LeVoyageur
RDM33
81-vjeçarja shokon me historinë e saj dashurore me 35-vjeçarin: Vjehrra dhe vjehrri janë më të rinj se une
Iris dhe Muhamed
Disa muaj më parë një e moshuar britanike, Iris Jones, 81-vjeçare ka shokuar të gjithë me rrëfimin e saj duke përshkruar aventurat seksuale me të dashurin 46 vite më të ri.
ANGLI– Disa muaj më parë një e moshuar britanike, Iris Jones, 81-vjeçare ka shokuar të gjithë me rrëfimin e saj duke përshkruar aventurat seksuale me të dashurin 46 vite më të ri.
Së fundmi, ajo vendosi të ndërmarrë hapin e saj më të madh të jetës duke u martuar me egjiptianin Mohammed, 35-vjeçar.
81- vjeçarja u ka rrëfyer prezantuesve për martesën e saj dhe për qëndrimin që i mban familja e saj, për shkak se ajo nuk i kishte lajmëruar ata për martesën me Mohammed.

Ajo i ka bërë thirrje Kryeministrit Boris Johnson që ta linte Mohammed të vinte në Mbretërinë e Bashkuar pasi sipas saj ai do të ishte një “pasuri” për ekonominë.
Ata nuk bënë një dasmë tradicionale, por vetëm kanë nënshkruar një letër në arabisht.
Nuk bën asnjë ndryshim. Unë jam më e vjetër se nëna dhe babai i tij, vjehrra dhe vjehrri im janë më të rinj se unë. Dokumenti na u dorëzua, një për Mohamedin dhe një për mua, të gjitha në arabisht, nuk e di se çfarë thotë fare- është shprehur Iris.
Gjithashtu në një intervistë, Mohammed u shpreh për gazetarët se nuk i intereson pasuria e Iris.
“Nuk më intereson se ku jetojmë ose sa e pasur apo e varfër është, unë dua vetëm të jem me Iris”- është shprehur ai.
Në fillim të këtij viti marrëdhënia e tyre u vu në qendër të vëmendjes kur Iris ishte e ftuar në emisionin ITV’s “This Morning” për të diskutuar marrëdhënien e saj me të riun dhe përfundoi duke zbuluar detaje të jetës së tyre seksuale.
(s.s/dosja.al)