• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Thenie mbi shqiptaret

A

Alltini

Titulli: Thenje mbi shqiptaret

Mos shikoni kisha e xhamia,,feja e shqiptarit esht shqiptaria. Pashko Vasa

Shqiptaret nuk kan patur nevoj per te ndertuar nje fe,,por kan nevoj per ta kuptuar drejt ate qe egziston.
 

Lauri

Anunnak
Titulli: Thenje mbi shqiptaret

"Kristianë e myslimanë janë vëllezër shqiptarë të pandarë... Ta duam njëri-tjetrin...…t'i tregojmë botës mbarë se shqiptarët pa dallim feje, janë vëllezër si bij të njëshëm të së dashurës sonë Shqipëri"

(Haxhi Vehbi Dibra, mori pjesë në Kongresin e Manastirit. Kryetar i Pleqësisë, zgjidhet edhe nënkryetar i Qeverisë se Vlorës)

"N'atë Dibër, Dibër plakë
Na u rrit nji burr'i rrallë,
Që luftoi me bajrakë
Tuj i pri popullit në ballë

Në çdo Kuvend, në çdo Kongres
Zani i tij i fort kumboi
Në çdo vend e në çdo shtet
Për Shqipni u ngrit e shkoi.

Trim mbi trima Vehbi Agolli
Burrë i naltë, plot dituni
O lum Dibra që e lindi
Për flamurin kuq e zi.

Kur në popull mbante fjalë
Ai përher'i predikoi
Shqypen kemi nan'e babë
اdo përçarje e mallkoi.

Nuk e trembi dot Sulltani
Kur me vdekje e dënoi
Nuk e trembi as Serb-Dushmani
Që aq her' e kërkoi…!

(populli)

 
A

Alltini

Titulli: Thenje mbi shqiptaret

Atje ku i marrim mesimet,,esht atdheu jon.
 

Lauri

Anunnak
Titulli: Thenje mbi shqiptaret

Naimi shkon në Ilixhat e Badenit në Austri. Atje ai viziton muzeun e Vienës ku sheh edhe armët e Skënderbeut. Aty shkrimtari frymëzohet nga idetë patriotike dhe shkruan poezinë "Parajsa’’.




Donin gjithë mëmëdhenë
Dhe kombin' e Skënderbenë,
Kush i rrij kundrejt Tyrqisë,
Veç burrat' e Shqipërisë,
As Sërbij' as Bullgaria,
As Elladha as Vllahia,
As Venetia qëndronte,
As tjatërë komp kuxonte.
Evropa ishte e shuar,
Njerëzit të mallëkuar,
Kishin vdekurë nga frika,
Nga Turqit' u binte pika,
U trëmpnë gjithë me radhë,
Dhe Vlladisla me Uniadhë,
Si gjithë këta të rinjtë,
Dhe papa e vyzandinjtë
Më një ditë Konstandinë
Turqit' e zunë dh'e pshinë,
Kostandinopoj' e ndjerë
S'u mbajt, po ra menjëherë.
Grekërit' ishin të vdekur,
S'hanin dot barut e hekur,
Le të mbahen me lëvdatë
Grekërëtë posi gratë,
Me fjal' e me thashetheme,
Janë të gjitha të rreme.
Kishte vdekur njerëzia,
Rronte vetëm Shqipëria,
Veç shqiptari lëftonte,
Njeri tjatërë s'kuxonte.
Kordhëtar tjatërë s'gjenë,
Turqitë, veç Skënderbenë.
Skënderbeu me të parët,
Me të gjithë shqipëtarët,
I qëndruanë Turqisë,
I dhanë nder Shqipërisë,
Ata duall' e lëftuan,
Gjith' Evropën' e shpëtuan.
Te Skënderbeu kishte shpresë
Aher' Evrop' e pabesë.
Rrëfe, o mal' i Sopotit!
Edhe ti, Tomor'i zotit!
Me oshëtimë tregoni,
E me vetëtimë thoni,
Dhe ti, fortes' e Beratit!
E ju, bregoret' e Matit!
Folë, fol' o Drin'i shkretë!
Q'i ke parë me sy vetë
Të tër' ato ligjërime
I mer vesh zëmëra ime.
Këto gjithë po i dimë,
Më tëhu tani të vimë.
Pas Skënderbeut Shqipëria
Nukë ra në të këqija,
Se në kurt' kurrë s'ka rënë,
Poshtë njeri s'e ka vënë,
Se shqipëtari ish burrë,
Nënë zgjedhë s'hyri kurrë.

(Pjese nga "Parajsa" Naimi)
 

Lauri

Anunnak
Titulli: Thenje mbi shqiptaret

"Rishikimi i historisë me ekspertë turq, agresion kulturor dhe fyerje e papranueshme."

- Ismail Kadare
 

Lauri

Anunnak
Titulli: Thenje mbi shqiptaret

"Vështroni këtë dru mani o djemtë e mi! Ka dy trupa dhe një rrënjë. Kështu dhe ne si popull jemi një pjesë myslimanë, një pjesë të krishterë, por kemi një rrënjë të përbashkët, jemi shqiptarë"

Dudë Karbunara: (1842 - 1917)
 

Lauri

Anunnak
Titulli: Thenje mbi shqiptaret

" S’ka fe pa atdhe... Të ndihmojmë njëri-tjetrin me fjalë, me penë, me pasuri, të duhemi si vëllezër... Lexoni o mualimë të urtë sa e mirë dhe sa e kuptueshme është feja islame, kur shpjegohet shqip, në gjuhën e Zotit për shqiptarët... Kemi tri fe, por vetëm një atdhe të përbashkët, një gjak vllaznor, një gjuhë e një diell, Një Zot. Detyrë mbi detyrat kemi vllaznimin dhe mbrojtjen e Atdheut "

Mulla Idriz Gjilani
 

Lauri

Anunnak
Titulli: Thenje mbi shqiptaret

"Edhe un frati tham t'vërtetën, me myslimanët e baj fli veten. Varrem n'krab; lidhem n'vargaj, e Shqipërin un' nuk e l’shoj"

( Fishta: “Lahuta e Malcisë”)
 

Lauri

Anunnak
Titulli: Thenje mbi shqiptaret

Në seancën e mbledhjes së Lidhjes së Kombeve, më 17 dhjetor 1920, delegati i Indisë, duke miratuar e quajtur si vepër të mirë pranimin e Shqipërisë në Organizatën e Lidhjes së Kombeve, nënvizonte: "Kur në botë zhvilloheshin ende luftra ndërfetare, në Shqipëri, myslimanët, katolikët e ortodoksët, jetonin në harmoni dhe ishte fakt i shkëlqyeshëm për një vend me shumicën dërmuese të popullsisë myslimane të kishte këtu përfaqësues një të krishterë dhe një prift."
 
A

Alltini

Titulli: Thenje mbi shqiptaret

"Rishikimi i historisë me ekspertë turq, agresion kulturor dhe fyerje e papranueshme."

- Ismail Kadare
Esht nje thenje mbi turqit kjo??? ke filluar te marresh fllad me sa duket,,mir ben qe mbledh gjithshka te mundshme,,por ajo qe do e besh nuk po e kuptoj se c´far esht?

po ai dervishi mor lauri ca do?? un sjam pro paqes ne kete rast me te,,dhe me c´far ka then,,ne nje trung te perbashket deget mund te marrin drejtime te ndryshme,,,por gjysma e manit te prodhoj skamen,,ndodh vetem kur esht i shortur,,panvarsisht perpjekjeve per ta shitur si te natyrshme.

Po behesh shum i cuditshem.
 
Last edited:

Lauri

Anunnak
Titulli: Thenje mbi shqiptaret

Esht nje thenje mbi turqit kjo??? ke filluar te marresh fllad me sa duket,,mir ben qe mbledh gjithshka te mundshme,,por ajo qe do e besh nuk po e kuptoj se c´far esht?

po ai dervishi mor lauri ca do?? un sjam pro paqes ne kete rast me te,,dhe me c´far ka then,,ne nje trung te perbashket deget mund te marrin drejtime te ndryshme,,,por gjysma e manit te prodhoj skamen,,ndodh vetem kur esht i shortur,,panvarsisht perpjekjeve per ta shitur si te natyrshme.

Po behesh shum i cuditshem.
Nuk me intereson se c'fe ka Ai qe perhap dhe mbjell paqe e bashkim nder shqiptar. Mesazhi i Idriz Gjilanit eshte shum ei thelle ne ate pike ku kapesh ti: sa do dege te kete mani, tek rrenjet do ushqehen te gjitha..;) Tek Atdheu, qe ngelet gjithmone, dhe jo tek feja qe shkojne e vijne sipas rrymave nder shekuj!!

ps. do kisha deshire qe kjo teme te rrije sa me me pak komente..:)
 

Lauri

Anunnak
Titulli: Thenje mbi shqiptaret

(Haxhi Vehbi Dibra, mori pjesë në Kongresin e Manastirit. Kryetar i Pleqësisë, zgjidhet edhe nënkryetar i Qeverisë se Vlorës)

 

Lauri

Anunnak
Titulli: Thenje mbi shqiptaret

FAKTE INTERESANTE
Në foton e parë është Gjeorgjio Kundurioti që lindi më 1772 në ishullin e Hidrës. I takon familjes së Kunduriotëve që dhanë shumë në luftën e 1821.
Ishte kryetar i Ekzekutivit në periudhën 11.10.1824-6.2.1825. Kryetar dhe antar i Komisionit Drejtues më 1832, kryetar i mbledhjes së Pleqërisë së parë(1844-1845), të mbledhjes së dytë(1845-1846),i mbledhjes së tretë(1846-1847).
Në janar të 1844 u bë kryeministër dhe ministër i marinës.
U bë kryeministër përsëri në vitin 1848 dhe dha dorheqjen për shkak të mospajtimit me mbretin Othon. Në vazhdim ishte deputet dhe kryetar i parlamentit më 1856.
Nipi i Gjeorgjios, Pavlo Kundurioti ka qenë kryetar i Greqisë diku në vitet 1926-1929.Këta dy figura të ndritura të Greqisë janë me origjinë shqiptare dhe hebreje.Pra nga geni mashkullor janë shqiptar ndërsa femëror janë herenj.Sepse babai i Gjeorgjos dhe strëgjyshi i Pavlos u martua me një hebreje , Maria Kohin.[nga A.Llalla]




 

Lauri

Anunnak
Titulli: Thenje mbi shqiptaret

Qysh prej shume vitesh kam besuar se nje numer emrash gjeografike dhe historike apo parahistorike te Greqise se lashte, kam hasur tregues te nje popullsie zanafillore me te hershme se helenet. Ndersa po shfletoja nje dite fjalorin shume te paplote, te cilin Xylanderi ia ka bashkangjitur gramatikes se tij shqiptare, hamendesimet e mia, sipas mendimit, arriten nje fare shkalle gjase, per te mos thene edhe me shume. Gjuha shqipe dukej se i jepte kuptim disa emrave te pervecem, te cilet nepermjet rrugesh te tjera ishin te pashpjegueshme, te tilla si Male, Pilos, Andani, Olimpi. Per fat te keq, per t'u sqaruar me shume, pervec Xylanderit , kisha vetem trajtesen, per gjuhen shqipe te Bopit, mesuesit tim te shquar, te cilin ai ma kishte paraqitur ne vitin 1850, kur shkova per here te pare ne Berlin.
Sakaq dallova se pista qe une besoja se kisha zbuluar, tashme pervec meje kishte qene ndjekur edhe nga te tjere.
Duke filluar punen time, kam besuar se trajtoj thjesht nje ceshtje gjuhesore dhe etnografike, gjithashtu me duket se kam prekur edhe nje ceshtje te qenesishme, madje dritheruese, nje ceshtje kombesie. Dhe cfare kombesie!
Kombesia me e vjeter e kontinentit tone, se bashku me ate te baskeve. Europa, me bazat e saj te medha diplomatike, duket se kerkon te formohet si nje gjykate e perhershme e drejtesise nderkombetare. Eshte momenti per te sakatosurit e historise, per te harruarit e familjes se madhe europiane, per te bere te ditura ankesat e tyre, per te vleresuar meritat e tyre ne interes dhe madje per mirenjohje te popujve te qyteteruar. Pavaresisht rezistences historike te Skenderbeut, gjysmehena turke krijoi nje hendek te thelle midis fiseve shqiptare. Sot nje numer i madh midis tyre jane myslymane. Gjithsesi admirojeni forcen e gjakut te fisit, qe trimfon edhe mbi urrejtjet fetare dhe jep mesime tolerance per te gjithe anetaret e te njejtes race:
Bashkohuni te krishtere e myslymane,
kerkoni lirine...
Me pas, kur Osmani te jete shporrur,
Beni Pashket ose festoni Bajramin. (Dora d'Istria-Shqiptaret)

Keta shqiptare te ngrate derdhen gjakun e tyre, gjakun me te kulluar per clirimin e Greqise! Te pakten t'u jepet shprese. Gjithcka qe ne vendin e tyre ka zemer dhe zgjuarsi e ben te shporret pushtuesin turk.
Dizhon, 19 mars 1877
Nga parathenia e "Greqia perpara grekeve" Louis Beonlew

 
A

Alltini

Titulli: Thenje mbi shqiptaret

Lauri mua me Intereson qe tema te rri e paster ,,por edhe nese mbeshtjellet me materiale te tilla,, mosperfillja ndaj tyre dhe durimi do bejne qe ajo te vetpastrohet!
 

Lauri

Anunnak
Titulli: Thenje mbi shqiptaret

Kam thene qe deshiroj te jene sa me pak komente...:) Pastaj nuk jam une ai qe vendos, kam shprehur nje deshire personale pasi keto gjera i postoj edhe diku tjeter dhe anasjedhtas!!
Personalisht e konsideroj kete teme si nje arkiv ku mund te mblidhen thenje, hulumtime, pjese shkrimesh te renedesishme me vlera historike, dorshkrime etj etj, mundesishit me burime e autor sa me te sakta se per ndryshe humbin vleren. Dhe besoj qe ka vend pak per diskutim kur keta postime jane shume te larmishme dhe ndryshojne nga njera tjetra.
Pune e mire do ishte sikur te postoni ne kete teme edhe ju te gjthe te apasjonuarit e kesaj kategorije. Ky do ishte komenti me i mire qe do behej ketu..;)
 

Lauri

Anunnak
Titulli: Thenje mbi shqiptaret

Këtu tragjedia e një populli që i ka dhënë elementët më të mirë të tij, ushtarë, filosof, burrat e shtetit , të shenjtët, të gjithë pushtueseve të tij, sllavë e latin, grekë dhe turq, dhe që më në fund thërret bijët e tij, të varfër e të keqtrajtuar për ti edukuar në gjirin e tij ; që mundohet të rindërtoj me vështirësi të mbëdha një koshencë kombëtare. Dhe kjo dëshirë kolektive ka pasur për një kohë të gjatë një sintom të vetëm por të fuqishme: ruajtjen dhe unitetin e gjuhës kombëtare.

(Eugenio Vaina De Pava , "Albania che Nasce" Catania , 1914)


 
Last edited:

Lauri

Anunnak
Titulli: Thenje mbi shqiptaret

Pukëvili i njohur si filohelen shkruan: “Habitem shumë dhe nuk mund të kuptoj si ka ndodhur që në اamëri dëgjohet vetëm gjuha shqipe, sikur shqiptarët të jenë këtu vendës e jo grekërit”.

Në botimet e Pukëvilit lexojmë: “...me numrin e tyre të madh, me guximin, zellin e veprimtarinë e tyre, shqiptarët do ia ndërronin një ditë faqen Greqisë”.

Franccedilois Pouqueville
 
Last edited:

Lauri

Anunnak
Titulli: Thenje mbi shqiptaret

Napoleoni e quajti pashallëkun e Janinës: “...një shtet i qëndrueshëm me popullsi e zakone të të gjithë shqiptarëve”. Për këtë hapësirë shqiptare i apelohet Papës së Romës për të ndihmuar Epirin, kur i shkruhet nga Shqipëria “për një pjesë të vendit... nga Gjiri i Artës në portin e Vlorës, përfshi Manastirin në kufi të Maqedonisë e Mecovën në shpatet e Pindit”.
 

Lauri

Anunnak
Titulli: Thenje mbi shqiptaret

Studiuesja e shquar rumune me origjinë shqiptare Dora D’Istria, thotë për shqiptarët në Greqi: “Vetëmohimi e flija e tyre qenë ndihma më e madhe në kryengritjen greke për çlirim. Mbi shkëmbinjtë e mbi zellin e Pargës gjenden ende tepricat e një populli që dha jetën e vet për Pavarësinë e Greqisë. Atje ndodhen edhe gjurmët e gjakut të martirëve”.

 

Lauri

Anunnak
Titulli: Thenje mbi shqiptaret

Bashkëkohësi i Ali Pashës, rusi i pranishëm E.Golubinski, thotë për të: “Atdheu i tij qyteti i Artës, nuk gjendet në Perandorinë e Konstandinopojës... por në një principatë të lirë shqiptare. Ai qe pushtuar nga turqit më 24.03.1449”.
 
A

Alltini

Titulli: Thenje mbi shqiptaret

Kam thene qe deshiroj te jene sa me pak komente...:) Pastaj nuk jam une ai qe vendos, kam shprehur nje deshire personale pasi keto gjera i postoj edhe diku tjeter dhe anasjedhtas!!
Personalisht e konsideroj kete teme si nje arkiv ku mund te mblidhen thenje, hulumtime, pjese shkrimesh te renedesishme me vlera historike, dorshkrime etj etj, mundesishit me burime e autor sa me te sakta se per ndryshe humbin vleren. Dhe besoj qe ka vend pak per diskutim kur keta postime jane shume te larmishme dhe ndryshojne nga njera tjetra.
Pune e mire do ishte sikur te postoni ne kete teme edhe ju te gjthe te apasjonuarit e kesaj kategorije. Ky do ishte komenti me i mire qe do behej ketu..;)
Tema eshte thenje mbi shqiptaret,,,dhe sesht hera e pare qe ke sjellur matriale qe skan te bejn me thenjet,,dhe pse e ben kete un vetem dyshoj qe ke frik te dalesh nga familja,,sepse ketu e ndjen veten te sigurt dhe te mbrojtur mes shqiptarve,,dhe nga ketu do te sulmosh njerez te tjere qe kan vet dicka me vete,,
po ti kush je ???
 

Ado

FISEBILIL-LAH
Titulli: Thenje mbi shqiptaret

“Por, pse na të vegjël jemi
Pse fis e vëlla nuk kemi
Na sot shkjaut s`mund t`i bajmë ballë
Qi po do t’na përpijë gjallë,

Prandaj, thon se e lyp e mara
Qi dhe sod na si perpara,
Të rrim njit me mbret t’Stambollit
Për me i bamën ballë Nikollit…”

(Gjergj Fishta - Lahuta e Malcisë)
 

Lauri

Anunnak
Titulli: Thenje mbi shqiptaret

"Ndikimi i Perandorisë Otomane në Shqipëri është i pamatshëm, është një trashëgimi tragjike, groteske, burokratike, që at’herë totalitare, që ka rënduar mbi ndërgjegjet dhe ka ravijëzuar mentalitetet më fort se komunizmi. E dini, ka ende nostalgjikë për gjumin e thellë turk! Por, e vërtetë, është një rezervuar mitesh, heronjsh, tradhtarësh. Një thesar për letërsinë shqiptare që kumbon nga thirrjet dhe betimet për besnikëri ndaj Nënës Shqipëri, nga premtimet e ujitjes së saj me gjak, nga këngë të pasionuara ku ëndërrohet çlodhja mbi gjirin e saj. Por të gjitha këto himne të zjarrta, thjeshtmaskojnë realitetin: robërimin, diasporën, mërgimin. Kjo është e kaluara… Posi, vetëm me fjalë! Në shqip, numërojmë nga 2 në 5 në latinisht, më pas në turqisht, më pas në sllavisht, por shifra “1” thuhet njëlloj si para tre mijë vjetësh. ثshtë një gjuhë më e vjetër se gjuha e Homerit."

- Ismail Kadare
 
Last edited:

Lauri

Anunnak
Titulli: Thenje mbi shqiptaret

"....Ndryshe nga turku dembel e fodull ose nga fshatari grek i varfër, që ka humbur gjithë gjallërinë nga pasojat e mjerimit dhe shtypjes së vazhdueshme, këta shqiptarët janë të dalluar për veprimtarinë e tyre të palodhur. اdo pikë mbizotëruese pranë rrugës kam parë se e kanë zënë një ose disa prej tyre, në kohën që më dilte para syve, dhe dukej sikur bënin një garë se kush do të arrinte më parë. gjithë pyetjeve për topografinë ata u përgjigjen me përpikëri dhe me zgjuarësi të madhe, ndërsa shpërblimi më i mirë për ta është leja që u jap të shohin me goniometrin tim. Nuk ka gjëra më të ndryshme nga njëra-tjetra sesa sjellja e shqiptarëve dhe sjellja e osmanëve, që janë qëniet njerëzore më dembele e flegmatike, me përjashtim të rastit kur i lëviz nga vendi ndonjë nxitje e jashtëzakonshme".

(Uilliam Martin Lik)

 

Lauri

Anunnak
Titulli: Thenje mbi shqiptaret

Hobhauzit, mikut të Bajronit e që u quajt më pas lord Brauton, i kishte bërë shumë përshtypje ndjenja kombëtare si një tipar i shqiptarëve.

"Këtu ka, thotë ai, - një shpirt pavarësie dhe dashuri për atdheun nga gjithë populli e kjo në një masë të madhe e mënjanon dallimin e thellë që vihet re në pjesët e tjera të Turqisë ndërmjet pasuesve të dy feve. Kështu, kur banorët e viseve të tjera i pyet se çfarë janë,a ta përgjigjen: "Jemi turq" ose "Jemi të krishterë", ndërsa banori i këtij vendi përgjigjet: "Jam shqiptar"… Ndjenja kombëtare bie fort në sy në karakterin e tyre. Nëse ndonjë prej tyre largohet nga vendi dhe duke rrugëtuar merr vesh se një bashkatdhetar i tij banon në një fshat pranë të cilit mund të kalojë, ndonëse nuk e ka parë e as nuk ka dëgjuar ndonjëherë për të, ai ndërron rrugë dhe shkon për ta takuar. Disa herë kam qenë dëshmitar i gëzimit që ata shprehin kur takohen kështu rastësisht, e shfaqin më haptas sesa i tregojnë ndjenjat dy anglezë miq në këto rasa. E gjithë mënyra e sjelljes së tyre është e përzemërt dhe kur, pas një mungesë të shkurtër, ndodh që një shqiptar ndesh një të njohur, i jep dorën e djathtë dhe e puth në faqe dhe po kështu bëjnë kur ndahen, ndërsa po të jenë takuar në rrugë, kur largohen ca njëri nga tjetri, qëllojnë me pistoletë ose me pushkë.

(J.C.Hobhouse, A Jorney through Albania, Londër, 1813, f.147-148.)

 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Titulli: Thenje mbi shqiptaret

"Sigurisht, unë mund ta them këtë: Shqiptarët myslimanë, pavarësisht shumë vuajtjeve të rënda të shkaktuara nga ata gjatë një apo dy viteve të fundit, nuk do të rrinë duke pritur nëse është e nevojshme për t’u ngritur dhe do të bien në llogoren e fundit për mbajtjen e Perandorisë, nëse do të jetë e nevojshme."

[Ismail Bej Qemali - pjesë nga një deklaratë e publikuar në “The New York Times” më 31 dhjetor 1911]
 

Silence

Antar Aktiv
Titulli: Thenje mbi shqiptaret

Toke e Shqiperise!
Me ler te ul syte mbi ty
o nene e rrepte burrash te ashper !!!

-Bajron-
 

Lauri

Anunnak
Titulli: Thenje mbi shqiptaret

"....Andaj stërnipët e atyre që tradhtuan Vezir Alinë, sot edhe mund të jenë deputetë në Parlamentin turk, ndërsa politikanët tanë i konsiderojnë me mburrje me gjak shqiptari?”.

Ne Turqi dhe Greqi, zyrtarisht s’ka shqiptare
“Në fillim ishte kryeministri Sali Berisha që deklaroi në Turqi se miliona turq kanë gjak shqiptari, dhe se turqit i kanë dashur shumë femrat shqiptare. Pas Berishës, ishte Jozefina Topalli që deklaroi se ne Turqi ka miliona turq me origjinë shqiptare. Dhe solli si shembull, praninë e disa deputetëve turq me origjinë shqiptare. Po pastaj? Pastaj janë edhe 3 milionë grekë që kanë gjak shqiptari. Shumë e japin si një shifër krenarie, se në Greqi jetojnë 3 milionë arvanitas. Domethënë 3 milionë grekë me origjinë shqiptare. Dhe shifrat e mësipërme janë pjesë e propagandës, por edhe e disa studimeve”.

“Por çfarë thonë statistikat e regjistrimit të popullsisë në Turqi dhe Greqi? Sipas statistikave të regjistrimit të popullsisë, në Turqi nuk ka shqiptarë, në Greqi nuk ka shqiptarë. Edhe një pakicë kombëtare që ekzistonte deri në vitin 1944 në Greqi, në krahinën shqiptare të اamërisë, u deportua me forcë për në Shqipëri dhe Turqi”.

Por problemi nuk mbaron këtu, Këtu hapet. Pse? Ja disa shembuj: Kur Ali Pashë Tepelena u rebelua ndaj Portës së Lartë, Sulltani dërgoi kundër tij një ushtri të komanduar nga një shqiptar me emrin Ismail Pasho Beu. Ai dështoi. Sulltani që donte në tepsi Kokën e KaraAliut, dërgoi përsëri një ushtri, por prapë me një komandant shqiptar, Hurshid Pashën. Dhe Aliun, e tradhtuan disa nga komandantët e tij, Tahir Abazi, Meco Bono, Omer Vrioni etj, të cilëve Sulltani ju premtoi tua shtonte pasurinë. Andaj stërnipët e atyre që tradhtuan Vezir Alinë, sot edhe mund të jenë deputetë në Parlamentin turk, ndërsa politikanët tanë i konsiderojnë me mburrje me gjak shqiptari?.

Ja edhe një shembull tjetër: Vërtet në Greqi mund të ketë 3 milion arvanitas, ose grekë me gjak shqiptari. Por memorandumi që sot quhet ‘Megaliidea’ e ka hartuar një grek me gjak shqiptari, me emrin Joanis Koletis; Në 1914 Autonominë e Vorioepirit e shpalli një grek me gjak shqiptari me mbiemrin Zografos; Jugun e Shqipërisë në 1914 e shkatërroi një gjeneral grek me gjak shqiptari, me emrin Spiro Milo, të cilit OMONIA sot kërkon t’i ngrejë edhe një monument në Himarë; Vasil Bollano, i njohur për antishqiptarizmin e tij, është një grek me gjak shqiptari...

“Dhe nuk ja vlen më të japim shembuj mortorë. ثshtë një faqe e palavdishme. Askush nuk duhet të mburret me këtë ngushëllim mortor. Sot ne na duhen shqiptarë realë, nuk na duhen ata me gjak shqiptari, që për të treguar se kanë qenë grekë apo turq tamam kanë vrarë dhe masakruar shqiptarët. Sot ne na duhen shqiptarë që duan dhe dinë të bashkojnë trojet shqiptare dhe jo politikanë që duan të ruajnë Vilajetet e tyre, e që gjejnë ngushëllim tek grekët apo turqit me gjak shqiptari”
(Koço Danaj)
 
Last edited:

Lauri

Anunnak
Titulli: Thenje mbi shqiptaret

Shqipëria etnike, para ardhjes së turqve në Ballkan, zinte një sipërfaqe prej 110.000 km2. “Pas luftës së vitit 1876-1877 me Rusinë, Turqia dhuroi, në interes të popujve ortodoksë të Ballkanit, rreth 25.5000 km2 nga sipërfaqja e tokave shqiptare”.

Masakra e radhës u bë në vitin 1913, duke plotësuar kështu oreksin e Serbisë, Malit të Zi dhe Greqisë. Tendenca për të paraqitur shqiptarët si të ardhur në këto troje, është bërë për të justifikuar coptimin dhe ndarjen e tyre. E që të realizoheshin këto, më parë duhet të zhdukej kujtesa kombëtare, si hap i parë i së cilës është edhe trashëgimia e primatisë ilire. Këto arkiva që mbanin brenda historinë e 700 viteve, u dogjën në Manastirin e Shën Naumit në vitin 1850-1851. Marrveshjet e e fshehta të drejtuesve të lartë të Patriakanës së Stambollit dhe ujdia mes turqve dhe grekve, për të quajtur turq-ç’janë muslimanë dhe grek-ç’janë ortodoks, institucionalizuan goditjet e mëtejshme ndaj faktorit shqiptar. Sigurisht që shqiptarët s’kanë qëndruar duarkryq, por, rruga e tyre ka qënë e gjatë e plot dhimbje. Në kohën që përgatitej coptimi i Shqipërisë (traktati i Shën Stefanit dhe më vonë Kongresi i Berlinit), rilindasit shqiptarë, nën kryesinë e Avdyl Frashërit përgatitën mbledhjen e Kongresit të Manastirit, qëllimi i të cilit ishte hartimi dhe njehsimi i alfabetit të gjuhës shqipe.Vëllezrit Frashëri krijojnë në Stamboll shoqërinë “Drita” (shoqëria për zhvillimin e gjuhës shqipe). Projekti i Autonomisë i hartuar nga Komiteti i Stambollit(1878), filloi të marrë jetë nga kontributet e veprimtarve të palodhur; Pandeli e Koço Sotiri, Koto Hoxhi, Hanko Minxha, Petro Nini Luarasi, Petro Kondi, Ibrahim Dragoti, Anastas Kullurioti e shumë atdhetarë të tjerë.
pjese nga libri: Shqiptaret dhe greket
 
Top