• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Tingulli Primordial eshte Krijuesi i Universit?!

Lauri

Anunnak
Vendndodhja
Toscana
Njohurite moderne dhe teoria "vargje vibruese" ne origjinen e materies. Sipas kozmologjise se Druidismit te lashte, Universi do të kishte origjinen nga nje tingull primitiv-primordial, si pasqyrim i Kauzes se Pare, e cila ne zgjerimin e saj ne formen e nje vale te vibrimit do te kishte krijuar të gjitha gjerat ekzistuese.



Natyra eshte burimi i shume formave qe sjellin mesazhin e tyre ne vemendjen e nje individi. Tinguj qe behen muzike ne frymen e eres ose ne ritmin e rrahjes se zemres. Tinguj qe jane ne gjendje per te kerkuar thellesite e psikikes se çdo individi me prodhimin e nje game te larmishme te ndjenjave emocionale.

Eshte vete natyra pra qe manifestohet ne menyre te pa dukshme dhe qe ka krijuar fuqi kreative tek njeriu. Fuqi kjo, qe sipas shkences se druizmit, nuk influenconte vetem ne mendjen e individit, por edhe fillimin e vete kohes e materjes se Universit.
Pervoja e fenomenit te vales vibracionale ishte e njohur edhe nga shamanset e lashte dhe konsiderohej, se bashku me matematiken, nje fenomen baze per te gjitha gjerat ekzistuese.

Tinguj origjinal te Universit BIG BANG

Nje nga keta ka qene Pitagora. Sipas Porfirio(filozof, teolog grek), "Pitagora, degjonte harmonine e Universit, perceptonte harmonine universale te levizjeve se sferave dhe yjeve te cilat ne nuk mund ti degjojme per kufizimiet e natyres sone" Cfare eshte harmona e sferave qiellore?? Popujt antik mendonin Universin nje sfere ku ne mbrendesi te saje ndodheshin planetet, dhe sebashku keta planete perbenin kozmosin. Gjate levizjeve te planeteve, ku secila jepte nje tungull, krijonin "sinfonine qiellore" te nje bukurie jo-humane.
Kjo teori ishte e mbeshtetur nga Pitagora dhe ndjeksit e tij, Por vetem ai kishte mundesine ta degjonte kete sinfoni qiellore, i cili i riprodhonte..



Edhe Apolo ne mitologjine greke antike(..Ilire) komplet Universi imagjinohej si vegel muzikore me 7 kordat(7-string qe luante Apolo), qe qeverisej i gjithe sistemi planetar nepermjet harmonise se tingujve te sferave qiellore, dhe krijonte melodite te tij kenshme.



Gjithashtu edhe ne Parrajsen e Dante-es gjejme versetet qe i riferohen tungujve harmonike planetare tek kenga I: "Lavdia e Atij qe leviz cdo gje per Universin pershkon dhe shkelqen".
Tek kenga XXXII:"Dashuria e Perendise qe leviz Diellin dhe yjet e tjera,"


Platoni vazhdoj konceptet e Pitagores ne lidhje me harmonine e sferave qiellore, cdo sfere ne levizjet rreth Tokes prodhon tinguj qe veshet e njeriut nuk i kapin dot sepse jane shume te thelle. Te gjitha keta tinguj krijojne nje bukuri sinfonije mbi humane qe njeriu mundohet ti riprodhoje, por per limitet e tij nuk arrine. Nepermjet muzikes njeriu ngihet shpirterisht. Platoni i shpjegon si realizohet kjo: Universi eshte i modeluar nga nje mendje qe eshte ajo e Krijuesit. Dhe ka nje shpjegim mesjetar per kete harmoni kozmike, me burim te nje citati biblik: "Qiejt kendojne lavdine e Perendise, Perendia krijoi universin duke pritur numrin, dhe per kete arsye u konsiderua Gjeometri " Muzikant i Madh."



Te flasim per krijimin e cdo gjeje eshte e pa shmangshme qe te mos fusim ne mes mitologji, arkeologji, histori , religjon, njohuri shkencore moderne e cdo gje qe na rrethon.
Pasi cdo qe na rrethon eshte tingull dhe viberacion i materjalizuar..:)






tema vazhdon..
 

Lauri

Anunnak
Vendndodhja
Toscana
Titulli: Tingulli Primordial eshte Krijuesi i Universit?!

Tingulli dhe vibracioni nuk eshte materje, por eshte ne gjendje te udhtoje ne te nepermjet molekulave te airit. Per kete ne baze te karakteristikave fizike te tingujve, qe krijohen nepermjet materjes ajer(molekuleve), tingujt gjate udhtimit formojne vale sonore.
Pra tingulli krijon vibracion te materjes, dhe materja sipas shpejtesise dhe densitetit qe mund te kete, mund edhe te jete si ndertuese por edhe shkatrruese.

Mbi karakteristikat fizike te tingujve, dhe transformimit ne vale sonore ndiqni vidiot..:)


 

Lauri

Anunnak
Vendndodhja
Toscana
Titulli: Tingulli Primordial eshte Krijuesi i Universit?!

Mqs tingujt dhe vibracioni eshte baza e zanafilles se cdo gjeje qe na rrethon, duke perfshire edhe vetveten tone fizike, dhe influencon ne menyre misterjoze ne koshencen tone mendore. At'here thelloju duke u koncentruar me teper ne kete kendveshtrim, qe te kuptosh se kush je ti, si u krijove ti dhe bota qe te rrethon, si dhe pse mendon ne nje menyre apo ne nje tjeter. Ndiqe kete video, dhe shiko ne kete dritare te re te dijeve tuaja..:)


 

Lauri

Anunnak
Vendndodhja
Toscana
Titulli: Tingulli Primordial eshte Krijuesi i Universit?!

Tingujt udhetojne duke krijuar vibrim ne materje me njesi mates Hz (Hertz). Universi qe na rrethon ka nje frekuence harmonike 432 Hz. Ne interes te kujt eshte standartizuar me ligj qe muzika e sotme, psh albumet muzikor file mp3 te degjohet ne frekuencat 440 Hz? Qe njeriu te largohet nga struktura natyrore e tij??



Qe nga shek '18 Giuseppe Verdi e mizikant te tjere kundershtonin me leter te hapur kete ligj duke ju riferuar qeverive perkatese qe te ulej frekuenza ne 432 Hz.

Kaq shume interes ka kjo frekuence qe njeriu te mos jete ne kontakt te vazhdueshem, sa qe edhe Gjermania naciste ne 1939 e vendosi me ligj qe duke e konsideruar 440Hz si diapozon normal?

Gjuha e muzikes(tingujt) eshte nje gjuhe universale, pse te mos jete atehere kjo gjuhe me frekuencat qe e perbejne ate qe ne origjinen e saje 432 Hz?
Eshte e notur qe kjo frekuence 432 Hz eshte e lidhur me chakra te zemer, me ate te sentimentit, ndryshe nga 440 Hz qe eshte e lidhur chakra e trurit "kontroll mental". Te degjohet melodi (tinguj)me 432 Hz do thote qe te keshe nje influence optimale te zhvillimit shpirteror. Duke mos qene ne sinkroni me universin pa vetedije injorojme ekzistencen tone mbrenda keti universi ku bejme pjese.

Per miqt e gjuhes italiane ju rakomandoj kete sit "Rivoluzione Omega" : http://www.mutatemente.com/files/omega432hz.pdf


 

Lauri

Anunnak
Vendndodhja
Toscana
Titulli: Tingulli Primordial eshte Krijuesi i Universit?!

Ne tekset antike religjoze Universi ka pikerisht origjine nga tingulli. Sipas Veda eshte "Vac", rrokja e shenjet-fjala qe jep forme. Ne Vangjel permendet "ne fillim ishte fjala.." Ne tekstet antike klasike bejne fjale per Logos.
I gjithe krijimi eshte sinfoni e notave, frekuence harmonike. Nga gjuha sonore e drites o muzika sferave celeste ka origjine gjithcka ne Univers!






Nje tjeter aspekt themlues i tingullit eshte lidhja me gjeometrine. Tingujt leshojne nje force te pa dukshme qe eshte ne gjendje te plazmoje materjen. Cdo vale vobruese e prodhuar nga tingulli krijon nje forme gjeometrike drite ne hapsire.
Po si eshte e mundur qe i gjejme ne arkitekturat e vjetra keta forma gjeometrike,te cilat sot mund ti shohim vetem ne mikroskop dhe ne teleskop. Antiket kishin njohuri qe ne i njohim vetem sot me zhvillimin e teknologjise?
Duke e shoqeruar me foto kete postim, po e mbyll me nje thenje te Pitagores: "Gjemoetria eshte muzike e kristalizuar"











 
Last edited:

Lauri

Anunnak
Vendndodhja
Toscana
Titulli: Tingulli Primordial eshte Krijuesi i Universit?!

Disa eksperimente me tinguj dhe vibracione.



 

Lauri

Anunnak
Vendndodhja
Toscana
Titulli: Tingulli Primordial eshte Krijuesi i Universit?!

Lëvizja e gurit me tinguj

Mbase edhe Atlantesit e egjiptianët e lashtë i ndertuan tempujt e tyre me perdorimin e tigullit. Ishin në gjendje për të lëvizur masive guri me zë, gje që është e mundur një ngritje në ajër me ane akustike. Shkenca moderne mundohet të shpjegojë ndertimin enigmatik te tempujve antik...:)
Thjeshte video fantastike..!..;)

 

ricky_ch

******
Pe: Titulli: Tingulli Primordial eshte Krijuesi i Universit?!

Ne tekset antike religjoze Universi ka pikerisht origjine nga tingulli. Sipas Veda eshte "Vac", rrokja e shenjet-fjala qe jep forme. Ne Vangjel permendet "ne fillim ishte fjala.." Ne tekstet antike klasike bejne fjale per Logos.
I gjithe krijimi eshte sinfoni e notave, frekuence harmonike. Nga gjuha sonore e drites o muzika sferave celeste ka origjine gjithcka ne Univers!




Nje tjeter aspekt themlues i tingullit eshte lidhja me gjeometrine. Tingujt leshojne nje force te pa dukshme qe eshte ne gjendje te plazmoje materjen. Cdo vale vobruese e prodhuar nga tingulli krijon nje forme gjeometrike drite ne hapsire.
Po si eshte e mundur qe i gjejme ne arkitekturat e vjetra keta forma gjeometrike,te cilat sot mund ti shohim vetem ne mikroskop dhe ne teleskop. Antiket kishin njohuri qe ne i njohim vetem sot me zhvillimin e teknologjise?
Duke e shoqeruar me foto kete postim, po e mbyll me nje thenje te Pitagores: "Gjemoetria eshte muzike e kristalizuar"
Mua më shumë më vjen interesant me naivitetin tonë
se njerëzit në atë kohë s'kanë dijtë asgjë.
Mosditja ynë e të shpjeguarit u hidhet atyre. Haha...

Kjo puna e tingullit (zërit), s'ikur të jepet edhe përgjigja
se kush apo çka shkakton zërin, dhe gjithëçka do të dihej:
sekrete më nuk do të kishim.

Në fakt vibrimi krijon tingullin dhe jo anasjelltas.
Nëse ia mshojmë një cope hekuri, ajo nxjerr zë.
Zëri del nga hekuri.
Pra, diçka së pari duhet të lëviz, në mënyrë të kriojohet
zëri.
Ne shumë mirë e dijmë se nëse në atmosferë nuk do të ekzistonte
ajri, zëri nuk do të dëgjohej. Pra duhet medium ta përçojë atë.
 

Lauri

Anunnak
Vendndodhja
Toscana
Titulli: Tingulli Primordial eshte Krijuesi i Universit?!

shshttt.... Space Sounds

[video=youtube;-MmWeZHsQzs]https://www.youtube.com/watch?v=-MmWeZHsQzs[/video]
 

ricky_ch

******
Titulli: Tingulli Primordial eshte Krijuesi i Universit?!

Lëvizja e gurit me tinguj

Mbase edhe Atlantesit e egjiptianët e lashtë i ndertuan tempujt e tyre me perdorimin e tigullit. Ishin në gjendje për të lëvizur masive guri me zë, gje që është e mundur një ngritje në ajër me ane akustike. Shkenca moderne mundohet të shpjegojë ndertimin enigmatik te tempujve antik...:)
Thjeshte video fantastike..!..;)


Jam kureshtar të dij se si krijuan ata në antikë vibracionet për të ngritur objektet
lartësi.

Sinqerisht, dyshoj se ti kupton gjë nga këto që ke sjellur.
Bën krahasime të kota me teknikën e sotshme
me të atëhershmen.

Nuk duhesh të harrosh faktin se zëri (akustikja) dëgjohet
pas asaj vizueles (që shihet)!
 

Lauri

Anunnak
Vendndodhja
Toscana
Titulli: Tingulli Primordial eshte Krijuesi i Universit?!

Jam kureshtar të dij se si krijuan ata në antikë vibracionet për të ngritur objektet
lartësi.

Sinqerisht, dyshoj se ti kupton gjë nga këto që ke sjellur.
- Te dishe dicka per antikitetin duhet te lexosh gjera antike, ata mitologjike qe ju i quani fantazi. O edhe Biblen nga e cila po te sjelle nje shembull.

Ne qytetit Gerinko(sot qytet palestinez) kemi kete citat biblik se si u shkatrruan muret me vibracionet e tingullit te burive. Lexo komplet kap.6 tek libri Jozue ne Bibel qe te kuptosh me shume.

Jozueu 6:20
"Populli, pra, bërtiti kur priftërinjtë u ranë borive; dhe ndodhi që, kur populli dëgjoi tingullin e borive, nxori një britmë të madhe dhe muret u rrëzuan duke u shëmbur....."

Mbi spostimin e gurve gjigant me vibracion te tingujve do gjeshe mjaft ne kulturen tibetane, ke mjaft materjal.
Ne tregimet antike greke(Ilire) kemi te birin e Zeus, Anfione, gjemel me Zete, i cili thuri muret gjigante te qytetit antik Thiva(afer Athines) pa i prekur me dore duke u sistemuar vetvetiu njeri mbi tjetrin nepermjet tingujve. Keta tregime thone se guret e ndiqnin ate kur ai lunate veglat muzukore.
Gjeja me kurjoze eshte se ky, Anfione, i biri i Zeus Perendia Ilire, kishte marre leksione nga Merkuri, ndryshe Ermesi grek, qe eshte Zoti Thoth egyptjan padroni i te gjithave koshencave.

*Lauri nuk merre vesh asgje nga keta gjera, por sjell vetem cfare lexon..!! E kam thene me mijra here..;)

/tung tunxh.
 

Lauri

Anunnak
Vendndodhja
Toscana
Titulli: Tingulli Primordial eshte Krijuesi i Universit?!

Mqs per dike eshte puro fantazi qe peshat e renda te vihen ne levizje nepermjet vibrimeve qe krijojne tingujt, per dike tjeter eshte e thjeshte porsi nje loje femijesh.
Perderisa kjo eshte e mundur ne mikrokozmo te dimencioneve laboratike, pse nuk mund te jete e mundur ne makrokozmo ne dimencionet e hapsires universale ku cdo gje mbahet pezull pikerisht fale vibrimeve?
Ose te gjejme konfermen ne cfare na ofron ajo mitologjia antike e historise sone, ku te paret tane me vibracione tingujsh spostonin blloqe guresh gjigant per ndertimin e qyteteve e piramidave?

[video=youtube;0K8zs-KSitc]https://www.youtube.com/watch?v=0K8zs-KSitc[/video]
 

Lauri

Anunnak
Vendndodhja
Toscana
Titulli: Tingulli Primordial eshte Krijuesi i Universit?!

Shkenctaret e kane kuptuar tashme se si mbahen pezull pikat e ujit, dhe tu ndryshoje formen nepermjet tingullit.





 
Top