• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Thenie mbi shqiptaret

Lauri

Anunnak
Titulli: Thenje mbi shqiptaret

Qëndresa e atdhetarve bëri që në vitin 1896, në Nivan të Gjirokastrës, të mbyllnin shkollën greke për ta zvëndësuar atë me një shkollë shqipe, paçka se dhespot Grigori i Mitropolisë së Gjirokastrës, vazhdonte mallkimet dhe shkishërimet e patriotve. “Në vitin e fundit të shekullit XIX, Abati i Mirditës, imzot Prenk Doci, i mbështetur fuqimisht edhe prej Klerit Katolik Shqiptar, themeloi shoqërinë letrare me emrin “Bashkimi”…dom Ndre Mjeda, gjuhëtar dhe poet, në vitin 1902, themeloi shoqërinë letrare “Agimi”me ABC-në e saj”. Mirpo, pas çdo hapi të bërë nga patriotët shqiptarë, kundërvepronte egërsisht barbaria greke që synonte shuarjen e gjuhës shqipe me çdo kusht. Koto Hoxhi rrihet barbarisht gjersa vdes, ndërsa Naum Veqilharxhi, mbasi përpiqet maksimalisht të bindë Patrikun e Stambollit që të lejojë përdorimin e gjuhës shqipe, helmohet nga të njejtat duar dhe gjen vdekjen. Petro Nini Luarasi, pas grindjeve të shumta me Mitropolitin e Kishës Ortodokse Greke, Qirilli, pëson të njejtin fat tragjik. Sipas Mihal Gramenos “ Petro Nini u martirizua dhe vdiq i helmuar prej xhonturqve dhe prej prapagandës greke për Shqipërinë”. Babë Dudë Karbunara kërcënohet me vdekje dhe i digjet shtëpia. Në moshën 30 vjeçare, papa Kristo Negovani theret me thika(12 shkurt 1909) prej mercenarve të peshkopit grek. Patrioti at Stath Melani, nga fshati Melan i Përmetit, pjesmarrës i Kongresit të Manastirit, rivritet përsëri pas 100 vjetësh. “Unë nuk jam mjaft i zoti-shkruan Fan Stilian Noli- të përshkruaj shërbimet e mëdha që i ka sjellë atdheut at Stath Melani,…”.

Le të vazhdojmë me tërësinë teritoriale të Arrnautllëkut (Shqipërisë) në kohën e administrimit perandorak osman të para luftës së parë botrore (1910). Të katër vilajetet zinin 90.270 km2 me 3.804.000 banorë, prej të cilave mbi tre milion shqiptarë (serbë 5% ndërsa grekë 4%). Vilajeti i Kosovës zinte 32.900 km2, i Manastirit 28.500 km2, i Janinës 17.900 km2, i Shkodrës 10.000 km2. Duke i parë pas 100 vitesh, trojet shqiptare janë ende të mbytura nga gjaku. Maskrat e serbit në veri dhe të grekut në jug, vetëm imagjinata mund t’i përshkruaj.

“Masakra greke u bënë ngado. Më 5 shkurt 1914 , në Kuqar të Përmetit ushtria greke theri gjithë fëmijët, ndërsa burrat i mbylli në kishën e Kosinës, ku i vrau në mënyrë barbare… Foshnjat ulërinin duke kërkuar prindrit…ushtarët i merrnin me radhë, u prisnin kokat dhe i hidhnin në një pus. Ndërsa gratë, pasi i përdhunuan i vranë me bajoneta” Në Panarit të Korçës andartët therën 275 vetë, në Kodër të Hormovës (Tepelenë-1914) u thern me thika 260 burra e fëmijë, ndërsa në teritorin e اamërisë prej 1950 km2 masakrat kanë ndjekur njera-tjetrën në mënyrë sistematike me qëllimin e shfarosjes së plotë të popullsisë shqiptare.”
(Mihal GJERGJI)
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Titulli: Thenje mbi shqiptaret

Historiani i famshëm gjerman, Peter Bartëll, thotë se shqiptarët kanë qenë bashkësundimtarë në Perandorinë Osmane, e jo thjesht të sunduar. Ai sjellë si ilustrim numrin e madh të kryeministrave, ministrave, gjeneralëve, guvernatorëve shqiptarë në të katër anët e perandorisë.

Tash a më mirë të themi se kemi qenë bashkësundimtarë të një perandorie kolosale, si na e thotë historiani i famshëm gjerman, a të themi se kemi qenë cuba e hajdutë, si na etiketojnë serbët, maqedonasit, grekët e rusët?

Prof.Dr. Milazim Krasniqi


 

Lauri

Anunnak
Titulli: Thenje mbi shqiptaret

Një nga marifetet më të padëgjuara të grekëve ka qenë dhënia e rryshfeteve zyrtarëve të lartë në Stamboll për të nxjerrë një ferman që të ndalonte qarkullimin apo mbajtjen e librave shqip. U quajt një veprim i dënueshëm, madje, edhe po të mbaje libra kaq të padëmshëm si gramatika ose aritmetika, po të ishin shkruar shqip. Grekët ranë, madje, edhe më poshtë: nuk e kishin për gjë të kallëzonin atdhetarët shqiptarë të ndershëm si rebelë dhe bënin që ata t’i degdisnin në burgje të largëta.
(F. Konica)
 

Lauri

Anunnak
Titulli: Thenje mbi shqiptaret

Kruj', o qytet i bekuar!
Prite, prite Skënderbenë,
Po vjen si pëllump i shkruar,
Të shpëtonjë mëmëdhenë
Shqipëtarët t'i shpëtonjë
Nga xgjedh' e keq'e Tyrqisë,
Edhe ty të të nderonjë,
Që je krej'i Shqipërisë,
Ka pas trima shqipëtarë,
Që s'u trembet syri kurrë,
Ndë zëmërt të tij ka zjarrë,
ثsht' i urt' e trim e burrë.
Mirë se erdhe, o verë!
Që na prure mirësinë,
Dhe për shumë vjet të tjerë
E zbukurofsh Shqipërinë.
O Shqipërizë! gëzohu,
Se të erdhi prapë dita,
Lulëzohu, zbukurohu,
Të zbriti nga Zoti drita!


 

Lauri

Anunnak
Titulli: Thenje mbi shqiptaret

Vendin kryesor në program e zinin kërkesat politike për “njohjen zyrtare të kombësisë shqiptare dhe të gjuhës shqipe”. Në lidhje të ngushtë me këtë kërkohej emërimi i nëpunësve shqiptarë në të katër vilajetet, zgjedhja e të gjitha organeve lokale, zgjerimi i kompetencave të tyre dhe kryerja e shërbimit ushtarak nga dy deri në dy vjet e gjysmë në Shqipëri, nën drejtimin e oficerëve shqiptarë të dalë nga shkollat ushtarake që do të ngriheshin në vend.

Një nga kërkesat më të rëndësishme në fushën e arsimit ishte ajo për themelimin e një universiteti shqiptar, që kishte qenë aspiratë e hershme e rilindësve. Për përgatitjen e profesorëve për këtë universitet do të dërgoheshin çdo vit, me bursa të shtetit, të rinj që do të mësonin në shkollat e larta të Evropës dhe të ShBA-së. Po kështu kërkohej të themelohej një muze arkeologjik kombëtar në një nga qytetet e Shqipërisë...

 

Lauri

Anunnak
Titulli: Thenje mbi shqiptaret

Nga libri L'Albania i Viko Mantegacës, 1912[Vico Mantegazza, L'Albania]
Harta përfshin të gjitha trevat nga Sanxhaku në Gji të Artës dhe daljen në Egje me Selanikun. Mungojnë Nishi, Podgorica dhe një pjesë e Malësisë.
Foto nga: vargmal

 

Lauri

Anunnak
Titulli: Thenje mbi shqiptaret

O ju bij të mëmëdheut, ju o patriotë trima,Luftëtarë të dëgjuar edhe po kaqë të urtë,Të bashkuar si vëllezër neve jemi kurdoherë,Krahë të vendit të shtrenjtë edhe besnikë ndaj kombit.Dhe kështu lipset të jemi, si përherë të bashkuar,Ca më shum' sot që tirani mezi mbahetë në këmbë,Ne duhet edhe më fort të lidhemi që të gjithë,Për qëllimin ton' të shenjtë, në emërin e lirisë.Ju, stërnipër të të Madhit Aleksandër e të Piros,Të dëgjuar, të lavdishëm, ju, o bij të Skënderbeut,T'atij burri të vërtetë, që në botë shok s'ka pasur,Trima, shpresa dhe guximi kurdoherë të na prijnëDhe të gjithë me një mendje të bëjmë detyrën tonë.Ne pellazgë kemi lerë para se të lindte hëna,Kur Adami nuk ka qenë veçse ujë edhe pluhur,Dhe të parët tanë s'ishin vetëm baballarë popujsh,Porse ishin baballarë dhe të vetë perëndive.Motit, gjuha jon' e dlirë, gjuha jonë e pavdekshme,E kulluara, e kthjellta, mahniti dhe perënditë.Askush s'e mohon në botë famën e të parve tanëDhe punërat e shkëlqyera ua dëshmon historia.Dikur në Azin' e largët si shqiponja fluturuanEdhe fronin e Dariut e përmbysën ata trima.Duke thyer në betejat ç'qenë përsanë barbarë,Dhe qytetërimin mbarë e shpëtuan nga rreziku.Tjetër herë, si luanër, ata iu vërsulën RomësDhe romakëve mizorë më t'u kallën lemerinë.Kush qe ai burr' i huaj, kush qe ai maqedonas,Që dikur grekët në luftë fund e krye i dërrmonte?Dhe kush qe njeriu i shquar, që më kot grekët e thyerU munduan me sofizma porsi grek ta paraqitnin?Kur të huajt pa të drejtë rojën kishin masakruar,Cilët qenë ata që Thivën e rrënuan po shtëpinëE Pindarit nuk e prekën, sepse përnderonin muzat?Ata s'qenë aspak grekër as dhe skitë, jo, nuk qenë;Maqedonët tjetër s'qenë veçse baballarët tanë.Shumë shkronjës si Plutarku, Demosteni dhe StraboniMe shokët e tyre thonë se ngahera kombi ynëIshte si dhe sot fisnik, trim, hyjnor, i madhërishëm.Si dhe ne, ata po qenë shqipëtarë të kulluarDhe shqiptari këtë emër e ruan, sepse e patNë flamur gjithnjë shqiponjën, shenjë force dhe fitorje.Gjithnjë brenda Shqipërisë dhe Zeus' i madh banonte.N'atë të shenjtinë Tomor një tempull të bukur kishteDhe gjithë popujtë atje vinin me nderim të thellë,Që t'i faleshin asaj perëndie shqipëtare.

(Naim FRASHERI-Deshira e vertet e Shqiptareve 1886)
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Titulli: Thenje mbi shqiptaret

''Kombi fisnik shqiptar i ka dhënë Perandorisë Osmane e më pas Republikës së Turqisë me dhjetra e qindra njerëz të mëdhenj që lartësuan emrin e Turqisë në Europë dhe në botë, përfshi këtu një Hoxha Tahsin, një Shemsedin Sami Frashëri e të tjerë''.

- Riza Tefik Dibrani (filozof i mirënjohur shqiptar në Turqi).
 

Lauri

Anunnak
Titulli: Thenje mbi shqiptaret

"Jemi një komb i veçantë, kemi gjuhën e veçantë, prandaj duhet të jetojmë në vehte si gjithë kombet E tjerë! "
- Hoxha Hasan Tahsini

Jeta dhe veprimtaria e Hasan Tahsinit u karakterizua jo vetëm nga interesi i tij për shkencat natyrore, por dhe nga dashuria e zjarrtë për atdheun dhe popullin e tij. Hasan Tahsini, ashtu si rilindësit e tjerë të shquar, e kuptoi se një nga fushat më të rëndësishme të luftës për çlirimin e Shqipërisë dhe lartësimin e popullit të saj, ishte ajo e shkrimit të gjuhës shqipe dhe e përhapjes së diturisë në gjuhën shqipe. Për këtë ai qysh në vitet '60 të shek. XIX, në bashkëpunim dhe me patriotë të tjerë, si Kostandin Kristoforidhi, filloi të mendojë e të punojë për krijimin e shoqërive që do të punonin për përhapjen e diturisë midis shqiptarëve dhe për hartimin e një alfabeti të ri të gjuhës shqipe. Eshtë i njohur projekti i tij i alfabetit të gjuhës shqipe me 30 bashkëtingëllore dhe 3 zanore, i hartuar në fillim të viteve '70. Më pas Hasan Tahsini mori pjesë në komisianin që hartoi alfabetin e Stambollit.

Hasan Tahsini u ndoq nga fanatikët dhe reaksionarët edhe për veprimtarinë e tij patriotike, bile ai njohu dyert e burgut të sulltanit. Por asgjë nuk e largoi Hasan Tahsinin nga bindjet e tij shkencore dhe nga veprimtaria e tij patriotike.

Hasan TAHSINI (1811-1881)

 

Lauri

Anunnak
Titulli: Thenje mbi shqiptaret

Një shkrimtar tjetër francez, më modern, që shprehet në një mënyrë më pak poetike, por shumë më konkretë për shqiptarët: “Ekziston në Gadishullin Ballkanik një popull i cili nuk ka rrojtur kurrë nga vetja e vet e as për veten e vet, por roli i tij gjatë shekujve ka qenë që ai që t’u japë pa ndërprerje kombeve fqinjë lëndë njerëzore.

Shqipëria ka qenë rezervuari ku Grekët, Romakët, Bizantinët e Turqit kanë marrë njeri pas tjetrit. Ndërkaq nën një formë protoplazmike disi, dua të them në masë të paorganizuar, raca shqiptare ka mbushur boshllëqet e hapura nga luftërat ose dekadenca në botën lindore.

Nganjëherë në të kundërtën, ajo botë është ngritur, personifikuar te një njeri i madh, dora e të cilit, pavarësisht se cili ishte, Mehmet Ali, Ali Tepelena, Skënderbeu apo Pirroja, trondiste një kënd tjetër të botës dhe shënoi mbi popujt vulën e gjënisë së vet. Jeta e shqiptarëve gjatë atij shekulli, vepra e tyre në Egjipt, ku ata ishin mbretër, në Greqi ku ata qenë punëtorët e vërtetë të pavarësisë, duhet të na shpjegojë mirë epoka të historisë së lashtë. Edhe kur shqiptarët hakmarrin Aleksandrin, Akilin etj., ekzagjerimi nuk është veçse në formë, paradoksi përmban një të vërtetë.

Edhe një fjali para se të ndahem nga lexuesi im i dashur. Nuk është aspak një apologji për shqiptarët, që kemi dashur të bëjmë në këto faqe. Kemi dashur t’u japim atyre të drejtën. Nuk është lëvdata ditirambike ajo që kemi synuar, por e vërteta.

ثshtë shkruar shumë pak për shqiptarët dhe mund të shkruhet akoma më shumë për ta. Ata vetë kanë neglizhuar shumë për publicitetin dhe kanë bërë shumë gabim. ثshtë mirë që të veprohet, por duhet gjithashtu që të bëjnë të njohur vetveten, sepse në qoftë se Bomarsheja këshillonte shpifjen, Max Nordan nga ana e tij ka dhënë mesazhe të çmuara për të folur shpesh për vehten e tij.

E mbaruam ekspozimin tonë të shkurtër me një fjalë që i vishet M. Bernardit. ثshtë bërë për përshkrimin që paraqitëm. Shqiptarët, kanë jetuar shumë pak për vehten e tyre. Veprimtarinë e tyre, gjakun e tyre, talentin e tyre e kanë përfituar fqinjët. Ata kanë flijuar esencën më të mirë të tyre për të mirën e të tjerëve. Kështu ka ndodhur deri tani, por është pikërisht një epokë e re që duan të fillojnë sot: të jetojnë dhe të punojnë për vehten e tyre, për Shqipen e tyre.
(Mit’hat Frashëri Botuar më: 1937)

Ne foto Ismail Qemali drejt Vlores..:)
 
Redaktimi i fundit:

Lauri

Anunnak
Titulli: Thenje mbi shqiptaret

Bejlerët e Jugut, të shqetësuar nga luftrat e Rrapo Hekalit, i thanë:

- Pa na thuaj, ore Rrapo Hekali, si do të qeveriset vendi me një tufë leckamanësh që ke grumbulluar rreth vetes?

Rrapo Hekali u tha: Njëqind herë më mirë se ç'e qeveris Sulltani me një tufë kusarësh, maskarenjsh si ju.

 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Titulli: Thenje mbi shqiptaret

Historiani austriak, Oliver Jens Schmitt: ''Shqiptarët e pranuan Perandorinë Osmane, ishin fetarë dhe s’kanë lidhje me ilirët''.
 

Lauri

Anunnak
Titulli: Thenje mbi shqiptaret

"....Ky popull asht bash ai populli i vogël shqiptar, aq pak i njohun dhe aq zi i gjykuem në Europë. I vjetër sa fosilet, sa stalaktitat e shpellave jehuese të maleve të veta vigane, dhe i lindun të thuesh prej vetë rrenjeve të vjetra, ai asht sot zot autokton i pakundershtueshëm i tokave të veta...."

Prej brigjeve gjëmuese të Euksinit e deri në borën e amshueshme të Alpeve Julie ; prej brigjeve bubulluese të Ekrakeraunve e deri ndër karma të thepisuna të Karpateve, ende të rime me gjak njeriu, në ato shekuj të kaluem, banonte ajo familja e madhe trako-ilire, në namë e në za në histori të fiseve dhe të kombeve.
Sot kjo familje asht shue. Marrë përbri prej tallazeve të luftave të gjata e të pandame, ajo u përpi dhe u zhduk përbrenda gërmazave të pangishëm të vorbujve te historisë, e kështu nuk mundi ma, ç’më atë ditë kur Gentiusi, mbreti i mbramë i Ilirëve, më 168 para Krishtit, ndriti triumfin e Lucë Emil Palit për me pa diellin e majes së lumnisë së vet të hershme.
Porse, si të thuesh, si nji shkatërrinë e dhimbshme anijeje të mbytun në det, prej humbjes së kësaj familjeje trako-ilire, sot, atje ndërmjet Thesalisë dhe Malit të Zi, prej brigjeve lindore të Adriatikut e deri në bregore të Vardarit, shpëtoi gjallë nji grusht njerëzish, të cilët kishin zanë vend ose mbas mburojes së disa maleve titanike, ose nën hijen e kandshme të disa fushave pjellore dhe plot jetë , banesë e përmallshme e hyjnive të moshës përrallëzore. Ata u banë ballë me fuqi kurrë të përkulshme të shpirtit të vet bujar, qoftë thellimeve të furive të shekujve, qoftë edhe padrejtësisë së hipokrizisë njerëzore. Të stolisun me nji forcë të jashtzakonshme qëndrese, ende këta e flasin atë gjuhë të të Parëve të vet ma të hershëm; ende e ruejn të pandryshueshëm karakterin e hekurt e fisnik të stërgjyshëve të vet dhe sot ata gjithnji e punojnë shi atë tokë të cilën e punuen të parët e tyne prehistorikë.
Ky popull asht bash ai populli i vogël shqiptar......

(Pjese nga fjalimi i At Gjergj Fishtës në Konferencën e Paqes 1919)


Per serbet, truqit, arabet, shqiptaret vijne nga shkretetirat arabe te mbeshtetur nga schmitt
 

Sweetie

Anëtar i Respektuar
Titulli: Thenje mbi shqiptaret

Ne shqiptarët, të cilit do religjion, jemi të gjithë vllezër. Ne gjithmonë do të jetojmë mirë dhe në paqe me njëri tjetrin, siç jemi duke jetuar, ne do të punojmë së bashku për përparimin e kombit tonë, dhe do ta mbrojmë atë me gjakun tonë. (Hafidh Ibrahim Dalliu)
 

Lauri

Anunnak
Titulli: Thenje mbi shqiptaret

"....Lap Martallozi, nga Sofia në vitin 1908. Shkruesi në fjalë që sulmonte politikat osmane në Shqipëri ndër të tjera ironizon edhe mënyrën sesi njerëzit mësoheshin nëpër shkolla. Kështu ai tregon se nëpër meqtepë, shqiptarëve ju mësonin që sulltanët turq ishin të shenjtë dhe janë dërguar në kahuristanë për të bërë feth nga Zoti, që Skënderbeu sqe tjatër përveç se një hajdut, se hoxhët kishin gjetur në një qitap arabisht që tregonte që shqiptarët ishin arabë dhe një mijë e një e treqint vjet më parë ju zemëruan halifesë hazretit Ymer dhe u bënë muhaxhirë në Shqipëri. Lap Martallozi tregon që i njëjti problem ekzistonte edhe nëpër skolitë e grekut ku njerëzia mësonte që gjith njerzit e mbëdhenj janë grekë, le Filipi, Leka i madh, Batlemeu, Pirua dhe Skënderbeu, po aq edhe Krishti.
Problemi i të ndryshuarit të identitetit të osmanllive në shqiptarë tregohet në mënyrë shumë origjinale nga një letër që Kostandin Kristoforidhi i dërgon Lef Nosit në 23 Kallnur 1909 nga qyteti i Durrësit. Në këtë letër Kostandini rrëfen që ortodoskët dhe myslimanët jo vetëm që refuzonin të mësojnë të shkruajnë gjuhën me gërma latine, por thotë se:
Myslimanët prap as ta nëgjojnë emnin Shqiptar e fjalën Gjuha shqip nuk dunë; kaq shumë i ka myt fanatizma e xhonturklluku; kan ideen se gjith klubet shqiptar qi jan sot, kane mrena njerzë të pa bes hajdutë e bukshkal qi dunë me u damun më yte nga Osmanlli qi na ka dhan këtë liri; t’ishin shqiptar thonë ato atëhere gjante shqipe e ta shkruine me shkronja Tyrkshe e jo me shkronja latinshe...."

Olsi Jazexhi "Nga turq, në shqiptarë"



 

WISHMASTER

Moon_Boy
Titulli: Thenje mbi shqiptaret

 

Ado

FISEBILIL-LAH
Titulli: Thenje mbi shqiptaret

"Janë 50 vitet e komunizmit për t'u fajësuar për gjendjen në Ballkan e jo 500 vite të otomanëve."

- Noel Malcolm [Historian britanik dhe profesor i historisë në Universitetin i Oksfordit]
 

Lauri

Anunnak
Titulli: Thenje mbi shqiptaret

WISHMASTER....;)


 

WISHMASTER

Moon_Boy
Titulli: Thenje mbi shqiptaret

WISHMASTER....;)


oo bash hajr se kam dasht me e gjet ket foto e skam mujt. je i madh plako :D
 

Lauri

Anunnak
Titulli: Thenje mbi shqiptaret

“Ndonëse jo shumë i njohur jashtë dhe pavarësisht mungesës së statistikave të besueshme për popullsinë, komuniteti shqiptar në Turqi, në të vërtetë mund të jetë më i madhi në diasporë. Emigrimet e hershme të shqiptarëve në Turqi ishin rezultat i rekrutimeve me forcë për ushtrinë osmane dhe jeniçerë…Numri i shqiptarëve etnikë, (dmth nga Ballkani-L.B) në Turqi mund të arrijë mbi një milion, ndonëse shumë prej tyre janë asimiluar.

(Robert Elsie “Turqia, shqiptarët në Turqi” )


Ky nuk eshte komunist i Enver Hoxhes, dhe as shqiptar..;)
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Titulli: Thenje mbi shqiptaret

Në kohën kur shqiptarët ishin pa shtet, pa kishat e tyre, pa traditë kulturore, pa shkolla, të rrethuar nga Bizanti në një anë, nga shteti Serb në anën tjetër, nga Venediku në anën bregdetare, me këto rrethana nuk ka pasur fare gjasa të ekzistonte si komb, me depërtimin osman ne Ballkan, me shkatrrimin e Bizantit, shtetit Serb si dhe dezorientimin e kishave të tyre, pengohet asimilimi i shqiptarëve nga elementet e lartë përmendura. Hasan Kaleshi
 

Lauri

Anunnak
Titulli: Thenje mbi shqiptaret

Pikë së pari Komiteti i turqvet të rij filloi të fusi në dorë hoxhallarët fanatikë edhe civilët e korrompuem, të cilët i shtytën që të pranojnë shkronjat arabishte, për gjuhën shqipe. Me qenë se shkronjat arabishte, përveç që nuk kanë zanore, por edhe si gjuhë semitike, nuk përfshijnë as bashktingëllore, me një fjalë ky ishte një mjet mashtrues për me i ndalue shqiptarët në fushën e kulturës. Në të gjithë Shqipërinë bota u nda në dy anë: partizanët e shkronjave latine edhe partizanët e shkronjave arabe. E para përfaqësonte kulturën evropjane edhe e dyta kulturën orientale, e para përfaqësonte nacionalizmën shqiptare, e dyta fanatizmën fetare; e para gjallninë, e dyta vdekjen. Në këtë luftë grekërit edhe serbërit ndihmonin propagandën e turqve të rij.

(Mehdi Frashëri Kryeministër 1935-36, "Bashkimi i Kombit", 1943)


As ky nuk ishte komunist i E. Hoxhes..;)
 

Lauri

Anunnak
Titulli: Thenje mbi shqiptaret

SHثN JERONIMI, PثRKTHYESI I MADH I BIBLثS, ISHTE ME ORIGJINث ILIRE.

Dy shenime
1.
(Piktura: Jan Van Eyck’s “St. Jerome in his study” (1435-1440) ). Kapelja e kesaj pikture thuhet se eshte nje keqkuptim. Por nuk duhet te jete aspak e tille, pasi eshte nje kapele tipike ilire. Mund ta krahasoni me pamjen e mbretit Gent dhe duket hapur ngjashmeria.
2.
Ne faqen anesore te tavolines se punes, prane kokes se luanit gjendet gdhendja e nje svastike (po ta quajme te tille) me gjashte kembe - nje simbol i Diellit, i perdorur gjeresisht te Iliret. Gjendet thuajse ne cdo krahine shqiptare, si ne punime druri edhe ne ato te gurit e te veshjeve.
Mbase jane dy gabime te parendesishme te artistit..ose mbase jo.
"Thenie per shqiptaret"




 

Lauri

Anunnak
Titulli: Thenje mbi shqiptaret

SHQIPثRIA, TOKA E DRAGOIT

NATYRA KUNDثRSHTUESE E LAVDISث NJERثZORE,
NJثRI MBRONTE, TJETRI ZAPTONTE...

Skënderbeu, është në të vërtetë Gjergj Kastrioti Skënderbeu (i njohur edhe si “Dragoi i Shqipërisë”), 1405-1468, heroi kombëtar shqiptar i cili luftoi kundër avancimeve të turqve. Mohamedi ose Muhameti është Mehmeti i II-të (i njohur edhe si “Mehmet Pushtuesi”) 1451-81.

Titulli: Melchior Lorck: Biography and primary sources
Volume 1 di Melchior Lorck, Ernst Jonas Bencard
Autori: Erik Fischer, Ernst Jonas Bencard, Mikael Bّgh Rasmussen, Marco Iuliano, Melchior Lorichs
Botues: The Royal Library, 2009
"Thenje per shqiptaret"




 

Lauri

Anunnak
Redaktimi i fundit:

Lauri

Anunnak
Titulli: Thenje mbi shqiptaret

"Shqipëtar"

Shqipërin' e mori turku,
i vu zjarr!

Shqipëtar, mos rri, po duku,
shqipëtar!

Mjaft punove për të tjerë,
o fatkeq!
Kujto vendin tek ke lerë
dhe tek heq.

Të ka bërë perëndia
luftëtar,
si s'të lodhi robëria,
shqipëtar!

Erdhi dita të ngresh kokë,
të kërkosh
lirinë, bashkë me shokë
të lëftosh!

Mos bëni si keni bërë
gjer më dje,
por të lëftoni të tërë
për Atdhè.

Pesëqind vjet kemi rruar
me pahir,
Lidhurë me këmn' e duar
me zinxhir!...

Myslyman' e të krishterë
jemi keq!
Të ngrihemi që të tërë,
djem e pleq!

Të ngrihemi të dëftojmë
trimëri;
ja të vdesim ja të rrojmë
për liri!

O moj Shqipëriz' e dashur,
memëdhè,
Të shoh me buzë të plasur,
si më sheh.

U shkretove anembanë,
Shqipëri,
se shqiptarët s'kanë
dashuri.

Gjithë djemtë që ke qarë
dhe mban zi,
për Morenë janë vrarë,
për Turqi!

Zhvish rrobat e robërisë,
memëdhè,
vish armët e trimërisë
se ke ne!

A.çajupi
 

xhebraili

Xhebrail Is Back
Titulli: Thenje mbi shqiptaret

Shko thuj kti leshit historjan me hanger 1 pogaqe
edhe une pajtona mety ketu veq se ka keq te perandoria osmane se po te mos ishte islami shqipetaret do te ishinmete mdhenje ne numer po nuk dote ishin shqiptare
 

Lauri

Anunnak
Titulli: Thenje mbi shqiptaret

Të ashtuquajturit grekë nuk janë veçse shqiptarë të maskuar...Në shekullin e katërmbëdhjetë, Greqia nuk qe veçse një çiflig i shtëpisë princore të Buajve, shefi i të cilës mbante titullin e Baronit të Moresë, siç mund ta shihni në përmbledhjen e Kronikave greko-romane të botuara prej Hopfit, në frëngjisht, në Berlin… Më duket se u takon atyre, shqiptarëve të maskuar, të heqin maskën greke dhe të ribëhen ata që janë, shqiptarë: nuk na përket neve të ndjekim mashtrimin e tyre dhe të shndërrohemi në grekë. Le të vënë në administratë gjuhën e baballarëve të tyre, gjuhën shqipe në vend të idiomës tejet qesharake dhe të panatyrshme, të rreme dhe të parëndësishme, të diktuar prej gramatikanësh pa shije.
F.Konica
 

AppleCrisp

Anëtar i ri
Titulli: Thenje mbi shqiptaret

edhe une pajtona mety ketu veq se ka keq te perandoria osmane se po te mos ishte islami shqipetaret do te ishinmete mdhenje ne numer po nuk dote ishin shqiptare
Se pari asgje kunder fes. Por thjesht ai koment nga "Oliver Jens Schmitt" aka "ftyr buk pogaqe" kur thot se ne ate kohe Shqiptaret e kane pranuar fene edhe skena lidhje me ILIRET eshte shum apsurde dej ne maximum. Ne ate kohe kur Turki erdhi te pushtoj Shqiptaret nuk kan pasur zgjidhje, ja u duft Shqiptari me pranu fejen islame me zor ose vdekje.

Qka je tu than more ti? si nuk do ishim Shqiptare? lol Cfare pasuri na la Turki?
 
Top