• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Si u rriten Vrimat e Zeza ne fillimet e universit!!

Gazet gjigante ushqejnë Vrimat e zeza të uritura në agimin e universit

UKZMHReSks8HYPGSMTxssF-650-80.jpg



Në agimin kozmik, vrimat e zeza u rritën në madhësi dhe u bënë më të forta duke gëlltitur gaz për mëngjes.

Mjegullnajat e gazit rrethojnë disa nga galaktikat më të hershme në univers, duke siguruar një rezervuar të gazit të freskët që ushqen rritjen e vrimave të zeza supermasive.

Duke përdorur teleskopin shumë të madh të Observatorit Evropian Jugor (ESO), astronomët vëzhguan këto mjegullnaja gazi rreth galaktikave që u formuan më shumë se 12.5 miliardë vjet më parë. Gazi i ftohtë i përmbajtur në këto mjegullnaja do të ishte ushqimi i përsosur për vrimat e zeza supermasive, të cilat besohet se qëndrojnë në qendër të shumicës së galaktikave.

"Tani jemi në gjendje të demonstrojmë, për herë të parë, se galaktikat pararendëse kanë ushqim të mjaftueshëm në mjediset e tyre për të mbështetur rritjen e vrimave të zeza supermasive, ashtu edhe formimin e fuqishëm të yjeve," Emanuele Paolo Farina, drejtuesi i studimit nga Instituti Max Planck për Astronominë në Heidelberg, Gjermani, tha në një deklaratë. "Kjo shton një pjesë themelore në enigmën të cilën astronomët po stjudojnë për të parë se si strukturat kozmike u formuan më shumë se 12 miliardë vjet më parë."


Vrimat e zeza ushqehen me pluhur dhe gaz nga galaktikat e tyre përreth, duke i lejuar ato të rriten në madhësi. Prandaj, vëzhgimi i mjegullnajës të gazit të freskët rreth këtyre galaktikave të largëta mund të ndihmojë në shpjegimin se si vrimat e zeza supermasive ishin në gjendje të rriteshin kaq shumë dhe aq shpejt në universin e hershëm.

"Prania e këtyre monstrave të hershme, me masa disa miliardë herë më shumë se masa e diellit tonë, është një mister i madh", tha Farina, duke shtuar se astronomët nuk kanë gjetur më parë një rezervuar të gazeve dhe pluhurave në sasi mjaft të mëdha për të mbështetur rritjen e shpejtë të vrimave të zeza.


Duke përdorur instrumentin Multi Unit Spectroscopic Explorer (MUSE) në VLT të ESO, astronomët studiuan 31 quasar , objekte jashtëzakonisht të ndritshme të mundësuar nga një vrimë e zezë supermasive aktive në qendrat e tyre - që u formuan 12.5 miliardë vjet më parë, gjatë viteve të para të universit.

Dymbëdhjetë prej këtyre ishin të rrethuar nga rezervuarë me gaz të freskët, të dendur hidrogjeni që shtriheshin rreth 100,000 vjet dritë nga vrimat e zeza të tyre qendrore . Këto mjegullnaja gazi, të cilat janë miliarda herë masa e diellit, besohet se janë të lidhura fort me galaktikat e tyre, duke i bërë ato "burimin e përsosur ushqimor për të mbështetur rritjen e vrima të zeza supermasive ashtu edhe formimin e fuqishëm të yjeve", tha ESO në Deklarata.

Dhjetor, 19 , The Astrophysical Journal.
 
Private conversations
Help Users
    Top