• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Viti akademik 2010-2011 Studimet Master për jashtë vendit, aplikimiet në janar

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Viti akademik 2010-2011 Studimet Master për jashtë vendit, aplikimiet në janar
Studentët shqiptarë të cilët janë të interesuar për të ndjekur studimet në universitetet e huaja kanë mundësi të aplikojnë për bursa studimi deri në fund të janarit të vitit 2010


Studentët shqiptarë të cilët janë të interesuar për të ndjekur studimet në universitetet e huaja kanë mundësi të aplikojnë për bursa studimi deri në fund të janarit të vitit 2010. Universitetet e huaja iu kanë dhënë mundësi kandidatëve shqiptarë që të aplikojnë në degë të tilla si Ekonomik; Shkencat Humanitare, Shkencat Shoqërore, dhe të Mjedisit etj. Eshtë publikuar lajmërimi për aplikime për Programin Kokkalis Felloëship 2010, afati i fundit për paraqitjen më 8 janar 2010. Kanë të drejtë aplikimi shtetasit e Shqipërisë, Bosnjë-Hercegovinës, Bullgarisë, Kroacisë, Greqisë, Hungarisë, Kosovës, Maqedonisë, Moldavisë, Malit të Zi, Rumanisë, Serbisë, Sllovenisë dhe Turqisë, të cilët mund të aplikojnë për një nga programet e mëposhtme në John F. Kennedy School of Government (Shkollen e Drejtimit Qeveritar, John F. Kennedy). Master ne Politika Publike (MPP - Master in Public Policy); Master në Administratën Publike (MPA2 - Master in Public Administration); Mid-Career Master në Administratën Publike (MC / MPA - Mid-Career Master in Public Administration); Master në Administratën Publike në Zhvillim Ndërkombëtar (MPA / ID - Master in Public Administration in International Development). Afatet për pranim të HKS(Harvard Kennedy Schools ), ndryshojnë sipas programit të diplomës/masterit (për detaje ëëë.hks.harvard.edu/degrees/masters). Aplikuesit duhet të tregojnë/demostrojnë një angazhim të fortë për shërbimin publik dhe rajonin e Evropës Juglindore, dhe nje formim profesional e akademik në një nga fushat e mëposhtme: Politika dhe administrata publike sektori jo-fitimprurës; ligj dhe norma juridike; ekonomi; shkencat sociale. Kandidatët duhet të plotësojnë dy aplikime: aplikimin online John F. Kennedy School of Government për pranimin, si dhe aplikimin Kokkalis Felloëship.
Bursa në Universitetein Sussex
Fondacioni i Shoqërisë së Hapur për Shqipërinë (Fondacioni Soros) mirëpret aplikimet nga qytetarët shqiptarë për Bursa për Master njëvjeçar në Universitetin e Sussex. Bursat jepen nga Instituti i Shoqërisë së Hapur (Soros), Foreign and Commonëealth Office Chevening dhe nga Universiteti i Sussex. Bursat mbulojnë: Tuition Fee, shpenzimet e udhëtimit dhe të jetesës (për një person) për 11 muaj. Ofrohen këto mundësi studimi: Master për Studime Europiane Bashkëkohore; Master në Politika Europiane. Aplikantët duhet jenë me kombësi shqiptare dhe residentë në Shqipëri. Duhet të kenë rezultate akademike të shkëlqyera dhe njohuri shumë të mira të gjuhës angleze. Me përfundimin e bursës, aplikantët janë të detyruar të kthehen dhe të punojnë në vendin e tyre. Per më shumë informacion na vizitoni pranë zyrave tona me adresë: Rruga “Qemal Stafa”, P.120/2, Tiranë.l; Tel: +355 4 2234621/234223/235856; Fax: +355 4 2235855; e-mail: ibakshevani@osfa.soros.al. Aplikimet e plotësuara duhet të sillen në zyrën e Fondacionit Soros në tre kopje (origjinale dhe dy fotokopje të gjithë materialeve në tre zarfa të veçantë) në adresën e mësipërme jo më vonë se data 2 shkurt 2010.
Bursa për në Oxford
Fondacioni i Shoqërisë së Hapur për Shqipërinë – Soros, fton te gjithe qytetaret shqiptare te aplikojne per Bursat OSI/FCO Cheving për periudhën 2010-2011, te finacuara nga Instituti I Shoqerise se Hapur (Soros), Foreign and Commonëealth Office Chevening dhe nga Universiteti i Oxford-it. Bursat jepen për studime pasuniversitare deri në një vit. Ato mbulojnë të gjitha taksat universitare, shpenzimet e udhëtimit dhe shpenzimet e jetesës për një person. Jepen këto bursa: Bursa kërkimore pranë Universitetit të Oksfordit; Bursë nëntë mujore për kërkime pasuniversitare që ndihmojnë në procesin e doktoratures së kandidatit në vendin e tij. Kjo bursë jepet për kërkime në Shkencat Humanitare, Shkencat Shoqërore, ose Të Mjedisit; Bursë për Master; Burse per në Universitetin e Oksfordit. Aplikantët mund të aplikojnë për një nga masterat 1-vjeçar të përfshirë në fushat: Shkencat Humanitare, Shkencat Shoqërore, dhe Të Mjedisit
Bursë për në Universitetin e York-ut, për Master në Filozofi Politike (Ideja e Tolerancës) Aplikantët duhet të kenë rezultate të shkëlqyera akademike, një motivim të qartë se përse dëshirojnë të studiojnë, dhe një zotërim të rrjedhshëm të gjuhës angleze. Për detaje të mëtejshme dhe formularët e aplikimit mund të na kontaktoni në: Rruga “Qemal Stafa”, Pallati 120/2, Tiranë. Tel: +355 4 2234621/234223/235856, Fax: +355 4 2235855
e-mail: ibakshevani@osfa.soros.al, ëëë.soros.al. Aplikimet e plotësuara duhet të sillen në zyrën e Fondacionit Soros në tre kopje (origjinale dhe 2 fotokopie të gjithë materialeve në tre zarfa të veçantë) në adresën e mësipërme, jo më vonë se data 12 Janar 2010.
BURSA Nث EKONOMI
Aplikantët duhet të jenë qytetarë shqiptarë e me banim në Shqipëri. Aplikantët duhet të kenë rezultate të shkëlqyera akademike dhe të kenë njohuri të mira të gjihës angleze. Ata duhet të jenë pedagogë ose të merren me punë kërkimore në një institucion akademik ose organizatë që merret me punë kërkimore. Bursa mbulon shpenzimet për tarifat akademike në Universitetin Staffordshire, shpenzimet e jetesës (vetëm për një person), dhe shpenzimet e udhëtimit. Bursa zgjat për 4 vjet. اdo vit studenti do të shpenzojë 3-4 muaj në Universitetin Staffordshire dhe pjesën tjetër në institucionin e vendit të tij. Pas mbarimit të bursës, studenti duhet të kthehet në vendin dhe institucionin e tij. Për më shumë informacion mund të shkarkoni informacionin e mëposhtëm: ose të na vizitoni pranë zyrave tona me adresë: Rruga “Qemal Stafa”, Pallati 120/2, Tiranë. Tel: +355 4 2234621/234223/235856, Fax: +355 4 2235855 e-mail : ibakshevani@osfa.soros.al Dokumentacioni përkatës duhet dorëzuar pranë zyrave të Fondacionit deri më dt. 25 Janar 2010. Dokumentacioni duhet dorëzuar në dy kopje (origjinale dhe fotokopje të dokumentacionit në dy zarfa të veçantë).
G. Ballkan
 
Top