• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Thenie mbi shqiptaret

Lauri

Anunnak
Titulli: Thenje mbi shqiptaret

“Petro Nini Luarasit”, betejat e tij në mbrojtje të gjuhës shqipe, në krijimin e Kishes Autoqefale Ortodokse Shqiptare, pjesëmarrja në çetat e armatosura e gjithçka tjetër që e ktheu Petro Luarasin në simbol të shqiptarizmës.

 

Lauri

Anunnak
Titulli: Thenje mbi shqiptaret

Alfabeti i gjuhës shqipe vendosur nga Komisjoni të kryesuar prej
At Fishtës pranë Kongresit të Monastirit 1908.

 

Lauri

Anunnak
Titulli: Thenje mbi shqiptaret

NGA PUBLICISTIKA E FISHTثS:

"Shka ka me dijtë me folë mbi politikë e mbi organizim të një shteti civil një njeri malok, matrahul, që mezi, ndoshta, ka krye dy a tri klasë fillore dhe që djersitet kur i duhet me shkrue emnin e vet. Pse asht edhe tradita shpijake dhe edukata familjare, që shumë kend ndër ta, e ban krejt të neveritshëm dhe ekscentrik. Ky, babën gjaksë, gjyshin katil, stërgjyshin mizuer; rritë me katila, me gjaksë, me mizorë, me intrigantë batakçi, me vagabondë, rrugaçë, me njerëz hasëm të kulturës e të qytetnimit, si mund të mendohet se ka me kenë i zoti me rregullue fatin e një kombi ende primitiv ? Për me sundue një shtet nuk asht mjaft dhelpnia, dredhia, intriga, batakçilleku, rrena, tradhtia. Duhet nderë, dije, urti, burrni, qé se çka duhet. Po, por dija, urtia, ndera, burrnia mësoheshin në shkollë e, madje, me shumë mund e djersë e jo ndër kafeshantana të Evropës e në mejhanë e paçaxhihane të Tiranës, tue luejtë tavëll e bixhoz e tue pi mastikë. Po qe e vërtetë që një grup njerëzish këso dore mund të mëkambin shtete konstitucionale e mund të bajnë të lumtun popuj e fise, atëherë kisha me dashtë me thanë se historia nuk asht mâ "magistra vitae" e se virtyti, dija, burrnia, urtia nuk janë themelet mbi të cilat mbahen shtetet e qytetnueme".

Portreti i nëpunësit të shtetit, që synon vetëm të zhvatë sa ma shumë prej tij, për me sigurue për vete një jetë të qetë e të rahatshme: "....Ju kryetar këtu, drejtor atje, mbasandej, kur të huejtë na u hoqën deret, Ju sot senator, nesër deputet, mbasnesër ministër, tjetërmbasnesër prefekt, prap ministër, prap deputet: me kësulë në njanin sy, endu-çendu në shpinë të automobilit: tungatjeta! Në të djathtën, selamalekum! Në të majtën; ky hiq kësulën, ai hiq kapelen: zgërdhiju njanit; gërmushju tjetrit - Ministër, madje!..."

Ja si i përshkruan meskinitetet e klikave të atëhershme: "U shpërnda, pra, parlamenti dhe ish-parlamentarët e Shqipnisë kthyen ndër kafe e mejhane të qyteteve e të fshatrave të veta, ku menjëherë filluen veprimin e vet: kafe,llafe, mastikë, tavëll, bixhoz. -"Jo, unë jam nacionalist. Ata janë "tradhëtorë", të poshtër, të shitur, maskarenj. Une kam shpëtue Shqipninë në ditën ma të ligë. Unë e mbys opozitën. Ahmet Zog e s‚ka! Kam bërë Hukukun në Stamboll; kam Malsinë në dorë; kam Zadrimën me vete; ia kam bâ e kthye opozitës...".

Kështu u heq maskën prapaskenave parazgjedhore: "Ahmet Zogu lëshoi zagarët e vet elektorale në të katër qoshet e Shqipnisë. T’u lëshuen, bre bir sâme, prefekt e nënprefekt, t’u shpërvolën kryetarë bashkishë, krahinorë, se-kretarë e t’u zgaqën kopista e arkivista...."

Ja si i stigmatizon feudalët e mbrapambetun, që damtonin çështjen kombëtare: "...Ky asht një analfabet, gjysë idiot, dembel, shumë herë sarahosh, gati gjithmonë kumarxhi, njeri pa fytyrë; pse, sadoqë poligam, prej tij s‚ka guxue vajzë me dalë te dera, djalë me u endë sokakut, nuse me shkue te burri. Mendjemadh, dorështrejtë, qelepirxhi, ky, për një çiflik, për një rybe, ka pështy në Fé e në Atdhe, i ka ra mohit kombësisë së vet, kè, shqiptar tue kenë, e quejti veten "turk"... Ma tepër ka vra njerëz me u pushtue tokën; ka vra bujqit e vet për me u grabitë gjinden e shpisë, për me u marrë bagëtinë, për shêj pushke. Myzeqari prej tij s‚ka guxue me mbajtë armë, me shkue në kal të shalës, me ngreh oxhak mbi pullaz të shpisë...".
 

Lauri

Anunnak
Titulli: Thenje mbi shqiptaret

Kur ne sulm hodhen turqit
Hordhite e pambaruara
Keshtjellat e sintakses
S'i muar qe s'i muar.

Kur pane se gjuhes
S'i hodhen dot prangat
Leshuan drejt saj
Gjithfare merimangash.

Parashtesa e pjeseza
E lidheza se prapthi
Te bukuren gjuhe
Ta benin leshharpi.

Te te benin ty,donin
Shqiperi,memece
Po ja,erdhi Naimi
Si yll mbi ty ecte.

Doren e zbehte
Mbi ball ta vuri
Te te hiqte zjarrllekun
Prej te semuri.

Dhe vdisnin pjesezat
Thaheshin merimangat
Ndriste si perlat
Poezia e madhe.

(ISMAIL KADARE)

 

Lauri

Anunnak
Titulli: Thenje mbi shqiptaret

Ata janë të lirë të kenë fe, janë të lirë të thonë që kanë fe, janë të lirë të shkruajnë që feja është e mirë, janë të lirë të bëjnë ç’urdhëron feja dhe kur më dërgojnë artikuj për të lavdëruar fetë, unë i shtyp pa besuar, sepse nuk kam të drejtë t’u pres lirinë e fjalës. Po kur unë besoj, them, shkruaj që më vjen të vjell nga çdo fe, ata, shpirtrobërit ulërasin: s’të lejojmë të shash fetë! S’më lejoni të shaj fetë?! Po unë, shpirtrobër, pse ju lejoj t’i lavdëroni fetë? A kini, në mos filozofi, pak mend të kuptoni që fjala juaj është fjalë gomari?

(F. Konica 1897)
 

Arfenilla

Themelues i Forumit
Titulli: Thenje mbi shqiptaret

Fishta thot ....ME MIR ME TURKUN SE SA ME SERBIN?
 

Lauri

Anunnak
Titulli: Thenje mbi shqiptaret

Nuk thom se jeni shqiptar të liq, po pse doni të gjykoni punëra që s’i dini.

(Konica, Albania nr.2, 1902)

 

Attachments

Last edited:

Lauri

Anunnak
Titulli: Thenje mbi shqiptaret

Me qiejt mos u mbani, se nuk mbahen gjëkundi.

(A.çajupi 1902)
 

Lauri

Anunnak
Titulli: Thenje mbi shqiptaret

Shqiptarët nuk janë pra as sllavë, as helenë barbarë, por përfaqësuesit e një qytetërimi më të vjetër, një nga më të lashtit e Evropës, i cili ka lënë monumentet dhe kujtesën në të dy brigjet e Adriatikut dhe të detit Jon, si në fushat ku qe Troja, aty ku Hektori është përfaqësuesi i lashtësisë, ashtu si Skënderbeu është ideali i Mesjetës, dhe Boçari personifikimi kalorësiak i kohëve moderne; mbi të cilat shekujt, shqotat, revolucionet, tiranët, pushtimet, fetë, mynxyrat kaluan si shkulme të tërbuara pa arritur ta shfarosin, dhe që një ditë është e destinuar ta thyejë gurin e rëndë të varrit të tij.

(Letër e Dora d'Istrias drejtuar Jeronim de Radës, Firence, 16 prill 1879)
 
Last edited:

Lauri

Anunnak
Titulli: Thenje mbi shqiptaret

Shkolla duhet të kujdeset me forcue dhe me rranjosë sa më fort në shpirtin e fëmijës ato njoftime të domosdoshme të moralit njerzor, të përbashkëta për të gjitha doktrinat dhe të nevojshme për të gjithë njerzit e qytetnuem: moralin laik.

(Hilë Mosi Ministër i Arsimit 1930-33, shkrimtar)
 

Lauri

Anunnak
Titulli: Thenje mbi shqiptaret

-Hoxhallarë e priftën kena për gjithë qytetet e Shqipërisë, që për me i dalë zot besimit të vet derdhin gjakun e vet, për të shkuar në parrizë me duart të përlyeme me gjak të vëllait të vet dhe atje lart me gëzuar një jetë të këndshme me Papën, Focin, Muhamedin, shkurt me dreqin e me të birin.
-Vëllezër qem' e jemi, s’kemi për t’u ndarë, Bes e fe ne kemi kombin shqiptar!
(Hilë Mosi: Ministër i Arsimit 1930-33, shkrimtar )
 

Lauri

Anunnak
Titulli: Thenje mbi shqiptaret

ا'ka të bëjë myslimanëria apo krishteria me shqiptarinë?



(Konica 1903)
 

Lauri

Anunnak
Titulli: Thenje mbi shqiptaret

O Perendi a ndjeve,
tradhtaret na lane pa Atdhé.
E Ti rrin e gjuen me rrfé,
lisat n’per male kot !


(Fishta)

 

Lauri

Anunnak
Titulli: Thenje mbi shqiptaret

Ejani burra malit përpjetë
Dyke betuar vdekj’ a liri;
Se s’ka m’e ëmblë në këtë jetë,
Kur vdes Shqiptari për Shqipëri.

Shpatat gatitni e të përzejmë
Armikn’ e egër nga mëmëdheu,
Se afroj dita, që t’i dëftejmë,
Që kemi lerë nga Skënderbeu!

Vdekje, vëllezër, ne të kërkojmë
Se sa në jetë në robëri
Më mir' një ditë neve të rojmë,
Po zgjedhjen shkundur e në liri.

Poshtë rob’rija! Posht’ errësira
Që po përdorin armikët sot!
Njëri me kisha tjatri xhamira;
Jemi vëllezër, s’na ndajnë dot!

(Mihal Grameno Publicist, luftëtar,veprimtar i Rilindjes Kombëtare)
 

Lauri

Anunnak
Titulli: Thenje mbi shqiptaret

Qysh të mos ketë shqiptari të drejtë të shkruajë e të këndojë gjuhën e tij në vendin e tij, kur gjithë kombet e kanë këtë te drejtë dhe njeri s'i ndalon?
Pse shqiptarët të jenë të mërguar nga një e drejtë që e kanë gjithë kombet e dheut?
Të mos mundin të shkruajnë e të mësojnë gjuhën e tyre, po të tjera kombe të huaj të vijnë e t'u hapin shkollat në gjuhët e tyre e t'u kthejnë kombësinë e gjuhën e tyre? Janë kaq të dobët shqiptarët?
Jo! një mijë herë jo"...!

Sami Frashri
 

Lauri

Anunnak
Titulli: Thenje mbi shqiptaret

“Në vitin 1913 një numër jo i vogël ushtarësh të prirë nga një Pop Ortodoks e rjepën për së gjalli deri në vdekje At Luigj Palaj, prift françeskan shqiptar nga Gjakova, sepse nuk kishte pranuar të bënte shenjën e kryqit ortodoks dmth me tre gishta. Kështu që jo vetëm që ia pren dy gishtat, por edhe e rrjepën për së gjalli!"
(E.C. Helmreich, The Diplomacy of Balkan Wars, 1983, Harward, SHBA).

 

Lauri

Anunnak
Titulli: Thenje mbi shqiptaret

Historia e vërtetë e njerëzimit do të shkruhet vetëm kur shqiptarët të marrin pjesë në shkrimin e saj.

(Maximilian Lambertz)

 

Lauri

Anunnak
Titulli: Thenje mbi shqiptaret

Ata që ma shanë Atdheun

Ma shanë atdheun, ma shanë nga nëna,
në një bar, mbushur me të bardhë e negër...
Shtrëngova dhëmbët të mos më çahej zëmra,
e mbi ta tė lėshohej si bishė e egėr...

Ma shanë atdheun buzë detit Egje.
Si m'u mbyll goja e nuk volla mallkime!?
Po për kë t'i shaja!? Ata s'kishin atdhe...
Ma shanë atdheun, në gjuhën time

Sokrat Habilaj
 
Last edited by a moderator:

Lauri

Anunnak
Titulli: Thenje mbi shqiptaret

NGA KORESPODENCA E KONICES ME VASK DODANIN NE BUKURESHT VITI 1897

 

Lauri

Anunnak
Titulli: Thenje mbi shqiptaret

"....Ky popull asht bash ai populli i vogël shqiptar, aq pak i njohun dhe aq zi i gjykuem në Europë. I vjetër sa fosilet, sa stalaktitat e shpellave jehuese të maleve të veta vigane, dhe i lindun të thuesh prej vetë rrenjeve të vjetra, ai asht sot zot autokton i pakundershtueshëm i tokave të veta...."

(Nga Gjergj Fishta, ne Konferencen e Paqes 1919)
 

Arfenilla

Themelues i Forumit
Titulli: Thenje mbi shqiptaret

Sikur mos te ishte feja shum do ishim si numer ,po jo shqiptar.
 

Lauri

Anunnak
Titulli: Thenje mbi shqiptaret

Sikur mos te ishte feja shum do ishim si numer ,po jo shqiptar.
Me thuaj autorin Arfe, tani shpejt se pse ndryshe nuk vlen..;)
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои

Arfenilla

Themelues i Forumit
Titulli: Thenje mbi shqiptaret

Faik Konica
" Njeriu ynë, para se të merret me politikë duhet të emancipohet, kurse për t'u marrë me patriotizëm duhet ta njohë vetveten."




Faik Konica
" ثshtë nevojë të përpiqen atdhetarët e vërtetë të largojnë smirën nga zemrat e tyre e të qasen më tepër njëri tjetrit."
 

Lauri

Anunnak
Titulli: Thenje mbi shqiptaret

- "E thashë edhe tjater herë: per mua, fara me e ndyrë e Shqiperisë janë muhaxhirët.
Muhaxhirë u thomi atyre muhamedanve që, duke lënë vendin e tyre, erthnë të zënë vent në Shqipëri. Ka muhaxhirë nga Bosnja, nga Serbia, edhe disa Shqipëtarë nga Podgorica edhe nga Ulqini.
Të qè se këta Shqiptarë të kishin ardhur ndër né per mall te Shqipërisë, fort bukur. Po jo! Ata erthnë se i mori malli i minareve. Shqipërinë e shesin per një pesëshe, e veç nukë duan të rrojnë nënë “kaaurrin”.
Se të kishin ardhur per mall të Shqipërisë, duhej t’ishin kombëtarë të nxehtë e miq të parë me né që luftojmë kunder të gjithve per të mbajtur lart flamurin e kombësisë. Po, jo! Ata vijnë të bëhen spijunë të Qeverisë. Tradhëtojnë, hedhin në burg Shqipëtarë, tallen me vendin tonë. Edhe bukën tonë hanë, edhe na lëshojnë….balten e tyre permi mesalle!
Të kishin pakë ment Shqipëtarët, nukë këmbejnë as një fjalë me këta zgjebët."

-Kam takuar shumë njerëz që më vinte tu thosha lumë Shqipëria për ty, e mjerë ti për Shqipërinë.

Faik Konica
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Titulli: Thenje mbi shqiptaret

Ish-governatori i shtetit të Kalifornisë Xhorxh Deukmejian, në mesaxhin e tij me rastin e 40-vjetorit të përsekutimeve fetare në Shiqpëri u shpreh se:

''Jemi shumë të shqetësuar për ao që kanë ndodhur në Shqipëri gjatë 40-vjetëve të fundit...Sakrifica personale e klerikëve për fe, liri dhe drejtësi duhet të vlerësohet dhe të mbahet mend. Unë bashkohem me të gjithë popullin e Kalifornisë për të nderuar këta shqiptarë dhe fenë e tyre.''

Tolerancën fetare të shqiptarëve e kishte veçuar Faik Konica:

"Për ato që janë thënë për skepticizmin, ka ndikuar mbi të gjitha çudia e grekve dhe e turqve, kur shikonin tolerancën dypalëshe të shqiptarëve në këtë pikë. "Muhamedanët nuk janë këtu muhamedanë të vërtetë, ashtu edhe të krishterët nuk janë tamam të krishterë, - i kishte thënë Torezit një oficer turk, tre çerekë shekulli më parë" Po, - nënvizon Konica, - vërtetë nuk ishin të tillë, sepse për të qenë të tillë, të krishterë ose myslimanë të mirë, duhej t'i nxirrnin gurmazin njëri-tjetrit, siç ishte zakon në pjesët e tjera të perandorisë turke."

Një rast tjeter i ngjajshëm, lidhet me rastin kur disa katolikë deshën të djegin xhaminë e Lezhës. Këtë e merr vesh At Gjergj Fishta dhe me t’u errësuar, shkon tek xhamia. Kur ato shkuan për ta djegur, at Fishta u flet në emër, dhe ato të çuditur i thonë: “

Si mor At ti edhe prift edhe hoxhë?” At Fishta ju përgjigjet thjeshtë: “Jo, unë jam prift, por meqë Hoxha kishte ca punë në Shkodër, me tha mua me e rujte se edhe kjo është shpia e Zotit për shqiptaret”!... Fishta, në Lahutën e tij të famshme, për hirë të tolerancës, shkruante: "Edhe un frati tham t'vërtetën / me muslimanët e baj fli veten / Varrem n'krab; lidhem n'vargaj / E Shqipënin un' nuk e l’shoj" [8]

Haxhi Vehbi Dibra, i cili për 17 vjet rresht qëndroi në krye të hierarkisë më të lartë të klerit mysliman, u drejtohej hapur besimtarëve:

"Kristianë e myslimanë janë vëllezër shqiptarë të pandarë... Ta duam njëri-tjetrin...…t'i tregojmë botës mbarë se shqiptarët pa dallim feje, janë vëllezër si bij të njëshëm të së dashurës sonë Shqipëri

Mulla Idriz Gjilani:

Kemi tri fe, por vetëm një atdhe të përbashkët, një gjak vllaznor, një gjuhë e një diell, Një Zot. Detyrë mbi detyrat kemi vllaznimin dhe mbrojtjen e Atdheut
 
A

Alltini

Titulli: Thenje mbi shqiptaret

Njeriu duhet me leshu shikimin aq sa te lejon syri.. persh un shoh qe kjo tema paska marr drejtim tjeter qysh prej ardhjes se king Tut ne forum,,qe per mitologjin Egjyptjane ishte si Jezus i aso kohe,nje nga Faraonet me te dashur dhe me te drejt per popullin e tij,,dhe lashtesia eshte e vetmja gje qe i ka munguar per te ardhur deri ketu,,bashk me propaganden apo mynyra te tjera qe per te zotet e mendjes mund ti klasifikojn si dhune.
 

Lauri

Anunnak
Titulli: Thenje mbi shqiptaret

Bravo Lover, postimi yt ka profum real shqiptar. Mbaje keshtu dhe mos e perziej me eren e keqe te muhamedanve te Konices nje postim me siper..., te cilet une i kam shume me qefe..;)!!
 

Lauri

Anunnak
Titulli: Thenje mbi shqiptaret

Preke Cali prej Kelmendit, bartes i traditave dhe virtyteve me te shenjta te malesorit e te shqiptarit: te atdhedashurise, nderit e burrenise, sy-patrembur ndaj armikut, te mik-pritjes e bujarise. Atdhetarin dhe anti-komunistin i cili para se te pushkatohej nga regjimi komunist, pyetjes se Mehmet Shehut se pse nuk behej me ta, se ashtu do ta mbyllte historine e tij me shkronja ari, Preke Cali iu pergjigj: Zoteni, faji bie mbi ju, se ju u bate aleate me armikun tone shekullor, Serbine.

 
Top