• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Vettel marshon drejt titullit, nuk ka rivalë në Singapor

cent

Banned
Formula 1 është lidhur në mënyrë të pashmangshme me emrin e Sebastian Vettel dhe piloti gjerman i përkëdhelur nga fati, sepse shpeshherë duket sikur nget një avion, është duke përfituar gjithmonë e më shumë nga hendeku që është hapur mes tij dhe makinave të tjera, për të përmirësuar ndjeshëm statistikat e tij. Shumë shpejt piloti gjerman me një ritëm të tillë do të grisë të gjitha rekordet dhe binomi Vettel – Red Bull vazhdon të duket i pandalshëm.

Aq e vërtetë është kjo sa edhe Formula 1 ka humbur shumë nga sharmi i zakonshëm, por kjo konfirmohet më së miri nga statistikat, të cilat thonë se Vettel deri më tani ka fituar më shumë se gjysmën e garave të zhvilluara. Webber as që i afrohet rendimentit të tij, por piloti gjerman me këtë në Cmimin e Madh të Singaporit tashmë shkon në 7 fitore në 13 garat e deritanishme të vitit 2013. Vetëm 26-vjecar, piloti nga Heppenheim-i shumë shpejt do të bëhet me katër tituj botërorë, gjë e paimagjinueshme nëse merret në konsideratë fakti që Schumacher dhe Alonso në moshën 30-vjecare kishin vetëm 2 trofe të fituar.

Në Singapor nuk mjaftoi as dalja në pistë e makinës së sigurisë në xhiron e 25, pas gabimit të rëndë të shokut të tij të ardhshëm Daniel Ricciardo, dhe Vettel regjistroi suksesin e tretë radhazi në kampionat dhe të pestin në 7 garat e fundit duke konfirmuar më së miri dominimin e tij. Prapa tij me më shumë se 0,5’ diferencë e kaloi vijën e finishit Fernando Alonso që rikuperoi ndjeshëm terren pavarësisht se u nis vetëm nga pozicioni i 7. Kompletoi podiumin Kimi Raikkonen, ndërsa gjermani Nico Rosberg fitoi duelin në familje duke mbajtur pas britanikun Leëis Hamilton. Felipe Massa u rendit në vendin e gjashtë, ndërsa Jenson Button u pozicionua i shtati duke humbur një mundësi të mirë për të siguruar podiumin e parë të sezonit për skuadrën McLaren. Kompletuan dhjetëshen e parë meksikani Sergio Perez, dhe dy gjermanët Nico Hulkenberg e Adrian Sutil, ndërsa australiani Mark ثebber e mbylli ditën në vendin e 15 për shkak të problemeve në makinë dhe u desh që rrugën e kthimit ta bënte majë makinës së Alonso-s, skena këto që kujtojnë pikërisht ato të 22 vjetëve më parë kur Nigel Mansell të njëjtin favor ia bënte në Silverstone të madhit Ayrton Senna. Në renditjen e përgjithshme avantazhi i Vettel kundrejt Alonso-s shkon në 60 pikë, ndërsa epërsia e Ferrari-t në vendin e dytë në klasifikimin e konstruktorëve kundrejt ekipit Mercedes rritet në 7 pikë. Edhe sikur praktikisht Alonso të fitojë të gjitha garat e mbetura dhe Vettel të renditet gjithmonë i dyti në gjashtë garat e mbetura llogaritë nuk dalin, sidoqoftë ndalesa e radhës do të jetë pas dy javësh, sërish në Lindjen e Largët, ajo për Cmimin e Madh të Koresë, në pistën e Yeongam-it.
/S.Sport
 
Top