Suksesi më i madh i burrave në krahasim me gratë, nuk ka asnjë bazë“biologjike”

Përmbledhja e mbi 10.000 studimeve: Suksesi më i madh i burrave në krahasim me gratë, nuk ka asnjë bazë“biologjike”​



Nga politika botërore tek bizneset e rangut më të lartë, nga nivelet e larta akademike madje edhe tek fituesit e Nobelit, meshkujt janë më të shumtë në numër se sa femrat dhe me një diferencë të konsiderueshme.

Një nga shpjegimet për një pabarazi të tillë i është atribuuar biologjisë. Ideja se ekziston një lloj “superdiversiteti” midis trurit të meshkujve është cituar vazhdimisht në literaturën shkencore dekadat e fundit. Por sipas një studimit më të fundit ky argument mbi suksesin e meshkujve është tërësisht i pambështetur në prova.

“Bazuar në të dhënat tona, nëse supozojmë se njerëzit janë si kafshët e tjera, ka mundësi të barabarta për të pasur një numër të ngjashëm grash me arritje të larta sa edhe burrat”– thotë biologjia dhe autorja kryesore e studimit Loren Harrison nga Universiteti Kombëtar Australian (ANU).

Bazuar në këtë logjikë, ekziston gjithashtu një shans po aq i madh për të pasur një numër të ngjashëm burrash dhe grash me arritje të ulëta. Shumica e kërkimeve mbi diversitetin brenda specieve të ndryshme tentojnë të përqendrohen mbi dallimet midis gjinive.

Nuk është e vështirë të gjesh shumë shembuj, madje edhe ekstremë të dimorfizmit edhe brenda specieve tona. Kontraste në kromozomet seksuale janë përgjegjëse për ekzagjerimin e një sërë karakteristikash anatomike, të tilla si mjekra apo gjoksi.


Që nga fundi i shekullit XIX-të, me shkrimet e seksologut të famshëm anglez Havelok Elis, supozimi se truri më i madh mashkullor, është i barabartë me një potencial më të madh për aftësi njohëse, është përdorur për të shpjeguar se përse burrat “meritojnë” të jenë në pozita me pushtet në drejtimin e punëve.

Që atëherë është shkruar shumë mbi atë nëse dallimet statistikore në të gjitha ndarjet gjinore,përkthehen në ndonjë gjë vërtet domethënëse. Por pak studime kanë shqyrtuar nëse diversiteti anatomik brenda një gjinie, ofron një spektër më të madh sjelljeje.

Përkundër një shqyrtimi të plotë të rreth 10.000 studimeve të mëparshme mbi 220 specie përfshirë njeriun, ekipi nuk mundi të gjente ndonjë provë bindëse që tregon një ndryshim shumë të madh brenda tipareve të personalitetit të meshkujve apo femrave. Kjo nuk do të thotë se nuk kishte dallime midis specieve në tërësi.

Disa tipare të përzgjedhura, si imuniteti apo tipare të caktuara morfologjike, gjithashtu u vunë re se ndryshonin në mënyrë të konsiderueshme brenda gjinive në specie të veçanta. Por nëse do ta përdorim natyrën si një përafruese të variacionit brenda trurit të mashkullit, siç sugjerohej në të kaluarën, mund të arrijmë në përfundimin se peizazhi i pasur i trurit të femrës ofron po aq mundësi për të qenë gjenialë sa edhe ai i mashkullit.


Nëse meshkujt janë më të ndryshueshëm sesa femrat, kjo do të thotë se ka më shumë meshkuj se femra me një IQ (koeficient të inteligjencës) shumë të ulët ose shumë të lartë. Por studimi ynë mbi 200 lloje kafshësh, tregon se ndryshimi në sjelljen e mashkullit dhe femrës është shumë i ngjashëm. Prandaj, nuk ka asnjë arsye që ta përdorim këtë argument të bazuar në biologji, për të shpjeguar për shembull pse më shumë burra sesa gra janë fitues të çmimit Nobel, të cilin ne e lidhim me një IQ të lartë”– thotë një nga autorët, biologu evolucionar Majkëll Xhenions nga ANU.

Mungesa e provave në favor të ndryshimit të sjelljes midis burrave, nuk përjashton shpjegime të tjera biologjike mbi “tavanin e xhamtë” të papërshkueshëm nga gratë që është aq shumë tipik në shumë shoqëri moderne. Por ajo i kufizon argumentet që ky “tavan” të jetë rezultat i faktorëve biologjikë.


bota.al
 
E si i bie tani?
Qe ne proporcion me mundesite femrat kane te njejtin sukses me meshkujt?Me shume ndoshta?
Dmth na rrofte ne qe e kemi trurin me te madh😔

Madje, madje , bile, bile, i bie qe nese do mbillnim qepe ne na duhet 100m2 siperfaqe ndersa femrat ne 80m2 arrijne te kene te njejten sasi qepesh si ne😂😝
 
Nobeli jepet per shpikje.
Ju nuk ja thoni nga ajo ane, madje, madje, bile, bile edhe tangat edhe takat burrat i kane shpikur🤣

Te ishte per ju do kishit vesh akoma thesin e patateve😝
Normal se burrat, se tu nejt na barkun e nones 9 muaj, ja kanë vjedh ideat madje dhe ja kanë hënger e trurin. Dmth prap me meritën e gruas i shpikët gjërat :p
 
Normal se burrat, se tu nejt na barkun e nones 9 muaj, ja kanë vjedh ideat madje dhe ja kanë hënger e trurin. Dmth prap me meritën e gruas i shpikët gjërat :p
Ja, ja si i pjell mendja kesaj😂
Me kete qe the je shembulli i gjalle qe verteton studimin e mesiperm😝
 
Ja, ja si i pjell mendja kesaj😂
Me kete qe the je shembulli i gjalle qe verteton studimin e mesiperm😝
Është fakt që fetusi i merr vitaminat e trurit. Dmth që ne femrat aq tru kemi sa që dhe shpërndajmë. :p
Andaj Zoti na ka zgjedh neve për të mbart fëmijë, se tju kish zgjedh juve iq pa mend do kishit mbet tani 🤣😂
 
Top