• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Të vërtetat e Hasan Prishtinës!

Hera

Antarë i Respektuar

Të vërtetat e Hasan Prishtinës! Mbiemrin e hershëm e kishte Berisha, nuk la pasardhës. U martua me…​


Whatsapp Image 2020 10 18 At 21.02.23 (2)


Në rurbikën “Autokton” të gazetares Anila Ahmataj, u trajtua vepra dhe figura e Hasan Prishtinës. Jeta dhe veprimtaria e tij janë dhe do të mbeten emblemë e çdo brezi
Rrjedhur nga një familje e madhe dhe mjaftë e nderuar spahinjsh vendas, Hasan Prishtina lindi në Vushtrri më vitin 1873. Gjyshi i tij Haxhi Aliu nga Polanca e Drenicës kishte tre djem! Një ndër ta ishte dhe Ahmeti i cili lindi Hasanin. Babai i Hasan Prishtinës në ortakëri me Ismail Pashë Saraçin grumbulloi pasuri të madhe.

Por Hasani i kreu studimet e para në vendlindje, më tej vazhdoi gjimnazin frëng të Selanikut e më pas në Stamboll u diplomua për drejtësi. Nga aty ai u angazhua dhe u lidh ngushtë me nacionalistët shqiptar dhe më pas bashkohet me xhonturqit për besimin që kish në vetvete se fitorja do të bënte që kombi shqiptar të merrte autonominë brenda Perandorisë Osmane . Hasan Prishtina pas mbarimit të shkollës punoi në Shkup. Një ndër udhëheqësit e mëdhenj të disa kryengritjeve gjatë periudhës parlamentare Osmane, nga ku me kryengritjen e vitit 1912 fitoi autonominë e Vilajetit Shqiptar. Ai mori pjesë në Kuvendin e Ferizajt ku paria shqiptare u mblodhë për të përkrahur rikthimin e kushtetutës dhe ishte pikënisja e Revolucionit Xhonturk.


Më 1908 u zgjodh deputet i Sanxhakut të Prishtinës,
Në nëntor të vitit 1909 u bë antar i kryesisë së partisë liberale të drejtuar nga Ismail Qemal Bej Vlora, ishte një ndër organizatorët e kryengritjes së vitit 1910, së bashku me Isa Boletinin, Nexhip bej Dragën, Mehmet Pashe Derallën, Rexhep Mitrovicën, Bedri Pejanin, Sali Gjukën dhe Idriz Seferin. Në fund të vitit 1911 u bashkua partisë “Liri dhe Marrëveshje”parti e cila ishte për Otomanizmin, decentralizim të qeverisjes si dhe për të drejtat e minoriteteve. Më vitin 1912 Pas një takimi mes tij dhe Ismail Qemalit, më 12 janar u mblodhën në shtëpinë e Syrja bej Vlorës në lagjen “Taksim” deputetët e Beratit Ismail Beu dhe Aziz pashë Vrioni, deputeti i Gjirokastrës Myfid bej Libohova, deputeti i Durrësit Esad pashë Toptani dhe i Prishtinës, Hasan Beu. Deputetët shqiptarë pasi kuvenduan mbi masat që kërkonin nevoja e rrethanave lidhën besën, duke u betuar mbi Kuran për sakrificat e mëtejshme që do të ndërmerreshin në dobi të kombit e atdheut të tyre.


Ky është Hasan Prishtina gjatë viteve. Vepra dhe historiku i tij janë emblemë e kulturës, guximit dhe fisnikërisë që ai dispononte dhe përcillte ndaj kujdo. Të interesuar për vendin ku ai lindi dhe kaloi një fëmijëri e cila edhe ka mbetur edhe nuk ka mbetur në memorien e atyre që sot janë pasardhës të një brezi që ka jetuar sëbashku me fizikun dhe veprën e Hasan Prishtinës. I rëndësishëm është fakti se të gjithë kujtojnë me bindje të plotë se Hasan Prishtina ka ardhur rrethë 8-muajsh, shumë i vogël nga fshati i Polacit, në qytetin e Vushtrrisë, ai lindi në vitin 1873 në Vushtrri, por familja e tij, ishte nga treva e Drenicës, Polaci . Mbiemri i vërtet i Hasan Prishtinës ka qënë Berisha, por me largimin e gjyshit të tij Haxhi Ali Berisha nga Polaci në Vushtri, mbiemrin e ndryshoi nga Berisha në Polaci.

Por nga ana tjetër Hasan Prishtina ishte një njeri i cili shkriu çdo pasuri për popullin edhe më gjerë. Ai u martua me Ikballe Prishtina, e cila rridhte nga një familje shumë e pasur me origjinë çerkeze. Jeta dhe bashkëjetesa e tyre ishte një model, pasi kishin një dashuri të pa përshkrueshme ndaj njëri tjetrit. Ikballe kujdesej shumë për Hasanin dhe gjithmonë ishte pranë tij në të gjitha momentet e jetës deri sa ajo jetoi me të, thuhet nga ata që e njohin mirë historinë se Ikballe ndërroi jetë në vitin 1931 në Nica të Francës, pasi kishte prerë gishtin me thikë gjatë gatimit të një gjeli dhe nga infeksioni humbi jetën. Hasani u pikëllua aq shumë saqë nga dhimbja i shkruan një miku të tij austriak dhe i rrëfen humbjen e madhe.
Por ky çift i mrekullueshëm nuk pati pasardhës biologjik, në jetën e tyre nuk erdhi në jetë asnjë fëmije, por shpirti dhe dashuria për njrëzit e bënte të dallueshme figurën dhe veprat e Hasan Prishtinës, sipas studimeve gjeonologjike ai birësoi Sadakaten, vajzën nga Shkodra si dhe Musli Ajet Dervinën nga fshati Taraxh i komunës së Vushtrrisë.
Hasan Prishtina kishte tre mbiemra, i pari ishte Hasan Berisha nga mbiemri i hershëm, Hasan Prishtina u quajt në vitin 1908 për të përfaqësuar vendin, e ndërsa Hasan Polaci, prej origjinës së fshatit Polac.

(BalkanWeb)
 
Private conversations
Help Users
    Top