• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Vargjet ku gjeni veten ne keto momente!

DeliriumMind

Paint it PINK.
The mystery of whose story it will be. Of who draws the curtain. Who is it that chooses our steps in the dance? Who drives us mad? Lashes us with whips and crowns us with victory when we survive the impossible? Who is it, that does all of these things? Who honors those we love for the very life we live? Who sends monsters to kill us, and at the same time sings that we will never die? Who teaches us what is real and how to laugh at lies? Who decides why we live and what we will die to defend? Who chains us? And who holds the key that can set us free? It's you. You have all the weapons you need. Now fight!
Read more: Sucker Punch Quotes - Top Sucker Punch Movie Quotes
 

Ivy

IMPOSSIBLE??? The word itself says “I’M POSSIBLE “
Albert Anjshtajn:

“...Nga pikëpamja e jetës së përditshme, ekziston vetëm një gjë që e dimë: se ne jemi këtu për hir të njëri – tjetrit, mbi të gjitha për ata nga të cilët varet buzëqeshja, mirëqenia dhe lumturia jonë, dhe gjithashtu për ata shpirtëra të panjohur të cilët janë të panumërt, me fatin e të cilëve ne jemi të lidhur përmes simpatisë. Shumë herë gjatë ditës unë e kuptoj se sa shumë është ndërtuar jeta ime e brendshme dhe e jashtme, mbi punët e shokëve të mi, atyre të gjallë dhe të vdekur, dhe e di që me shumë zell duhet të përpiqem çdo ditë, të jap aq sa kam marrë...”
 

Legally_Sweet

Ain’t no sunshine when she’s gone
Staf në FV.AL
Eja...koken dua te mbeshtes
mbi gjirin tend te tazallitur,
Jam lodhur shume , ndoshta dhe vdes
Se kam nje jete duke te pritur !
Eja...dua te kridhem te ti
ashtu, si di ti vete
ne mos qofte dhe kjo dashuri
me thuaj , c'dreqin mund te jete !?...
R. Shvarc
 
Ndoshta sepse jemi...të lodhur nga rutina e jetës, ne presim e shpresojme të ndodhë dicka e pazakontë. Dicka shpërthyese, që do të sjellë magjishëm dritë edhe emocion mes monotonise se dites..Nuk e dimë cfarë mund te jete dhe as duam ta dimë: mjafton që na dritheron me misterin e saj, mjafton ndjesia profetike që kjo gjë ndoshta ekziston dhe një ditë mund të vijë.. A vlen të shpresosh të bjerë shi nën qiellin pa re dhe përvëlues të një shkretërtire?
Ja një postulat i përzotshëm. Shpresat lindin prej dëshirave dhe nevojave tona më të mëdha- prandaj janë të pamposhtura!
Nuk ka rëndësi nëse ndodh, sepse zakonisht nuk ndodh;
rëndësi ka që ne i japim frymë iluzionit dhe presim;
në cdo kohë ne presim të shpërthejë një furtunë, shkulm e flakë, që do të ndryshojë jetën tonë; në mos të ndryshojë jetën tonë, të shuajë e fshijë dhe marë me vete të paktën cdo kujtim e mbeturinë që nxin, të së shkuarës….
-Artan Mullaj
 

Legally_Sweet

Ain’t no sunshine when she’s gone
Staf në FV.AL
"Është dashuri e pamundur" , më thua.
"Është dashuri e pamundur" , të them.
Por zbulon se buzëqesh nëse më shikon
dhe zbuloj se buzëqesh kur të vështroj.
"Netëve" - ti rrëfehesh - "të mendoj".
Të mendoj ditë e natë
dhe pyes veten nëse më mendon,
kur unë jam duke menduar për ty.
Shoqëria, rregullat, detyrat ...
por dridhesh kur t'i shtrëngoj duart.
"Më mirë të lumtur apo më mirë të "kornizuar"? të pyes
Dhe buzëqeshja jote ndriçon ditën,
duke i ndryshuar veshje çdo mendimit tim.
"Kjo dashuri është e mundur" , të them.
"Kjo dashuri është e mundur" , më thua.

Sesto Properzio
 

Imp4cT

Not Serious Member
Qy nga mjesi deri tash
Ndihem si me perioda grash
Spo di as si me u anku
Mdhem stomaku apo barku?

Je ftof mthan he se kalon
Pi icik sode mbase t'pushon
E me pushu spaska men hic
Prej dhimjes tu nejt vetem skic.

Copyright: Fevzo Çermë me dhimbje stomaku. :p
 

Ivy

IMPOSSIBLE??? The word itself says “I’M POSSIBLE “
Qy nga mjesi deri tash
Ndihem si me perioda grash
Spo di as si me u anku
Mdhem stomaku apo barku?

Je ftof mthan he se kalon
Pi icik sode mbase t'pushon
E me pushu spaska men hic
Prej dhimjes tu nejt vetem skic.

Copyright: Fevzo Çermë me dhimbje stomaku. :p
Ma llive seriozitetin pz🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣
 

Ivy

IMPOSSIBLE??? The word itself says “I’M POSSIBLE “
ME JETËN TIME BËJ Ç’TË DUA !

Në botën tënde , në botën time ...
Në botë të ndryshme të gjithë “jetojmë”
Ç’kërkon të hysh në botën time ?
Në botë të të tjerëve të hyjmë ç’kërkojmë ?

Ç’të duhen ty “dua-t” e mia ?
Me jetën time bëj vetë ç’të dua .
Dikush është dhelpra , dikush ... hardhia .
Ehh ... as që ta vë , veshin se ç’thua .

Ç’të duhet ty, me kë flas unë ?
Përderisa tjetër nuk po përflas .
Ç’të zë meraku , për mua kaq shumë ?
Gjersa për ty , mua as që më plas !

Pse rri humb kohë me jetën time ?
Lë atë tënden , boshe- mënjanë ... .
S’e bën kurrë tënden , jo ëndrrën time !
Mirë që s’kuptove, por si s’ta thanë ?!

- Astrit Balliu-
OHËR 09/11/2019
 
  • Like
Reactions: NGU

Didi

C'est la vie.
Staf në FV.AL
TI nuk di - Alda Merini

Ti nuk di: ka mështekna që natën
shkëputen prej rrënjëve, nuk do të besosh kurrë
që netëve pemët ecin, ose shndërrohen
në ëndrra. Mendo që në një pemë ka një violinë dashurie.
Mendo që një pemë këndon dhe qesh.
Një pemë, nga një e çarëz del
dhe bëhet jetë. Ta kam thënë, poetët nuk kushtëzohen,
lihen të lirë të fluturojnë mes pemëve
si bilbilat të gatshëm edhe për vdekjen.
 

Ivy

IMPOSSIBLE??? The word itself says “I’M POSSIBLE “
Amos Oz: “Rrëfim mbi dashurinë dhe errësirën”

"...Po çfarë është ferri? Ç’është parajsa? Patjetër që është brenda nesh. Në shtëpitë tona. Ferrin dhe Parajsën mund t’i gjesh në çdo dhomë. Pas çdo dere. Poshtë çdo batanije. Ja! Pak ligësi dhe njerëzit bëhen të gjithë ferr me njëri – tjetrin. Pak dhembshuri, pak zemërgjerësi dhe njerëzit gjejnë parajsën te njëri – tjetri.
Thashë pak zemërgjerësi dhe dhembshuri, nuk thashë dashuri: Unë nuk besoj shumë tek dashuria universale. Dashuria e secilit për secilin – ndoshta është më mirë t’ia lëmë Jezusit këto.
Dashuria është krejt tjetër gjë. Nuk është fare as si zemërgjerësia e as si dhembshuria. Përkundrazi. Dashuria është një përzierje interesante e të kundërtave, një përzierje e egoizmit ekstrem me përkushtimin total. Një paradoks! Dashuria, dashuria.
Të gjithë flasin rreth saj sikur dashuria të ishte diçka që njeriu mund ta zgjedhë, por dashuria nuk zgjidhet, ajo të kap si sëmundje dhe të zë si fatkeqësi.
Atëherë, ç’është kjo që ne e zgjedhim? Çfarë duhet të zgjedhin qeniet njerëzore çdo minutë të ditës? Zemërgjerësinë dhe koprracinë. Çdo fëmijë e di këtë, e prapëseprapë ligësia nuk mbaron. Si shpjegohet kjo? Më duhet se e gjitha vjen nga ajo molla që hëngrëm atëherë: hëngrëm mollën e helmuar...”
(Fragment)
 

Legally_Sweet

Ain’t no sunshine when she’s gone
Staf në FV.AL
Kur dridhesh ti
Ne s’bajmë gjumë Shqipni
Se tutemi po vdes
E rrajë jetimash mbesim
Të duem edhe kur vërshohesh
Ujnash
Edhe kur digjesh
Zjarresh
Edhe kur mallkohesh nesh
Kur luhatesh
Dridhesh e përkundesh
Tërmetesh
Si zogj t’futemi n’gji
E lutemi
Vetëm ti t’mos vdes
Ne
S’bajmë gjumë kur ti dridhesh
Se veç Ty t’kemi Shqipni

Nga Çun Lajçi
 

Didi

C'est la vie.
Staf në FV.AL
Pse rënkon zemra e shqipes
hovin kush ja preu vallë,
një tërmet kaq i fuqishëm,
po ja tret bijtë të gjallë.
Sot shqipja derdh lot gjaku,
zemra rënkon pa pushim,
dergjen fëmijë, pleq e të ritur,
kërkojnë nënat mëshirë.
Ngrije kokën nëna shqipe,
s’je vetëm në këtë ditë,
ke vëllezërit nga Kosova,
kanë hap derën me na prit.
Sot gjith bota flet për ty,
e të gjith me ty sot janë,
foto që të copëtojnë shpitrin ,
po shëtisin anë e mbanë.
Janë fakte katastrofe,
fakte të një sprove të madhe,
sot Kosova me gjith zemër,
po të jep ndhmën e madhe.
Andaj sot më shumë se kurrë,
të jemi të bashkuar,
këto zemra të plagosura,
bashkë ne për t’i shëruar
 

Soulmind

Soli/Soulmendja/Soul
Sa shumë dashuri mund të mbaka zemra!
Jo, asnjëherë si sot nuk e paskam ditur.
Në m'kishin thënë se ne e duam njëri tjetrin
kaq shumë,
Kurrë s'kisha për ta besuar.
Në m'kishin thënë se lotët mund të rridhnin si lumë
për të panjohurin,
Jo s'mendoja se vetë do të mund të qaja.
Në më thonin se fjala të ngec në fyt
e as frymën s'mundesh me e kapërcyer dot.
Jo, s'mundet të jetë aq i dobët njeriu.
E sot,
të gjitha të mi thoni
në heshtje kokën ul i trishtuar.
Sot,
n'lutje i kam përqafuar të gjithë.
Të njohur e të panjohur.
N'qiell janë dërguar emrat që ndoshta
kurrë s’i kishim kujtuar.
Shpirti qau me fëminë e plakun,
me burrin pa grua
me nënën pa fëmi,
me gjyshen me nip…
Duart u shtrënguan me tjetrin
duke ngritur gërmadhat,
për një fije zë që t'marrë frymë.
Shtëpia e vogël dje, paska qenë aq e madhe
sa sot nxenë brenda një familje të madhe prej
Lalzi.
Zemra,
është zgjeruar aq sa mban qielli e toka
mes tyre.
Dhimbja,
na bëri Një!
 

Legally_Sweet

Ain’t no sunshine when she’s gone
Staf në FV.AL
Atdheu

Atdheu eshte dhimbje , eshte dhimbje.
Nje prill i pikelluar ne shpirt.
Atdheu eshte kryqi , eshte kryqi
E mban - dhe te mban ty ne shpirt.

Atdheu eshte toka e premtuar.
Ti shkel si nje zot dhe se ka nden kembe.
Atdheu ska fjale , ka sy te trishtuar.
Vdes dashuria ne dashuri qe te cmend.

Atdheu eshte buka e uritur.
Te iken nga duart e dot nuk te ngop
Enderr dhe ankth dhe shprese e sfilitur
Me syte n'erresire vetveten kerkon.

Atdheu eshte varr i hapur, eshte varr.
Nje jete drejt tij shkon me bese qe lind.
Ne nje pike loti mbyt lotin fatvrare.
Ne nje pike loti lirine e lind.

Atdheu yt i vogli , i vogli
ai hyjnori i pavdekshmi si loti

Fatos Arapi
 
Top