• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

“Tony Montanas” shqiptar në Angli i zbulohen edhe katër ngjarje të tjera

Hera

Antarë i Respektuar
“Tony Montanas” shqiptar në Angli i zbulohen edhe katër ngjarje të tjera

[IMG2=JSON]{"data-align":"none","data-size":"full","src":"https:\/\/lajmifundit.al\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/mane-driza.jpg"}[/IMG2]
Mediat në Angli kanë publikuar të tjera detaje për shqiptarin Mane Driza, i cili po gjykohet për vrasjen e shokut të tij Stefan Bledar Mone, në Britani të Madhe në vitin 1999. Në seancën e radhës gjyqësore ndaj 41-vjeçarit janë bërë publike të tjera detaje nga e shkuara e errët e Mane Drizës.

Shqiptari, i cili njihet edhe me epitetin “Tony Montana” dhe me emrin e dytë Sokol Drenova, akuzohet edhe për vrasjen e 4 personave të tjerë. Më 11 Prill të vitit 1997, Mane Driza me babain e tij vrau at e bir Elmaz dhe Lavdosh Kananin në fshatin Bishan të Fierit. Pas vrasjes ai emigroi në Britani të Madhe duke pretenduar se ishte një 17-vjeçar i larguar nga Kosova për shkak të luftës. Në Dhjetor të vitit 2001, një gjykatë shqiptare e dënoi Drizën dhe babain e tij për vrasje me paramendim të kryer në bashkëpunim.
Në vitin 1999, kur Mane Driza kishte shkuar në Britani, vrau shokun e tij shqiptar Stefan Bledar Mone, ngjarje që aktualisht është në proces gjyqësor. Pas vrasjes, Driza u arratis në Itali ku u zbulua në vitin 2000 nga autoritetet britanike. Gjatë qëndrimit në shtetit italian, ai vrau dy persona të tjerë dhe tentoi të vriste një të tretë.

Më 20 Dhjetor 1999, në Siçili ai vrau shqiptarët Artanit Maskaj dhe Albert Blushaj, si dhe tentoi të vriste Lefter Maskaj. Në Qershor 2002 ai u dënua nga gjykata italiane. Ndërsa në 31 Maj të vitit të kaluar, Mane Driza u ekstradua në Britani të Madhe pasi kishte vuajtur dënimin në shtetin italian. Në Angli tashmë po përballet me akuzat për vrasjen e shokut të tij Stefan Mone. Ai ka mohuar këto akuza, por prokuroria pretendon se ai e vrau pasi dyshonte se Mone i kishte vjedhur unazën e martesës. /tvklan.
 
Last edited by a moderator:
Top