• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Teme per Dashurine

bella

Anëtar i Nderuar
Perse dashuria është kaq e dhimbshme?

Dashuria është e dhimbshme sepse hap rruget e ekstazis. Dashuria është e dhimbshme sepse trasformon: dashuria është ndryshim. Cdo trasformim është i dhimbshem sepse duhet te lesh te vjetren per te rene. E vjetra është familja, e sigurte; e reja është apsolutisht e panjohura. Do levizesh ne një oqean te pa eksploruar kurre. Nuk mund te perdoresh mendjen me te rene sic beje me te vjetren; mendja është shume e shkathet, por mund te funksionoje me te vjetren, jo me te ren: tani është absolutisht e kote.
Per kete arsye lind frika; kur le boten e vjeter-te ngrohte,te sigurte-lind dhimbja. është e njejta dhimbje qe provon një femije kur del nga barku i nenes. është e njejta dhimbje qe provon zogu kur provon te fluturoj per here te pare.
Frika e se paditures, pasiguria, paparashikueshemria e saj, te trembin shume.Duke ditur qe trasformimi do jete i qenies kundrejt një gjendjeje te mos-qenit, agonia është e thelle. Por nuk mund te kesh ekstazin pa kaluar ne agoni. Per te pastruar arin, duhet te kalosh nepermjet zjarrit.
Dashuria është zjarr.


P.S VAZHDON.
 
Last edited:

bella

Anëtar i Nderuar
Dhe pikerisht per shkak se dashuria jep dhimbje, miliona persona jetojne një jete pa dashuri. Edhe ata vuajne, por e tyrja është një vuajtje e kote. Te vuash per dashuri nuk është vuajtje e kote. Te vuash per dashuri është krijuese: te con ne nivele me te larta te vetedijes. Te vuash pa dashuri është një harxhim total, nuk te con ne asnje vend: vazhdon te levizesh pergjate një rrethi vicioz. Njeriu pa dashuri është narcist, është i mbyllyr. Njeh vetem vetveten. Por si e njeh veten kur nuk njeh tjetrin? Vetem tjetri mund te jete per ty një pasqyre. Nuk do e njohesh kurre veten nese nuk njeh tjetrin. Dashuria është e rendesishme edhe per te njohjen e vetes. Personi qe nuk ka njohur tjetrin ne një raport dashurie,mirkuptim pasioni, nuk mund te di se kush është, sepse nuk do kete një pasqyre ku te konservoje imazhin e tij.
raporti (lidhja) është një pasqyre, dhe sa me shume dashuria është e paster, me e mire dhe me qarte do jete pasqyra. Por dashuria me e larte, pret qe ti te jesh i hapur.

Kerkon qe ti te jesh i ndjeshem. Duhet te leshosh armaturen tende, dhe është e dhimbshme. Nuk duhet te jesh gjithmone I kujdesshem, duhet te braktisesh mendjen dhe llogarite e saj.

Duhet te rrezikosh, duhet te jetosh rrezikshemerisht.Tjetri mund te te lendoje-e per kete ke frike te jesh i ndjeshem. Tjetri mund te te refuzoje-e per kete ke frike nga dashuria. Shembellimi i qenies tende qe e zbulon tek tjetri mund te jete i shemtuar-ky është ankthi yt. Evitoje pasqyren. Por nuk do behesh i bukur duke evituar pasqyren. Duke evituar situaten, nuk mund te rritesh. është e nevojshme te pranosh sfiden.
 

bella

Anëtar i Nderuar
Duhet te hysh tek dashuria. është nevoje absolute, sepse behesh i vetedijshem per totalitetin tend vetem atehere kur stimulohesh nga prezenca e tjetrit, kur prezenca jote forcohet me prezencen e tjetrit, kur ndihmohesh te dalesh nga bota jote e mbyllyr, narciste, i dal perjashte poshte mbeshtjelles se pafundme te qiellit. Dashuria është një qiell. Te jesh ne dashuri do te thote te vesh krah. Por natyrisht, qielli i pafund ben te kesh frik. Gjithashtu te lesh egon është shume e dhimbshme sepse na kane mesuar ta koltivojme. Mendojme se egoja është i vetmi thesar yni. E kemi mbrojtur, zbukuruar, e kemi llustruar vazhdimisht dhe, kur dashuria troket ne dere, gjithcka qe na duhet per tu dashuruar është te veme menjane egon: është e dhimbshme, sigurisht. është puna e një jete te tere, është gjithcka qe ke krijuar, kjo ego e shpifur, kjo ide qe je i ndare nga egzistenca.
është një ide e shemtuar sepse nuk është e vertet. është një ide iluzionuese, por shoqnia egziston, madje është pikerisht e bazuar mbi kete ide se cdo person është një person, jo një prezence. E verteta është se ne bote nuk egzistojne persona por prezence. Nuk je, nuk egziston si ego, i ndare nga gjithcka. Je pjese e gjithckase. Gjithckaja do te penetroje, gjothckaja do marre fryme ne ty, pulson ne ty, gjithckaja është vete jeta jote. Dashuria te jep ne fillim eksperiencen e harmonise me dicka qe nuk është egoja jote. Dashuria te meson per here te pare se mund te hysh ne harmoni me dike qe nuk ka qene pjese e egos tende. Nese mund te jesh ne sintoni me një grua, me një mik, me një burre, nese mund te jesh ne sintoni me femijen tend ose me mamane tende, perse smund te jesh me te gjitha qeniet njerezore? E nese te jesh ne harmoni me një person te jep shume gezim, cili do jete rezultati nese do jesh ne harmoni me te gjithe qeniet njerezore? një hap te con ne tjetrin.
 

bella

Anëtar i Nderuar
Dashuria është një shkalle: fillon me një person dhe mbaron me gjithcka. Dashuria është fillimi, zoti është fundi. Te kesh frike nga dashuria, te kesh frike nga dhimbjet e rritjes qe dashuria sjell, do te thote te rrish mbyllyr ne një qeli te erret.

Njeriu moderrn jeton ne një qeli te erret: është narcist. Narcizmi është obsesioni me i madh i mendjes moderrne. E me pas vijne problemet, probleme pa kuptim. Ka probleme qe jane krijuese sepse te cojne ne një nivel te larte vetedije. Ka probleme qe nuk te cojne ne asnje vend, te mbajne te lidhur, te mbajne ne kaosin e se kaluares.

Dashuria krijon probleme; mund ti evitosh, duke evituar dashurine. Por ato jane probleme esenciale! Nevojitet ti perballosh, ti jetosh dhe ti kalosh permes per te kaluar me tej. E vetmja menyre per te vazhduar me tej është duke i kaluar permes. Dashuria është e vetmja gje qe ja vlen te behet. Gjithcka tjeter është dytesore- është mire nese i vjen si mbeshtetese dashurise. Keshtu qe sado te jete e dhimbshme, hyr ne dashuri. Nese nuk hyn ne dashuri- sic kane vendosur shume persona-mbetesh ne kurthin e vetvetes. Atehere jeta jote nuk është pelegrinim, nuk është një lume qe shkon drejt oqeanit; jeta jote është një pellg, i piset dhe shume shpejt do mbetet vetem pislleku dhe balta. Per te mbetur i kulluar, duhet te vazhdosh te rrjedhesh. Lumi mbetet i paster sepse rrjedh. Te rrjedhesh është edhe menyra per te mbetur gjithmone i virgjer.

Kush do te mbetet i virgjer. Te gjithe dashnoret jane te virgjer. Persona qe nuk duan nuk mund te mbetet te virgjer: flene, behen te lodhshem, dhe heret apo vone- me shume heret sesa me vone- fillojne te mbajne ere sepse nuk kane asnje vend ku mund te shkojne. E tyrja është një jete e vdekur.
 

bella

Anëtar i Nderuar
Njeriu modern gjendet ne kete situate, dhe per kete motiv nevrotik te cdo lloji, cmendurira te cdo llojo kane dale ne pah. Sikleti psikologjik ka marre proprocione epidemike. Nuk është se dia individe jane psikologjikisht te semure: realiteti është se toka ne komplesin e saj është bere një cmendine. I gjithe njerezimi vuan nja një forme nevrotike. Kjo nevroz lind nga narcizmi yt. Te gjithe jane ngushtuar ne iluzionin se kane një VETE te ndare, e me pas cmenden. Kjo cmenduri është pakuptim, është jo prodhuese, jo kreative. Ose vetvriten. Keto vetevrasje jane edhe keto jo prodhuese dhe jo kreative. Ndoshta nuk vritesh duke marr helm ose duke u hedhur nga një lartesi ose duke u qelluar me arme, por mund te vetvritesh ne menyre te ngadalte, dhe kjo është pikerisht ajo qe ndodh. Pak persona vetvriten pernjeheresh. Te tjeret kane zgjedhur një vetvrasje te ngadalte, gradualisht: vdesin pak nga pak. Por tendenca e vetvrasjes është bere gati universale. Nuk është jete kjo, por shkaku, shkaku thelbesor, është se kemi harruar gjuhen e dashurise. Nuk jemi me kaq guximtat sa te hidhemi ne aventuren e quajtur dashuri. Njerzit jane te interesuar pas seksit, sepse seksi nuk është i rrezikshem
 
Last edited:

bella

Anëtar i Nderuar
është fenomeni i një momenti , nuk është e nevojshme te trazohesh. Dashuria është trazim, është impenjim. Nuk është një fenomen i momentit. Kur ke vene rrenje, mund te zgjase pergjithmone. Mund te behet një impenj qe zgjat gjithe jeten. Dashuria ka nevoje per intimitet; vetem kur ka intimitet, tjetri behet një pasqyre. Kur takohesh me një grua ose një burre ne nivelin seksual, ne te vertet nuk takoheni fare, keni evituar shpirtin e personit tjeter. Ti i ke perdorur trupin dhe ja ke mbathur, edhe tjetri ka perdorur trupin tend dhe ka ikur. Nuk jeni bere mjaftueshmerisht intim sa ti tregonit tjetrin fytyren tuaj orgjinale.
Dashuria është me madhe se koan Zen.
është e dhimbshme, por mos e evito. Nese e eviton, humbet mundesine me te madhe per tu rritur. Hy ne te, me gjithe vuajtjen, sepse fale vuajtjes do vij një ekstazi e madhe. Po, ka agoni, por nga kjo agoni lind ekstazia. Po, duhet te vdesesh si egoja, por do rilindesh si zoti, si buda. Dashuria do te jape prove se jeta nuk është pa një domethenie. Ata qe thone se jeta nuk ka domethenie jane ata qe nuk kane njohur dashurine. Ne fakt po thone qe ne jeten e tyre u ka munguar dashuria.
 

bella

Anëtar i Nderuar
Ler qe te kete dhimbje, ler qe te kete vuajtje. Kalo permes nates se erret, dhe do te vij një agimi i bukur. Vetem ne barkun e nates se erret, dielli mund te evolohet. Vetem permes nates se erret vjen mengjezi.
Perballja ime ketu është vetem ajo e dashurise. Te mesoj dashurine, vetem dashurine dhe asgje tjeter. Mund ta harrosh zotin: është vetem një fjale bosh. Mund ti harrosh lutjet: jane vetem rite qe te jane imponuar nga te tjere. Dashuria është lutja natyrale, nga askush e imponuar. Duket tek ty qe nga lindja.
Zhdukesh si një pike ari e behesh oqean, por per kete duhet te kalosh nepermjet portes se dashurise.

 

Jetmira

..........
Titulli: Teme per Dashurine

Dashuria.
Cesht vall dashuria?
Nuk e mendoj se e di, po ta dija sdo isha lenduar aq shum po i thoja vetes :(
eh dashuria sa zemra ka copetuar, sa zemra ka lenduar, sa zemra ka ndihmuar.Dashuri moj dashuri cna paske qen ti, një fjal e vogel por qe shpreh një ndjenj te madhe.Kan shkruaj shum per dashurin qofshin filozofet qofshin sociologet qofshin edhe njerezit me te mencur, te pasur apo edhe njerezit m te thjesht.Cesht vall dashuria?Esht një ndjenj një send apo një njeri qe merr frym?
Shoh njerez qe qajn, njerez qe vuajn njerez qe edhe pse kan zemren cop cop ecin para pa e kthyer koken pas :( shoh njerez qe japin jeten per dashurin(dashurin e pamundur) dashurin qe ai hiqet sikur e do por nfakt thot kush do jet tjetra vall?Shoh vajza qe qajn pasi u dashuruan me një maskara qe thjesht mori ate qe desht edhe e braktisen sikur te isht leck :( shoh meshkuj qe qajn kur vajza zemres zgjodhi x5 e jo zemren e djalit
Kush esht ai/ajo qe ska vuajtur per dashurin?
Kush esht ai/ajo qe ska shkruar qoft e një fjal per dashurin?
Kush esht ai/ajo qe thon se duam dashurin.
Ok, zemra esht e rrenuar e ka marr veten
Smundemi tshajm dashurin se na lendoi një person :( :(
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Kane thene:


Dashuria i ngjan gravitetit të tokës; ajo mban lidhjet ndërmjet njerëzve para se të prishen dhe shndërrohen në gjak. Mu për këtë, në të kaluarën thuhej “Sikur të printe dashuria (e sinqertë, mirëkuptimi) kudo, njerëzit nuk do të kishin nevoje për drejtësi e as për ligj”.
 
Top