• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Vargjet ku gjeni veten ne keto momente!

Tiku

Kap ca te Kapesh..:) :)
Sa dite e bukur! Diell e bore!
Dhe ti, mikeshez engjellore,
Ende ben gjumin ledhatar.
Oh, zgjohu, embel cil qepallat,
Aurores dil e shfaqju ballas,
Shkendrit mbi te si yll polar!
A te kujtohet moti mbreme?
Buciste shqota gjithe gjeme
dhe erresire qe ngado,
si njollez heneza zverdhonte
Mes reve sterre e te trishtonte
po sot, pa dil ne xham e shiko:
Ne te pafundmen kaltersire,
Qilimin madheshtor ka shtrire
Debora, qe prej diellit ndrin,
Vec pylli nxin, po thelle prej tij
Blerojne bredhat e perbri,
Nen akull, lumi vetetin.
Me nje shkelqim prej qelibari
Feks tere dhoma e te zjarri
Lodrojne flaket gjithe gaz;
Ti ndihesh ngrohte aty ne shtrat,
Po shih ketu: doriun at
Ta mbreh ne slite kete cas?
E te rreshqasim neper bore,
Kesaj hareje mengjezore,
Mikeshe e shtreenjte, me revane
Te rendim fushes mbetur shkrete
Dhe pyjeve, gjer dje plot flete,
Dhe bregut, qe ne shpirt e kam!
(Pushkini)
 

Ivy

IMPOSSIBLE??? The word itself says “I’M POSSIBLE “
Të bie në gjunjë për ty s’ka vlerë
As tê thur vargje me kitarë
Për ty kanë rënë dhe shumë të tjerë
Për ty dhe shumë janë hequr zvarrë

Të qaj për ty, jo nuk do qaj
E bëjnë të tjerë për ty, jo unë
Unë në krahë fort të mbaj
Të tjerë për ty derdhin lot lumë

Për ty s’do qaj për ty nuk pi
Dhe kur të ikësh nuk do mbaj zi
Për ty të vdesin njëmijë të tjerë
Unë jetova më ty njëherë
 

Desa

Temet nosce
Staf në FV.AL
Kujtoj me mall nje cast gezimi
Perpara sysh mu shfaqe ti
Si vezullim i nje vegimi
Si engjell plot me bukuri.
N’andralla jete zhurmekote
Me dhimbje brengash e merzi
Me grishte larg fytyra jote
Dhe zeri yt plot embelsi.
Nga shqote e koherave qe shkuan
Keshtjell’ e endrrave mu shemb
Me mjegull vitet ma mbuluan
Fytyren tende, zerin tend.
C’i ngrysa ditet gjithe brenge
I zymte dhe ne shkreteti
Pa perendi, pa shprese e kenge
Pa lote, jete e dashuri.
Por ja! Me shkrepi prap agimi
Se perseri u shfaqe ti
Si vezullim i nje vegimi
Si engjell plot me bukuri
Dhe rreh me gaz kjo zemra ime
Sepse ju kthyen perseri
Dhe perendi, dhe frymezime
Dhe lote, e jete, e dashuri.

A. P.
 

Clara

Antarë i Respektuar
.Un do jetoj edhe ne perjetesi...dhe nese zemra se rrahuri me ndalon...do te jetoj se brenda meje jeton ti...dhe aty nga dy zemrat tona vec dashuri buron....
... Sado minuta or dit muaj e vite te kalojn.. te premtoj se dashuria jon kurr ska per tu tretur...edhe sikur te na ndajn dhe ne dy and te botes te na cojn...dashuria qe kam per ty gjithmon ka per te mbetur
 

Clara

Antarë i Respektuar
Nese per ty jam emer..Ti per mua je...ZEMER
Nese per ty jam poezi..Ti per mua je dashuri..
Nese per ty jam qiell..Ti per mua je diell..
Nese per ty jam engjelli mbrojtes..Ti per mua je ylli i botes..
Nese per ty jam embelsire e preferuar..Ti per mua je ylli qe rrugen ma ke ndricuar..
 

Clara

Antarë i Respektuar
sa dallg ka deti ti smund ti kapercesh
sa yje ka qielli ti smund ti numerosh
sa rreze ka dielli ti smund ti shikosh
sa te dua un ti smund ta imagjinoshn
<3
 

Clara

Antarë i Respektuar
Duke heshtur iku dhe kjo dite
Duke qare po i shkruaj poezite
Germat me lot per ty i formoj
Dua qe te te harroj, por akoma me shume po te mendoj
Zemres i them ndal, por ajo s'me degjon
Rreh si nje kembane kur ty te kujton
Fjales i them hesht, ne veshin tend mos vije
Dhe qe te dua cmendurisht askush s'dua ta dije.
 

Legally_Sweet

Ain’t no sunshine when she’s gone
Staf në FV.AL
Timo Flloko- PRES

U fik muzgu, u err nata,
Dhe unë rri…të pres,
Bëj të iki, s’më lë zemra,
Se më mban një shpresë.

Gdhiu dita, behu dielli,
Prapë më lind një shpresë,
Hëna lart ma bën me sy
Më josh që ta pres…!

Ajo s’vjen …ditët tërhiqen,
Mezi, …me përtesë,
Sa më shumë shpresën humb,
Aq me gjatë e pres…!

Në s’ardhtë më, në s’ardhtë kurrë,
Prapë unë do ta pres…
Shtati epet, zemra jo,
Ngujuar në shpresë!

Mbaron jeta prit e prit,
Unë vdes…dhe ti vdes.
Në atë botë si shpagim
Pritje s’ka… as shpresë…
 
Nëse do realisht të mësosh dhe kuptosh si funksionojnë gjërat, dashurohu me gabimet e tua; kjo është e vetmja mënyrë që suksesi të dashurohet me ty. Përtej mavisë së tyre, gabimet fshehin realisht dëshirën, ambicjen, dhimbjen dhe veprimin, që janë thelbi I cdo perceptimi në botë. Në kohën tonë, të gabosh do të thotë të mësosh të veprosh; gabimet që bën në përpjekjen për të mësuar, vepruar dhe ndryshuar, janë e vetymja mënyrë për të bëra gabime të tjera në vazhdim, që do t’u paraprijnë herrët a vonë arritjeve dhe suksesit. Gabimet në udhën tënde do të jenë pishtarët që do të ndricojnë drejtimin e duhur në jetë…
-Artan Mullaj
 

Ivy

IMPOSSIBLE??? The word itself says “I’M POSSIBLE “
PUNË DASHURIE

U ngrita nga gjumi, thashë:
aq sa i do
askush nuk të do.
Është punë titanësh dashuria, lule titanësh,
ata krijojnë rryma të trasha ndjenje,
po s’qe aq i fortë e aq i zoti
mos i hyr fare punës së dashurisë –
punës së dhurimit të ndjenjave.
Bie mëngjesi
por ty s’të vjen zor
ta mbash hapur dritën
të dëshmosh për natën.
Dikush u tregua i dobët
pluskon neveria përzier me mall,
qielli i njerëzve që njohim
është jeta e shpirtit tonë.
Më mirë të jepesh pas ideve
se të mallkosh
kur s’ke mall.
 

jana80

Super Moderator
Staf në FV.AL
Bisede mbremjeje

Ç’më vjen ëndërrimtare në këtë vend plot re?
Ta dhashë zemrën time në dorë e ti s’e pe.

E mbushur ishte plotpërplot me lumturi
Dhe ishte kaq e nxehtë – si nuk e ndjeve ti?

Me një qeshje të thashë ma kthe dosido.
Një dhimbje ndjeu ajo… dhe heshti… dhe u ftoh.

Herman hesse
 

Legally_Sweet

Ain’t no sunshine when she’s gone
Staf në FV.AL
Po iki me trishtim i zhgënjyer nga miqtë
E mbylla dhe derën që rrinte e hapur
Për lajkatarët, për rrenacakët e smirëzinjtë
Që shtireshin engjëj të dashur.

Ku vete s’e di, vec s’dua të kthehem
Sërishmi në rrenat e jetës
Diku në një skaj të largët do prehem
me qafën e futur në jakën gri të xhaketës.

Dritero Agolli
 
  • Mërzi
Reactions: Ivy
Dashuria është mall,
dëshirë,
dhimbje,
vëmendje,
marrëzi.
Nëse dikujt i mungon, do të të telefonojë;
nëse dikush mendon e vuan për ty, nëse të do,
do vijë të të gjejë,
do gjarpërojë mes casteve të tua,
do ta gjejë mënyrën të jetë gjithmonë diku,
rrotull, afër, aty,
të ta thotë;
të ta provojë…

-Artan Mullaj


 
Top