• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Vargjet ku gjeni veten ne keto momente!

Ivy

Pushim....
Xhevahir Spahiu- FJALA

I thanë fjalës: tani je e lirë.
Po fjala s’kish fuqi t’u thosh: nuk më duhet.
E ç’më duhet
kur s’u thashë atëherë kur duhet?!
Kam mbetur pa krahë,
kam mbetur pa qiell,
jam jetë pa ëndërr,
jam ëndërr pa jetë.
I thanë fjalës: je e lirë;
pasi ke ngrënë rrokjet e tua,
pasi ke mbetur cung
dhe liria bëhet burg.
I thanë fjalës: liria jeton.
Fjala ua ktheu:
s’jam Konstandini që pa vdekjes udhëton.
I thanë fjalës: ti je liria;
për ta kuptuar këtë të duhet fare pak.
Ajo e besoi,
ajo hapi gojën,
po në vend të tingujve
prej saj
doli gjak.
 

Legally_Sweet

Ain’t no sunshine when she’s gone
Staf në FV.AL
Kurrë më parë nuk ka ekzistuar një person si ti, nuk ekziston as tani dikush si ti në të gjithë botën, e as nuk do të ekzistojë pas teje. E shihni se sa shumë vëmendje ju ka kushtuar Zoti juve. Ju jeni një kryevepër - e papërsëritshme, e pakrahasueshme, krejtësisht e veçantë. Madje edhe zemra më e ngrirë, do të shkrihej në mirënjohje.

Osho
 

Monique

Monique Multipass
Staf në FV.AL
Kujt ia fal ti perkedheljet kete nate - Timo Flloko

Unë për ty i brodha rrugët,
pa fund në Tiranë…
Kujt ia fal ti përkëdheljet,
dhe puthjet këtë natë?
Dalngadalë po shuhen dritat në bulevard…
Shirat nisën prapë…zogjtë po ikin,
dhe unë mbeta,
si një endacak!
Sa çudi, kur ti më thua:
“Në zemër të kam”.
Unë e ndiej, ti e bën enkas,
me shpresë kot më mban…
E pastaj sërish largohesh,
nga sytë më humb, mallin të ma shtosh…
Pa ty, mbyllem thellë në vete,
qytetit s’dal dot!
U bënë muaj që s’të shoh,
dhe blirët janë tharë…
Piano-baret, bulevardet,
pa ty, heshtin, qajnë…
I mungon, ti, këtij qyteti,
në çdo skaj dhe çdo sekondë.
Hyri dimri përsëri,
dhe zemra t’u ftoh.
Dhimbjen kush nuk e provoi,
zemra ime, në këtë botë?!
 

Monique

Monique Multipass
Staf në FV.AL
Para se t’i lidhësh flokët
Më lër t’u marr edhe një herë erë

Para se të ma kthesh shpinën
Më përqafo fort

Para se të krijosh distancë mes nesh
Mati gabimet me hapa

Para se të bie nata
Kujto sa ëndrra po i then

Para se.. Para se… Para se…
Dreqin! Unë s’di të them lamtumirë
 

Arfenilla

Themelues i Forumit
Kësaj nate me hënë të vjeshtës
Dola fushës të bredh kuturu.
Retë shtohen me vrap pa reshtur,
Hëna duket aty-ketu.

Porsi vetë mendimet e mia
Po më shtyhen ndër mend më shpesh
dhe pas tyre gjithnjë gjendesh ti
si kjo hënë që duket mes resh.

Hëna shpejt do të zhduket dhe netët
do të mbeten pa të, kurse ti
në ëndërrimet e mia pa jetë
perëndim s’do të kesh kurrsesi


M.K..
 

AnaVie

I Miss you so much my dad
VIZATIM I PAPERFUNDUAR

kërkojmë gjysmën tjetër që në lindje
gjejmë njerëz të mbushur me vetvete
njerëz të plotë deri në vdekje
me shqisa të rrumbullta si dhjami
me lëkurë prej çeliku ku shkruhet “ e xanun”
me shpirtin të sheshtë si tepsi
si dikur toka në përfytyrimet e kinezëve...

por e plotë mund të jetë veç hëna përtej dritëhijeve
kur ndodhet përballë lëmshit të zjarrtë
në agoninë e atyre që ikin
në pasigurinë e kujt mbeti
apo në vizatimet e fëmijëve…

vizatim i papërfunduar fëmijërie jemi të gjithë
që një mësues i ngutur na e hoqi nga dora
lapsat kanë mbetur në kujtesë si eshtrat
ne radiografinë e një gjoksi të vjetër
ku prej kohësh mungon zemra…

me dhimbje kuptojmë kur është vonë
se mësuesi dhe fëmija
ishim vetë ne
të papërfunduar njësoj
në kërkim të gjysmës tjetër...

po vallë është më mirë kështu të paplotë
në kërkim të pafund një jetë të tërë
se sa kur gjysmën tjetër shumë vonë e gjen
por s’ke ç’bën me të,
se nuk ke më kohë…

©artangjyzelhasani
 

dangerous

Anëtar
DECUBITUS CEREBRAL

mbështetur si romakët mbi jastëqe truri im
në dorë kupën e verës mbushur me mendime
ku një shërbëtor i arsyeshëm ka hedhur pak helm
mjaftueshëm për ta mbrojtur nga madhështia e mermerit
dhe gjinjtë e hijshëm të dëshirës nazike
e unë përballë tij fle i qetë
kokë e boshatisur jep gjumë pa ëndrra
truri nën kafkë është një kërmill
që na vonon në udhën për te vetja…

të parët arrijnë gjithnje ata pa tru
ndonjëherë pa kokë dhe prandaj të lumtur
por tani është një mëngjes kaq i bukur blu
e unë jam nisur për udhë të gjatë
ndoshta kam arritur e nuk e mbaj mend
dhe vetja ime gjithnjë mbetet larg
në një tjetër kohë
në një tjetër vend
kujtim i harruar tek e ardhmja…

(nga vellimi poetik "Imoralisti.", 2020)
©artangjyzelhasani
 
Top