• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Sofra Shkodrane

Status
E mbyllur për postime të tjera.

Julius

Stafi Teknik
Hajde pra bujrum ne sofren shkodrane...ktu jane te mirepritun shkodran,shkodran te shartum por edhe te huaj (me nje fjale pertej kufinjve te Shkodres :p)
Me hanger e me pi ofron qeveria (Jozefina Topalli) LOL
Kshtu qe merrni sa te doni se e kena qeverine e forte LOL nqs s'ju del rracioni pa problem se e importojme LOL
 

SHKoDRaNi-1

Antarë i ri
lool,,, Tjeta Juj He burra... Buk e Kryp e I got raki .. e zemren e bardh :D
 

Lela_Dr

Donatorë
Hajt per hajer ishalla.

Julius shpjet shtroje tavolinen me tana t'mirat......
Mos harro rakine e rrushit :D
 

alfonci

Veri investigatio
Per qeveri mas tna marrin naj gja se me na dhan as qe po presim gja prej tyne.

Faleminers shkoder locja!!!
 

alfonci

Veri investigatio
Shkodra, e bukura


Shkodra është një qytet i rralle, jo vetëm për nga bukuria, por i rralle është nga dimensionet shpierterore, është e thene nga vete qytetaret e saj “ Meka e Shqipërisë”. Kjo nuk është e vertete, është i vërtete vete fakti qe banoret e saj e kane ngritur aq larte ! Shkodra e pakrahasueshme është një qytet qe kur qytetaret e saj largohen për një banim ne një qytet tjetër i përcjell me hidhërim. Ata humbin ne vetvete vlerat njerëzore dhe për fat te keq ketë humbje e konstatojne kur largohen prej saj.Nuk ka qytet tjetër te Shqipërisë ku Allahu xh.sh ka perkedhelur me dashuri si Shkodren tone.

Sado e madhe te jete Tirana apo Prishtina, formimi njerëzor është i tille sa qe kur qytetaret e saj e lëne atë, kane lëne njëkohësisht vlerat e saj.Ska udhetar, ska vizitor, ska studiues apo luftëtar qe ka banuar ne Shkodër e te mos flase me dashuri e një nostalgji për ketë qytet te rralle.Lypset qe ne një klasifikim, duhet qe edhe ana shpierteriore e qytetit te jete e arrire.Ne te gjitha fushat e jetes,Shqipëria pa Shkodren do te mbetej varfërisht e konsumuar !

Shkodra mbetet një qytet qe e ka ne nivele te pa parashikueshme aftesine për rigjenerim.Nga historia vjen deri ne ditet tona trimëria e Oso Kukës qe pasi kryen namazin e drekes, ne kalane e Vranines ne Mal te Zi. U hodhen ne ere ku nga te 40 ushtaret kishte edhe besimtare katolik.Me nderim do te kujtojme edhe te moshuarin Kupe Dania qe kur e pa vajzen e bukur shkodrane me besim katolik qe po e përdhunonin dy ushtare nxorri pushken e ushtaret u rrezuan te vdekur ne toke.Deri ne ditet tona ku Arben Broci, Bujar Bishanaku, Nazmi Kryeziu, Besnik Ceka luftuan kunder rregjimit gjysme shekullor komunist.Keto bij te mrekullueshem te Shkodër loces luftuan për te hequr nga qyteti i tyre, instalimin e metastazes te komunizmit, Shkodren e ka pajisur Zoti me vlerën njerëzore , qytetare ne qytet dhe ne fshat.Besimi ne Zotin bazuar tek liria shkodranet e kane pasur rreth e qark brezit te tyre qe shpesh here duket si gjerdan fishekesh me te cilin Shkodranet mbushin “Karafilin” ( emër i pushkes ne mesjete) qe kërkonin pavarsine, dashurine për jetën nepermjet luftes kombëtare, lirinë tyre.Shkodra thonë është një qytet, nuse e bukur qe tualetin e saj ja ka bere vete Zoti !

Ballkanologia Edit Durham, qytetare angleze ka thene : “ Kur largohem nga Shkodra, me behet te besoj s ky qytet është me i bukuri ne bote”.Vete kenga popullore e thote : “ Mori Shkodër, moj mizore / pak na u duke e shume na dole .Nuk kam mundësi dhe aftesi te analizoj këto dy vargje se vete historia e Shkodres për te kuptuar vlerat e këtij qyteti te mrekullueshem. Tulla dhe betonet qe ndertojne një qytet te ri, është një minimum estetik krahasuar me vlerat historikisht te gjata qe vet Shkodra përcjell me dashamiresi tek qytetaret e saj te dashur.Vlerat e Shkodres janë me dimensione te medha.Cdo gjë qe duhet për mbijetese Shkodres, për çudi e ka.Industri nxjerrëse e perpunuese, bujqësisë, blegtorise, male, fusha, dete e lumenj janë ne dispozicion te qytetareve te saj.Mund te themi pa ndrojtje se ne çdo kohe, te gjithë politikanet, te gjithë administratoret e saj apo shteteve nuk kane ditur ashtu si edhe sot se si mund te dashurohet një qytet i tille . Shkodra nuk pajtohet me interesat e shtira elektorale, Shkodra di te luftoje , di te jetoje edhe ne paqe !

Qendrimi i Shkodres ne politike etj është një etalon për te gjithë Shqiperine, si te reagoje Shkodra, është një leksion për gjithë Shqiperine.
Ne revolucionin kulturor dhe “Letra e hapur” e Komiteti Qendror hoqi edhe fene.Per ketë operacion ç’njerezor Enveri zgjodhi Durresin. Per revolucion labo-komunist te 97 –es kishte për qellim te përmbyste shtetin demokratik pikërisht për ketë qellim zgjodhi Vloren, Shkodra , ketë qytet te neveritshem e quajti ; kryeqyteti rebelimit komunist.

Shkodra ka marshuar ne histori me buzëqeshje, me ballin larte, me kenge ne goje e duar plote.Cdo gjë e huaj qe hyn ne Shkodër qofte edhe vete njeriu , merr format e këtij qyteti, adoptohet me te duke jetuar e punuar sebashku.Shkodra është një qytet qe te injekton ndjenjen e te madhërishmes.Kane kaluar rrebeshe luftrash e Shkodra pozon gjithmonë te mençurit. Ndjenja fetare dhe ndjenja patriotike, janë ato qe zbukurojne shpirtin e shkodres.Edhe ne kohe te tjera deri ne ditet tona ka pasur fenomen te një braktisjeje masive, si pasoje e pa mjaftueshmerise ekonomike.Ne krahasim me qytetet e tjera, braktisja, ky element i demokracise ne Shkodër është me pak i zhvilluar.Shpirti i shkodranit është i lidhur fort me Shkodren.Dimensionet shpirterore te shkodranit janë te pa matura.Ky shpirt qytetar është lehtësisht i dukshem, me fjale te tjera Shkodra është koka e vetvetes, kur është fjala për te vendosur për ceshtje te medha kombëtare.Shkodranet, sebashku me Prizrenin e Kosovës kane pranuar Islamin ne shifra absolute qe ne vitin 1617.Zgjodhen Islamin për fe te tyre sepse te ky besim ata pane se ne ketë menyre i shërbehej me mire kombit, dhe ndërgjegjes fetare.

Marredheniet me fete e tjera janë një model i pa arrire i tolerances për një bashkejetese qytetare. Për fat te keq Shkodra mbeti ne djep.Qofte Ata, pasardhësit e Atyre, qofte keta demokratet qe pesuan një metamorfoze politike janë munduar te mbajne ne djep Shkodren, te mos rritej me tej.
Kujdes për djepin qe po rritet Shkodra.Ju nuk mund te kuptoni uraganin qe shkakton Shkodra kur ajo kundërshton.Une e di dhe e ndjej :Kur largohesh nga Shkodra vlerat njerëzore kane filluar te amortizohen.

Pozicioni gjeografik, Shkodra e ka si një Gadishull te rrethuar me uje.Zoti e ka vendosur ne mes te ujrave për tu lare, për te qene gjithmonë epaster, me abdes.Pavarsisht nga paraqitja e jashtme, me rruge te pa shtruara, Shkodra mbetet gjithmone e paster.Pastertia shpirterore e saj është e tille sa dhe fëmijët e vegjel kur Zoti i dergon ne ketë jete, fjalet e para qe mesojne te artikuluara është Shkodra.
Personalisht duke e mbylluar ketë shkrim mirenjohes për Shkodren, do te deshiroja sadopak te ndryshoj dy vargje te dedikuara asaj nga autore anonim : “ Mori Shkodër, moj gazmore, shume na u duke e shume na dole “

Naten e mire e gjithë mrekullueshmja Shkodër.



BUJAR SHEHU
 

Angel_Devil

Themelues i Forumit
mire se ju gjeta sofra shkodrane pershendetje julius
 

alfonci

Veri investigatio
nket forum nuk ka shum shkodran, por bin nsy edhe aq sa jena

Ju rujt zoti bijt/bijat e shkoder loces
 

Adrenalina

GoC TiR0né
Uaaaa shkodra :)

Ishte rregulluar shkodra pak a shume, vetem rruga ne hyrje te qytetit ishte pak keq por do e rregullonin dhe ate...
Para nje muaji isha ne shkoder, piva dicka tek hotel europa dhe hengra nje drek ne shiroke... Ishta nje dite shuuuuuuuume e bukur, ja vlen te vizitosh shkodren ;) vajzat ishin te bukura, njerezit jane te dashur.
 

fLr

Mos Shtyni
Mir se ju gjeta sofra shkodrane

pershendetje per tan shkodran

Ju puc fort :)
 

alfonci

Veri investigatio
Karajfilat qe ka Shkodra
oh, sa te bukur jane
kush ma shuan mallin tand
SHKODER ma e mira NANE!

Karajfilat qe ka Shkodra
oh,sa te bukur jane
ah,moj zemra ime
si te bani zemra me i lane?!!

Drandofilat qe ka Shkodra
çeln veç per bukuri
qaj,moj zemra ime
ti ma nuk i sheh tani!

Jargavane me boje t'perdale
ma te bukurit Jargavane
e bukura Lulebore
si ikem dhe ju lame?!!

Ne dore kam une nje tufe lule
te "bukura" ndoshta jane
por nuk kane kurre aromen
e "Luleve te Shkodres Nane"!

Kam ne dore une nje tufe lule
te bukura "JO" nuk jane...
dhe kurregja ne bote
nuk ma shua mallin
vetem TOKA NANE!

Dridhet mal
e fushe e koder
te dashur miq
po ju tregoj
se kam ra n'dashni
me nji Zonje
qe quhet SHKODER!

Asht nji Zonje,
nji Zonje e Rande
te gjithe sa jena
fort e duam
dhe te gjithe bashke
e therrasim
NANE!

Violeta.
 

alfonci

Veri investigatio
Uaaaa shkodra :)

Ishte rregulluar shkodra pak a shume, vetem rruga ne hyrje te qytetit ishte pak keq por do e rregullonin dhe ate...
Para nje muaji isha ne shkoder, piva dicka tek hotel europa dhe hengra nje drek ne shiroke... Ishta nje dite shuuuuuuuume e bukur, ja vlen te vizitosh shkodren ;) vajzat ishin te bukura, njerezit jane te dashur.

Merre me men manej kur edhe ty te kan pelqy qe je vajz per vedin, ca thojn djemt...

paske zgjedh vene taman te mira... Shkodra eshte ken gjithmon e rregullume, vetem leckat ka pas pak te zhytuna, psh hymja e shkodres...(RRUGA)
 

xhebrail

Mangup me Licenc
uNE JAM ME ORIGJIN NGA SHKODRA...
PO JETOJ NEPEJE E DUA SHKODREN NJESOJ SI PEJEN


RESPEKTE
 

Analistja

Anëtar i ri
Nadja e mire Shkoder locja.
 

alfonci

Veri investigatio
[ame=http://www.youtube.com/watch?v=GeiCF0HmpFg&feature=related]YouTube - rudi - shkodra qyteti im[/ame]

[ame]http://www.youtube.com/watch?v=JN5Dzsm2szI&feature=related[/ame]
 

alfonci

Veri investigatio
[ame=http://www.youtube.com/watch?v=GzHtX_Ss93E]YouTube - SHKODRA 2008[/ame]

[ame=http://www.youtube.com/watch?v=j6JBPluCqcg]YouTube - Zonja Shkoder[/ame]
 

alfonci

Veri investigatio
si gjithmon shkoder locja me plot zemer ju mirpret
 

emiljano

Antarë
Sa Patriotizem eshte i shendetshem?

Patriotizmi i shkodranit, Malsorit GEGES,
Shprehje te tilla si ShkoderZemer, Jame krenar qe jam shkodrane, Gegerishtja eshte gjuhe e perendise,

Sa Patriotizem eshte i shendetshem?
 

Analistja

Anëtar i ri
Pershendetje shkoder locja. Mirese ju ka pru zoti te gjitheve
 

Ylli-1

Etnoshqiptar
Miredita Shkodra e Rozafes.
 

Analistja

Anëtar i ri
Miredita Shkodra e Rozafes.


Mirese na erdhe. Hajt ta qerasim mikun siq e do zakoni:ciaoo::ciaoo::ciaoo:
 

alfonci

Veri investigatio

alfonci

Veri investigatio
Status
E mbyllur për postime të tjera.
Private conversations
Help Users
    Top