• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Trafiku i njerëzve,Raporti Vjetor i DASH: Shqipëria nuk përmbush as kushtet minimale


Ministri i Punëve të Brendshme Dritan Demiraj u njoh me gjetjet e Raportit vjetor të Departamentit Amerikan të Shtetit për Trafikimin e Qenieve Njerëzore, në të cilën vë në pah se Shqipëria nuk përmbush kushtet minimale për eliminimin e trafikimit.

Raporti i rekomandon Shqipërisë që të zbatojë ligjin që përjashton viktimat nga dënimi në raste të tilla? të trajnojë policinë, të vazhdojë që hetojë, ndjekë dhe dënojë fuqishëm trafikantët.

Qeveria shqiptare dhe Ministria e Punëve të Brendshme e kanë vendosur luftën kundër trafikimit të personave në krye të listës së prioriteteve, nëpërmjet një angazhimi maksimal dhe reagimit me masa konkrete.

Ministri i Punëve të Brendshme Dritan Demiraj shprehet thellësisht i angazhuar për të rritur kapacitetet e strukturave antitrafikim, në zbatimin e Strategjisë së Luftës Kundër Trafikimit të Personave dhe Planit të Veprimit 2014-2017.


Syri net
 
Fatkeqesisht eshte me se e vertete.
Jo vetem kjo por shume standarde nuk permbushen.
Normalisht keto ndodhin atje ku shteti per nje motiv ose per nje tjeter eshte i dobet per te mos thene eshte pale me kriminalitetin.
Nje shtet qe nje cope Klement Balil se kap dot ne 28 000 km2 nuk eshte shtet.
Nejse, te shohim ketej e tutje edhe pse e kam thene edhe me pare.
Nuk kam shume shprese te ndryshoje ndonje gje.
I njejti Sajmir Tahir do jete minister i brendshem, ai qe ishte dmth, ai prape do jete!
 
Top