• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Ushqimi dhe pijet tradicionale shqiptare

E3

Anëtar i Nderuar
Kushina shqiptare është një përzierje e influencave të kushines turke, asaj ballkanike dhe europiane. Ajo është e njohur për vlerat e larta ushqimore dhe shijen e saj mjaft të mirë. Pothuajse çdo krahinë ofron specialitet e saj të veçanta.

Gatimi i mishit të pjekur, sidomos qingjit dhe përgatija e byrekëve të ndryshëm është e përhapur në të gjithë vendin. Veçanërisht në krahinat e jugut dhe shqipërisë së mesme është i njohur përdorimi në shkallë të gjerë i perimeve dhe zarzaveteve, vajit të ullirit, erëzave të ndryshme dhe limonit.

Pjatat e peshkut janë të njohura veçanërisht në qytetin e Shkodrës ( tava e krapit) , Pogradecit ( korani me arra dhe lloje të tjera) , zona bregdetare e Jonit dhe Adriatikut etj.
Në Shqipëri gatuhen ëmbëlsira të shumëllojshme, shumë prej të cilave janë të përbashkëta edhe për vendet e tjera ballkanike dhe Azinsë së vogël (ballkavaja, kadaifi, sheqerparet, hashurja etj). Ndër ëmbëlsirat më tradicionale është “ballokumja”, e cila gatuhet në qytetin e Elbasanit për festen e Ditës së Verës (14 Mars).
Si rrezultat e klimës së përshtatshme mesdhetare Shqiperia është e njohur për kultivimin e rrushit dhe prodhimit e një varieteti verërash të kuqe dhe të bardha. Ndër më të përmendurat janë ato Merlot, Kabërnet, Pinot Nero, Kallmet , Shesh i Zi, San Gioveze, Riesling, Shesh i Bardhë etj.
Pija më tradicionale alkolike është rakia ( një lloj brandy I prodhuar nga rrushi). Në disa zona të Shqipërisë prodhohet edhe rakia e kumbullës ( Korçe, Dibër), ajo e manit ( Boboshticë etj). Shqipëria është gjithashtu e njohur edhe për prodhimin e konjakut Skënderbej, i përmendur për shijen dhe aromen e tij. Konjaku shqiptar ka fituar gjithashtu edhe çmime ndërkombetare.
Ndër pijet jo alkolike është për tu përmendur boza ( një pije freskuese me bazë misrin), e prodhuar në veri të vendit sidomos në krahinën e Kukësit si dhe rehania, e cila vjen nga lëngu i rrushit dhe është pije tipike e Skraparit.
•turizmi.com•
 
3R1

rremujaxhije:P
Titulli: Ushqimi dhe pijet tradicionale shqiptare

ua ky,po bakllavane qe se ke xmendur fare:p:p
 
mirela

DODONA hajmali

Ne Permetaret s'ishim asgjekundi ketu :p :p :D
 
  • Like
Reactions: E3

Zana1

Braveheart
Titulli: Ushqimi dhe pijet tradicionale shqiptare

Bozes ja kane prishur doren .....

Tradicionalja dhe e preferuara ime jane 3 vende - 1) Piceri Era -2) Natyra e Qete -3) 2Luanet jam kliente te pakten ka 10-vjet c'do here qe me shkel kemba ne Shqiperi ju bej vizite, i njoh te gjithe qe nga guzhinieri gjer tek Bosi.... me shijon jashte mase ushqimi ne k'to vende, dhe ajo qe me mungon me shume eshte tav dheu dhe buka e misrit.....
 
Last edited:

Ylli-1

Etnoshqiptar
Titulli: Ushqimi dhe pijet tradicionale shqiptare

Ushqimi tradicional i shqiptareve, ne vecanti ne Kosove, eshte FLIA

1. Pregaditja:

2. E perfunduar (e pjekur):

Sherbehet kryesisht me djath te bardhe ose me kos
 
Last edited:
Titulli: Ushqimi dhe pijet tradicionale shqiptare

Bozes ja kane prishur doren .....

Tradicionalja dhe e preferuara ime jane 3 vende - 1) Piceri Era -2) Natyra e Qete -3) 2Luanet jam kliente te pakten ka 10-vjet c'do here qe me shkel kemba ne Shqiperi ju bej vizite, i njoh te gjithe qe nga guzhinieri gjer tek Bosi.... me shijon jashte mase ushqimi ne k'to vende, dhe ajo qe me mungon me shume eshte tav dheu dhe buka e misrit.....
Zance tek ERa eshte si gjelltore studentash moj ahahah
Le te themi qe gatuajn... Por jo qe jane 1-shi :)
 
Jetmira

Antarë i Respektuar
Titulli: Ushqimi dhe pijet tradicionale shqiptare

Supe verore

Leme te ziej nje ne tenxhere afersisht nje gote me uje dhe grijme dy-3 karota,Me vone shtojme nje filxhan kakaoje oriz dhe kripe.Pasi presim qe te orizi te kete zier mire e heqim nga soba dhe e leme per pak te ftohte.Pasi te jete ftohur shtojme nje gote kos, nje te verdhe veze dhe gjalp.

Masa qe dhashe eshte per dy persona(kaq gatuaj une), ju mund te shtoni masen per me teper persona, eshte shume e lehte dhe praktike.
 
Jetmira

Antarë i Respektuar
Titulli: Ushqimi dhe pijet tradicionale shqiptare

Biftek

Gatimi im i biftekeve ndryshon nga ai i biftekeve qe jemi mesuar te hame zakonisht.
Mishi duhet te jete vetem tul dhe e shkeputur nga nga kofsha e lopes, ose e vicit.Cdo cope mishi pritet holle, une e kam me te lehte ta pres kur eshte pak i ngrire.Rrihet fort dhe ne nje tas mesatarisht pak i madh shtohet miell ku e perziejme me kripe dhe piper.Pasi kemi rrahur cdo cope te mishit dhe jemi siguruar qe kane marr nje forme te sheshte i bijme nga te dy anet me miellin., i shtojme copat e mishit ne tigan dhe nderkohe qe jane duke u skuqur ju shtojme cdo cope bifteku limon te shtrydhur.Me vone i serverim po jo shume te nxehte.
 
Top