• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Top 5 gjuhët e programimit.

N0

Antarë i Respektuar
Në industrinë e krijimit të programeve, teknologjitë e reja janë duke u zhvilluar në mënyrë të shpejtë. Të qëndruarit përpara në tregun e teknologjisë është shumë e rëndësishme për çdo programues. Sot do të flas për 5 gjuhët e programimit më të përdorura dhe më të suksesshme të këtyre viteve.

1. Java
Java është një nga gjuhët e programimit më të përdorura, me rreth 9 milion programues dhe është e pranishme në 7 milion pajisje globalisht. Është dizenjuar për tu përdorur në çdo pajisje dhe kjo është arsyeja se pse përdoret për të krijuar programe për kompjutera, smartphone dhe gjithashtu TV “të zgjuar” (smart).
Java është gjuha e programimit më e përdorur në botë, kjo bazohet në PYPL – Popularity of Programming Language Index (Indeksi i popullaritetit të gjuhëve të programimit). Edhe pse komuniteti i teknologjisë festoi përvjetorin e saj të 20, kjo gjuhë programimi do të vazhdojë të dominojë tregun në 2017.

2. Python
Python është një gjuhë dinamike programimi me nivel të lartë e përdorur gjerësisht dhe me qëllim të përgjithshëm. Është gjuha e programimit e momentit dhe e zgjedhur si gjuha bazë (startuese) në kurset e universiteteve përreth botës. The Stone River Academy ka deklaruar që Python është gjuha e programimit e cila ka më shumë kërkesa për punësim.
Sipas PYPL, Python është rritur shumë këto 5 vitet e fundit (7%), duke ndjekur Java-n në popullaritet.

3. PHP
PHP-ja është gjuha më e përdorur e programimit për krijimin w aplikacione web, sepse ka një avantazh me konkuruesit e saj, ajo është open source (burim i hapur).
Shumica e rekrutuesve (menaxherëve) nëpër botë kërkojnë për zhvillues PHP-je që të krijojnë website dinamike të cilat janë responsive dhe interaktive.

4. Go
Go është një gjuhë programimi open source dhe e lirë (open source & free) e cila u krijua nga Google në 2007. Në 2016 popullariteti i saj kapi majat pasi ajo thekson thjeshtësinë, performancën e lartë dhe efektshmërinë. (& built-in support).
Duke pasur në mendje që shumë fillestarë e kanë zgjedhur atë si gjuhën e tyre të parë, 2017 është e garantuar që do të jetë viti kur kjo gjuhë do të popullarizohet edhe më shumë.

5. JavaScript
Javascript është një gjuhë dinamike programimi me nivel të lartë dhe e konsideruar si gjuha më e fuqishme dhe më me popullaritet në botë. Ajo përdoret si një “erëz” për web-in, duke i bërë faqet e tij interaktive.
Me Javascript ju mund të shfaqni mesazhe pop-up, të shtoni efekte në faqet e web-it ose të krijoni lojëra me funksione bazë.

informatriks.com
 
Top