund kerkesat tona kombetare do te kenaqen plotesisht. Kjo kerkohet nga oficeret me shpirt helen. Ne vend qe trupat tane te shkojne e te luftojne ne Somali, ata duhet te dergohen Per çlirimin perfundimtar te Vorio-Epirit."
Axhensia e lajmeve "ANA" 19 Mars 1997

Greqia i ofron ndihme financiare Shqiperise.
"Greqia I ofroi Shqiperise nje ndihme financiare prej 20 miliarde dhrahmishe Shqiperise me qellim kepercimin e krizes qe ka pllakosur dhe ristrukturimin e forcave te armatosura." (!) (Shen. I autorit: Kjo ndihme ishte me interes aq te larte sa nuk u pranua nga Shqiperia)

"اeshtja Kranidiotis"
Si per te neglizhuar teresisht autoritetin e shtetit shqiptar dhe per tu dhene nje shprese "vorio – epiroteve", me nje gjest te pashoq ne mardheniet nderkombetare, Zv. Minsitri Grek i Puneve te Jashtme Kranidiotis, i cili e humbi jeten para pak muajsh gjate nje udhetimi me aeroplan mbi Rumani, kaloi kufirin Greko-Shqiptar dhe shkoi ne Gjiorkaster per te biseduar me te ashtuquajturat Komitete te Shpetimit.
Veprimi Kranidiotis ne te vertete duhet pare jo si nje veprim i njeanshem pavaresishte se ne ate kohe per shkak te strukturave qeveritare te formuara nga dorca te ndryshme poltike njera pale e ngriti zerin fort ndersa tjetra e cila kishte dore ne kete çeshtje te heshti. اeshtja Kranidiotis pavaresisht se u mundua te anashkalohej nga Qeveria Greke, ishte sinjali me perfekt dhe shembulli me i qarte, se gjate Marsit te vitit 1997, ishte vete qeveria e Greqise ajo qe drejtonte levizjen per shkaterrimin e plote te Shqiperise.
Ne vijim shfaqen nje seri shkrimesh te shtypit grek lidhur me viziten si dhe Noten Verbale e Ministrise se Puneve te Jashtme te Shqiperise.
Kanali televiziv "Sky" 18 Mars 1997
"Sot mberriti ne jug te Shqiperise Zevendes Ministri i Puneve te Jashtme te vendit tone Z. Janos Kranidiotis, i cili u prit dhe shoqeruar nga Konsulli yne ne Gjirokaster Nikos Kanellas. Pas takimeve me komitetet e kryengritesve Z. Kranidiotis deklaroi Per mikrofonin tone:---- Degjuam me vemendje idete dhe pikepamjet e tyre ne lidhje me ate ç'ka po ndodh ne Shqiperi. Konstatojme se kemi nje pike te perbashket dhe ajo eshte mbeshtetja Per qeverine e Z. Fino. Ata kane kerkuar mbeshtetjen dhe ndihmen e Greqise, dhe ne te njejetn kohe shprehen konsideratat e tyre te larta, Per ndihmen humanitare qe ka dhene Greqia, nderhyrjen politike dhe rolin e greqise ne zhvillimet e krizes ne Shqiperi. Kerkesa e tyre eshte largimi i Berishes nga skena politike dhe nese Berisha nuk largohet atehere ata do te marshojne drejt Tiranes e do te krijojne nje keshill presidencial me pjesemarrjen e partive politike e te perfaqesive te kryengritesve ose do te sulmojne te gjitha qytetet ne jug te Tirane dhe do ta shkepusin ate plotesisht nga jugu duke formuar keshtu qeverine e jugut te Shqiperise----.
Me pas Zevendes Ministri i Puneve te jashtme Z. Kranidiotis vizitoi fshatin Derviçan dhe ne prani te gazetareve dhe grekerve te tjere deklaroi: ----Qellimi i Greqise eshte te mbeshtese helenizimin, i cili duhet te qendroje ne rrenjet e tij."
Axhensia e lajmeve "ANA" 20 Mars 1997

"Kranidiotis perfundon misionin dyditor ne Shqiperine e Jugut"
"Zevendes Sekretari I Puneve te Jashtme, Kranidiotis perundoi viziten e tij dy ditore ne Jug Shqiperise ju u takua me perfaqesuesit e minoritetit grek, autoritetet lokale dhe perfaqesuesit e komiteteve te qytetareve ne Gjorkaster.
Takimi me kryeministrin Bashkim Fino u anullua per shkak te pamundesise se ketij te fundit per te udhetuar drejt qytetit te tij. Qeveria greke hedh poshte pretendimet e Tiranes se vizita e Z, Kranidiotis ishte bere pa dijenine e saj pasi Kryeministri Fino ishte I njoftuar per kete. Nje note e leshuar nga Ministria e Jashtme e Shqiperise e dorezuar ne Ambasaden Greke ne Tirane u fokusua ne takimin midis zevendes – sekretarit dhe perfaqesuesve te kryengritesve ne Jug te Shqiperise. Nota terheq verejtjen se rebelet nuk njihen ligjerisht e per pasoje takimi eshte nje provokacion.
Por Kranidiotis u pergjigj akuzave te ngritura nga Tirana se:--Qeveria shqiptare ka qene e informuar per viziten time. Une e njoftova zotin Fino, personalisht. Zoti Fino na tha neve se ishim te mirpritur, prandaj edhe ne ndoqem procedurat formale. Ne shkuam ne Shqiperi per te mbeshtetur ate qe ka filluar.. Vizita na ndihmoi qe te kemi nj epamje te plotete situates ne Jug te Shqiperise te cilen do ta kolojme per shqyrtim ne qeverine greke, ne Bashkimin Europian dhe ne qeverine shqiptare.
Te njejten gje perseriti edhe zedhenesi Reppas duke afirmuar se qeveria shqiptare ka qene ne dijeni ndersa mardheniet nuk do te demtohen nga ky veprim. Anullimi i takimit te zotit Kranididiotis me Z.Fino nuk kiste lidhje me demarshin e Ministrise se Jashtme Shqiptare.
Nderkohe, Ministri I Jashtem Grek, Pangallos ben nje vizite ne Shkup. Ai vec te tjerash trajton krizen ne Shqiperi dhe rrezikun e perhapjes se saj.
Zedhenesi Reppas tha sot para gazetareve se vizita e Zotit Pangaltos ne Shkup dhe Beograd lidhet direkt me situaten ne Shqiperi dhe sidomos lidhur me minoritetin shqiptar ne Kosove dhe Tetove. Vizita e Zotit Pangalos eshte nje inisiative greke dhe perben kontributin e Greqise ne perpjekjet per te shmangur destabilizimin ne Ballkan."
Axhensia Telgrafike Shqiptare "ATSH" 18 Mars 1997

"Note Verbale e Ministrise se Puneve te Jashtme te Shqiperise
Ministria e Puneve te Jashtme e Republikes se Shqiperise I paraqet komplimentat e saj Ministrise se Puneve te Jashtme te Republikes Greke dhe I shpreh rezervat e saj lidhur me viziten e bere sot me date 18 Mars 1997, ne Gjirokaster nga ana e Zevendes Ministrit te Puneve te Jashtme te Greqise Janos Kranidiotis.
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Titulli: Si perhapet helenizmi ne Shqiperi..

Artikull me vlere. Por sa kane sy ta shohin kete te vertete armiqte, t'cilet jane vet shqiptaret ne shumicen e rasteve...!
 
Private conversations
Help Users
    Top