• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Sisteme politike

Jeta

Anëtar i Respektuar
Teoria e sistemit politik
Në teorinë e sistemeve sistemi politik - përkrah sistemeve të tjera si p.sh. sistemit ekonomik - paraqet një sistem të pjesshëm. E veçanta e sistemit politik qëndron në faktin, që këtu preferohen përcaktime autoritare vlerash (= vendime të detyrueshme për të gjithë).
Teoria e sistemit politik është e lidhur pazgjidhshmërisht me emrin e David Easton, që ka prezantuar në tre vëllime idetë e tij model mbi teorinë e sistemit - "The Political System" (1964), "A Framework for Political Analysis" (1965) në mënyrë të veçantë "A Systems Analysis of Political Life" (1979). Në qendër të tyre qëndron pyetja, se si ia arrijnë sistemet politike të forcojnë pozitat e tyre në një botë, që në të njëjtën kohë dëshmon stabilitet dhe ndryshim. Për t'i dhënë përgjigje kësaj pyetjeje, sipas gjykimit të tij është e nevojshme, që sistemi politik të vëzhgohet në kontekst dhe bashkëveprim me mjedisin e tij të brendshëm dhe të jashtëm shoqëror.
Tre dimensionet e politikës
"Në mësimin politik mësueseve dhe mësuesve u nevojitet një koncept sa më i plotë i politikës, i cili përmbledh dhe integron morinë e aspekteve dhe elementeve të realitetit politik, dhe në të njëjtën kohë i strukturon dhe i sistematizon ato. Ky proces krijon një perceptim të tillë të politikës, i cili e përshkruan atë si të strukturuar kategorikisht në mënyrë shumëdimensionale. Këtu dallohen tre dimensione të asaj, që quhet politikë: dimensioni institucional (polity), dimensioni normativ i përmbajtjes (policy) dhe dimensioni procesual (politics). Me këto kuptojmë:
'Së pari, politika ka një dimension institucional, i cili përcaktohet nga kushtetuta, sistemi ligjor dhe tradita. Edhe parimet e formimit të vullnetit politik kanalizohen nëpërmjet institucioneve: zgjedhjet, të drejtat themelore të lirisë dhe mendimit, partitë dhe shoqatat... Hapësira e veprimit kufizohet nga institucionet. Në anglisht, ky dimension institucional i politikës quhet polity.
Së dyti, politika ka një dimension normativ të përmbajtjes, i cili u referohet qëllimeve, detyrave dhe objekteve të politikës. Trajtësimi i politikës dhe përmbushja e detyrave të saj janë të varura nga interesa... ndaj edhe hapësira e përmbajtjes së politikës është e mbushur me elemente konfliktuale. Dimensioni i përmbajtjes së politikës në konceptimin abstrakt anglez përcaktohet si policy.
Dhe së treti, politika ka një dimension procesual, i cili ka të bëjë me përçimin e interesave përmes konfliktit dhe konsensunsit. Ky proces i vazhdueshëm i formimit të vullnetit politik dhe i përçimit të interesave nuk mund të kuptohet duke studiuar institucionet apo përmbajtjet... Për dimensionin e tretë të politikës gjuha angleze ofron termin politics.' (Ulrich von Alemann)
Të tre dimensionet - forma institucionale, përmbajtja normative dhe rrjedha procesuale - përbëjnë atë që quhet politikë".




sistemet reprezentuese ne Europe
-Sistemi anglez
-Sistemi francez
-Sistemi gjerman
dhe
-Sistemi italian


Karakteristikat e sistemit anglez

Anglia eshte mbreteri parlamentare dhe eshte modeli me primitiv i dypartizmit. Eshte nje nder vendet me me pak kriza parlamentare dhe me qeveri te forta, kjo fale dypartizmit qe ende vazhdon te mbijetoj ne Angli.

Parlamenti eshte ne dy dhoma-Dhoma e komunave dhe dhoma e lordeve.
Dhoma e komunave eshte ne fakt parlamenti i Anglise, ndersa ne dhomen e lordeve marrin pjese persona te merituar te mbreterise. Deri tani Anglia ka 1100 lorda.
Fakt interesant eshte ajo se ekziston edhe nje qeveri tjeter ne hija e udhehequr nga opozita (qeveri paralele qe ka per detyre te miret me gabimet qe ben qeveria ne pushtet).
Spikeri ne parlament eshte neutral, gje qe lehteson mbajtjen nen kontroll te debateve parlamentare. Dita e marte eshte dite kur kryeministri raporton ne parlament per punen e qeverise.

Pushteti ne Angli manifestohet ne 3 shkalle:
1.Kryeministri -organi me i larte ne Angli dhe pushteti ekzekutiv
2.Dhoma e komunave-pushteti legjislativ
3.Kurora mbreterore- komandant suprem i forcave ushtarake


Karakteristikat e sistemit francez

Franca ka sistem antipod te Anglise dhe eshte system i perzier parlamentaro-presidencial.
Franca eshte shtet shume partiak , ku ndodh te kete shpesh here kriza parlamentare si dhe te kete interference ne pushtet si nga pozita ashtu edhe nga opozita.
Karakteristike eshte se presidenti zgjidhet nga populli dhe se parlamenti eshte poashtu I ndare ne dy pjese:
1.Asamblea e pergjithshme
2.Senati
Poashtu, ekziston qeveri parlamentare me koalicion.
Presidenti ka forcen e shperndarjes se parlamentit dhe forcen e venjes se vetos per ndonje ligj.
Keshilli kushtetues francez ka 9 anetare me 3 pjestare te zgjedhur nga presidenti , 3 nga senati dhe 3 nga asamblea. Ish-presidentet jane poashtu pjestare te ketij keshilli te larte francez.
Si perfundim vlen te permendet se Franca njihet si shtet reformator.

Karakteristikat e sistemit gjerman

Gjermania eshte federata me e madhe ne Europe.
Eshte republike parlamentare me president te dobet. Parlamenti quhet Bundestag dhe perbehet nga dy dhoma:
1.Bundesrati si dhome e ulet
dhe
2.Bundestagu si dhome e larte

Presidenti zgjidhet ne asamble parlamentare dhe ka fuqi te kufizuar.
Gjermania ka sistem shume partiak, dhe kryesori ne shtet eshte kancelari te cilen e zgjedh Bundestagu.

Karakteristikat e sistemit italian
Ne Itali mafia shfaqet si pushtet i katert.
Shtet ku jeta e qeverisjes eshte me e shkurte gati se ne gjithe shtete tjera europiane. Parlamenti eshte i perbere poashtu nga dy dhoma:
1.Dhoma e deputeteve
dhe
2.Senati i republikes
Ne Itali eshte interesante se para ca kohesh eshte miratuar nen me te cilin deputeti apo ministri nuk kane imunitet jashte qeverise apo parlamentit.
Presidenti i Italise zgjidhet per shtate vjet.

Sistemi politik i Shqiperise deri ne luften e dyte boterore

Kuvendi i Vlores me 28 nentor eshte si nisme e parlamentarizmit ne Shqiperi.
Me 7 dhjetor emerohet qeveria dhe komisioni per njohjen e Shqiperise se pavarur.
Ne vitin 1913 Shqiperia njihet si Principate autonome me vilhelm Vidin ne krye te shtetit. Poashtu, ne vitin 1913 nxirret Statuti Organik si akt i pare kushtetues.

Ne vitin 1918 themelohet Kongresi i Durresit ndersa ne vitin 1920 formohet kongresi i Lushnjes, i cili i hudh bazen sistemit.
Ne kete vit parlamenti ka 37 deputete.

Ne vitin 1921, kuvendi peson ndryshime dhe nga 37 deputete numri rritet ne 107 deputete.
Kane ekzistuar dy parti kryesore ne ate kohe dhe ate: partia popullore dhe partia konzervatore. Udheheqes i partise popullore ka qene Fan Stilian Noli, e cila parti ka qene edhe ne pushtet ne kete kohe.
Ne po keto vite Ahmed Zogu merr pushtetin prej Nolit dhe kjo zgjat deri ne vitin 1924 kur Noli permbys pushtetin, mban ate per nje kohe te shkurte, mirepo pas nje kohe kthehet serish Zogu.
Ne vitin 1925 Zogu tenton ta bej Shqiperina monarki, mirepo kjo tentative nuk ka sukses deri ne vitin 1928. Prej 1925 deri me 1928 Shqiperia ka patur sistem republikan dhe ne vitin 1928 Ahmed Zogu shpallet mbret dhe kjo mbreteri vazhdon te ekzistoj deri ne luften e dyte boterore.
Ne luften e dyte boterore ne Shqiperi vendost sistemi komunist me Kuvendin si organ me te larte.


Sistemet politike te shteteve te europes jug-lindore

Bullgaria

Bullgaria ka sistem parlamentar.Pushteti shfaqet ne tri shkall te cilat jane:

1.Parlamenti-eshte organi me i larte legjislativ nepermjet te cilit sillen ligjet
2.Qeveria-eshte organi ekzekutiv nepermjet te cilit ligjet e sjellura nga parlamenti vihen ne jete
3.Presidenti

Parlamenti i Bullgarise numeron 242 deputete. Ne kete shtet kontrollin mbi qeverine e ka parlemnti, i cili nepermjet mekanizmit te kontrollimit te buxhetit, kontrollon edhe vete qeverine.
Presidenti zgjidhet nga populli per 4 vjet. Presidenti ka te drejten e vetes, emeron qeverine me votebesim dhe eshte komandand suprem i armates.
Parlamenti me 2/3 e votave mund te filloj proceduren per shkarkim te presidentit, te cilen shkarkim e kryen gjykata kushtetuese.


Rumunia

Rumunia ka poashtu sistem parlamentar. Pushteti shfaqet ne tre shkalle:
1.Parlamenti
2.Presidenti
3.Qeveria

Karakteristike e Rumunise eshte se presidenti i shtetit eshte presidenti me i fuqishem nga te gjithe ato te shteteve ne tranzicion.(dmth ka me shume kontroll te pushtetit ne duart e veta)
Parlamenti ka dy dhoma:
-Dhoma e deputeteve
-Senati
Te dyja dhomat zgjidhen nga qytetaret,qe poashtu eshte karakteristike e sistemit politik Rumun.



Hungaria

Hungaria poashtu ka sistem parlamentar. Pushteti shfaqet gjithashtu ne tre shkalle:
1.Presidenti
2.Parlamenti apo asamblea kombetare
3.Qeveria


Partite politike


Partite politike ne parim (ne vecanti partite e pozites), para opinionit tentojne te prezentohen si mbrojtese te interesave sa me te gjera shoqerore,gjegjesisht si mbrojtese te interesave kombetare ne shoqerite ku ceshtja kombetare e ndonje kolektiviteti te caktuar nuk eshte ende e zgjidhur.
Ne sistemet politke me opozite te mirfillte,partive politike pozitare nje gje e tille nuk u shkon lehte perdore,sepse per ate perkujdeset vete opozita.
Partite politike sipas regullave demokratike brenda afateve te caktuara kohore (zakonisht kater vjecare), para qytetareve japin llogari per ate se san e te vertete kane qene te kycur ne ndryshimin e disa ligjeve qe me aq krenari e plasojne para opinionit d.m.th para popullit ngase vetem populli eshte mekanizma kryesore qe partive politike mund tju jap edhe nje mandat zakonisht katervjecar qe te udheheqin pushtetin.
Pra ndryshimi i disa regulloreve,poashtu edhe disa ligjeve eshte pjese e strategjise se partive politike qe sa me gjate te mbeten ne pushtet,respektivisht sa me gjate te ushtrojne pushtetin shtetrore.
Ne pergjithesi shikuar nga ky aspect krijohet pershtypja se partite politike dhe demokracia zhvillohen bashkarisht,se ato e plotesojne dhe e ndihmojne njera-tjetren,gje qe ne kete parim eshte me se e vertete.
Pra partite politike duhet studijuar nga te gjitha anet si nga ana positive ashtu edhe nga ana negative e veprimit te tyre ne shoqerine bashkohore si nje fenomen universal shoqerore ngase shoqeria bashkekohore veshtire se mund te funksionoje.




Partitë
Partitë politike përbëjnë elementin thelbësor të demokracisë në shoqëritë moderne. Të dala nga vetë shoqëria, në shumicën e demokracive, partitë politike luajnë rolin e ndërmjetësit mes qytetarëve dhe organeve kushtetuese. Në shumicën e rasteve ato hyjnë madje edhe në sferën e shtetit. Anëtarët e partive politike zënë postet politike në shtet. Disave kjo u duket e tepruar dhe për këtë arsye kritikojnë pushtetin e madh të partive politike.
Partia do të thotëmendim i organizuar."
(Benjamin Disraeli).
Parti quhet tërësia e atyre që besojnë se janë të të njëjtit mendim."(Charles Tschopp).

"Partia mund të jetë gjithmonë vetëm një mjet. Dhe gjithmonë ekziston vetëm një qëllim: pushteti."
(Jean Paul Sartre).

Parti quhet "grupi i qytetarëve me qëndrime të njëjta, qëllimi i të cilëve është realizimi i pikëpamjeve politike".
Partitë janë bashkimi i lirë i qytetarëve me qëndrime të njëjta, të cilët, për zgjidhjen e problemeve politike, bëjnë propozime programore dhe paraqesin kandidatë për mandate në parlament dhe për poste qeveritare, me qëllim që pas zgjedhjeve të suksesshme të zbatojnë në praktikë programin e tyre.
Partitë janë lidhje të qytetarëve, të cilat vazhdimisht apo për një kohë të gjatë ndikojnë në formimin e vullnetit politik dhe që synojnë të ndikojnë në përfaqësimin e popullit , nëse ato, duke u bazuar në formën e përgjithshme të rrethanave ekzistuese, veçanërisht në vëllimin dhe qëndrueshmërinë e organizimit të tyre, në numrin e anëtarëve dhe në paraqitjen e tyre në opinion, ofrojnë garanci të mjaftueshme për seriozitetin e angazhimit për arritjen e këtyre qëllimeve .
 
Last edited:

Jeta

Anëtar i Respektuar
Titulli: Sisteme politike

Sistemet politike
Sipas sistemeve politike mund te ketë pushtete te modeleve: autokraci, oligarki dhe demokraci
Autokracia
Në autokraci pushteti është i përqendruar në duar të prijesit dhe ai udhëheqë duke u mbështetur në norma tradicionale, te cilat mund të jenë edhe religjioze. Prijësi ka pushtet absolut, sepse edhe ka forcë absolute. Në vende te tilla ka shumë levizje kundër prijësit, në mënyrë që të hiqet nga froni dhe hakëmarrjet po kështu janë shumë të ashpra dhe të vrazha ndaj te pakënaqurve
Oligarkia
Në oligarki pushteti është i përqendruar në duar të pakicës. Pakica vendos për ligjet dhe po kështu për qështjet më të rëndesishme të një shteti apo vendi. Gjatë historisë me ketë formë pushteti janë identifikuar aristokracia, veçmas me modelin fisnor te sundimit dhe plutokracia oligarkike, një shtresë e vogël e të pasurve që vendosë në emër të shumicës. Politologët, sociologët etj. vlerësojnë se edhe në shoqëritë moderne kemi të bëjmë me plutokraci oligarkike si formë e pushtetit. Arsyen për këtë vlerësim e mbështesin në faktin se mbrapa vendimeve në emër të shumicës, vendos pakica dhe ajo ka pushtetin real në duar të saj. Edhe në tipat e qeverisjes demokratike, në rastin kur zgjedhjen përfaqësuesit për të qeverisur, pakica ndahet nga votuesit e tyre dhe vendos ashtu siç do dhe ia merr mendja, dhe shpesh kjo është në kundërshtim me dëshirat dhe synimet e qytetarëve
Demokracia
Demokracia është sistem politik në të cilin pushtetin e ushtron populli, përkatësisht të gjithë qytetarët e një vendi që kanë të drejtë vote. Demokracia paraqet formë të qeverisjes.
Demokracia plebishititare
Demokracia plebishitare apo e drejtëpërdrejt në Athinën e lashtë, ishte e tillë që qytetarët dilnin në sheshe te qyteteve dhe vendosnin për çështje që u interesonin atyre. Atëherë kjo formë e vendosjes ishte e mundur, ngasa numri i njerëzve nëpër qytete ishte i vogël dhe nuk paraqiste ndonjë problem të tuboheshin qindra apo disa mijera njerëz.
Demokracia reprezentuese
Tash shumica e vendeve kanë sisteme demokratike dhe po kështu, karakteri i tyre është reprezentues. Demokracia reprezentuese mundëson që qytetarët vetëm përmes zgjedhjeve aktivisht të marrin pjesë në vendimmarrje politike dhe në ndërtimin e institucioneve shtetërore
 

Humbesi

Anëtar i ri
Titulli: Sisteme politike

Kontrolloje edhe njehere artikullin, mua me duket se eshte icik i vjeter :D
Momentalisht nuk eshte Toni Bler kryeminister i Anglise!
 

Jeta

Anëtar i Respektuar
Titulli: Sisteme politike

Kontrolloje edhe njehere artikullin, mua me duket se eshte icik i vjeter :D
Momentalisht nuk eshte Toni Bler kryeminister i Anglise!
Ke te drejte, por kur me eshte dashur mua, ka qene ai lol. Sa here nderrohen dhe keta...
Nejse, rendesi ka si eshte rregullimi shteteror, nuk ka rendesi emri i nje funksionari.
 
Top