• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Spiuni "Cicero" 007 shqiptar i Hitlerit

Lauri

Anunnak
Një nga çështjet më të famshme të spiunazhit gjatë Luftës së Dytë Botërore është ajo e një shqiptari nga Kosova më emrin Iliaz Bazna, ose me pseudonimin e tij “Cicero” apo 007 shqiptar, që vazhdon të jetë një temë kryesore në mesin e historianëve dhe shkrimtarëve në lidhje me rolin dhe ndikimin e tij gjatë një prej ngjarjeve më të mëdha në botë, raporton agjencia e lajmeve Presheva Jonë duke referuar burimeve të CIA-s

Po kush është 007 shqiptar me renome botërore ?


Iliaz Bazna alias “Cicero” ka lindur në një familje shqiptarë në Prishtinë në vitin 1904, në atë kohë e njohur si Perandoria Osmane. Përveç kësaj, sipas dokumenteve të CIA-s (Central Intelligence Agency), konfirmohet që çështja “Cicero” është një nga historitë më të famshme të spiunazhesh të epokës sonë. Kur Lufta e Dytë Botërore filloi në vitin 1939, gjermanët dhe italianët pushtuan Ballkanin, duke okupuar të gjitha vendet përfshirë edhe Shqipërinë dhe zonat e banuara me shqiptarë.

Turqia ishte i vetmi vend në Ballkan që nuk ka marre pjesë gjatë Luftës së Dytë Botërore, pasi që vendosi të mbetet neutral. Në vitin 1939, në kryeqytetin e Turqisë, Ankara, britanezët angazhuan “Ciceron” si një asistent personal të ambasadorit britanik Sir Hughe Montgomery Knatchbull-Hugessen.

Po kush është 007 shqiptar me renome botërore ?

Megjithatë, në të njëjtën periudhë, britanezët nuk ishin në dijeni se edhe Hitleri kishte angazhuar spiunin shqiptar për të ofruar shërbimit e tij për gjermanët. Ndërsa britanezët u përpoqën për të përfituar nga shërbimet e “Ciceros”, spiuni shqiptar vodhi dokumentet sekrete dhe konfidenciale në ambasadën britanike në Turqi, të cilën ai më pas i dorëzoi gjermanëve.

Si rezultat, “Cicero” është paguar shuma të mëdha, kryesisht në funta britanike të falsifikuara, rreth 100.000, për shërbimet e tij. Në atë periudhë, kjo ka qenë një shumë mjaft e konsiderueshme.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, përdorimi i parave të falsifikuara ka qenë një element kyç në përpjekjet e Hitlerit për të shkatërruar dhe për të destabilizuar ekonominë e Britanisë duke përdorur para të falsifikuara për të krijuar inflacion, siç argumentohet nga gazetari i mirënjohur amerikan, John K. Cooley, në librin e tij “Currency Wars”, ku ai gjithashtu i kushton disa seksione për spiunin shqiptar. Veç kësaj, gjermanët nuk e vlerësuan çdo informacion që u komunikua nga “Cicero”, pasi ata kishin frikë se ai ishte një spiun britanik.

Megjithatë, “Cicero” ofroi informacione shumë të vlefshme për gjermanët, të cilat mund të kishin ndihmuar Gjermaninë naziste për ta kthyer rezultatin e Luftës së Dytë Botërore në favor të tyre. Sipas shumë burimeve, “Cicero” paralajmëroi për zbarkimin e aleatëve në Normandi në Francë (Operation Overlord), një betejë historike dhe një pjesë thelbësore për t’i dhënë fund Luftës së Dytë Botërore, të cilën gjermanët e konsideruan si dezinformatë.

Kjo doli të jetë një gabim shumë të kushtueshme, pasi që më 6 qershor 1944, aleatët zbarkuan me sukses në brigjet e Normandisë në Francë dhe filluan çlirimin e Evropës.

Roli i shqiptarit, Iliaz Bazna, ende nuk është harruar – shumë filma dhe libra janë shkruar rreth tij, si filmi “Five Fingers”, ku një actor, duke luajtur rolin si Iliaz, përmend ndërsa ka një bisedë me një zonjë se ai është shqiptar (53:39) kur ai përgjigjet në pyetjen rreth origjinës së tij, dhe më tutje libri “The Cicero Spy Affair: German Access to British Secrets in World War II” e cila është në dispozicion në portalin të mirënjohur Amazon.

Së fundi, pasi që Lufta e Dytë Botërore përfundoi më 2 shtator 1945, burime të ndryshme konfirmojnë që “Cicero” u zhduk dhe vazhdoi jetën e tij në Turqi si një njeri i varfër dhe jo më një spiun,.
Presheva Jonë.
 
Ka edhe një film per kete.
Ne Mynih ka jetuar si i varfer.
Ka kerkuar asistence dhe pension nga gjermanet si kolaborator i tyre por ja refuzuan.
Une di qe ka vdekur ne mynih si lypsar.
 

Lauri

Anunnak
Spiunat jane gjithmone si limona per tu shtrydhur. Nga momenti qe nuk nxjerr me leng dihet se ku perfundon.
 

kitrra 123

plak gjufurrak
Po çfarë 007 Iljazi aman kur tere parat qe kish vene nen jastek ishin te falsifikuara lol
 
Top