Të mos kalojë asnjë ditë pa u habitur.

Nuk uroj që të jesh i lumtur, do të ishte shumë e lehtë, por uroj që të jesh në gjendje të gjesh lumturinë në çdo gjë të vogël rreth teje.
Nuk të uroj më të mirën, do të ishte shumë relative, por uroj që të dish të përfitosh sa më shumë nga çdo situatë në të cilën ndodhesh.
Nuk të uroj të mos keshë frikë, do të ishte shumë e vështirë, por të uroj që të gjeni gjithmonë guximin për të vazhduar dhe për të jetuar jetën tuaj në maksimum.
Nuk uroj që të mos bëni kurrë gabime, do të ishte e pamundur, por uroj që të keni gjithmonë një shans për të korrigjuar gabimet tuaja.
Nuk uroj që të bëni gjithmonë gjënë e duhur, do të ishte shumë mirë, por uroj që të dini të mësoni nga gabimet tuaja.
Nuk do të doja që të mos kishit nevojë kurrë për askënd, kjo do të ishte shumë mendjemadhësi, por do të doja që të ishit mjaftueshëm të përulur që të mund të kërkoni ndihmë kur të keni nevojë.
Unë nuk uroj që të kesh shumë miq, do të ishte joreale, por uroj që të jesh në gjendje të jesh mik i shumë njerëzve.
Nuk dëshiroj që të jesh i mençur, do të ishte shumë pretencioze, por uroj që të jesh në gjendje të dallosh se çfarë është e mirë dhe çfarë është e keqe dhe të dish të zgjedhësh mënyrën e duhur për të ndjekur në përputhje me rrethanat.
Bota është plot me mrekulli për të zbuluar, mos lejoni të kalojë asnjë ditë, pa u habitur. 🙄
FB_IMG_1650364940186.jpg
Thomas Merton
Në shqip by Lauri anunnak 👍
 
Titulli i temës më solli në mendje këto pjesët

"Surprise me..." 😁



"I want to be surprised..." 😁

 
Emma Stone Wow GIF

lool
 
Top