• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Vëllai vret motrën për çështje nderi

policia-belge-750x430.jpg


Një refugjate siriane 28 vjeçare është gjetur e vrarë me një plumb në kokë në banesën e saj në Belgjikë. Një nga vëllezërit e saj është autor i dyshuar.

Ahlam Yunan u vra nga i vëllai për çështje nderi, njoftoi prokuroria belge.

E reja, e cila punonte kameriere në kafe Liège, u gjet në banesën e saj më 3 janar, me gjurmë mbytjeje rreth qafës, duart e lidhura dhe një plumb në kokë.

Të hënën, zyra e prokurorit konfirmoi raportet se një nga vëllezërit e saj, më i madh se ajo, është “i dyshuari kryesor”.

“Autori është sirian, i lindur në 1984, refugjat në Suedi, i cili aktualisht është në kërkim”, thuhej në njoftim.

“Tensionet midis vëllait dhe motrës ishin shumë të mëdha sepse ai nuk e mbështeste mënyrën se si ajo jetonte, mund të flitet për një krim nderi, “tha Catherine Collion, një zëdhënëse e zyrës së prokurorit të Liege.

Sipas mediave, Ahlam u rrit në një familje të madhe myslimane në Siri, anëtarët e së cilës tani janë shpërndarë midis Belgjikës, Suedisë dhe vendit të tyre të luftës.

Ndërsa motra e saj, Fandia, nuk kishte asnjë lajm prej ditësh nga Ahlami, ajo shkoi në shtëpinë ku gjeti trupin e pajetë të 28-vjeçares.

Ajo u foli hetuesve për vëllain e dyshimtë, i cili kohët e fundit kishte “kërcënuar” viktimën, sipas gazetës L’Avenir.

Sipas Collion, ky vëlla që jeton në Suedi ka qenë në Belgjikë për gati tre muaj. Krimi i tij duhet të jetë kryer në 31 dhjetor ose 1 janar. Që atëherë, vëllai është “zhdukur” dhe ndaj tij po pret një urdhër arresti evropian, lëshuar nga hetuesi i ngarkuar me hetimin e “vrasjes”.


Lajmifundit.al
 
Ka ndryshim sepse sheriati nuk aplikohet ne shoqeri hibride(pa kalifat) apo te sistemi i sotem. Une sheriatin nuk e njoh me te gjitha ligjet e tij, apo nenet qe ka derisa te merret XY veprim dhe te te kthej pergjigje cfare duhej bere me vajzen, ashtu sic nuk njoh as ligjin e shtetit shqiptar apo kanunin e Veriut tw zeme.

Pra nuk mund te diskutojme mbi sheriatin dhe legjitimitetin e tij per nje rast sporadik dhe si te na e kape mendja ne.
Sot me aq sa di une nuk ke asnje shtet ne bote qe e praktikon sheriatin 100% dhe sic duhet. Mbahet Arabia por dhe ata e perdorin si ua do qefi. Kjo per sheriatin.

Nese ti tani do ta perdoresh kete rast me godit Islamin, une e kam patur dhe e kam akoma bindjen e palekundur qe eshte fe e Perkryer, e shpallur nga Absoluti. Ky eshte thjehet besimi im.

Si dhe e shoh te panevojshme perpjekjen per te ndryshuar kahun e temes kot dhe te marre nuanca fetare kur nuk eshte nevoja dhe s'ka arsye pse.

Islami është pa kalifat që në fundin e sulltanllëkut të P. Osmane.
Tani shtetet islamike nxjerin kodet penale në bazë Kur'anit, e secili shtet sipas interpretimit që don ti bëjë. ( Tunezia e nxori Kur'anin nga dritarja e parlamentit, dhe tani ligjet dalin nga parlamenti pa ju riferuar më filozofisë islame)
Pa ju larguar shumë temës, sipas teje e drejtë të vritet një përson nqs ai gjykohet sipas shariait si burim i ligjit hyjnor, që vjen nga Kur'ani e mësimet e Muhamed !!??!!

Pikësëpari. Nuk ekziston një Kur'an i shkruar nga Muhamed, ku mund të bazohet dikush të gjykojë jetën e njeriut, të vritet apo jo. Kur'ani është shkruar nja 200 vjet më vonë, përmbledhje në bazë të thashethemeve gojore.

Gjithsesi. Kur unë ju them që Kur'ani të fton të vrasësh njerëz, më bëni anti islamik. Tani që doni të mbroni shariatin që bazohet në besimin fetar islam, thoni që është e drejtë t'i hiqet jeta dikujtë.

E gjitha kjo më duket vetëm një paradoks.
 
Pararoksi i vetem eshte lidhja komplet e zhdrejte qe i ben ti te tere gjese.

Se cfare lidhje ka "ftesa per te vrare njerez" me llojin e denimeve ligjote te akteve penale, vrasjeve, krimit, etj. vetem t'i mund ta kuptosh. Lol

Ligji apo dhe feja nuk thote: Vrit njerez. Ajo thote: Po vrave do marresh denimin me vdekje ! (ne vija te trasha se detajet nuk i di)
 
Pararoksi i vetem eshte lidhja komplet e zhdrejte qe i ben ti te tere gjese.

Se cfare lidhje ka "ftesa per te vrare njerez" me llojin e denimeve ligjote te akteve penale, vrasjeve, krimit, etj. vetem t'i mund ta kuptosh. Lol

Ligji apo dhe feja nuk thote: Vrit njerez. Ajo thote: Po vrave do marresh denimin me vdekje ! (ne vija te trasha se detajet nuk i di)
Më dukeni si mazokistët, sa më shumë ju rrahin aq më shumë i doni, atë ligje. Të bazuar në fe, Kur'an, pra. Çfarë ti e shumë si ti nuk po do t'a kuptosh.

Sy x sy dhëmb x dhëmb. Kjo është filozofia jote sipas besimit tënd, si në Biblën e vjetër 🤣 (Kur'an=testamenti i vjetër) ;)
Me ligjet e shariatit Islam e nderuar Soul, me bazë Kur'an nuk vriten vetem ata që kryejnë vrasje. Por edhe për motive banale sipas logjikës humane.
Në Arabinë saudite, vëndi i juaj i shënjtë, kryhen mbi 1000 denime kapitale në vit. Prerje koke e/o kryqëzim përballë publikut.
Ligje kafeshe..!!

Homoseksualët nuk kryejnë vrasje.
Kush kryen marrëdhënie jashtëmartesore, nuk kryejnë vrasje.

T'a dijë Allahu çfarë bëhet në emër të tij,🤔 edhe ai do bëhen ateist.🤷
 
jam kurioze , e vrau vetem apo thirri edhe shoket ta ndihmonin

Aman mjaft e bete ceshtje fetare , sepse behet fjale moter e vlla ......
sa raste te tilla ka ne shqiperi e skane lidhje me besimin fetar hic
Eshte injoranca dhe gjaknxehtesia ,sepse motra eshte prone e vellait dhe e familjes derisa martohet, pastaj kompetencat i kalojne burrit
Jemi brymosur e rritur me kete ideologji, pa qene fare feja ne mes... kaq
 
Thuajini Laurit qe jo vetem permend fene por na lodhi dhe ne duke na thirr ne gjyq me deshmu. Lol

p.s. Laur, mir e ke dhe ti :D! S'e ke fat o vlla me e kuptu kete fe. Nuk kam ca te bej. Gjthss, une uroj dhe lutem qe cdo njeri te arrije ta prekte te Verteten (cilado qofte ajo) dhe qofshim te gjithe te shpetuar!
 
Private conversations
Help Users
    Top