• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Sterjo Spase

Nostra_22

Anëtar i Nderuar
Sterjo Spasse lindi me 14 gusht te vitit 1914 ne fshatin Gllomboç te Prespes, ne rrethin e Korces. Shkollen fillore e kreu ne vendlindje dhe ne Korce, ndersa shkollen e mesme, ne normalen e Elbasanit, me 1932. Punoi per një kohe te gjate si mesuaes ne Dervican te Gjirokastres, ne Voskopoje, ne Korce e Tirane, si inspektor arsimi ne Ministrine e Arsimit ne Tirane, e me vone prane Lidhjes se Shkrimtareve dhe nArtisteve te Shqiperise, pastaj u trajtua si shkrimtar ne profesion te lire. Vitet e fundit doli ne pension. është nder themeluesit e revistes "Normalisti" (1929-1937), ka hapur e ka mbajtur rubriken e arsimit ne revista "Bota e re", ka qene redaktor i revistes "Shkolla Shqiptare". Ka qene nder themeluesit e pare te revistes pedagogjike pas اlirimit "Shkolla e re", "Arsimi popullor" dhe te revistave letrare "Literatura jone", "Nentori" etj etj.

Veprimtaria krijuese e Sterjo Spasses është e larmishme. Ai fillon te shkruaje qe ne bankat e shkolles Normale te Elbasanit, me 1929, fillimisht shkrime publicistike me karakter social e pedagogjik.
Me 1932 botoi monoigrafine "Prespa e vogel". Botoi rreth pese vellime me permbledhje tregimesh: "Kurore rinie" 1934 1963. "Ne krahet e një femre" 1934, "Nusja pa duvak" 1944, "Te fala nga fshati" 1958, "Sokolesha" 1967.
Per ato qe e bejne te njohur emrin e tij si ne mjediset intelektuale, ashtun edhe ne ate te popullit jane romanet: "Pse?!..." 1935. "Aferdita" 1944, "Ata nuk ishin vetem" 1952. "Aferdita perseri ne fshat" 1954. "Buze liqenit" 1965 "Zjarre" 1972.

Ka botuar rreth 13 vepra te tjera qe jane tekste shkollore si "Antologji per shkollat shtatevjecare e te mesme", "Gramatike e gjuhes shqipe", "Letersia e huaj", "Teoria e letersise", etj etj. Ka perkthyer edhe romanet "Te mjeret" e Viktor Hygoit 1935, "Kasollja e xha Tomit" 1958, "Nusja" te Karasllavovit 1958 dhe vellimin me tregime "Albena" te Jordan Javkovit 1966.

Vdiq me 12 shtator 1989.
 

Nostra_22

Anëtar i Nderuar
një pjese filozofike e shkeputur nga romani "Pse?!"

( Sterjo Spasse)


...

-C'është jeta per ty?-e pyeta.
-flluska sapuni.-mu pergjigj
-po vdekja?
-shperblimi i jetes!
-c'është bota?
-një pike helm ne hapesire!
-c'është me e kuptuar ne bote?
-vdekja.
-cila është kafsha me e eger?
-njeriu.
-po me e bute?
-ajo qe s'ka lindur .
-cili njeri ju duket me i poshter?
-ai qe ndryshon veten me një emer te huajdhe ai qe punon aq mizorisht saqe nuk kujton as vdekjen.
-c'është budallalleku?
-te duash një gje qe s'e kedhe te kujtosh se je ai qe s'je.
-po puna me e mencme?
te gezosh te tanishmen.
-c'është me e aferme ?
-vdekja!
-po me e larget?
-zemra ime me tendendhe fillimi e fundi i Hicit.
-çfarë është e pavdekur?
-hapesira!
-çfarë është me e bukur?
-fantazia!
-po me e shemtuar?
-semundja!
-me e hidhur?
-jeta.
-me e embel?
-Hici.
-c'gje e shte me e madhe?
-Libri iBotes!
-po me e rende?
-fjala.
-me e pamundur?
-te ndryshosh veten dhe formen,dmth jam une te behem ti,dhe jam njeri dhe te behem pellumb.
-kur shperblehet njeriu?
-kur e kujton veten te lumtur.
-çfarë gje ju duket me e merzitur?
-cdo send është me i merzitur se njeri-tjetri.
-çfarë gje ju duket me e veshtire?
-te jesh njeri...
-po me e lehte?
-te krijosh krijese njerezore.
-cili është ngushellimi i te pasurit?
-pesha e qeses
po i te vobektit?
-e ardhmja...
-nuk ju kuptoj-i thashë per se dyti.
-vdekja .-mu pergjigj serioz
-po c'permban jeta e njeriut?
-vetem dyshime!-keto tha dhe heshti...​
 
Top