• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Teoria e rinjohjes

braziljania

Anëtar i Nderuar
Vendndodhja
Butterfly flying away
Teoria e rinjohjes

Paul Ricoeur (1913-) është njëri nga filozofët më të mëdhenj të kohës sonë. Krijimtaria e tij filozofike, që ofroi një numër të madh veprash, mund të ndahet, skematikisht, në tri periudha, që lidhen me tri drejtime filozofike: me filozofinë refleksive, me fenomenologjinë dhe me hermeneutikën. Këto emërtime të shkollave filozofike mund të fshehin mëvetësinë, sa të koncepcioneve të tij aq edhe atë të stilit të kërkimit të tij filozofik. Mirëpo, të lexuarit e teksteve të tij ofron mundësinë e hetimit të origjinalitetit të të menduarit të tij[1].

Vepra e tij më e re, Rrugëtimi i rinjohjes zhvillon projektin e ndërtimit të një teorie të rinjohjes (pranimit, mirënjohjes). Termi «reconnaissance», që e merr në shqyrtim Ricoeur, ka tri domethënie kryesore në frëngjisht, që ne jemi të obliguar t'i përkthejmë në shqip me fjalët rinjohje, pranim dhe mirënjohje.

Ky hulumtim është nxitur nga një pyetje: përse në historinë e gjatë të filozofisë nuk është ndërtuar një teori e rinjohjes, sikurse që ekzistojnë teori të ndryshme të njohjes. Në fakt, nuk ekziston asnjë vepër filozofike që do të kishte në titull problemin e rinjohjes. Ricoeur i hyn këtij kërkimi jo pse, thjesht, do ishte interesante që temave e problemeve të shumta nga historia e filozofisë t'i shtohet edhe një tjetër. Por, pse ky term prek e përshkon disa probleme filozofike që u përkasin disiplinave të ndryshme të filozofisë: teorisë së njohjes e ontologjisë, por edhe etikës dhe filozofisë politike.

Kjo mungesë është në kontrast me koherencën që e bën të mundur fjala «rinjohje», brenda një njësie leksikale të vetme, në fjalor, me gjithë shumësinë e domethënieve që ajo përmban në vete. Ricoeur e nis këtë studim me një analizë krahasimtare të mënyrës si është rregulluar polisemia e fjalës «reconnaissance», brenda dy veprave kryesore leksikografike të gjuhës frënge, në Fjalorin e gjuhës frënge, të sajuar nga Emile Littrأƒ©-se në vitet 1859-1872 dhe Le Grand Robert, botimi i dytë, i vitit 1985.

Ricoeur orvatet të gjejë, brenda derivimeve që janë nxjerrë nga kjo fjalë, një «polisemi të rregulluar», që i takon historisë së përdorimit të fjalës, e cila prodhoi njëzet e tri (23) domethënie të njëpasnjëshme. Ai interesohet së pari të hetojë shmangiet midis definicioneve të njëpasnjëshme, ajo që mbetet e pathënme midis dy definicioneve të domethënieve të fjalës, e që e bën të mundur kalimin prej njërës te tjetra.

Fjalori Le Grand Robert, si fjalor «alfabetik dhe analogjik», veçon tri domethënie kryesore, që zbërthehen pastaj në domethënie të rendit të dytë e të tretë. 1. «të kapet një objekt me mendje, duke lidhur midis tyre imazhet, perceptimet që i përkasin; të dallohet, të identifikohet, të njihet me kujtesë, gjykimi apo aksioni. 2. «të pranohet, të mbahet si i vërtetë (ose si i tillë) dhe 3. Të dëshmosh mirënjohje, se je mirënjohës ndaj dikujt (për diçka, një veprim)4]. Që të tri këto koncepte e probleme, brenda filozofive të ndryshme, Ricoeur i trajton përmes të të njëjtit term, që shenjon së paku tri domethënie kryesore. Me ndërtimin e kësaj teorie, ai synon të ndriçojë por edhe të kapërcejë shmangiet e kuptimeve që kanë dalë nga puna e persiatjes filozofike, duke ndërtuar, «në një shkallë më të lartë të kompleksitetit, një varg të domethënive konceptuale, ku do të merrej parasysh shmangia midis domethënieve që varen nga problematika heterogjene
 

braziljania

Anëtar i Nderuar
Vendndodhja
Butterfly flying away
Etapa e parë: rinjohja si identifikim

Për elaborimin e domethënies së parë, në drejtim të një koncepti filozofik, Ricouer, para se t'i qaset analizës së asaj që shqitet në vatrën e mendimit kantian, kalon përmes një rimendimi të disa temave të mendimit të Platonit, Aristotelit dhe Descartesit, ku shtjellohet koncepti i gjykimit, si aftësi ose si ushtrim. Rinjohja si identifikim e dallim, supozon analizën e sajimit të konceptit të gjykimit. Të gjykosh do të thotë së pari të identifikosh diçka, ta dallosh atë nga diçka tjetër. Kjo e çon Ricouer-in te shqyrtimi i teksteve më spekulative të Platonit, në dialogjet Filebi, Parmenidi dhe Sofisti. Aty ku Platoni zhvillon një «ontologji të shkallës së dytë», shqyrtimet «mbi gjinitë më të mëdha», që i mbivendosen teorisë së formave dhe ideve. Këtu shquhet veçmas dialektika midis të njëjtës dhe tjetrit, si pjesë e dialektikës së qenies (gjithë ajo që është, vetëm nga aspekti i të qenmit)[7].

Ndërkaq, analiza e aftësisë së të gjykuarit në veprat e Descartes-it, Ligjëratë mbi metodën dhe Meditimet metafizike, synon të vërë në pah nocionin e identifikimit si domethënie të parë të rinjohjes. Nocion ky i pranishëm edhe në parimin e parë të metodës karteziane: si të bëhet dallimi midis asaj që është e vërtetë nga ajo që është e pavërtetë, por edhe si të dallohet e njëjta nga tjetri, në saje të kriterit të qartësisë dhe dallueshmërisë ?[8] Ndërsa në filozofinë e Kantit, aftësia e të gjykuarit ka domethënie e status tjetër. Kanti inauguron funksionin e lidhjes (së perceptimeve, përfytyrimeve, ideve) dhe sintezës. Në dallim nga Descartesi, ai fut në këtë kërkim edhe dimensionin e kohës; gjykimi supozon lidhjen brenda kohës. Mirëpo, e meta e Kantit, për Ricoeurin, qëndron aty se ai e redukton kohën, si formë, në relacione të njëpasnjëshmërisë dhe njëkohësisë; e rinjohja mbështetet në koncept të tillë të kohës. Megjithëkëtë, akti i lidhjes, si operacion unik, me të cilin bashkëndërtohet receptiviteti i njohjes shqisore (sensibiliteti) me spontanitetin e arsyes, është akt fundamental i gjykimit[9]. Dyfishimi i njohjes, në njohje shqisore dhe arsye, lidhet me dallimin midis perspektivës transcendentale (që merret me kushtet a priori të njohjes e jo me objektet) dhe perspektivës empirike.

Ricouer zbulon, pikërisht në botimin e parë të Kritikës së Mendjes së Pastër, brenda trajtimit të sintezës së trefishtë, ku rinjohja del si elementi i tretë, promovimin e parë, në rangun e një filozofeme, të konceptit të rinjohjes. Ai i kushton një vëmendje të veçantë shqyrtimeve në kaptinën e Analitikës së parimeve, ku zhvillohet procesi i identifikimit të një objekti brenda kohës. Mirëpo, Ricoeur, këtu e sheh kufizimin e teorisë së Kantit në mungesën e zhvillimit të dallimit të qartë midis njohjes dhe rinjohjes[10].

Daljen nga kufizimi i teorisë së Kantit, Ricoeur e realizon përmes kritikës së konceptit të tij mbi përfytyrimin (Vorstellung), që shpie edhe te problematizimi i vet «përmbysjes kopernikane» të Kantit. Në këtë kritikë, Ricoeur gjen mbështetje te fenomenologjia e Husserlit, në veçanti në saje të rimendimit të kategorisë huserliane të jesh në botë. Filozofia transcendentale e Kantit, në fakt, nuk e merr parasysh supozimin e përvojës fundamentale të subjektit njohës, faktin se ai është, së pari, një qenie e zhytur brenda botës[11].
 

braziljania

Anëtar i Nderuar
Vendndodhja
Butterfly flying away
Etapa e dytë: ta rinjohësh veten

Pjesa e dytë e librit nis me analizën e disa veprave letrare antike greke, në veçanti Odiseu i Homerit dhe Edipi në Kolonë i Sofoklit, por edhe Poetika dhe Etika e Nikomahut të Aristotelit. Elementet e një teorie të rinjohjes së vetes, Ricoeur i rikonstrukton nga fragmentet e këtyre veprave ku shqiten mendime mbi strukturat e të vepruarit të njeriut, mbi çështjen e pranimit të përgjegjësisë së njeriut, për veprimet e veta, si dhe një teori implicite mbi aftësitë e njeriut. Elemente të rinjohjes si vetëdëshmim i njeriut, në veprimet dhe veprat e tij. Ricoeur, duke nxjerrë në shesh praninë e kërkimeve refleksive tek autorët grekë që tematizojnë aktet e subjektit (të menduarit, perceptimin, imagjinimin, vullnetin, dëshirën etj.) dhe qëllimin e kuptimin e tyre, problematizon tezën sunduese për subjektivitetin dhe refeksivitetin si zbulime të mirëfillta të modernitetit.[12]

Problematika e rinjohjes (pranimit) së vetes zhvillohet, më tutje, përmes dialogut me filozofitë moderne e bashkëkohore (Kanti, Fichte, Nietzsche, Arendt etj.). Shquhen sidomos analizat e kategorive të kujtesës dhe premtimit, njëra e kthyer kah e kaluara e tjetra kah e ardhmja, si dhe dialektika midis të njëjtës dhe tjetrës, si dy vlera konstituive të identitetit personal. Një kaptinë e veçantë i kushtohet analizës së mendimit të Bergsonit mbi rinjohjen e imazheve brenda kujtesës, veçmas në veprën Materia dhe kujtesa. Brenda kujtesës soditëse të Bergsonit, por edhe të anamnezës së Aristotelit, Ricouer gjen përputhjen e rinjohjes së imazheve nga e kaluara me rinjohjen e vetvetes.[13]

Analiza e fenomenologjisë së premtimit, ndërkaq, mbështetet, kryesisht, në disa tekste të Nietzsches. Kaptina «Aftësitë dhe praktikat shoqërore» bart përpjekjen për t'i lidhur trajtat individuale të aftësive me format shoqërore, që mund ta bëjnë të mundur kalimin prej rinjohjes (pranimit) së vetes kah pranimi reciprok. Shpalosen shqyrtime të holla mbi raportet midis praktikave shoqërore dhe përfytyrimeve kolektive, mbi kategorinë e pranimit dhe identitetet kolektive, si dhe mbi lidhjet midis kategorive «aftësitë» e njeriut dhe «të drejtat e tij». Këto shqyrtime përshkohen me një dialog eksplicit me teoritë më të çmuara bashkëkohore mbi të drejtën dhe drejtësinë (teoritë e Dworkinit, Rawlsit, Nozickit, Taylorit etj).[14]
 

braziljania

Anëtar i Nderuar
Vendndodhja
Butterfly flying away
Etapa e tretë: pranimi (rinjohja) i ndërsjellë

Mbështetjen kryesore në elaborimin e problemeve lidhur me figurën e tretë të rinjohjes Ricoeur e gjen te koncepti hegelian Anerkenung. Kalimin prej figurës së dytë tek e treta e bën të mundur Lockeu, me teorinë e vet mbi identitetin personal: «vetja është e njëjtë me vetveten e jo me diçka tjetër», me çka kapërcehet papërcaktueshmëria e asaj «diçka» e objektit, si diçka e përgjithshme, në figurën e parë të rinjohjes, përkatësisht në procedurat e shumta të identifikimit. Edhe brenda figurës së dytë, raporti me njeriun tjetër nuk është i zhvilluar. Të teoritë e «aftësive» supozohet, vetëm kalimthi, se zhvillimi i tyre kërkon ndihmën e tjetrit.

Tani, Ricoeur i hyn shqyrtimit të dialektikës së refleksivitetit dhe të alteritetit përmes figurës së pranimit të ndërsjellë. Edhe në shqyrtimin e temës së pranimit të ndërsjellë, ai zbaton të njëjtën metodë gjenealogjike, si në dy hulumtimet e mëparshme, duke tematizuar problemet filozofike, te mendimtarë të tjerë, që shpiejnë te koncepti Anerkenung i Hegelit. Rikonstruktimin e kësaj teme, Ricouer e bën duke e paraqitur si përgjigje polemike ndaj koncepcionit të Hobbesit mbi gjendjen natyrore, të përcaktuar me frikën nga vdekja e dhunshme. Anerkenung e bën të mundur konceptualizimin e lidhjes midis vetë-reflektimit dhe orientimit kah tjetri, kah intersubjektiviteti .[15] Kështu, Hegeli vë në vend të frikës nga vdekja e dhunshme, si burimi i kontratës shoqërore me të cilën ndërtohet një rend politik (shteti), dëshirën për të qenë i pranuar. Ky koncept është zhvilluar, në veçanti, në Fenomenologjinë e Frymës dhe, më vonë, në Parimet e Filozofisë së të Drejtës. Ai është i lidhur me konceptin Sittlichkeit, që emërton «jetën etike» brenda një kompleksi relacionesh shoqërore dhe ka për qëllim, njësoj, të rrënojë idenë e Hobbesit mbi gjendjen natyrore.[16] Ky hulumtim zgjerohet me shqyrtimin e teorive bashkëkohore filozofike, juridike e etike, që trajtojnë raportet ndërindividuale e ndërgrupore, nga aspekti i pranimit të ndërsjellë (dashuria dhe afektiviteti, të drejtat juridike dhe respekti shoqëror), sipas skemës hegeliane. Njëra nga kaptinat interesante të pjesës së tretë është ajo që trajton temën e multikulturalizmit dhe « politikën e pranimit » dhe atë të dallimeve. Shquhet një analizë kritikë e koncepcioneve të Ch.Taylorit dhe M. Walzerit. Këta mbrojnë tezën se identiteti ynë personal ndërtohet, pjesërisht, me pranimin apo mungesën e pranimit, si dhe me perceptimin e keq që kanë të tjerët për identitetin tonë. Interiorizimi i imazheve përbuzëse për veten tonë, imazhe që vijnë nga të tjerët, shkaton pasoja të rënda.

Në këtë debat veçohet tema e dinjitetit si temë etike e politike e modernitetit, në dallim nga tema e nderit, e lidhur me botën hierarkike feudale. Politika e dallimit i kundërvihet parimit të barazisë universale (e shikuar si iluzore, ngase fsheh një politikë partikulare të të bardhëve dhe meshkujve); që të dyjat, megjithatë, janë të themeluara mbi parimin e respektit të barabartë dhe orientohen me konceptin e dinjitetit[17].

Njëra nga vërejtjet kritikë ndaj teorisë hegeliane të pranimit, që Ricoeur zhvillon këtu, ka të bëjë me theksimin e fortë, te Hegeli, të idesë së luftës. Kjo kritikë artikulohet përmes ndriçimit të atyre përvojave të pranimit, në historinë e njerëzimit, që nuk implikojnë dhunën dhe luftën. Këtu, Ricoeur do të gjejë mbështetje, veçanërisht, në hulumtimet antropologjike mbi dhuratën, mbi praktikat shoqërore të këmbimit të dhuratave, si moment i një politike të pranimit reciprok simbolik. Kjo e shpie Ricouerin te një analizë kritikë e veprave të Marcel Mauss, Lأƒ©vi-Strauss dhe Marcel Hأƒ©nnaf.

Thënë shkurtazi, Ricouer mendon se koncepcioni i filozofit e antropologut Marcel Hأƒ©nnaf ofron jo vetëm një koncepcion më të thelllë mbi dhuratën se parardhësit e tij, por edhe një vepër vendimtare (çmimi i të Vërtetës, 2002, Paris) në kërkimet mbi pranimin e ndërsjellë. Hأƒ©nnaf e zhvendos theksin e debatit antropologjik mbi dhuratën prej relacionit midis dhënësit dhe marrësit të dhuratës, kah reciprociteti i këmbimit midis protagonistëve, duke e emërtuar këtë operacion të përbashkët me shprehjen pranim i ndërsjellë. ثshtë fjala për një tip të raporteve ndërnjerëzore që nuk i takojnë as rendit të këmbimit të të mirave materiale (rendit ekonomik), e as nuk janë shprehje e ndihmës altruiste (rendit etik), por shprehjeve simbolike të reciprocitetit. Hأƒ©nnaf shkoqit krijimin dhe mbajtjen e lidhjeve mes njerëzve përmes një procedure simbolike të pranimit publik e reciprok të individëve e grupeve, si të ngjashëm me veten. Dhënia e dhuratës është sfidë dhe ngashnjim që i drejtohen tjetrit për të hyrë në një relacion, që përmban miqësinë e respektin e ndërsjellë. Në këtë relacion gjendet edhe domethënia e tretë e fjalës «reconnaissance», mirënjohja ndaj një gjesti a veprimi bujar.[18]

Mirëpo Ricoeur, në këto kërkime mbi rinjohjen (pranimin, mirënjohjen), nuk e shikon rendin e dhuratës si çelës magjik që do ta zgjidhë problemin e pranimit të ndërsjellë, por vetëm si një dimension të mundshëm të relacioneve njerëzore, që janë të ngarkuara, vazhdimisht, me dhunën dhe mohimin e tjetrit.

Ky vështrim kishte për qëllim të vijëzojë, shkurtazi, disa anë të projektit të Ricoeur-it për nismën e problematizimit të mundësisë së një teorie mbi rinjohjen (pranimin, mirënjohjen). Ky qëllim ushqehet me shpresën se ai mund të cysë këshërinë për ta lexuar këtë vepër. Si vepër e mirëfilltë filozofike, ajo ndriçon dallimin e kërkimit mendor filozofik sa nga disiplinat e shkencave shoqërore aq edhe atyre natyrore. Dallim që bën të mundur të hetohet, përmes veprave të tilla, mëvetësia e metodës së të menduarit filozofik, e shtruarjes dhe trajtimit të pyetjeve, që nuk u përkasin disiplinave shkencore.

Teoria e rinjohjes, Forumi Shqiptar, Albanian Chat, Chat Shqip, Biseda, Filozofi, Shoqeria, Rinia Shqiptare, Dashuria, Seksi, Lojra, Estetika, Barsaleta, Horoskopi Shqip, Horoskopi Javor, Horoskopi Ditor, Horoskopi Sot, Studentet Shqiptar, Gruaja, Fa
 
Top