• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Vjersha dhe fabula

kitrra 123

plak gjufurrak
Nuk e zgjodha rastesisht, nen forumin bashkatdhetaret neper bote, per te hapur ketë teme. Me ca ketej jemi njohur e kemi llafosur, por, edhe pa llafosur fare kam pershtypjen se do ta njihnim njeri tjetrin po te takoheshim ne rruge, nga postimet dhe leximet qe i kemi bere njeri tjetrin. Jo pak nga ne ketu jemi edhe prind. Si prind qe jemi kam përshtypjen se secili nga ne nuk do kishte deshire te shihte aske me larte se veten perveq femijes se vet, andaj nje pjese te kohes ketu ndoshta do ishte mire tua kushtonim atyre. Duke pasur parasysh se shumica nga ne jemi te shperndar neper bote, me lindi ideja te hape nje teme ku do plasonim vjershat, tregimet, perrallezat e me te dashureve tane. Se paku te bejme nje bashkim kulturor te tyre ne kete menyre.
Une do falënderoja secilin per mundin qe do bente ketu ju garantoj se cupa ime do ju jet shume mirnjohes dhe do i mesoj te tera.

Punë të mbarë!


STUFA

Bie borë
Këndon stufa
Në stufë flaka
Tufa, tufa

Buçet zjarri
Bu, bu, bu
Mbushma gojën
Plot me dru
 

Karamele Zana

Anëtar i Nderuar
Titulli: Këndi i fëmijëve.

Sa teme e bukur, do na sjellesh kujtime te bukura. Une nuk kam vjersha te femijeve te mi, kam vjersha kur i kam mesuar kur kam qene vete femije (lol). Mbaj mend qe i kam hedhur disa nga keto vjersha ne nje faqe ne net, po tani se mbaj mend ku. Po ndaj dhe une me ju disa.

Lodrat

Lodrat jane shoqet e mija
Une ato i dua shume
Kur i therras ne ore te lira
Ato vijne me vrap tek une.

Ecen treni "اaf çaf çaf"
Mandolina "Tring tring tring"
Kercet pushka "Pam pam pam"
Kenaqsi me lodrat kam.
 

kitrra 123

plak gjufurrak
Titulli: Këndi i fëmijëve.

Karamele, uroj qe sa me shpejt te te behet zemra mal duke degjuar recitalet e femijeve tua, ama ato recitalet e fillimit ga ga ga gu gu gu, jan me te lezetshmit. Befsh shume bebusha.

MAMI


Kur shkon mami për në punë
Me gëzim e puthi unë
I puthë duart, faqet mbarë
I uroj rrugë të mbar

Lalala la la la
Lalala la la la

Kur vjen mami në shtëpi
Më pushton më rrokë në gji
Mirëseardhje i uroj
Me dy duart e përqafoj

Lalala la la la
Lalala la la la
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Titulli: Këndi i fëmijëve.

Per nje D qe ti s'e ve,
Fjala dere behet ere,
Per nje M qe ti s'e ve,
Fjala mik behet ik ..
C'ben keshtu more Besnik,
A i thuhet mikut ik?!"
 

BeniT

Donatorë
Titulli: Këndi i fëmijëve.

Eshte nje teme me te vertete me vend , biles kam qene perhere i mendimit qe te krijohet nje nenforum posacerisht per femijet . dhe mendoj qe kjo mundesi do te krijohet , ku ne ate forum do te sillen materiale te ndryshme per femijet . mbase per shume do te jete nje ndihme .
Sidomos per femijet e emigranteve, qe mos te harrojne gjuhen shqipe .

Ja dhe nje kenge per Vitin e Ri , qe besoj qe te gjithe e dime permendesh .

Ja na erdhi Viti i Ri
Sa jam i gezuar
Por si une çdo femije
Pret per ta festur.

Ja na erdhi Viti i Ri
Sa jam i gezuar
Por si une çdo femije
Pret per ta festur.


Bora zbardhi tej per tej
Fusha edhe male
Viti Ri do te na gjej
Me kenge e me valle.

Viti Ri do te na gjej
Me kenge e me valle.


E stolisa bredhin tim
Me lodra me yje
Era jashte me terbim
Le te fryje nder pyje.

E stolisa bredhin tim
Me lodra me yje
Era jashte me terbim
Le te fryje nder pyje


Plot dhurata perseri
Do te sjell per mua
Babagjyshi i vitit te ri
O sa fort te dua .

Babagjyshi i vitit te ri
O sa fort te dua .
 

Karamele Zana

Anëtar i Nderuar
Titulli: Këndi i fëmijëve.

Shqiponja

Hape krahet, fluturove
thelle neper kaltersi

Udhetove, udhetove,
çerdhen ku do ta besh ti?

Ty asgje s'ta mbushka syrin?
As kjo peme? As ky gur?

Me ne fund, moj trimereshe
bere çerdhe ne flamur.

_____


Atdheu

I mora A-ne atit,
ne te ishte dhe nena,
i mora T-ne tokes,
ne te ishte edhe zemra,
i mora D-ne detit,
ne te ishte dhe qielli,
i mora H-ne henes,
ne te ishte dhe dielli,
i mora E-ne eres,
ne te ishte dhe shiu,
i mora U-ne ujit,
ne te ish dhe njeriu,
i lidha gjithe bashke...
Ato shkruanin "Atdheu"
 

kitrra 123

plak gjufurrak
Titulli: Këndi i fëmijëve.

FLAMURI

Unë e vogël jam
Por një gjë e di
Se FLAMURI ynë
ثshtë Kuq e Zi

Motra Marigonë
E qëndisi me dorë
Plaku Ismail Qemali
E ngriti në Vlorë
 

kitrra 123

plak gjufurrak
Titulli: Këndi i fëmijëve.

EDUKATORES

Sa me gëzim që shkoj
Unë në kopshtin tim
Edukatoren e ndëgjoj
Kur më jep mësim

Dhe kur kthehem në shtëpi
Mbushur me gëzim
Por mendja më rrin
Prap te kopshti im
 

Karamele Zana

Anëtar i Nderuar
Titulli: Këndi i fëmijëve.

Kjo kenga me eshte fiksuar nga festivali i femijeve (mesa mbaj mend ka qene para 1994)

Kokekashta

Qe nga televizori
Me shikojne mua
Tomi edhe Xheri
O sa shume i dua.

Ne librin tim, Pinoku
Ka rene ne mendime
Paska humbur babin
Ka bere gabime.

Do te dal moj mami
Do te dal te loz perjashta
Se vjen Tomi, se vjen Xheri
Vjen edhe Kokekashta

Lodrat shume i dua
Dhe me to nuk bej dallime
Por njecik me teper luaj
Me Kokekashten time.

Dhe kur jam e merzitur
Hatri me ka mbetur
Kokekashta vjen
Me ben per te qeshur.

Lodrat shume i dua
Dhe me to nuk bej dallime
Por njecik me teper luaj
Me Kokekashten time.
 
Titulli: Këndi i fëmijëve.

Ne jemi dy shqiponja
Cfare doni ju shqiponja?
Ne duam me te pastrin ,me te bukurin e me te mirin..
Me i bukuri me i pastri ,me i miri eshte Edliri
Me i bukuri me i pastri me i miri eshte Edliri..
Kjo eshte loje muzikore...
U cfare kenaqsie te jesh dhe njehere femije...
 

Ketrushe

Pianistia
Titulli: Këndi i fëmijëve.

Mbi degen e molles
erdhi nje zog
ciu -ciu me tha
te kam une shok
Abetaren zogu
ne dore ma pa
mesome edhe mua
te lexoi me tha
Dhe ia filluam
qe te dy me ze
zogu ciu-ciu
une A-B-C......
 

Ketrushe

Pianistia
Titulli: Këndi i fëmijëve.

DUART TONA

Pa shikoni duart tona,
sa te vogla,sa te njoma!

Duart tona punetore,
vizatojn ne fletore.

Presin bukur me gersher,
qepin kopsa me gjilper.

Mbajne tulla,mbajne gur,
duart tona s;lodhen kurre.
 

kitrra 123

plak gjufurrak
Titulli: Këndi i fëmijëve.

Nga një deri në dhjetë


Një pulë e gëzuar
Në një lagje ka përrallisë
Një vezë e ka shtuar
Në kotec të pularisë

Dy drenusha
Në një livadh
Ledhaton nëna
Bijën e saj

Tre qengja
Në livadh luaj tok
Hedhin hapin
Hop hop hop

Katër qenush
Vëllezër dhe motra
Sa shume kan qejf
Të luajnë me lodra

Pesë mace
Lozonjare
Luajnë e kërcejnë
Për merak, fare

Gjashte kuaj
Në një lëndinë
Sa hajn bari
Sa hingëllijnë

Shtatë lepurush
Me këmbë të vogla
Janë të uritur
Hanë lakra e karota

Tetë zogj të bukur
Fluturojnë të gëzuar
Nënë rrezet e diellit
Mbi fusha të bleruara

Nëntë flutura
Të veshura me ngjyra
Lule më lule
I kënaq natyra

Dhjetë bretkosa
Në një kënetë
Këndojnë kuak – kuak
Si kor i vërtetë
 

Elushe

Vogëlushe
Titulli: Këndi i fëmijëve.

Teme fantastike, pergezime Kitrrush.

ZANA E ZURI ZOGUN

Zana e zuri zogun
E mbylli ne kafaz
Zogu z'do te kendoje
Eshte plot maraz.

Zana i jep buk
Zogu buke z'do
Zana i jep uje
Zogu se shikon

Zana leshoje zogun
qe te fluturoje
ai e don qiellin
ne kafaz sdo te rroje.
 

Elushe

Vogëlushe
Titulli: Këndi i fëmijëve.

Ditelindja e Elones

Vogelushja jone Elone
ditelindjen sot feston
vijne shoket shoqet vijne
mbushin plot me gaz shtepine

Ne nje goje te gjithe thone
100 vjec u befsh Elone

Sot dhe lulja e shqiponjes
duket sikur i thote Elones
Cfare kerkon te te dhuroj
ja nje gjethe po e shtoj

Si na shtohet ne blerimi
ty Elone tu shtofte gezimi..
 

Elushe

Vogëlushe
Titulli: Këndi i fëmijëve.

KثSHILLA NGA Tث VJETRIT

Më pat thënë gjyshi
Më se njëqind herë:
"I keqi ta lë
të keqen në derë.”

Më pat thënë gjyshja,
Gjyshja ime e ngratë:
"Digjet lisi i njomë,
pranë lisit të thatë".

Babai më pat thënë,
As vetë sa herë nuk di:
"Vetëm puna e mirë,
njeriun e bën njëri".

Ime amë e dashur,
Ca herë më ka porositur:
"Mos nxito të flasësh,
gjërat pa i ditur"!

Një fjalë mbaj mend,
Nga motra ime e vjetër:
"Puna e sotme,
s'lihet për herën tjetër".

Po ashtu m'kujtohet,
Porosia e xhaxhit Met:
"Në gropën bërë tjetrit,
s'pari do të biesh vet".

Në mendje kam prore,
Fjalët e Naimit të ditur:
"Puno pa ndërprerë,
t'mos mbetesh i uritur"!
 

Karamele Zana

Anëtar i Nderuar
Titulli: Këndi i fëmijëve.

Mesa mbaj mend kjo ka qene tek leximi (o i klases trete o te katert...) I mesonim permendesh dhe i recitonim diten tjeter ne klase... :)

Përtaci

Një njeri përtac
s'punonte aspak,
Puna më e vogël,
i bëhej farmak.

Njëherë s'kish ushqim,
bukë si jepnin tjetër,
shkoi pra në fushë,
te një dardhë e vjetër.

Dardha kishte kokrra,
të mëdha gërcak,
të ëmbla sheqer,
pjekur për merak.

Po përtaci ishte
njeri për çudi:
përtoi ti shkundte,
në hije u shtri.

Hoqi dhe kapelën,
pranë vetes e la,
"Bini këtu brenda,
o ju dardha!"- tha.

Priste kokrra e dardhës
nga degët e saja,
kur një dardhë e madhe
u shkëput nga maja

dhe përtacit tonë
në hundë i ra,
thirri fort përtaci
"Obobo, ç'hata!"
 

Elushe

Vogëlushe
Titulli: Këndi i fëmijëve.

Eshte leximi i klases 3'te. E kujtokam edhe une te gjithen lol.

FJALA E MIRث SHPIRTIN SHثRON

Kur s'ke çka thua, mbylle gojën,
Mos e kthe në hidhërim lojën.

Dashurinë mbille n'zemër
Mos e shkel askëd me thembër.

Mendo gjatë e fol me mend
Mos ndërhy vend e pa vend.

Gjithnjë gënjeshtrën ta kesh iri
Fale atë që t'lëndon pahiri.

Në tokën djerrë, mos e hedh farën,
Fjalën e keqe mos e thuaj t'parën.

Imitoje trimin e burrin,
Mos e fsheh dorën kur ta hedhësh gurin

Dëm të sjellë mendjemadhësia
Qesharak të bënë grykësia.

Askend vëngër s'duhet shikuar,
Me njerëz t'ditur duhet shoqëruar.

Kur je i mirë, çdokush të don,
Fjala e ëmbël shpirtin shëron.
 

Karamele Zana

Anëtar i Nderuar
Titulli: Këndi i fëmijëve.

Nga Leximi i klases se pare:

Pry, pry, deleza...

- Pry, pry, deleza,
Kacu - kacurreleza,
C'do me japesh sot?
- Qengja qe te luash,
qumesht sa te duash,
edhe gjalpe plot!
- Pry, pry, deleza,
Kacu - Kacurreleza,
S'ke tjeter peshqesh?
- Do te mbledh nga delet
gjithe kacurrelet
dhe do te te vesh!
- Pry, pry, deleza,
Ti c'do, shoqja ime?
- Te jesh djale i mbare
ne mesim i pare,
gjithe lavderime!
 

sensuu

sweet
Titulli: Këndi i fëmijëve.

mbi degen e molles ,me erdhi nje zog......ciu ciu ciu me tha te kam shok....abetaren zogu ne dore ma pa....me meso dhe mua,te lexoj me tha....edhe ja filluam qe te dy me ze....ai ciu ciu,,,,une a b c .........:)
 

kitrra 123

plak gjufurrak
Titulli: Këndi i fëmijëve.

VJESHTA

Vjeshtë e bukur, vjeshtë e artë
اdo na sjellësh për dhuratë
Do t'ju sjellim shumë të mira
Molla, dardha si ëmbësira

Pjeshka, kumbulla
Ftonj të mirë
Rrushë të ëmbël
Me dëshirë
 

Karamele Zana

Anëtar i Nderuar
Titulli: Këndi i fëmijëve.

Loja dore perdore:
Roza Rozina

Roza Rozina
Celin Trendelina
Bashke me Zambakun
Edhe lule te tjera
Kush i do keto lule
Tasi me fasule
Gota me raki
Gezuar Vitin e Ri

:gallate:
 

Analistja

Anëtar i ri
Titulli: Këndi i fëmijëve.

urime per temen. Shume e zgjedhur

hop lala ulem ngjitem
permbi shtregull kolovitem
si piloti zemer trim
fluturoj me gzim
 

Analistja

Anëtar i ri
Titulli: Këndi i fëmijëve.

Kam nje kukull ne shtepi
qe sma ka asnjeri
i ka floket kaqurrela
dhe kepucet me kurdela

Kur shkon ne shkolle
ve kurore
kur vjen ne shtepi
hyn ne kuti
 

kitrra 123

plak gjufurrak
Titulli: Këndi i fëmijëve.

BABADIMRI

Unë jam babadimër
që ju sjellë shumë dhurata
thesin e kam të madhë
vi nga rrugët e gjata

Unë jam babadimër
që ju dua shumë
Unë jam babaplak
që për ju bëjë lum - lum
 

Karamele Zana

Anëtar i Nderuar
Titulli: Këndi i fëmijëve.

Iriqi i sëmurë

U sëmur iriqi i shkretë,
termometri mbi dyzetë,
farefisi, pas zakonit,
iu drejtua injeksionit...

- Pa zbuloju ti një cikë,
nuk të dhëmb, hic mos ki frikë!
... Por u hodh përpjetë doktori,
se u shpua vetë i gjori!
 

Karamele Zana

Anëtar i Nderuar
Titulli: Këndi i fëmijëve.

Gjeegjeza

Me rroba pale-pale
Eshte veshur e ngjeshur
Kur ne hame dreke
Na vjen duke qeshur
Vec kur ti ne tryeze
Ate e fton,
as ti s'e merr vesh
Si nis e loton?

(apeq)

Dy taborre me ushtare
Cdo dite grinden pa u share.

(tebmedh)

Nje lopate bishtegjate
punon dite, punon nate,
here pa zhurme, here me shamate.

(ahujg)
 

kitrra 123

plak gjufurrak
Titulli: Këndi i fëmijëve.

KORI GAZMOR

Lartë e poshtë
në oborr
po këndon
një kor gazmor

Ja bën pata ga, ga, ga
pula e kuqe ka, ka, ka
gjeli bëri ki, ki,ki
zogu i vogël ci, ci, ci

Ky është kori
ynë gazmor
që jep shfaqje
në oborr
 

Ketrushe

Pianistia
Titulli: Këndi i fëmijëve.

Mirupafshim dallendyshe
mirupafshim ,kthehu perseri
mirupafshim mikja ime
fat te mbare
ne vendin tend te ri
 
Top