• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Stoicizmi

GLOOM

Catch me if you can...
Filozofinë që e quejmë stoicizëm, lindi aty nga fundi i qindvjeçarit të IV p.e.s. Ndahet zakonisht në tri periudha kryesore:

Stoicizmi i vjetër (i lashtë), i themeluar nga Zenoni i Citiumit, Clzeanti dhe Krisipi;

Stoicizmi i periudhës së mesme, me përfaqsuesit Panetius dhe Posidonius që edhe janë përcjellësit e mendimit stoik në Romë e mëtej është më famëshmi përfaqësues Ciceroni dhe;

Stoicizmi i vonshëm me Senekën dhe Marc Aurelin. (nga ky i fundit, disa e quajnë këtë periudhë «stoicizmi perandorak (imperial)»).

Emri stoicizëm rrjedh nga portiku Stoikon që ngrihej në afërsi të shkollës së Zenonit dhe është doktrinë e rrallë filozofike që nuk muer emrin nga themeluesi i vet e as nga koncepti kryesor që shtjellon por nga vendi ku shtjellohet dhe mësohet (Stoa). Stoik pra është njeriu gjakfohtë dhe i patrembshëm nga situatat sikur edhe vet portiku në fjalë. Zotërimi i vetvehtes dhe pikëpamjet morale janë thelbi i çështjes së stoikëve kështuqë kjo doktrinë ecën me hapa pushtuese në betejat kundër hedonistëve, epikuristëve dhe intelektualëve të Akademisë, gjer në atë shkallë sa që i zbehë gjer në eklipsë mendimet kundërshtare e sidomos pas dominimit të mendimit stoik në nënqiellin romak.

Nuk mund të themi se metafizika e stoikëvë nuk ka kundërthënie në vehte: Ajo së pari është dhe duhet të konsiderohet si fizikë e jo metafizikë. اdo gjë jashtë shpirtit është trup kurse shpirti vet një perceptim. Nga kjo ndoshta edhe shum studjuesë e filozofë konsiderojnë se stoicizmi ka karakter dhe dominancë idealizmi. ثshtë e saktë se në disa aspekte ka ideailzëm por a nuk flasin stoikët për principin dhe për atë se pafundshmëria apo hiçi nuk egziston dhe se trupi, masa është gjuthkund dhe e mbush çdo vend. Që para stoikëve filozofë pra më të lashtë, ngritën dallimin e materjes nga forca. Stoikët e përvehtësuan dhe në pajtim me idetë e tyre, nxorën bashkësinë e materjes me forcën si burim krijues që quhet gjithashtu natyrë.

Stoicizmi zhduket si shkollë filozofike shpejt pas përfundimit të sundimit të Mark Aurelit por inspiron shum besimin e krishterë në disa forma të saja të urtësisë.

Përndryshe stoicizmi mer hov të rëndësishëm disa shekuj më vonë, saktësisht, ringjallet me paraqitjen e rilindjes dhe mer përmasa mjaftë rëndësishme, së pari në Itali e pastaj në Gjermani dhe Francë.

L. Miftari



Sa stoik jeni ju?...Deri ne cfare shkalle mund te shkoje stoicizmi juaj,si pjese dominuese apo thjesht mekanizem idealizmi?
 

kitrra 123

plak gjufurrak
Titulli: Stoicizmi

Stoicizmi kam pershtypjen se eshte zhvilluar shume pak apo fare pak ne shoqerine shqiptare. ndoshta rrethanat e kan pamundesur por ne realitet kam pershtypjen se kemi njerez stoik, apo mbajtes te stoicizmit, ne karakterin individual ne pamundesi te shtrirjes dhe bashkimit te themi ne nje grup shoqeror. Kam pershtypjen se shoqeria shqiptare ka nevoje te nje organizimi te stoicisteve ngase ne njefar menyre eshte klanizuar dhe krahinaziuar ne ate menyre saq ka tejkaluar ne banalitet. Vlerat e shoqerise kane rene aq poshte sa cdo gje ka marre khaje te kundert.

Une personalisht mundohem te mbaje veten gjakftohte ndaj cdo situate dh eta analizoje situaten i pandikuar shume nga klanet, rrethet dhe ndikimet tjera. Gjithashtu jam cytyr nga parimi qe nuk kam lejuar shkeljen e personalitetit dhe pavaresise sime personale, por me keqardhje e them se ne shoqerite shqiptare kjo ne njefar menyre te hakmerret. Ne shoqerine shqiptare, ne pergjithesi, te besh moralin te konsiderojne si AUT. Megjithate, perkunder asaj se une kam patur edhe humbje jot e rralla nga stoicizmi im perseri nuk jam thyer dhe vazhdoje te mbeshtese ate qe quaj dhe konsideroje vlere.
 

GLOOM

Catch me if you can...
Pe: Stoicizmi

Jam dakord me ty Kitrra...Stoicizmi duket sikur nuk ka mbizoteruar ndonjehere ne Shqiperi,por une do e shtrija pak ne nje rang me te madh ndoshta per gjithe popullsine e Ballkanit...Ballkanesit mbahen si gjaknxehte dhe duket qe ne personalitetin e tyre stoicizmi nuk do kishte vend...Ndersa per tju pergjigjur pyetjeve,do thoja qe ai nje ane shume ''ngacmuese'' e karakterit...Te jesh gjakftohte,eshte nje veti e njerezve qe kane nje karakter te forte,qe kane nje autokontroll te emocioneve te tyre nen kontroll...Ndonejehre kjo mund te keqkuptohet si indiferentizem...Ne fakt nje fije e holle e ndan nga indiferentizmi ne teori,por stoicizmi eshte nje menyre me shume jo ndikimi nga emocionet e te tjereve...Dmth situatat qe te krijohen duhet te shikohen me nje sy jo ndikues apo influencues...Besoj se eshte dicka e veshtire te arrish ne fazen e stoicizmit,pasi edhe pse logjika eshte me e forte tek njeriu se sa instiktet,ndonjehere emocionet arrijne te dominojne edhe ate pjese te logjikes...
 
Pe: Stoicizmi

Te them te drejten nuk e dijase paska nje rryme te tille"stoike" dhe tani qee lexova,e mesova...

Por di me siguri se cfare pershkruan dhe perfaqeson kjo rryme,,,

"stoiket" i hasim ne shkallet e larta te karrieres ,,dhe mendoj qe per punen qe bejne ju duhet dhe nje fare "koke e ftohte"...

Gjithsesi duhet nje barazpeshe e cdo emocioni a jo emocioni,,,

Jo rralle hasen te tille karrieriste qe kane hyp siper ne shtresat shoqerore ,,,tek gjejne ate kunderpeshen (ne jeten private) ne kanale qe i devijojne normales...

Me kete dua te them qe ku ka diell ka dhe hije...

Ne fund te fundit ,,,Filozofija nuk eshte shkence egzakte,,, Gje qe ben te hillen poshte ca idealizma qofte kjo dhe nga vete "stoiket"
 
Top