• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

S’ka rëndësi nëse largohet apo jo Berisha

WxP

Tech
Aleati më besnik i PD-së, kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu duke folur për shkaqet që sollën humbjen e të djathtës në zgjedhjet e 23 qershorit shprehet se, ka një seri faktorësh që duhen analizuar duke mos dashur të nxitohet.
“Ajo që është e papranueshme për ne është se edhe pse është rezultati shumë i mirë i PR, si koalicion ne nuk kemi arritur të marrim mbështetjen e qytetarëve shqiptarë”, shprehet ai.
Sa i takon vendimit që duhet të marrë kreu i PD-së, Sali Berisha për të ardhmen e tij në politikë, Mediu thotë se kjo ka pak rëndësi dhe kërkon që të mos mohohet kontributi i tij në 22 vjet në politikë.
“Jeta të jep pak shanse e mundësi që të njohësh njerëz me autoritet e vullnet të tillë si zoti Berisha. Ajo që kam vlerësuar më tepër është dëshira e tij për të bërë më të mirën për vendin. Të mos harrojmë se janë 22 vjet jetë politike dhe duhet të dimë të vlerësojmë çdo gjë të mirë të bërë nga njerëzit, e sidomos nga autoritete të tilla. Në qoftë se do të ecim nëpërmjet mohimit, ne nuk do të ndërtojmë dot asnjë gjë të drejtë”, shprehet Mediu në një intervistë për “AS”.
/Shekulli Online/Përgatiti: F.S./
 

Attachments

xhebrail1

INTERIST
Titulli: S’ka rëndësi nëse largohet apo jo Berisha

Legenda e shqiptareve historia ma e mire e shqiperise e mban emrin tend doktor sali berisha
 

DarkLord

Silence is Golden!
Titulli: S’ka rëndësi nëse largohet apo jo Berisha

Nuk pres te jape dorehejen Sali Berisha. Sigurisht qe pres te japin doreheqjen te gjithe kryetaret e PDs neper rrethe, perjashto ate te Kukesit.
Kaq.
Normale qe te majtet hedhin thashatheme te tille, pasi edhe perse ne opozite ia kane friken Berishes!
 

gafi

Anëtar i Nderuar
Titulli: S’ka rëndësi nëse largohet apo jo Berisha

edhe dha doreheqje dhe e pranoj qe faji i tij PD humbi zgjedhjet. e kesaj i thone demokraci dhe perparim.
 

Love

βeℓℓe â๓e
Titulli: S’ka rëndësi nëse largohet apo jo Berisha

Aleati më besnik i PD-së, kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu duke folur për shkaqet që sollën humbjen e të djathtës në zgjedhjet e 23 qershorit shprehet se, ka një seri faktorësh që duhen analizuar duke mos dashur të nxitohet.
“Ajo që është e papranueshme për ne është se edhe pse është rezultati shumë i mirë i PR, si koalicion ne nuk kemi arritur të marrim mbështetjen e qytetarëve shqiptarë”, shprehet ai.
Sa i takon vendimit që duhet të marrë kreu i PD-së, Sali Berisha për të ardhmen e tij në politikë, Mediu thotë se kjo ka pak rëndësi dhe kërkon që të mos mohohet kontributi i tij në 22 vjet në politikë.
“Jeta të jep pak shanse e mundësi që të njohësh njerëz me autoritet e vullnet të tillë si zoti Berisha. Ajo që kam vlerësuar më tepër është dëshira e tij për të bërë më të mirën për vendin. Të mos harrojmë se janë 22 vjet jetë politike dhe duhet të dimë të vlerësojmë çdo gjë të mirë të bërë nga njerëzit, e sidomos nga autoritete të tilla. Në qoftë se do të ecim nëpërmjet mohimit, ne nuk do të ndërtojmë dot asnjë gjë të drejtë”, shprehet Mediu në një intervistë për “AS”.
/Shekulli Online/Përgatiti: F.S./
Ncncncc ore se kuptoj unë ky me çfarë surrati del njëherë e flet para njerëzve dhe çfarë mbështetje kërkon ky pushti, kur e bëri Gërdecin det në gjak?!! ..
A kanë ndërgjegje këta njerëz a jo sot, pse mo zogj ishin ata që vrave ti atje u vure barutin ëëë ..

Nga ty ka humbur shumë pikë PD o Medi qëni ;).. surrat patate, mendoje se populli do harronte ato që ke bërë eh medet me bojë ..

Politika shqiptare një film estrade, që në botë se gjendet ..
 

Love

βeℓℓe â๓e
Titulli: S’ka rëndësi nëse largohet apo jo Berisha

Nuk pres te jape dorehejen Sali Berisha. Sigurisht qe pres te japin doreheqjen te gjithe kryetaret e PDs neper rrethe, perjashto ate te Kukesit.
Kaq.
Normale qe te majtet hedhin thashatheme te tille, pasi edhe perse ne opozite ia kane friken Berishes!
E dha dorëheqjen e lajmëroi zyrtarisht ..
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Titulli: S’ka rëndësi nëse largohet apo jo Berisha


Berisha pranon humbjen dhe jep dorëheqjen nga drejtimi i PD-së (VIDEO)

Pas më shumë se, dy dekada në politikë dhe pa shumë procesesh zgjedhore në krye të Partisë Demokratike, Sali Berisha ka bërë të ditur largimin nga drejtimi i kësaj force politike.

Politikani më jetëgjatë pas rrëzimit të sistemit totalitar, që mbajti detyrën e Presidentit në periudhën 1992-1997 dhe të Kryeministrit nga 2005 dhe që do të vazhdojë ta mbajë deri në shtator të 2013-s, duket se tashmë ka "dorëzuar armët" pas humbjes së zgjedhjeve.
Berisha mori të gjitha përgjegjësitë e humbjes dhe uroi Ramën duke thënë: "I uroj fituesit mbarësi në detyrën e tij të lartë dhe uroj që qytetarët të gëzojnë një jetë gjithmonë e më të mirë."
FJALA E PLOTث E BERISHثS
Qytetare dhe qytetarë, mbështetës të PD, shqiptarë dhe shqiptare kudo që jeni. Jam para jush një mesazh, duet ë theksoj një mesazh të vonuar, sepse kam dashur të respektoj punën me vetëmohim të madh të komisionerëve, proces që po shkon drejt fundit.
Mirënjohjen pa kufi ndaj qindra dhe mijëra qytetarëve, të reja të rinj, burra dhe gra, që më shoqëruan nga kosovica në tropojë me mikpritjen më fisnike që kam provuar ndonjëherë, në piëk të vapës, shtrënguam duart, shkëmbyem mendime, ndot me vëmendje alternativën tonë dhe më bënë si dhuratë fushatën elektorale më të bukur, më të pasur dhe amsive të jetës sime. Jam përpjekur të bëj më të mirën. Kam punuar me përkushtim dhe entuziazëm edhe më të madh se herët e tjera. Dua të përulem me nderimin më të madh para militantëve të PD-së. Ata janë energjia më e pashtershme e PD-së dhe gjithë betejave të saj. Dua të përgëzoj shtabet elektorale, komisionerët tanë, gjithë qytetarët shqiptarë që në këto zgjedhje votuan për kandidatët e saj, vendosën besimin e tyre te Sali Berisha dhe çdo shqptar që votoi sistemin tonë pluralist.
Qyetarë që keni mbështetur PD-në ju ndiqni jo pa trishtim fjalën time se me të drejtë prisnit diçka tjetër nga unë. Jam jo për të komunikuar rezultatin, se është njohur dhe pranuar nga unë dhe PD-ja.
Në karrierën time e kam ndjerë veten si shërbëtori juaj dhe e kam konsideruar këtë privilegjin më të madh të jetës. Gjithnjë kam vendosur t’i bindem sovranit. Në këto zgjedhje ne paraqitëm para qytetarëve një projekt konkret për Shqipërinë vend i zhvilluar, për punësimin.
Premtimet e opozitës për heqje taksash nuk mund t'i bënim, sepse në filozofinë tonë bien ndesh me konkurrencën e ndershme, barazinë sociale.
I uroj fituesit mbarësi në detyrën e tij të lartë dhe uroj që qytetarët të gëzojnë një jetë gjithmonë e më të mirë. Kemi punuar fort. Unë jam përpjekur me mish dhe me shpirt të bëj më të mirën. Ne i humbëm këto zgjedhje. Për këtë humbje gjithë përgjegjësia bie mbi mua; vetëm mbi Sali Berishën.
Duke marrë përgjegjegjësitë që më takojnë të jap dorëheqjen nga të gjitha funksionet e mia në PD. Të jem njëri prej jush, një deputet i PD-së, si opozitë për programin e PD dhe ta shndërrojmë një program.
Nuk është fjalim lamtumire. I tillë nuk është. Nga unë PD-ja dhe mbështetësit e saj nuk do dëgjojnë një fjalim lamtumire, sepse unë nuk do ta lexoja urrë. Jemi të mërzitur,. Kemi humbur një betejë. Sot është e domosdoshme të qëndrojmë më të bashkuar se kurrë. Detyra të mëdha na presin që ta shndërrojmë çështjen tonë të drejtë në çështje të të gjithë shqiptarëve.
Pata fatin e madh të më besoni drejtimin e PD për 22 vjet. Jemi dhe do jemi krenarë, sepse së bashku me kurajo me guxim themeluam në kushte terrori PD si parti e parë opozitare. Me ëndrrat më të bukura të shqiptarëve.
Jemi dhe mbetemi përjetë krenarë për gjithçka që kemi bërë do vazhdojmë të bëjmë. Ne bëmë realitet ëndrrën e lirisë për shqiptarët dhe dinjitetin e tyre njerëzor. Ne sanksionuam lirinë e besimit, liria njerëzore, kryefjalë e axhendës sonë.
Sot shqiptarët janë më të mirë se kurrë. Në një kohë të shkurtër arritëm të vendosim çështjen e lirisë në Kosovë në axhendën e kancelarive të Europës. Me parrullën një komb një qëndrim mbështetëm luftën dhe lirinë e Kosovës.
Të gjthë duhet të jemi krenar me PD Shqipëria sot është e aderuar në organizatat më të mëdha në botë. Ne bëmë të vërtet anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, lëvizjen e lirë pa viza, dhe së fundi rekomandimet për statusin e vendit kandidat.
Ne hodhëm themelet dhe konsoliduam në Shqipëri shtetin ligjor. Ne sot të gjithë së bashku duhet të ndjehemi krenar me PD, sepse ne pasi humbëm pushtetin për shkak të firmave piramidale në 1997 qëndruam në opozitë dhe në 2005 hodhëm poshtë qeverinë aktuale me votën e shqiptarëve. Rrogat dhe pensionet e shqiptarëve ishin të ulëta dhe qesharake.
Detyra ishte shumë e vështirë. Shqipërisë pothuajse askush nuk i besonte. Ne ndërtuam rrugën e Arbrit, autostradën Tiranë – Elbasan dhe do të ndërtojmë gjysmën tjetër të boshtit të jugut në mandatin e ardhshëm. Duhet të jemi krenar me PD, sepse ne ndërtuam qindra ujësjellësa dhe natyrisht mbetet ende shumë punë për të bërë.
Duhet të jemi krenar sepse sot disa nga treguesit janë në nivelin e disa vendeve të zhvilluara. Këto vite të qeverisjejs tonë ishin vitet më të vështira për shkak të krizës ekonomike, dhe qeveria tonë i rezistoi.
Janë në ndërtim e sipër 120 hidrocentrale, si kaskada e Devollit. Kemi qindra rrugë, shkolla. Me 45 mijë projekte që mbështetëm kemi bërë të mundur në këtë kohë të shkurtër të katërfishohet toka e punuar në fshat.
Në 10 vendet më me rritje të turizmit në planetin tonë. Me projektin tonë “Shqipëria vend i zhvilluar, që vendi me penetrimin më të ulët të internetit 4,8%, të telefonisë celulare. Shqipëria dixhitale ishte ëndrra e të rinjve shqiptarë, sot ata komunikojnë më shumë se të rinjtë e disa vendeve të zhvilluara të Europës.
Miqtë e mi, demokratë dhe dëmokratë. Vetëm pak vite më parë, ora europiane dhe euro-atlantike ishte e ndaluar. Së bashku morëm reformat më të thella; konsoliduam shtetin ligjor, anëtarësuam Shqipërinë në NATO. Nisëm punën serioze për liberalizimin e vizave me ShBA.
Edhe në këto dy mandate kemi folur me vepra, që kanë krijuar një Shqipëri tjetër, ndërtimin e të cilës do jemi të gatshëm ta vazhdojmë, janë vepra që kanë ndryshuar përgjithmonë Shqipërinë tonë.
Nuk janë arritjet tona arsyeja pse nuk na votuan shqiptarët; jam i sigurt që çdo shqiptar ndihet krenar. PD do dijë të lexojë me përulësi votën e çdo shqiptari. Në lidershpirin e ri, një fillim të ri të fuqishëm.
Mirënjohje për bashkëpunëtorët e mi të mrekullueshëm, me integritet moral. Mirënjohje të pakufishme miqve tanë. Një mirënjohje të pakufishme shqiptarëve, që këto 22 vite kanë vendosur votën, besimin e tyre te mua, çfarëdo që të bëj, s’mund t’ua shpërblej diot.
Kam dhjetëra, mijëra mesazhe në Facebook, të cilët më kërkojën që kësaj here të heqë dorë nga vendimi që kam marrë, por i ftoj që bashkë me energji dhe entuziazëm të mbrojmë kauzën tonë dhe ta bëjmë kauzë të mendjeve dhe zemrave të shqiptarëve.
Arritjet e Shqipërisë nën qeverisjen e PD do kishin qenë të pamundura pa solidaritetin e institucioneve ndërkombëtare. Mirënjohjen më të thellë për këtë solidaritet, që u kanë treguar shqiptarëve. Mirënjohje pa kufi ShBA, aleatin më të madh të shqiptarëve.
Në përputhje me Kushtetutën e vendit deri në shtator do punojë me përkushtim të madh dhe për përgatitjen e lidershpit të ri, bashkë me strukturat e PD-së dhe të ecim drejt fitores më të re që na pret. Zoti bekoftë PD-në, mbështetësit e saj, Shqipërinë dhe shqiptarët kudo që janë. Falemnderit!/Shekulli
 

xhebrail1

INTERIST
Titulli: S’ka rëndësi nëse largohet apo jo Berisha

Edhe pastaj kan ftyre e akuzojne per jo demokraci bravo Berisha je njeri ma i madh qe ka pas shqipnija najhere...
 

cent

...Lontano
Titulli: S’ka rëndësi nëse largohet apo jo Berisha

Mire qe ike o Berisha se e bere shqiperine si mos me keq.Qofsh mire nga sot e tutje dhe pac jete e shendet :D
 

xhebrail1

INTERIST
Titulli: S’ka rëndësi nëse largohet apo jo Berisha

Mire qe ike o Berisha se e bere shqiperine si mos me keq.Qofsh mire nga sot e tutje dhe pac jete e shendet :D

Keq qe sju bl;eu edhe nga nje ferrari te bridhni evropen edhe ju vetem te rrini hahahhahaahahahhahah
 

cent

...Lontano
Titulli: S’ka rëndësi nëse largohet apo jo Berisha

Keq qe sju bl;eu edhe nga nje ferrari te bridhni evropen edhe ju vetem te rrini hahahhahaahahahhahah
Na ke ca tr*pin xhebrail na i ke shpif forumin duke shkruajt idjotlliqe ne 500 tema ne dite..pffff shko re rriti nr e postime tek lojrat apo kenget ca shkruaj idjotlliqe
 

xhebrail1

INTERIST
Titulli: S’ka rëndësi nëse largohet apo jo Berisha

Po ti sapo shkrove nje idiotellek me heret vetem keq qe sju bleu nga nje ferrarri e te bridhni evropen se liberlizimin e vizave jau beri edhe mos u anko pastaj se une po ofendoj kur fillonvet i pari.....
BERISHA 1 Krejt SHQIPERIA 0
 
Top