• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Si sot e nje kohe...

Yellow Redhead

angels walk among us
Titulli: Si sot e nje kohe...

Me 2 prill 1805 lindi novelisti Hans Christian Andersen, ai u njoh ne gjithe boten per perallat per femije, jane perkthyer ne 150 gjuhe dhe kane frymezuar shume akte baleti dhe filma vizatimore
 

Karamele Zana

Anëtar i Nderuar
Titulli: Si sot e nje kohe...

2 Prill

2005 - Vdes Papa John Paul i dyte ne moshen 84 vjecare.
1860 - Mblidhet parlamenti i pare Italian.
 

Yellow Redhead

angels walk among us
Titulli: Si sot e nje kohe...

19 Prill - Bicycle Day
ne 1943 Albert Hoffman eksperimentoi mbi veten e tij efektet e LSD duke marre 250 mikrograme substance. Me pak se nje ore me vone filloi te provonte ndryshime te shpeshta ne perceptimin e gjerave perrethe. Kerkoi asistenteve te laboratorit te tij ta conin ne shtepi, dhe duke qene se mjetet motorike ishin te ndaluara per shkak te kohes se luftes, e cuan me nje biciklete.
Gjate rruges gjendja e tij rendohet dhe ai luftonte me ndjenjen e ankthit, LSD-ja e kishte pushtuar. Doktori i shtepise nuk mundi te percaktonte ndonje crregullim fizik te ai. Me kalimin e kohes Hoffman u permiresua dhe ndjesine e ankthit e zuri nje ndjesi kenaqesie dhe lumturie.
Me pas ai shkroi: "...pak nga pak une mund te filloj ate shijoja ngjyra dhe forma te pa para ndonjehere, imazhe fantastike me shfaqeshin, duke u alternuar,valezuar, hapur dhe mbyllur ne rrathe dhe spirale, duke shperthuer ne ngjyra si shatervane duke u ngritur, duke u kryqezuar, duke u shkrire"
Ngjarja e ktij tripi te pare LSD, u quajt "Bicycle Day" pas xhiros me biciklete per ne shtepi, ai provoi se kishte bere nje zbulim te rendesishem, nje substance psikoaktive me fuqi te jashtezakonshme.


Have a very special psychodelic day:)
 
Last edited:
  • Like
Reactions: 3R1

Hartini

Well known member
Titulli: Si sot e nje kohe...

26 prill 1986 ndodhi katastrofa me e madhe nukleare qe bota ka njohur ndonjehere , ajo e çernobilit.
Sot , 24 vjet pas aksidentit , qyteti dhe fshatrat perreth jane shktetetire dhe sipas specialisteve pastrimi i zones
do zgjasi qindra vjet.
Askush nuk mund te thote nje shifer rreth numrit te viktimave te kesaj katastrofe , viktima te cilat vazhdojne te vuajn pasojat .
Gjeja me e tmerrshme eshte kur kujtohet indiferenca dhe minimizimi i katastrofes nag autoritetet sovjetike te asaj kohe dhe
fakti qe te nesermen e shperthimit e zones loznin jasht ne atmosferen me radioaktivitet te dugur , te larte sa ti beje dem dhe gurit ,
dhe autoritetet rrini indiferente . Ky pra eshte njeriu atomok , era atomike .
 

Karamele Zana

Anëtar i Nderuar
Titulli: Si sot e nje kohe...

11 Maj

1904 - Dite lindja e Salvador Dali
1981 - Vdes nga kanceri Bob Marley ne moshen 36 vjecare.
1949 - Shitet aparati i pare me fotografi te castit ne NYC.
1994 - Inter fiton kupen e UEFA-s (kunder Salzburg mesa mbaj mend).
 

Karamele Zana

Anëtar i Nderuar
Titulli: Si sot e nje kohe...

6 Korrik

1907 - Ditelindja e Frida Kahlo-s. Ajo ishte nje piktore e njohur Meksikane. Pikturat e saj, shumica autoportrete, shprehin ndjenjat dhe pasionet e saja ne perdorimin e shumte te ngjyrave te ndryshme.
(Ne shkolle te mesme mesuam per te ne klasen e spanjishtes, dhe pasi njeh pak nga jeta e saj mund te kuptosh pikturat e saj plot dhimbje dhe horror...)
1935 - Lind Dalai Lama i 14 si lideri spiritual i Tibetit (emri i tij i vertete -> Jetsun Jamphel Ngawang Lobsang Yeshe Tenzin Gyatso)
1994 - Del ne kinema filmi "Forrest Gump". Aktori Tom Hanks me kete film fiton Oscar-in e dyte.
 

Love

βeℓℓe â๓e
Pe: Si sot e nje kohe...

''30 prill 1945, Adolf Hitleri vret veten''
Më 30 prill 1945, Adolf Hitleri kreu vetëvrasje në bunkerin e tij të nëndheshëm.
Adolf Hitleri, diktatori i Gjermanisë, piu një kapsulë helmuese e pastaj qëlloi veten me pistoletë.
Më 22 prill 1945, pasi mësoi nga njëri prej gjeneralëve të tij se gjermanet nuk po mbroheshin nga sulmi rus në Eberswalde, pranoi nga bunkeri i tij nëntokësor se lufta ishte humbur dhe e vetmja zgjidhje ishte vetëvrasja.

Hitleri kishte hyrë në bunker më 16 janar, pasi vendosi të qëndroj në Berlin deri në momentet e fundit të luftës. Rreth 20m nën tokë, bunkeri kishte 18 dhoma të vogla dhe ishte plotësisht i furnizuar me ujë dhe elektricitet. Bashkë me të ishte Eva Braun, me të cilën u martua vetëm dy ditë para vetëvrasjes, dhe qeni i tij, i qujtur Blondi.




I paralajmëruar nga vartësit e tij se rusët ishin vetëm një dite tutje nga pushtimi i bunkerit, dhe i nxitur prej tyre të largohej për në Berchtesgarden, një qytet i vogël në alpet e Bavarisë, ku Hitleri kishte një shtëpi, ai bëri të kundërtën, zgjodhi vetëvrasjen në vend të arratisë. Sipas të dhënave, besohet se të dy me të shoqen kanë pirë kapsula helmuese, të cilat kanë qenë provuar më parë në qenin e tyre të "dashur". Për siguri Hitleri ka qëlluar edhe veten me pistoletën e shërbimit.

Trupat e Hitlerit dhe të Evës u dogjën në oborrin e bunkerit nga të mbijetuarit (siç ai kishte urdhëruar), dhe më vonë pjesë të tyre u gjetën nga rusët. Një gjykatë gjermane deklaroi vdekjen e tij vetëm më 1956.
 
Pe: Si sot e nje kohe...

9 maj

1994 Zaire, virusi Ebola
9 maj 1994: U identifikuan rastet e para të të prekurve nga virusi Ebola pas shpërthimit të epidemisë në Gabon, të cilat shkaktuan vdekjen e 9 personave të infektuar me këtë virus.
1926 SHBA, Poli i Veriut
9 maj 1926: Komandanti Richard Byrd dhe shoqëruesi i tij realizuan fluturimin e parë me aeroplan në Polin e Veriut.
1934 SHBA, greva e Bregut Perëndimor Longshoremen
9 maj 1934: Filloi greva në Bregun Perëndimor Longshoremen. Shoqata Longshoremen (ILA), e punëtorëve të bashkuar kërkuan ditën 6-orarshe të punës, më shumë persona në çdo grup pune, ngarkesa më të lehta dhe një bashkim i pavarur. Ata mbyllen portet detare në ثashington, Oregon dhe Californi për 3 muaj.
1944 SHBA, racionimi pas luftës
9 maj 1944: Ashtu si shumica e vendeve në të gjithë botën, edhe në SHBA për shkak të vështirësive ekonomike filloi racionimi i produkteve ushqimore, dhe i mishit.
1960 SHBA, Pilula kontraceptive
9 maj 1960: Administrata për ushqimet dhe ilaçet ka aprovuar pilulën e parë për përdorimin e kontraceptivëve për kontrollin e lindjeve, i quajtur Envoid. Pilula është një përzierje e një estrogenandi progestin dhe tashmë përdoret nga më shumë se 100 milionë gra në mbarë botën.
1970 SHBA, Protestuesit Luftës
9 maj 1970: Rreth 100,000 protestues kundër luftës u mblodhën në jug të Shtëpisë së Bardhë për të shprehur kundërshtimin e tyre për përfshirjen në luftë në Kamboxhia.
1974 SHBA, Watergate
9 maj 1974: Filloi seanca e fajësimit të presidentit Nixon, për përfshirjen e tij në mbulimin e Watergate.
 
Pe: Si sot e nje kohe...

10 maj

1926 Britania e Madhe, grevë e përgjithshme
10 maj 1926: Me grevën e përgjithshme në Angli, që po çonte vendin drejt një qendrimi në vend (stanjacion), shumë persona besuan se bolshevikët ishin në grevë dhe kishin infiltruar sindikatat britanike të tregtisë. Grevë e përgjithshme arriti ditën e 8-të të saj dhe shumë persona shpresuan se mund të arrihej kompromisi .
1946 Angli, Shtetet e Bashkuara të Europës
10 maj 1946: Winston Churchill mbajti një fjalim duke u bërë thirrje Shteteve të Europës të bashkohen, duke përfshirë edhe Gjermaninë. Ai beson se kjo do të ndihmojë për të krijuar një lidhje të përbashkët midis europianëve dhe për forcimin e tregtisë në të ardhmen.
1964 SHBA, Pirja e duhanit lidhet me sëmundjet e zemrës
10 maj 1964: Për herë të parë një studim i ri ka lidhur pirjen e duhanit me rritjen e atakur kardiak. Studimi tregon se pas pirjes së duhanit gjaku mpikset më shpejt. Rezultatet u shpallën nga Shoqëria Amerikane e Kancerit.
1965 SHBA, Warren Buffet fiton kontrollin e interesanve në Berkshire-Hathaway
10 maj 1965: Tre vjet pas blerjes së aksioneve në Berkshire-Hathaway, Warren Buffet fitoi të drejtën për kontrollin e interesave në kompani. Aksionet u tregtuan me më pak se 20,00 dollarë për aksion. Warren Buffet e zgjeroi Berkshire-Hathaway, në industrinë e sigurimeve dhe investimeve të tjera, dhe në fillim të 2008, aksionet e Class A u shitën për më shumë se 150.000 $ për aksion, duke i bërë ato aksionet me çmimin më të lartë në Neë York Stock Exchange. (اmimi në 9 nëntor 2009 ishte 95,295.00 dollarë për aksion. Kështu që edhe pse ky treg mori një goditje gjatë rënies së tregut të aksioneve, sërish mendohet si një investim I mirë, pas ai I bleu ato me 20,00 $ për aksion.)
2005 SHBA, anullohet plani i Shoqërive ajrore për pensionet
10 maj 2005: Një gjykatës federal për falimentimet ka miratuar planin e Shoqërive Ajrore për anulimin e planit të tyre të pensioneve, projekti më i madh i kësaj natyre në historinë e korporatave amerikane.
 

Karamele Zana

Anëtar i Nderuar
Pe: Si sot e nje kohe...

17 Maj (1954) mbaron gjyqi Brown kundra Bordit te Shkolles te Topeka ne Kansas. Eshte nje nga gjyqet me te perfolura per arsimin pasi me ne fund nxenesit me ngjyre mund te shkonin ne te njejten shkolle me nxenesit e tjere.
 
Pe: Si sot e nje kohe...

1792, 24 tregtarë formojnë New York Stock Exchange në Wall Street
Origjina e NYSE daton në 17 maj 1792, kur Marrëveshja e Buttonwood u nënshkrua nga 24 agjentët e aksioneve, nga 68 që ishin në Wall Street në Nju Jork. Më 8 mars 1817, organizata hartoi një kushtetutë dhe u riemërua "New York Stock and Exchange Board." Anthony Stokholm u zgjodh presidenti i parë i Bursës.
1803 John Hawkins dhe Richard French licencojnë makinën e korrjes
1846 Licencohet Saxophone nga Antoine Joseph Sax
1877 Edwin T. Holmes instalon per here ta pare sistemin e alarmit kundër vjedhjeve
1884 Alaska bëhet një territor i SHBA
1915 Bie qeveria liberale britanike e Asquith
Herbert Henry Asquith, shërbeu si Kryeministër Liberal në Mbretërinë e Bashkuar 1908-1916. Ai shërbeu për një kohë të gjatë si kryeministër, në shekullin e 20-të deri në fillim të 1988. Si kryeministër, ai udhëhoqi partinë e tij Liberale në një seri reformash të brendshme, përfshirë sigurimet shoqërore dhe zvogëlimin e pushtetit të Dhomës së Lordëve. Ai e udhëhoqi kombin në Luftën e Parë Botërore, por një seri e krizave ushtarake dhe politike çuan në zëvendësimin e tij në fund të 1916 nga David Lloyd George. Lloyd George luajti një rol të madh në rrëzimin e Partisë Liberale.
1936 SHBA, marrëveshje e re
17 maj 1936: Një numër propozimesh u rishikuan për financimin e "Marrëveshjes së re", duke përfshirë programin e taksës së sheshtë, mbi të gjitha të ardhurat e korporatave, dhe gjithashtu një rritje në normën e tatimit normal mbi të ardhurat nga 4% deri 5%.
1946 SHBA, hekurudhat në kontroll nga Truman
17 maj 1946: Presidenti Harry S. Truman përdori trupat amerikane për marrjen nën kontroll të hekurudhave të SHBA-së, gjë që pasoi me grevën e inxhinierëve dhe drejtuesve të trenave.
1989 "Portreti i Dr. Gachet" i Vincent Van Gogh doli në ankand për 825 milionë $
1989 Udhëtimi më i gjatë i bërë me taksi: 14.000 kilometra dhe kushtoi 16.000 $
1990 Gjykata europiane vendos rregullat për daljen në pension si për burrat dhe gratë
 

Hard Styler

ђєค๔ђยภtєг
Pe: Si sot e nje kohe...

1 korrik 1997 Britania i le Hong Kongun Republikes Popullore Kineze.

1991 shkrihet Pakti i Varshaves i nenshkruar ne 1955 nga blloku komunist si pergjigje kunder Natos e formuar ne 1949. Ne kete bllok benin pjese : Shqiperia (qe doli nga pakti ne 1968 pas konflikteve me BRSS), Bullgaria,Cekosllovakia,Polonia,Rumania,Hungaria, Republika Demokratike e Gjermanis dhe BRSS.
 

ReNdEx

Interist Forever
Pe: Si sot e nje kohe...

Me 1 korrik 1987


Akti Unik Europian (AUE) u nënshkrua në Luksemburg dhe u ratifikua nga parlamentet e vendeve anëtare në 1986. Ai hyri në fuqi në 1 korrik 1987. Rëndësia e këtij dokumenti qëndron në faktin se ai preku një sërë çështjesh të rëndësishme: ai dha dinamizëm ngrehinës europiane nëpërmjet krijimit të tregut të brendshëm më 1 janar 1993. Akti Unik pati gjithashtu rëndësi në forcimin e rolit të Parlamentit europian, duke mbushur atë deficit demokratik që ishte vënë re në Komunitet. Veç kësaj, Akti Unik i dha një shtysë të fuqishme aftësisë vendimmarrëse të Këshillit të Ministrave.
Akti Unik Europian ka gjithashtu rëndësi jo vetëm për faktin se amendoi shumë nga dispozitat e Traktatit të Romës, por edhe se institucionalizoi një formë të re të bashkëpunimit midis vendeve në fushën e politikës së jashtme.
 

Hard Styler

ђєค๔ђยภtєг
Pe: Si sot e nje kohe...

Nje flashback personal per kete date. Ne 2004 Vdes Marlon Brando, per ata qe se din kush ishte mjafton te kujtoni Don Vito Corleone.

R.I.P. Marlon
 

ReNdEx

Interist Forever
Pe: Si sot e nje kohe...

Kalendari sportiv: Si sot me 7 korrik


1921 U lind amerikani Ezard Carls, kampion bote i peshës së rëndë në boks, më 1949, 1950 e 1951. Vdiq më 1975. 1933 U lind Murrej Halberg, Zelanda e Re, kampion olimpik më 1960, në garën e 5000 metrave. 1944 U lind Jyrgen Grabovski, ish-futbollist i Gjermanisë Perëndimore dhe Eintraht Frankfurt. 1946 U lind Xhim Dej, Kanada, kampion olimpik më 1968, në kërcimin me kuaj. 1970 – U lind Erik Zabel, ciklist gjerman. 1974 – Gjermania Perëndimore mundi Holandën 2-1 në finalen e Kupës së Botës, e cila u luajt në Mynih. Titulli i dytë botëror për gjermanët dhe humbje për futbollin total të Johan Krujfit. 1980 - Lerri Holms hodhi KO Skot Lë Du, në 7 raunde, për titullin botëror të peshës së rënë në boks. 1985 - Boris Beker u bë lojtari i parë i paklasifikuar, lojtari më i ri (për kohën) dhe gjermani i parë që fitoi Uimbëlldonin, në turneun individual të tenisit. Në atë kohë ishte 17 vjec e 7 muaj. Si sot 33 vjet më parë Futbolli Total kundër Disiplinës Totale Më 7 korrik 1974, në "Olympiastadion" të Mynihut u vunë përballë dy skuadrat më të mira të Kupës së Botës, Gjermania Perëndimore dhe Holanda. Kjo e fundit do të mbahet mend gjatë për futbollit e saj, i cili është pagëzuar si futbolli total. Në terminologjinë e futbollit "Futboll total" është quajtur sistemi në të cilin një lojtar që lë pozicionin zëvendësohet menjëherë nga një tjetër, duke ruajtur strukturën e paracaktuar organizative. Në këtë sistem fluid asnjë futbollist nuk mbetet brenda "kornizave" të rolit të tij, secili mund të jetë me radhë sulmues, mesfushor dhe mbrojtës. Futbolli Total varet shumë nga aftësia e cdo futbollisti për t'u përshtatur brenda skuadrës. Ka nevojë për lojtarë që janë tepër të prirur ndaj taktikës, cka u mundëson të ndryshojnë me shpejtësi pozicionet pa krijuar ndërlikime. Ehtë e kuptueshme që kërkon edhe aftësi të larta teknike dhe fizike. Themelet e Futbollit Total u hodhën nga Xhek Reinolds, trajner i Ajaksit më 1915-1925, 1928-1940 dhe 1945-1947. Rinus Mikels, i cili kishte qenë lojtar i Reinoldsit, kur u bë trajner i Ajaksit i zhvilloi idetë e ish-trajnerit, duke krijuar atë që sot njihet nga të gjithë si Futbolli Total. Futbollisti simbol i sistemit ishte Johan Krujf, te Ajaksi dhe Holanda. Edhe pse ishte sulmues, Krujf lëvizte në të gjithë fushën, ndërsa skuadra lëvizte rrotull tij. Berri Hulshof e shpejgon më së miri skemën e Ajaksit triumfues: "Ne flisnim gjithë kohën për hapësirat. Krujf fliste gjithmonë se ku duhej të vraponte e të qëndronte secili, si dhe kohën kur nuk duhej të lëviznim nga vendi". Momenti më i madh i Futbollit Total ishte finalja e vitit 1972, kur Ajaksi mundi Interin 2-0, një fitore e shkëlqyer kundër futbollit mbrojtës. Me të njëjtin stil, Holanda marshoi drejt finales më 1974, e quajtur shpesh si Futbolli Total kundër Disiplinës Totale. Holanda mori kryesimin brenda 80 sekondave, në të cilat e qarkulloi 13 herë topin, ndërsa gjermanët nuk e prekën. Në pjesën e dytë, Gjermania ruajti epërsinë 2-1 falë mbulimit që Berti Fogts i bëri Krujfit, ndërkohë që Franc Bekenbauer, Uli Hënes dhe Volfgang Overat dominuan mesfushën, cka solli triumfin e vendasve.

Mar nga Lajme.shqiperia.com
 
Top