• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Të rinjët dhe droga

Elinda

ELINDA
Dikur ishin si lulet e pranverës ,që qelin qdo ditë së bashku me agimin. Por, përse tani në vend të rrezeve të arta të diellit , qielllin e tyre e kanë mbuluar re të zeza e të zymta. Ta konsumosh drogën është sikur ta drejtosh veten drejt humnerës .
Pse ata e humbën moshën e tyre , më të bukuren e jetes, për diqka vdejkeprurëse. Ata mund të ishin të lumtur , duke shkuar në shkollë, në punë , të ishin plot hare e gëzim, por në vend të këtyre gjërave ata enden rrugëve dhe janë të trishtuar.
Ku humben , ku u treten , së bashku me ëndërrat e tyre ?!
Si mund të bëhen ata të pavarur nga këto substanca , t'i rikthehen edhe një herë jetës së tyre.
Pse ata gabuan kaq rëndë.
Disa nga ata përfundojnë tragjikisht.
Ata harrojnë familjen dhe shoqërin . Si mund t'i gjendet zgjidhje këtij problemi , që na shqetëson të gjithëve.
Te behemi te gjithe bashke dhe ta largojm kete dukuri te keqe , sepse dikur motra , vellai, shoku ose shoqja jone mund ta perdor ate helm.
T'i bashkojm forcat tona , kunder kesaj dukurie negative.


(ese nga libri i 2 '' E dua jeten ):flutura:
 

Jetmira

..........
Titulli: Të rinjët dhe droga

Droga, numri i përdoruesve në rritje, të rinjtë më të rrezikuar
Numri i përdoruesve të drogës është në rritje, ndërkohë që ky fenomen mbetet më tepër urban sesa rural. Më problematike janë qytetet e mëdha. Kjo u bë e ditur në Ditën Botërore kundër Drogës. Arian Boci, specialist pёr substancat abuzive, Drejtor i Organizatёs STOP AIDS, tha se “ashtu si në të gjithë botën, dhe në Shqipёri përdorimi i substancave abuzive, përfshirë ato legale dhe jo legale është në rritje vitet e fundit. Ndёr grupet mё tё prekura janё adoleshentёt dhe tё rinjtё. Vitet e fundit ka njё rritje tё përdorimit të këtyre substancave nga femrat, sidomos përdorimi i marijuanes, heroinёs, kokainёs apo drogave tё tjera sintetike. Gjithashtu nё rritje ёshtё dhe numri i pёrdoruesve tё cilёt pёrdorin droga mё injektim. Fenomeni i abuzimit me drogat në Shqipëri është më shumë një problem urban se sa rural ku numrin më të madh të personave të prekur nga përdorimi e kanë qytetet e mëdha”.

Referuar të dhënave të fundit të raportit tё EMCDA për vitin 2010, nё Shqipёri numri i personave që janë apo kanë përdorur substanca ilegale, varion nga 40.000 – 60.000 persona, nga ku mendohet se rreth 10-15% e tyre janë përdorues të drogave intravenoze, kryesisht heroinë dhe kokainë. Sipas drejtorit të Shëndetit Publik në Ministrinë e Shëndetësisë, Gazmend Bejtja, se paku 5 mijë persona janë përdorues problematikë.

Edhe pse Shqipёria mbetet njё vend me prevalencё tё ulёt tё infeksionit HIV tek pёrdoruesit e drogёs (dominon rruga heteroseksuale e transmetimit), prevalenca e Hepatitit B ёshtё rreth 20% dhe vitet e fundit kemi rritje tё ndjeshme tё rasteve me Hepatit Viral C tek pёrdoruesit e drogave me injektim, kryesisht si rezultat i shkёmbimit tё mjeteve tё injektimit. Sipas tё dhёnave paraprake qё disponon organizata “STOP AIDS”, pёrqindja e Hepatitit Viral C nё kёtё grup popullate ёshtё mbi 30%. Kёto shifra janё vёrtetё alarmante po tё kihet parasysh rruga e transmetimit tё kёtyre infeksioneve dhe sjelljet me rrezik nё tё cilat pёrfshihen pёrdoruesit e drogave.
Nga ana tjetёr, pёr shkak tё mungesёs sё financimit, qё prej Marsit 2012, programet e zvogёlimit tё dёmit dhe kryesisht ato tё shpёrndarjes sё shiringave pёr pёrdoruesit e drogave janё mbyllur. Kёshtu qё njё ndёr popullatat mё vulnerable pёr marrjen dhe transmetimin e infeksioneve tё tilla si HIV/AIDS, Hepatitit B dhe C, janё komplet jashtё mbulimit me programe parandaluese, duke rritur ndjeshёm shanset pёr shpёrthime masive tё kёtyre infeksioneve jo vetёm nё kёtё grup popullate por dhe mё tej.

Shkёmbimi apo ripёrdorimi i shiringave tё pёrdorura ёshtё ndёr rrugёt mё tё rrezikshme pёr marrjen e infeksionit HIV apo Hepatiteve. Afёrsisht sot nё botё njё (1) nё dhjetё (10) persona tё infektuar me HIV e marrin kёtё infeksion si rezultat i shkёmbimit/ripёrdorimit tё shiringave pёr injektimin e drogёs, sidomos nё ato vende ku kёto programe nuk mirёfunksionojnё apo nuk mbёshteten. Shembull tipik mbeten vendet e Evropёs Lindore, si Rusia, Ukraina, Kazakistani, etj, ku prevalenca e infeksionit HIV tek pёrdoruesit e drogave me injektim varion deri nё 80%.

“Sot ёshtё e pafalshme qё tё lejojmё skenare tё tilla tё ndodhin nё vendin tonё. Nё kёtё ditё tё shёnuar gjejmё rastin t’ju bёjmё thirje institucioneve shtetёrorё, donatorёve tё ndryshёm qeveritarё dhe jo qeveritarё, media-s, si dhe publikut tё gjerё, tё kthejnё vёmendjen pёr tё kontribuar nё mbёshtetjen e kёsaj grup popullate nё rrezik. Tё gjithё sё bashku mund tё kontribuojmё pёr njё shoqёri tё shёndetshmё dhe pa drogё. Pёrdoruesit e drogave janё qenie humane, dhe si tё tillё meritojnё vemendjen dhe trajtimin e duhur ashtu si çdo kush tjetёr, pavarёsisht statusit tё tyre shёndetёsor apo social”, tha Boci.

Ndërkohë Bejtja tha se “në strategjinë përkatëse parashikohen masa komplekse, kualicione me shoqërinë civile, hapësira për struktura të ndryshme për të krijuar mundësinë për të reduktuar në maksimum kërkesën dhe kuriozitetin për drogë, që çon në varësi dhe shkatërrim”. Në vend ka vetëm një qendër publike e specializuar në trajtimin e drogës, ndërkohë që parashikohet të krijohen edhe 4 spitale të tjera rajonale të toksikologjisë.

Sipas UNODC, vlerёsohet se nё tё gjithё botёn janё rreth 300 milion pёrdorues tё drogave ilegale, ose rreth 6% e popullatёs nё moshёn 15-64 vjeç. Nga kёta, rreth 2.8% – 4.5% (apo 125-203 milion persona) kanё pёrdorur marijuanё. Ndёrsa pёrdoruesit e opiateve vlerёsohet tё jetё rreth 12-21milion persona, nga tё cilёt rreth njё e treta e tyre kanё pёrdorur heroinё. Nё pothuasje tё njёjtat shifra varion dhe numri i pёrdoruesve tё cocainёs (14.2 – 20.5 milion persona).
Në Ditën Botërore, Stop AIDS, në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Institutin e Shëndetit Publik, të mbështetur nga Ambasada Amerikanë në Tiranë, përcollën mesazhe sensibilizuese për një jetë pa drogë. Dita botërore është vendosur nё 7 dhjetor 1987, me vendim tё Asamblesë sё Përgjithshme tё Kombeve të Bashkuara, si shprehje e angazhimit për të forcuar veprimin dhe bashkëpunimin me qёllimin për të shkuar drejt një shoqërie pa drogë. Slogani global i kёtij viti ёshtё “Veprime globale për komunitete të shëndetshme pa drogë”. Aktivitetet kanë pёr qёllim tё informojё dhe sensibilizojё tё rinjtё, komunitetin, publikun e gjerё dhe politik- bёrёsit rreth pasojave social-negative qё vijnё nga pёrdorimi dhe abuzimi me drogat.
 

Jetmira

..........
Titulli: Të rinjët dhe droga

Konteksti i përgjithshëm ekonomik, politik, shoqëror, kulturor dhe edukativ i Kosovës, favorizoi edhe shfaqjen dhe përhapjen e shumë dukurive me karakter negativ për shëndetin, e moralin mendor tek të rinjtë. Kështu për një kohë të shkurtër, edhe në Kosovë, kohë më parë ke mundur të shohësh pankarta të mëdha nëpër rrugët e gjitha qyteteve me foto ku shkruan rreth kësaj dukurie të re. Një gjë e tillë për ndonjë vend tjetër mund të mos tërheq vëmendjen askujt, mirëpo për rrethanat tona në Kosovë ishte një goditje e llojit të vet. Sepse marrë në përgjithësi trevat shqiptare, dhe Kosovën në veçanti, kjo dukuri me ndikim tepër negativ nuk ka ndonjë histori jetëgjatë. Shoqëria jonë ishte pjesë e një sistemi patriarkal, ku lidhja dhe solidariteti brenda anëtarëve të shoqërisë ishte shumë i fort, respektimi i vlerave tradicionale dhe fetare ishin më stabile dhe më imune ndaj dukurive negative, që gjithsesi shpinin në ruajtje e institucionit të shenjtë të quajtur familje. Mirëpo kjo gjendje me këtë sistem, nuk vazhdoi edhe pas konfliktit të fundit në Kosovë, sepse lufta e fundit në Kosovë ishte edhe një rast i “mirë” për t’i dhënë shtytje dukurive negative në të gjitha sferat e jetës, pra marrë në përgjithësi lufta në Kosovë i dha shkas dhe mundësi favorizuese shumë dukurive negative. Tashmë do të duhej llogaritur se shoqëria jonë është duke kaluar fazën më të vështirë të këtij tranzicioni.
Pas largimit të forcave serbe nga Kosova, do të vendoset administrimi Ndërkombëtar ku pas vetës, për pasoj, edhe numri i të huajve sa vinte e rritej, qofshin këta ushtarak, apo edhe civil. Kjo bëri që Kosova për herë të parë në historinë e saj më të re të ballafaqohet me një fluks aq të madh të të huajve, dhe që u përkisnin kulturave, traditave dhe civilizimeve të vendeve të ndryshme. Tani, Kosova u bë një vend dhe një rast i përshtatshëm për të shtrirë ndikim e tyre shoqëri të ndryshme të panjohura për ne, me dukuri negative siç janë; narkomania, alkoolizmi, prostitucioni, kumari, trafikimi i krijesave njerëzore dhe krimi i organizuar kanë qen të panjohura, dhe bile as që është folur ndonjëherë në shoqëritë shqiptare për këto dukuri. Të gjitha këto s’bashku zënë fill në decenien e fundit, dhe për më tepër si trend i kohës fituan epitetin e një “qytetërimi” të ri dhe që karakterizon edhe të “riun modern”.

Si erdhi deri te kjo shoqëria shqiptare?
Varshmëria nga droga ishte universale, por jo edhe te ne, mirëpo, kjo nuk zgjati edhe shumë ngase edhe Kosova hyri në univers për një kohë, madje edhe atë shumë të shkurtër. Ajo filloi të kontribuoj në “zhvillimin e këtij biznesi” duke shkatërruar gradualisht edhe vetveten. Sepse edhe llogaritet se në aspektin gjeografik Kosova është favorizuese e shumë bizneseve, pra kështu bëri që ky vend të bëhet vend ideal për trafikimin e drogës nga vendet e Lindjes e Perëndimit, pastaj këtë mundësi shfrytëzuan në mënyrën perfektë të gjithë ata grupe që kishin përvojë të mirë në këtë drejtim në të njëjtën kohë duke nxitur edhe krijimin e shumë organizatave në përhapjen e këtij biznesi me shumë përfitime të mëdha. Shoqëria shqiptare, dhe institucionet në veçanti, nuk e shihnin, dhe shohin të udhës që të ndërgjegjësojnë rinin së paku deklerativishtë për të potencuar të gjitha ato dukuri që shpijnë në prishjen e çdo shoqërie. Gjithashtu, kjo mund të vije edhe si rezultat që rinia jonë nuk mund të informohet sa duhet rreth kësaj sëmundje, për vet faktin se ne nuk kemi ndonjë program shtetëror kundër narkomanisë që në raste të tilla rolin e vet të pazëvendësueshëm do ta jepnin të gjitha strukturat dhe institucionet shoqërore e shtetërore, siç mund të përmendim, shërbimin shëndetësor, mediumet, sistemi i përgjithshëm arsimor, feja e shumë të ngjashme. Një mënyrë tjetër e vetëdijesimit mund dhe duhet bërë përmes shembujve të gjallë në të cilat janë duke kaluar shoqëritë para nesh. Por të gjithë këta që u përmenden nuk gjetën forcë dhe mendim të drejt për të ndërhyrë dhe reaguar, ngase sipas tyre kjo krizë konsiderohej si problem që duhet zgjidhur nga të prekurit (në këtë rast prindërit e të infektuarve) dhe jo si problem i gjithë shoqërisë në përgjithësi. Rast që konsiderohet se preokupon vetëm individët. Ndonëse në vende të ndryshme të Botës ekzistojnë ministri të posaçme apo këshilla të lartë që kujdesen për gjendjen e të rinjve, te ne as që mund të flitet për këtë, me përjashtim të kohës kur afrohen zgjedhjet, ku dalin disa ministra duke bërë disa betime false se do të kontribuojnë në ngritjen dhe avancimin e tyre, mirëpo çfarë ndodhë të nesërmen e gjithë ajo zhurmë e tyre shuhet, sepse ajo që i ka vlerë për të zënë vend dhe pozitë në Parlament apo diku tjetër, tashmë atë e ka realizuar ndërsa betimet false të tyre parazgjedhore janë shuar.
Cilat janë shkaqet që shtyejn të riun të bëhet përdorues i drogës?

Nuk është e thjeshtë që të diskutohet për këto shkaqe që shtyejn të riun të bëhet përdorues i këtij bari. Sepse që në fillim të këtij nëntitulli duhet të përmend se njëra ndër rrethanat më favorizuese që i “ndihmon” të rinjtë është shkolla, ambient ku rinia shkollohet dhe edukohet. Kjo e fundit do të duhej të mos përmendej në këtë vend, mirëpo, viteve të fundit, në vend që shkolla të ishte institucioni i vetëm ku të rinjtë të edukoheshin dhe arsimoheshin, ndodhë e kundërta e gjitha kjo është bërë një mjet dhe mënyrë më e përafërt e përhapjes së shumë dukurive negative. E themi këtë sepse jemi dëshmitarë te një realiteti të hidhur të cilin jemi duk e kaluar dhe përjetuar çdo ditë. Hapja e shumë lokaleve dhe klubeve të ndryshme pranë shkollës, kjo një rast i mirë që të rinjtë mund të argëtohen dhe pa kurrfarë presioni qoftë prindëror apo të edukatorëve të tyre, të shfrytëzojnë të gjitha mënyrat e argëtimit që konsiderohen nga ata, edhe si trendë të kohës. Alkooli, duhani, droga, muzika dhe shumë skena tjera të paturpësisë që shfaqen në këto lokale janë edhe një mundësi e “mirë” që të rinjtë të kalojnë pushimin e gjatë në shkollë. Por, edhe ata të cilët u infektuan nga kjo dukuri ishin zakonisht ata të cilët kishin depresion të ndryshme, disa e përdorin drogën vetëm për t’i bërë shoqëri shokut apo mikut me të cilin rri, dikush e përdorë këtë për tu larguar nga problemet, apo realiteti duke menduar se nëpërmjet kësaj rruge të mund të largojë dëshpërimin, dikush bëhet përdorues i kësaj në fillim nga kureshtja për të ndier se çfarë shije ka, tjetri llogarit mosmarrëveshjet që ka në familje, ndonjë dashuri e pasuksesshme, suksesi i pamjaftueshëm në shkollë, dhe për t’iu shmangur kësaj dhe në kombinim të mbushjes së kësaj zbrazëtie ata bëhen të m’varur nga një substancë që për momentin mund t’i sjell kënaqësi, mirëpo pasojat e me vonshme janë shumë më të mëdha, se nëse në fillim është bardh çdo gjë për të, (duke llogaritur edhe barin të cilin e përdorë), fundi i saj do t’i sjell të zeza të rënda. Shtresa e cila vazhdon të jetë e prekur nga kjo dukuri janë grupmosha 16-19 vjeç dhe 20-24.
uke kaluar nëpër këtë gjendje të vështirë me të cilën është duke u përballur shoqëria jonë, duhet përmend këtu edhe faktorin tjetër që do të kishte një rol shumë të rëndësishëm në zhdukjen e kësaj dukurie dhe në ruajtjen e një shoqërie të shëndosh. Pra është familja e zgjeruar ajo e cila konsiderohet se do të kishte suksese në ruajtjen e shoqërisë nga këto sëmundje. Familja e zgjeruar do të siguronte një shoqërizim të mjaftueshëm të fëmijëve, këshilla e nënës apo babait, në një familje të ngushtë apo të vetme, vështirë se do të mund të ndiqej nga një fëmijë kokëfortë, ndërsa ndikimi i kombinuar i anëtarëve të një familje të zgjeruar, është i efektshëm kundër pabindshmërisë apo padëgjueshmëris së fëmijëve. Dhe duke u rritur në një atmosferë shoqërizuese, e cila siguron kontakte të afërta me anëtarët e tjerë të familjes, është shumë më vështirë të vije deri te humbja e kontrollit ndaj fëmijës, sesa në një familje bërthamë, ku në të shumtën e kohës anëtarët e saj janë të huaj dhe mysafir në shtëpi, dhe në një rrethanë të tillë shumë me lehtë humb kontrolli në familje.

Cili do të ishte sukses i garantuar për të parandaluar këtë dukuri?

Shmangja e tërësishme dhe mënyra e vetme për tu larguar nga dukurit e shëmtuara, është mbështetja tek Allahu xh.sh, dhe respektimi i urdhrave dhe obligimeve fetare në veçanti. Këtu duhet përmendur, se masa më efikase në këtë drejtim është pikërisht ë edukata fetare, sepse i riu i cili edukohet në këtë frymë ai assesi nuk do të lejoj të bie në aso grackash të rrezikshme për jetën e tij. Edukata familjare, sidomos familja e zgjeruar do të ndihmonte në ruajtjen e rinis në binar të drejt. Shkolla, një vatër e dijes ku duhet të shfrytëzohen të gjitha mundësit për mbrojtjen e rinisë nga dukurit negative. Pra, të gjithë duhet të jemi kontribuues të ruajtjes së rinisë, pasi ata janë drejtues të së nesërmes. Duke dashur ta përmbyll këtë temë dua të shtojë edhe këtë se atë që mund ta bëjë ligji, rrallë kush se mund ta kontestojë, dhe këtë për një arsye, se me nxjerrjen e një ligji i cili do të sanksiononte përdoruesin me masa të rënda ndëshkimi, atëherë me siguri se përmasat e kësaj dukurie do të vinin në rënie, ose zhdukur në tërësi. Nuk gjendet rrugë më e mirë për t’i shërbyer vullnetit të Allahut dhe tërë njerëzimit. Nuk ka thirrje më të mirë, se oferta për tu shtrirë dorën viktimave të goditura të shoqërisë bashkëkohore.
Jeta do të ishte e bukur...., por vetëm nëse do t’i jepnim kuptim dhe përmbajtje të bukur do të arrinim qëllimin e kësaj të parës.
 

Jetmira

..........
Titulli: Të rinjët dhe droga

Cilat droga janë shqetësuese?
Për komunitetin drogat më shqetësuese janë drogat psikoaktive sepse ato veprojnë mbi trurin dhe ndryshojnë mënyrën se si mendon, sillet dhe ndjehet individi. Ka tre lloje kryesore droge: depresantët, stimuluesit dhe haluçinogjenët.

Depresantët
> alkooli
> kanabis
> benzodiazepinat (Valium, Serepax, Mogadon, Normison)
> barbituratet
> GHB (Gama-Hidroksibutrat)
> Opiumi (heroina, morfina, kodina, metadoni, petidina)
> Disa tretës dhe thithës
Drogat depresuese nuk shkaktojnë gjithnjë depresion tek përdoruesi. Në të kundërt, ato ndikojnë tek përqëndrimi dhe koordinimi dhe ngadalësojnë aftësinë për t’ju përgjigjur situatave të papritura. Kur merren në sasi të vogla depresantët mund të shkaktojnë çlodhje. Në sasi të mëdha mund të shkaktojnë humbjen e vetëdijes, të vjella dhe vdekje.

Stimulantët
Stimulantët e lehtë
> kafeina (në çaj, kafe dhe pijet me kola)
> nikotina (duhani)
> efedrina (përdoret në mjekimet për bronkitin, alergjinë e pranverës dhe astmën) Stimulantët e fortë
> amfitaminat (shpejtësia, kristali metilik, akulli)
> kokaina
> ekstazia
> tabletat dobësuese (Duromine, Tenuate Dospan, Ponderaks)
> khat
Drogat stimuluese shpejtojnë veprimtarinë e trurit. Si rrjedhim personi që merr stimulantin ndjehet më i gjallë, i vëmendshëm dhe i sigurt tek vetja. Ato rritin rrahjet e zemrës, temperaturën e trupit dhe tensionin e gjakut. Stimulantët pakësojnë oreksin, zmadhojnë pupilat e syrit, sjellin pagjumësi, dhe e bëjnë përdoruesin që të flasë papushim apo të jetë pak nervoz.
Marrja e sasive të mëdha të stimulantëve shkakton ankth, panik, kriza, dhimbje koke, dhimbje në stomak, agresivitet dhe paranojë.
Stimulantët e fortë mund të maskojnë disa nga efektet e depresantëve si për shembull ato të alkoolit.

Haluçinogjenët
> ‘datura’ (bimë)
> Ketamina
> LSD (acid dietilamid lisergi)
> Kërpudhat magjike
> Meskalina (kaktus pejoti)
> PCP
> Kanabis
> Ekstazi
Drogat haluçinogjene shndërrojnë mënyrën se si personi sheh ose imagjinon që sheh rreth vetes. Personat që marrin haluçinogjenë mund të shohin apo të dëgjojnë gjëra që nuk ekzistojnë, ose mund të shohin gjëra të tjetërsuara.
Efekte të tjera të haluçinogjenëve janë zmadhimi i pupilave të syrit, ikja e oreksit, rritja e lëvizjeve, folje dhe të qeshura të tepruara, eufori emocionale dhe psikologjike, rritje të të ndjerit mirë, shtrëngim të nofullave, djersitje, panik, paranojë, humbje të kontaktit me realitetin, sjellje të çuditshme dhe të paarsyeshme, dhimbje në stomak dhe përzierje.
Meqënëse efektet e haluçinogjenëve janë të ndryshme është e pamundur që të parashikohet se si ata mund të ndikojnë tek një njeri apo tek një tjetër në një kohë të caktuar.
Fjalët më të zakonshme për drogën

Droga depresante
Një lloj droge që ngadalëson funksionet e trupit duke përfshirë edhe mesazhet për dhe nga truri. Drogat depresuese përfshijnë alkoolin, kanabis dhe benzodiazepinat (qetësuesit e lehtë).

Varësia nga droga
Kur një person bëhet i varur nga droga pas përdorimit të rëndë dhe afatgjatë të drogës. Personi ka nevojë që të përdorë drogën që të ndihet normal ose që të mos ketë simptomat e pakëndshme të krizës së mungesës. Varësia mund të jetë fizike,psikologjike ose të dyja bashkë.

Parandalimi i drogës
Programe dhe projekte të krijuara për të parandaluar ose për të shtyrë marrjen dhe përdorimin e drogës, për të mbrojtur nga rreziqet e saj si edhe për të parandaluar dëmet e shkaktuara prej përdorimit të drogës.

Pakësimi i dëmeve
Pakësimi i dëmeve ka të bëjë me rregullat dhe programet që kanë si qëllim që të pakësojnë dëmet e shkaktuara nga droga dhe që të përmirësojnë gjendjen shëndetësore, sociale dhe ekonomike për komunitetin dhe individin. Që në vitin 1983, rregullorja e pakësimit të dëmeve është fokusuar drejt pakësimit të furnizimit dhe kërkesave për drogë si edhe drejt dëmeve që shkakton përdorimi i drogës.

Drogë haluçinogjene
Një lloj droge që shndërron perceptimet e personit. Personat që marrin haluçinogjenë mund të shohin apo të dëgjojnë gjëra që nuk ekzistojnë, ose mund të shohin gjëra të tjetërsuara. Ketamina, ‘LSD’, ‘kërpudhat magjike’ dhe kanabisi janë të gjitha droga haluçinogjene.

Narkotikë
Substanca që kanë fuqi që të sjellin gjumë tek një person ose t’a bëjnë atë të turbullt, të lehtësojnë dhimbjet, të zbehin ndjesitë ose të shkaktojnë humbjen e vetëdijes.

Mbidoza
Ndodh kur merret një sasi e tepruar droge dhe trupi nuk është në gjendje që t’a konsumojë.

Drogë psikoaktive
Drogë që ndikon në sistemin nervor qëndror. Ka ndikim mbi trurin dhe si rrjedhim mbi mënyrën se si personi mendon, ndjehet dhe sillet.

Drogë stimulante
Lloj droge që përshpejton funksionet e trupit, duke përfshirë mesazhet për dhe nga truri. Stimulantët e bëjnë përdoruesin që të ndjehet zgjuar, i vëmendshëm, ose i sigurt tek vetja. Kafeina, nikotina, amfitaminat, kokaina dhe ekstazia janë shembuj të drogave stimulante.

Tolerancë
Aftësia e trupit për të konsumuar drogën

Kriza e mungesës
Në se një person që merr drogë e ndërpret atë ose e pakëson sasinë që merr, atëherë tek ai ose ajo mund të shfaqen simptoma fizikesepsetrupifillonqëtëmësohet që të funksionojë pa drogë. Simptomat e krizës së mungesës janë të ndryshme, sipas llojit të drogës dhe llojit të personit përdorues, por në përgjithësi ato përfshijnë depresion, irritime, ngërçe, të përziera, djersitje dhe pagjumësi.
 

ZHIGO

wish me well...
Titulli: Të rinjët dhe droga

Po pra , erdhi koha te kendojm kengen e Erandes prap , "Ne parqet pemet ishin" . ehhh. Te pish apo mos te pish nje këte? Kjo eshte ceshtja sot...

po fmijet 10-12 vjec konsumator te rregullt, ishin shifera alarmante . Kush e ka fajin?
 

Monique

Staf në FV.AL
Titulli: Të rinjët dhe droga

Fajin e ka politika sociale qe eshte inekzistente , familja qe shpesh e pa kuptuar behen te padukshem per femijet duke iu dhene nje pjese tjeter pergjegjesish me arsyen se keshtu mund ti ofrojne cdo gje femijve...duke harruar se ai femije ka nevoje me shume per pranine dhe perkujdesjen e prinderve ne ate moshe. Ligji , shteti dhe shoqnia.
Ne ate moshe nuk mund te paragjykosh nje femije duke e cilesuar si te papergjegjshem.
 
Top