• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Vjersha dhe fabula

Jetmira

..........
Titulli: Vjersha dhe fabula

Patat e vogla lahen liqen
koken ulin poshte
bishtin lart e ngrejne
lahen pastrohen per bukuri
pastaj mak mak mak shkojne ne shtepi

:-D :-D
 

Jetmira

..........
Titulli: Vjersha dhe fabula

Mirupafshim dallendyshe
mirupafshim ,kthehu perseri
mirupafshim mikja ime
fat te mbare
ne vendin tend te ri
 

Jetmira

..........
Titulli: Vjersha dhe fabula

Sa shume deshire une kisha
te ngrihem ne hapsire,
si zog te fluturoja
ne qiellin tim te lire.

një zogu une iu luta
qe krahet te mi jape.
një here te fluturoja
pastaj tja ktheja prape.

U ngrita mes reve
i lumtur shend-e-vere.
dhe zogun e lashe
une me krahe... te preeeeeeeeeere.

Mu duk shume i merzitur,
ndaj zbrita prape ne toke.
Me mall e perqafova
si mik edhe si shok.

Dhe nisem te dy bashke
ne me mijera fluturime.
Ai me krah't e tija
dhe une me kengen time.
 

Jetmira

..........
Titulli: Vjersha dhe fabula

Vogelushja jone Elone
ditelindjen sot feston
vijne shoket shoqet vijne
mbushin plot me gaz shtepine

Ne një goje te gjithe thone
100 vjec u befsh Elone

Sot dhe lulja e shqiponjes
duket sikur i thote Elones
çfarë kerkon te te dhuroj
ja një gjethe po e shtoj

Si na shtohet ne blerimi
ty Elone tu shtofte gezimi..
 

Jetmira

..........
Titulli: Vjersha dhe fabula

1-Shqiponja, sorra dhe bariu

një shqiponje shigjetoi me vrull nga një shkemb i larte dhe rembeu një qengj. një sorre qe e pa, plasi nga zilia dhe deshi te bente edhe ajo te njejten gje. U ul me zhurme dhe qendroi mbi një dash. Po iu pleksën thonjte ne leshin e dashit, e nuk mundi te ngrihej. Rrahu ajrin me krahe me force, sa e pikasi bariu, i cili i shkoi prane, e zuri dhe i preu ca pende. Ne mbremje e mori me vete dhe ua shpuri femijeve.
Kur ata e pyeten se c'lloj zogu ishte ky, ai iu pergjigj:
- është një sorre, qe e mban veten per shqiponje.

Morali dhe domethenia e fabules është ky: Kush shkon pa mend, per te arritur me te medhenjte se vetja, ben gjithfare marrezish, dhe pervec fatkeqesive qe peson, behet edhe qesharak.

2-Peshkataret
Disa peshkatare dolen per peshkim, po pasi u munduan një kohe te gjate, nuk zune gje. Prandaj po rinin ne varke te merzitur. Ate cast, një peshk i madh grabitqar, qe notonte me shpejtesi, u hodh gabimisht ne mes te varkes. Peshkataret e zune, e shpune ne qytet dhe e shiten.

Domethenia e kesaj fabule është: Shpesh here, atyre qe nuk u ndihmon mjeshteria, iu sjell gezim fati


3-Dhelpra me bark te fryre

një dhelper e urritur, qe gjeti ne një zgavër lisi buke e mish, lene aty nga ndonje bari, hyri me shpejtesi brenda dhe i perlau. Por iu fry barku aq shume sa nuk mundi te dale dot prej andejdhe vuri kujen. një dhelper tjeter, qe e solli rruga ne ato ane, e pyeti se c'po ndodhte, dhe kur e mesoi, i tha:
- Tani duhet te rrish aty brenda, derisa te behesh aq sa ishe kur hyre.Keshtu do te dalish fare lehte.

Domethenia: Vetem koha i zgjidh problemet e veshtira


4-Dhelpra dhe leopardi

një dhelper u grind me një leopard se cili prej tyre ishte me i bukur, e meqe leopardi nxori ne pah bukurine e trupit, dhelpra iu kthye e i tha:
- Atehere, sa here me e bukur se ti duhet te jem une, qe kam një mendje te ndritur?
- Fabula tregon se bota e dijes është me e mire se bukuria e trupit



5-Dhelpra dhe majmuni

një dhelper dhe një majmun po kalonin ne te njejten rruge dhe flisnin per bujarine e fisit te tyre. Thane sa deshen derisa mberiten ne një vareze. Duke hedhur syte andej, majmuni psheretiu. Kur dhelpra e pyeti perse, majmuni, duke i treguar varret, i tha:

- E si te mos perlotem, kur shoh mbi varre epitafet e paraardhesve te mi dhe te sklleverve te tyre.

Thuaj genjeshtra sa te duash- i tha dhelpra- perderisa askush prej tyre s'mund te flase.

-Fabula tregon se edhe njerezit genjeshtare behen teper te dyshimte kur nuk ka se kush ti kontrolloje per ato qe thone.

6-Bretkosat!


Kur shterroi pellgu, dy bretkosa u larguan prej andej, per te gjetur një vend tjeter me uje. Sapo mberriten ne një pus, njera prej tyre, pa u menduar, i tha tjetres te zbrisnin atje. Por tjetra i tha:

- Po nese shterron uji qe është aty poshte, atehere si do te mundim te dalim jashte?

* Fabula na meson te mos i marrim gjerat me mendjelehtesi


7-Plaku dhe vdekja

Njehere, një plak preu një barre me dru, i ngarkoi dhe mori një rruge te gjate. I lodhur nga rruga, uli ngarkesen pertoke dhe i foli vdekjes. Vdekja erdhi sa hap e mbyll syte dhe e pyeti se perse e thirri:
Te me ngreshe barren e druve- i tha ai.

* Fabula tregon se cdo njeri e do jeten e tij, edhe kur është ne fatkeqesi.

8-Bletë rritësi

Dikush hyri ne një bletore, kur nuk ishte i zoti dhe vodhi mjalte e dyll. PAsi u kthye bleterritesi dhe i pa kosheret bosh, ndenji ne një ane dhe po vrojtonte me kujdes.

Bletet qe po ktheheshin nga kullota e pane dhe iu leshuan per ta thumbuar. Atehere ai tha:

- Kafshe te pacipa, ate qe iu vodhi e late pa ndeshkuar dhe po me ndeshkoni mua, qe perkujdesem per ju.

* Kjo ndodh edhe me disa njerez, qe, per shkak te mosnjohjes, nuk mbrohen nga armiqte, po iu largohen miqve, duke i gjykuar keta te fundit si mashtrues.

9-Neperka dhe gjarperi i ujit

një neperke shkoi ne një burrim per te pire uje, por gjarperi i ujit e pengoi me zemerim, duke i thene se nuk i mjaftonte vendi qe kishte, po vinte edhe ne shtepine e tij.
E meqe grindja arriti kulmin, rrane ne një mendje, qe te ndesheshin midis tyre dhe fituesit t'i takonte edhe uji, edhe vendi.
Se fundi, caktuan kohen dhe vendin e dyluftimit.
Nga urrejtja qe kishin per gjarperin e ujit, bretkosat shkuan tek neperka dhe i dhane zemer, duke i premtuar se do te luftonin ne krahe te saj. Filloi beteja e neperka luftonte me gjarperin e ujit, ndersa bretkosat, meqe nuk mund te benin asgje me shume, ia dhane një kuak-kuak me tere fuqine e tyre.
Kur fitoi, neperka i qortoi se, megjithqe i kishin premtuarte merrnin pjese ne beteje, jo vetem qe nuk e ndihmuan, po kendonin pa prere se largu.
Atehere ato i thane:

- Po duhet te dishe se bashkepunimi yne nuk u arrit e duar, por me zë.

* FABULA tregon se aty ku duhen duar, ndihma me fjale s'ka asnje vlere!
10-Milingona dhe brumbulli

Ne vere, një milingone, shkonte neper ara, mblidhte kokrra elbi e gruri dhe i grumbullonte si ushqim per dimer. një brumbull, qe e pa, filloi ta tallte, duke i shprehur gjoja keqardhjen e vet, se po shpenzonte kohen, kur te gjitha kafshet e tjera e kishin lene punen dhe po shlodheshin. Ate cast, milingona nuk foli, po kur pllakosi dimri dhe bajgat u shkaterruan dhe u shperndane nga shiu, brumbulli, i drobitur nga uria, erdhi te milingona dhe i kerkoi ushqim,

Kete here milingona i tha:

- Neqoftese do te punoje atehere kur une robotohesha dhe ti argetoheshe, sot nuk do te te mungonte asgje.
** Ata qe nuk parashikojne te ardhmen ne kohen e mireqenies, e pesojne, kur ndryshojne situatat

11-Kopshtari dhe qeni
Qeni i një kopshtari ra ne pus. Kopshtari, duke dashur qe ta nxirte prej andej, u fut edhe ai ne pus. Po qeni nuk e kuptoi perse i shkoi prane, e meqe e mendoi se i shkoi per ta mbytur, e kafshoi. Ai, i vene ne pozite te veshtire, i tha:
- Mire m'u be, sepse u mundova te shpetoja dike qe u rrezua vete.
** Per njeriun e pakenaqur, qe gjykon keq mireberesin e tij
 

Jetmira

..........
Titulli: Vjersha dhe fabula

Luani dhe miu

një here duke fjeturnje luani i kaloi një mi neper goje.
Luani u zgjua dhe filloi te sillet nga te gjitha anet per ta gjetur miun.
Ne ate cast e pa dhelpra se si gjithe ai luan u tremb nga një mi i vogel.
Kurse luani tha;
Un nuk u tremba po me kapi inati per guximin e tij
 

Elinda

ELINDA
Titulli: Hena


Hena porsi nuse,
vezullon ne qiell,
radhen ia leshon,
te nesermen ,
te bukurit diell.

një yll nga qielli zbriti
dhe ne vesh
sikur me peshperit
prit bukuroshe,
prit tani ,
hena do te fal,
pakez drit.

Henes një lutje ia bera,
henen e dashur mos prito,
ndriqo dh ne erresir ,
ti na shpeto.
 

Jetmira

..........
Titulli: Vjersha dhe fabula

Ferit Lamaj

Kanarina

Bukuroshja kanarine
ne kafaz rri e trishtuar ,
sheh një ujk qe ulerin ...
ulerin si i terbuar ...

Ahh moj bote ..bote e prapshte
ke mbyll brenda dhe ke len jashte .

Kravata

Ai burre ka shkalluar
e lidh gruan kembe e duar .
Por kravaten burre ziu
se lidh vet ja lidh komshiu .


Ujku

Ujku killer i vertete ..
i ka vrare nja 7-8 vete
një dite ujku veten vrau
me një pushke pau pau .

Ja pret dhelpra : s´është i marre
kushedi se sa ka marre ...
 

Elinda

ELINDA
Titull: Flamuri


Flamuri yn
kuq e zi
ne zmer
te qdo shqiptari
je ti.

Per ty u flijuan
shum deshmor,
Ismail Qemali
te ngriti ne Vlor.

Pelhura e kuqe
ne mes shkaba e zez,
je simbol kombetar
i yni per qdo fest.

një vajz e re
e quajtur Marigon, e qendisi flamurin
me shqiponj.::fla
 

Drejtori

Shkapallatauuuu....✌️✌️✌️
me pelqeu kjo....:p



BALADA e PLESHTIT

Pleshtit nuk i vjen mërzi.
A je qen, apo njeri
A e ke leshin t’ bardhe a t’ zi,
Frrup...gjen vend për mrekulli.

Ndonse kruhesh pa ja nda
Gjithsekush një plesht e ka!
Bile thonë se rraca e pleshtit
Mbijeton vetëm prej leshit.

Kam ndigju se ka do pleshta
Që zen rrushi nepër vreshta
Ka dhe pleshta nepër lopë
Pleshta plehu në çdo gropë.

Unë ksaj here kam mendu
Për do pleshta të tjerë me shkru
Për këtë rracë tejet mizore
Që bezdisë rracën njerzore!

Askërkush nuk dëshiron
Ta ketë pleshtin nepër shtat
Sepse pleshti frekuenton
Në veçanti leshin e gjatë.

Ndaj dhe rruhen mbahen pastër
Mos me e rritë leshin ma shum’
Sepse pleshti s’mban me hater
Je në qytet, a je në katund.

Me i ra shkurt pra miqt e mij
Po u tregoj një histori
Që i ka ndodhe pleshtit qyqar
Tuj shetit kombin shqiptar.

Pra ky plesht kishte ndigju
Se në Ballkan, qefli me u kru
Janë shqiptaret në troje të veta
Që për lesh s’u dhimbset jeta!

…Filloj pleshti punë për s’mbarit
Me zgjedhë leshin ndër shqiptarë
Iu fut mjekrës së Kryetarit
Mjekërkuqit, lesh pa larë!

Por nuk mundi të qëndronte
As një dite në mjekër të tij
Sepse leshi kundërmonte
Wischy, brandy dhe raki!

Ku të futej pleshti i ngratë!?
Lesh të dredhun kanë dhe gratë.
Ndaj u fut në Qeveri
Që t’a zgjidh hallin e tij!?

Sallë luksoze, e mikrofon
Kryeministër kokë bidon
Por pranë tij një leshraverdhë
Floku i saj, me dorë ish dredhë.

Ah! - tha pleshti,- të qofsha falë
Se prej teje s’kam me dalë!
Dhe u fut në mes të shalëve
Që ma mirë t’u ruhej fjalëve!

Frrup! Frrup! Frrup mezi arriti
Iu ngroh zemra, iu ngroh shpirti!
çfarë arome, oh ç’ deodorant!
S’kishte lesh !… interesant!?…
Pleshti ndenji diversant !!!!

Aj soj vendit i preferuar
Për dreq leshin e kish rruar!
Ndaj dhe Pleshti mbet i habitur
Që ai vend, s’kish lesh të rritur!

Ban vaki,- mendoj i shkreti,
Ndoshta këto… i ka pushteti!
Dhe e zuri pa e kuptuar
Gjumi i embël, në lesh të rruar!

Pa kaluar as gjysëm e natës
Sheh një endërr i turbulluar
Që leshverdhës, oh të ngratës
I vjen mjekrra lesh pa rruar…

I del gjumi plesht fatziut
Dhe gjen vehten për çudi
M’u tek mjekrra e njeriut
Wischy, Brandy e Raki!

Dreq o punë, - tha, - po këtu isha
Ndaj kërkova transferim!
Vërtet leshin nuk e kisha!
Ama kisha Qeverin!

S’e kuptonte plesht hajvani
Se ku ishte në fakt sekreti!
Për një plesht digjet jorgani
Rruhet leshi, e jo Pushteti!

Ndaj ky plesht qe u zhgenjye
Dhe kujtoj se gjet xhehnetin.
Nga kish ardhur na u kthye
S’kruhej dot…ai me Pushtetin!

Agim Doçi
 
Top