• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

T’i japim vlerën që duhet jetës dhe të ardhmes!

Të sakrifikosh do të thotë të heqësh dorë nga diçka e nevojshme apo e shtrenjtë për të arritur një qëllim apo të mirë të dikujt. Në rastin konkret kemi hequr dorë përkohësisht vetëm nga rutina jonë e përditshme, kemi shtuar kujdesin ndaj vetes dhe të tjerëve.

Një fikje totale e përditshmërisë. Cili është bilanci i këtyre ditëve sipas këndvështrimit personal, si të vetëizoluar?

Askush nuk është i përgatitur për këtë “fikje”, kaq të papritur dhe të menjëhershme, aq më tepër kur ke përballë një armik si ky, që as e sheh dhe as je në gjendje ta vlerësosh si duhet se, nga vjen, si duhet të mbrohesh e ta luftosh, deri ku mund të arrijë dëmi që shkakton dhe çfarë efektesh mund të ketë më pas. Bilanci? Gjëja e parë që kupton është se sa të brishtë jemi. Ndoshta e pohojmë shpesh në përditshmëri se qenia njerëzore është krejt e pafuqishme përballë natyrës dhe se njeriu, i mundur nga egoja e vet, ka humbur respektin për nënën natyrë, por tjetër gjë është të përballesh kaq realisht, me këtë të vërtetë. Ja pra që mund të ndodhë të jemi përballë situatash të tilla të jashtëzakonshme dhe çdo gjë për të cilën ke luftuar e punuar fort deri dje, ta humbasë vlerën që mendoje se kishte.

Në ditë si këto, kupton se sa shumë energji shpenzojmë duke punuar për të ardhmen, duke harruar të tashmen, edhe pse në teori e dimë se e nesërmja nuk ka asgjë të sigurtë. Kupton se, pavarësisht se je çdo ditë në turravrap për të përmbushur plane e projekte, prap je krejt i papërgatitur për situata emergjente. Pas llogarive në ditë të tilla, kupton se sa të rëndësishme janë të vërtetat e shoqërisë ku bën pjesë. Përballë pasigurish si këto, nevojës për të parë dritën jeshile në fund të tunelit, pretendon solidaritetin njerëzor, reagimin e mençur, mësimin nga përvojat e të tjerëve dhe marrjen e masave në kohë, por këto i sheh pak ose aspak të përmbushura. Kupton se sa i rëndësishëm është bashkëveprimi ndërpersonal e social, e në një plan më të gjerë, ai global, dhe sa e lehtë është të humbësh toruan.

Duhet të ruajmë distancën fizike (jo sociale) dhe për këtë duhet bashkëveprim, brenda familjes (ne me prindërit dhe të afërmit tanë), jashtë portës së shtëpisë (me fqinjët, kolegët etj). dhe akoma më gjerë në aspektin global, kur ekonomitë e forta botërore po bashkojnë forcat për të gjetur zgjidhjen, dhe më i forti duhet t’i vijë në ndihmë më të dobëtit. Ndërsa nga pikëpamja profesionale, këto kohë më shumë se kurrë, kupton se sa i rëndësishëm është informacioni i saktë dhe i besueshëm; se sa shumë dëme mund të shkakojë një “fake news” apo provokim paniku dhe se sa e rëndësishme është media në këtë drejtim.



Një rutinë tjetër, po a ia vlejti? Cilat janë arsyet që mund të më rendisësh?

Ok, le ta shohim gotën gjysmë plot: Ia vlejti, sepse tani po shijoj në maksimum tim bir dhe familjen time. Punoj nga shtëpia, por kemi kohë të ulemi të gjithë bashkë rreth tavolinës, të luajmë, të eksperimentojmë bashkë në kuzhinë, të lexojmë librin që lamë herën e fundit në mes sepse ishte vonë dhe kishte ardhur koha e gjumit, të dëgjojmë muzikë dhe bëjmë plane reale për udhëtimet që kemi shtyrë gjithmonë për më vonë. Kemi kohë të reflektojmë për gjërat e bukura që humbasim prej vrapit të zakonshëm nga impenjimet e çdo dite, të kujdesemi për prindërit tanë, të flasim gjatë me ta (edhe pse në pamundësi për t’u takuar fizikisht), t’u themi se sa shumë i duam dhe t’i vëmë detyrë vetes (një premtim që duhet mbajtur) se nuk do t’i harrojmë lumturitë e vogla të jetës kur e gjitha kjo të përfundojë.

Sa e vështirë është të sakrifikosh? Cila ishte më e rëndëssishmja?

Të sakrifikosh do të thotë të heqësh dorë nga diçka e nevojshme apo e shtrenjtë për të arritur një qëllim apo të mirë të dikujt. Në rastin konkret kemi hequr dorë përkohësisht vetëm nga rutina jonë e përditshme, kemi shtuar kujdesin ndaj vetes dhe të tjerëve. Është e vështirë sepse jemi qënie njerëzore dhe komunikimi ndërpersonal e social është jetik. Mungesa e tij mund të shkaktojë probleme po aq të rënda se edhe vetë virusi që ka ngujuar botën. Por po sakrifikojmë në emër të jetës dhe mbijetesës ndaj diçkaje të panjohur dhe që bën dëme të mëdha. Mjafton kaq për të hequr dorë nga ankesat e për të bërë secili më të mirën e mundshme.

Ju lodhi? Jo vetëm fizikisht, sepse e di që për një grua detyrimet janë sikur të kesh 10 duar, por në aspektin psikologjik?

Ditën që mbylla derën e zyrës për një afat që nuk dihej, e mendova që izolimi ishte vetëm fillimi. Duke parë çfarë kishte ndodhur në Kinë, dukë parë Italinë e pas bisedash me njerëzit e afërt që jetojnë atje, e përgatita veten që nuk do të ishte e thjeshtë. Dhe këtu nuk flitet më vetëm dhe thjeshtë për izolim. Je nën trysninë e lajmeve që vijnë nga të gjitha anët, statistika vdekjesh, teori konspirative, opinione të çdo lloji që të bombardojnë orë e çast pa të dhënë mundësinë e përtypjes së asaj çfarë po ndodh. Pasiguria që shoqëron ditën e re që lind, shqetësimi për familjarët dhe njerëzit e dashur, pafuqia për të bërë diçka kthehet në një trysni që duket sikur të mbyt. Natyrisht është e lodhshme dhe ajo çfarë ia shton akoma më shumë peshën gjithë kësaj situate është që secili duhet të gjejë mënyrat e veta për të mbijetuar, jo vetëm nga ky virus. Duhet të përballojmë situatën ku ndodhemi dhe të dalim prej saj të shëndetshëm nga çdo pikëpamje.

Të gjithë kemi nxjerrë mësime, ajo që do më rendisje si më kryesoren?

T’i japim vlerën që duhet jetës dhe të ardhmes. Sidomos në shoqëri si e jona, që ende vuan pasoja nga e shkuara, ende është e çoroditur, pa rregulla të mirëpërcaktuara, pa një plan të saktë për të ardhmen, vlera e jetës vihet shpesh e fundit në listë. Ose nuk merret në konsideratë fare. Nuk kemi mësuar akoma të respektojmë të drejtën dhe lirinë e tjetrit, nuk dimë të ndihmojmë aty ku duhet, nuk dimë të vlerësojmë ato që kemi dhe jemi ende larg vetëdijes, se shoqërinë e bëjmë ne, të mirë ose të keqe. Le t’ia nisim të gjithë nga vetja.

Solidariteti, ia vlejti?

Për fat të keq nuk shoh akoma solidaritet mes nesh. Kam parë gjatë këtyre ditëve nëpër rrjetet sociale njerëz që ngjyrosnin foton e profilit me ngjyrat e Italisë dhe statuse të llojit, “Pray for Italy”, por nuk e di se sa e ndjenin vërtet këtë për aq kohë sa ndërgjegjësimi për të mbrojtur veten dhe të tjerët në një situatë të tillë të jashtëzakonshme, ishte kaq i vështirë.

Botuar në revistën “Psikologjia”
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Nuk jane faza te lehta,por njeriu eshte nje qenje aq e pershtatshme,saqe cfare do ti hedhesh ne `rracionin` e rradhes ai do ta konsumoje.
Pikerisht kete beme gjate ketyre muajve.
Sa do zgjase,askush se di.
Gjithesesi ne disa aspekte ka e te mirat e veta,do mesojne njerzit qe kur takohemi s`do puthemi nga 4 here,pllaq plluq. :p
Por mua keto kohe realisht me mungojne pak si hsume,aktivitet kulturore,zakonisht gjate vjeshtes ndjekja nje sere prej tyre.
kjo vjeshte ne kete drejtim duket bosh,pasi cdo gje nen rregullat e shendetsis eshte e gjysem e konturuar,por dhe sikur mos t`jet aq,eshte frika te dalesh te vish ,e te levizesh lirshem neper te tilla evenimente .
 
Private conversations
Help Users
    Top