• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Vrasja me gure.

Lauri

Anunnak
Vrasja me gurë, si tradita më e hershme judaike e ekzekutimit të shkelësve të ligjeve të shenjta.
IMG_20200210_090542.jpg

Çdo vdekje është makabre, por ajo me gurë është hershmëria e një tradite dhe domethënia e tërësisë së elementeve që përbëjnë skenën e një ekzekutimi. Njeriu përgjatë historisë ka përsosur bashkëme mënyrën e të jetuarit edhe ligjësitë dhe ndëshkimet, me theks krijimin e metodave sa më mizore për vdekjen e një shkelësi të ligjit. Shumë prej dënimeve, ku vlen të citohet edhe gjymtimi, si shenjë e bartësve të veseve, aplikohen edhe sot, sot, kryesisht në botën islamike. Këto metoda ç’njerëzore ekzekutimi kanë në vetvete më shumë se përgjegjësi për bërjen e drejtësisë, urrejtje, shumë urrejtje që cek skajet e mizorisë duke e kthyer njeriun e civilizuar tek shpella.

IMG_20200210_084826.jpg

Levitiku 20:2 thotë: «Kushdo nga bijtë e Izraelit ose nga ata që banojnë si të ardhur në Izrael, që i jep Molekut ndonjë nga pasardhësit e tij, do të vritet. Populli do ta godasë me gurë, derisa të vdesë.» Edhe dikush që ishte ‘medium ose bënte parashikime’, vritej. Si? ‘Goditej me gurë.’—Lev. 20:27. Te Ligji i përtërirë 22:23, 24, lexojmë: «Në rast se një vajzë e virgjër është fejuar me një njeri, por një burrë e gjen në qytet dhe shtrihet me të, nxirrini që të dy te porta e atij qyteti dhe goditini me gurë, gjersa të vdesin: vajza ngaqë nuk bërtiti në qytet, ndërsa burri ngaqë poshtëroi gruan e një tjetri. Kështu do ta heqësh të ligën nga gjiri yt.» Pra, goditja me gurë ishte një metodë kryesore që përdornin izraelitët e lashtë për të ekzekutuar dikë që bënte një krim të shëmtuar.

Vrasja me gurë (latinisht lapidatio, nga lapis ‚gur‘) është një formë mijëra vjet e vjetër e ekzekutimit, e cila dëshmohet për shumë shoqëri të antikitetit. Vrasja me gurë duket se ka qenë metoda standarde e dënimit me vdekje në Izraelin e lashtë. Përdorimi i tij vërtetohet në epokën e hershme të Krishtërimit, por gjykatat hebraike në kohët e mëvonshme përgjithësisht e shmangnin dënimet me gurë. Këto ligje kanë një rëndësi të veçantë për besimtarët konservatorë për shkak të origjinës së tyre shkrimore, megjithëse në praktikë ato kanë luajtur rol kryesisht simbolik dhe kanë tendencë të keqpërdoren.

Ajo ushtrohet deri më sot në disa vende dhe rajone të mbizotëruara nga feja islame, me vendime të organeve juridike, monarkike ose gjyqësore ose si mjet linçimi: ndër të tjera në Afganistan, provincën Açeh të Indonezisë, Iran, Irak, Jemen, Nigeri, Pakistan, Somali, Sudan, Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Vëmendjen e opinionit ndërkombëtar tërhoqi vrasja e gurë më 2004 e tunizianes Ghofrane Haddaoui në Francë. Në Afrikë është e përhapur dhe e toleruar nga shteti vrasja me gurë sidomos për të fajësuarit për vjedhje ose për magji.

Dënimi zbatohet nga një grup njerëzish, të cilët vrasin duke e goditur me gurë në kokë dhe trup personin e ngulur në tokë deri në brez ose gjoks.

Në judaizëm si zbatuesit e parë të këtij ekzekutimi

Tanakh-u i fesë hebraike e përcakton vrasjen me gurë si dënim për veprat e izraelitëve në Izrael që konsideroheshin si krime ndaj zotit dhe ndaj gjithë popullit. Këtu bënin pjesë idhujtaria (psh. LiP 17,5), prishja me qëllim e shabbat-it (Num prej 15,35), parathënia (Lev 20,27), shkelja e kurorës (Lev 20,10; LiP 22,22), mosbindja ndaj prindërve (LiP 21,21) dhe fyerja e zotit. Kështu i thotë Jahve psh. në Lev 24,14 Moisiut:

Çoje atë mallkues që e ka keqpërdorur emrin e zotit jashtë kampit dhe të gjithë ata që e kanë dëgjuar t’i vendosin atij duart mbi kokë dhe le ta vrasë gjithë populli me gurë. Kjo formë dënimi synonte të ushtronte ndikim frikësues ndaj popullit. Në dhjatën e re përmendet shpesh vrasja me gurë por jo si dënim ligjor me vdekje, por si rrezik linçimi nga ana e popullit (Mt 21,35; 23,37; Llu 20,6). Kjo pasqyron metodën e pushtuesve të atëhershëm romakë kur sundimtari romak i provincës rezervonte për vete si i vetëm të drejtën për të vendosur dënimet me vdekje.

Megjithatë për pjesëtarët e judaizmit vrasja me gurë vazhdonte të vlente si formë ekzekutimi për shkelje të caktuara në bëzë të torah-së, si psh. për shkeljen me qëllim të rregullit të shabbat-it ose sfidimi i autoriteteve fetare. Për këtë arsye edhe Jezusi i Nazaretit thuhet se është konfrontuar shpesh me rrezikun e vrasjes spontanisht me gurë (Gjo 8,59; Gjo 10,31.39).

Ai vetë, sipas Zbu 8,1-11, thuhet të ketë shpëtuar nga vrasja me gurë një grua të akuzuar për shkelje kurore duke rënduar kushtet e caktuara në Lev 20,10 dhe LiP 17,6-7 (akuzesit duhet të fillojnë të parët të hedhin gurë): „Kush nga ju është pa mëkat, le ta hedhë i pari gurin kundër saj“ (Gjo 8,7). Sipas Lev 20,10 dhe LiP 22,22 duhej të vritej me gurë edhe burri që pretendohej të kishte shkelur kurorën. Pasi sundimtari romak i provincës Ponti Pilati ishte shkarkuar në vitin 36 dhe pasardhësi në detyrë nuk kishte mbërritur akoma, sinedri (gjykata e lartë e hebrenjve) shfrytëzoi vakancën e këtij posti duke futur sërish në fuqi vrasjen me gurë për shkak të shkeljeve të ligjeve fetare, e cila nuk ishte zbatuar në rastin ekzekutimit të Jezusit. Si pasojë, misionari i hershëm kristian Shtjefni thuhet të jetë dënuar me vdekje për shkak të blasfemisë dhe të jetë vrarë me gurë sipas ligjit nga paditësit jashtë qytetit (Vep 7,59). Pali i Tarsosit u ekzekutua me gurë nga turma në Listra por mbeti megjithatë gjallë (Vep 14,19).

Në kohët e mevonshme kjo metodë fillestare u zbut. Talmudi thotë se në rastet e krimeve të tilla të dënueshme me vdekje, të dënuarve u jepej përpara ekzekutimit një preparat (bar) që i trulloste.[4] Në judaizmin talmudik vrasja me gurë trajtohet tek mishna (traktati Sanhedrin 7,2) (VII 4a):

Këta vriten me gurë: ai që është shtrirë me nënën (e vet), me gruan e të atit (të vet), me nusen (e të birit), me një mashkull (tjetër) ose me një kafshë, ose një grua që është shtrirë me një kafshë, blasfemuesit, ata që adhurojnë idhujt, ai që i jep molokut farën e vet, yshtësit e të vdekurve, parathënësi i fatit, ai që përdhos shabbat-in, ai që mallkon të atin ose të ëmën, ai që shtrihet me vajzën e fejuar, joshësi, tunduesit (e idhujtarisë), magjistarët dhe bijtë e shfrenuar dhe kokëfortë. Rabini Eleasar ben Asarja kritikonte çdo formë të dënimit me vdekje duke e cilësuar një gjykatë „vrasëse“, e cila kishte nxjerrë edhe vetëm një vendim me vdekje gjatë shtatëdhjetë vjetëve. Rabin Akiba dhe Rabin Tarfon-i shkojnë deri aty saqë thonë këtë shprehje të trashëguar deri sot: „Po të kishim qenë ne në sinhedrion, nuk do të ishte ekzekutuar njeri kurrë.“

Në rast se vendosej të bëhej ekzekutimi, ishte caktuar që vendi i ekzekutimit duhej të ndodhej jashtë kampit ose qytetit, aq larg sa, deri sa të mbërrinte i dënuari atje, t’i jepej mundësia një të treti ose të dënuarit vetë të kërkonte rishtjellimin e procesit gjyqsor dhe të dilte përsëri para gjyqit në mënyrë që të kërkonte ndryshimin e vendimit me vdekje (traktati Sanhedrin 6,1). Gjykatësit vetë duhej të agjëronin në ditën e ekzekutimit (Sanhedrin 63 a).
Përgatiti: Albert Vataj
 
DeliriumMind

To the moon and back 🌙
Pse o @Lauri me valon gjaku kur lexoj kto gjera.

Njeriu eshte i lig, hipokrit dhe egoist...
Me kujtove ket
 
Lauri

Anunnak
Historia e te se kaluares, mesohet per te nxjerre mesime per te ardhmen. Dhe jo per ta zbatuar ate :)
Edhe se, pak ndryshim ka me denimin me vdekje me ineksion apo karrige meb korent .
 
Soulmind

Soli/Soulmendja/Soul
Sa mora te shkruaja dhe une kete punen e karriges por me paske paraprire. Kemi nje tendence te vazhdueshme per te kritikuar cdo gje me bacground fetar apo mitologjik. Sikur dikur cdo gje ka qene c'njerezore. Dhe ne njeriu modern sot jemi aq shume human sa kemi arritur te vendosim faljen mbi padrejtesine. Dhe ne fakt, ajo vdekja me karrige elektrike qe praktikohet sot ne 2020 dyshoj fort se eshte me e kollajte. Dhe te mendosh se cdo vit ne Amerike mund te vriten padrejtesisht gati 10 persona ose me shume te cilet me vone kane dale te pafajshem.
 
DeliriumMind

To the moon and back 🌙
Historia e te se kaluares, mesohet per te nxjerre mesime per te ardhmen. Dhe jo per ta zbatuar ate :)
Edhe se, pak ndryshim ka me denimin me vdekje me ineksion apo karrige meb korent .
Historia perseritet dhe perseritet pa fund.
Sepse cdo kush ndihet i lir ti drejtoj te tjerve gishtin perpara se te shoh veten ne at pasqyr te krisur 🙃
 
Lauri

Anunnak
Sa mora te shkruaja dhe une kete punen e karriges por me paske paraprire. Kemi nje tendence te vazhdueshme per te kritikuar cdo gje me bacground fetar apo mitologjik. Sikur dikur cdo gje ka qene c'njerezore. Dhe ne njeriu modern sot jemi aq shume human sa kemi arritur te vendosim faljen mbi padrejtesine. Dhe ne fakt, ajo vdekja me karrige elektrike qe praktikohet sot ne 2020 dyshoj fort se eshte me e kollajte. Dhe te mendosh se cdo vit ne Amerike mund te vriten padrejtesisht gati 10 persona ose me shume te cilet me vone kane dale te pafajshem.
Quhet nje vend laik. Por presidentet amerikan vendosin doren mbi bibel per betim;)
 
DeliriumMind

To the moon and back 🌙
Kjo ndodh akoma ne shum vende te lindjes Mesme
Me gure
Me fjale
Me dhune psikologjike
Nje person mund ta vrasesh ne shum menyra.
Sa viktima ka ber slut shaming?
Ketu tpakten ne itali disa prej tyre akoma denigrohen dhe do ti digjnin akoma si shtrigat.
Ndodh kudo fatkeqesisht...
 
Bebw

Boço🌞 Hilarious
Staf në FV.AL
sa lexova ate "Vrasja me gure" se di pse mu kujtua ajo kenga "moj ne te zenca une,moj do te vras me gure " 😂😂
 
Daisy

Anëtar i Respektuar
Me gure
Me fjale
Me dhune psikologjike
Nje person mund ta vrasesh ne shum menyra.
Sa viktima ka ber slut shaming?
Ketu tpakten ne itali disa prej tyre akoma denigrohen dhe do ti digjnin akoma si shtrigat.
Ndodh kudo fatkeqesisht...
Kam njohur njeren qe familja vellai dhe babai Por dhe e ema kishin dashur ta digjnin me acid
She managed to escape Por half of her face was badly burned:(
Kur e pyeta si ndodhi! She said I was 17 and I liked this guy, kshu pelqim nga larg kurre Nuk kisha fatin ta takoja....
Familja donin ta martonin me nje tjeter dhe kjo ishte bere rebellious duke I thene nenes qe dua dike tjeter ....
U can imagine the rest
 
Bota do jet gjithmon kunder femres.
Pavarsisht se eshte po ajo qe sjell jeten... me fal nese te pyes, por a largua komplet nga to?
 
Soulmind

Soli/Soulmendja/Soul
Quhet nje vend laik. Por presidentet amerikan vendosin doren mbi bibel per betim;)
Muhabet i gjate por thelbi eshte qe ndonese mundohemi te drejtojme gishta nga lindja ose afrika azia (se zakonisht te 3 kontinentet paraqiten barbare dhe jo njerezor nga perendimi) kemi te njejten gje ne perendim. Thjesht paraqiten dhe trumbetojne sistemin e tyre si perparimtar dhe pro njerezllekut ne menyre moderne ama vuajtja denimit eshte njesoj.(nqs njerezit do ndaleshin te analizonin cdo gje)
 
Nuk eshte ceshtje gishti soul
Lindja e mesme dhe disa vende te azise e kane ceshtje tradite kulture and so on. Dhe vazhdojne ta kene.
Fundja nese denohem per nje te keqe qe kam bere dhe aty ku jetoj une eshte denimi me vdekje, ne njefare menyre e di cfare te pret.
Por te hash gure apo acid der ne vdekje pse je femer fjala vjen apo pse nuk I bindesh familjes eshte tmerr.
Ne perendim se di Kush eshte denuar me denim me vdekje pse nuk do te martohet (again shembull)
Pamvaresisht qe dhe ktej ka histori makaber nga me te ndryshmet sic kemi ne vendin tone ku burrat vrasin grate sepse e Kane te veshtire te pranojne divorcin.
 
Amara_La_Negra

Antarë i Respektuar

Opo per divorce hallall te te vrasin por te te vrasin pse ska gjella kripe si I bie 😂😂😂😂😂😂😂
 
Grim

Antar Aktiv
Artikull interesant. Jam i apasionuar pas historisë, sidomos asaj antike. Mbrëmë rastësisht pash një dokumentar rreth perandorisë Romake. Për të gjithë të apasionuarit e gjeni në netflix.
 
Daisy

Anëtar i Respektuar
Artikull interesant. Jam i apasionuar pas historisë, sidomos asaj antike. Mbrëmë rastësisht pash një dokumentar rreth perandorisë Romake. Për të gjithë të apasionuarit e gjeni në netflix.
Jam e apsionuar
Cfare behet fjale aty ? Cfare lloj vrasjesh?
 
Desa

Temet Nosce
Vrasja është vrasje, pa marë parasysh mënyrën se si!
Duam apo nuk duam, i përket natyrës “njerëzore” qysh nga krijimi i vetë njerëzimit.
Përndryshe do jetonim në utopi.
 
Soulmind

Soli/Soulmendja/Soul
Nuk eshte ceshtje gishti soul
Lindja e mesme dhe disa vende te azise e kane ceshtje tradite kulture and so on. Dhe vazhdojne ta kene.
Fundja nese denohem per nje te keqe qe kam bere dhe aty ku jetoj une eshte denimi me vdekje, ne njefare menyre e di cfare te pret.
Por te hash gure apo acid der ne vdekje pse je femer fjala vjen apo pse nuk I bindesh familjes eshte tmerr.
Ne perendim se di Kush eshte denuar me denim me vdekje pse nuk do te martohet (again shembull)
Pamvaresisht qe dhe ktej ka histori makaber nga me te ndryshmet sic kemi ne vendin tone ku burrat vrasin grate sepse e Kane te veshtire te pranojne divorcin.
Eshte Daisy, ose me sakte eshte ceshtje propagande. Cuditerisht gjithmone evidentohen raste ekstreme ne Azi apo Lindje. Asnjehere kafsheria perendimore. Atje (azi&lindje&afrike) eshte ceshtje "kulture", ne perendim ceshtje babezie por qe mbeshtillen me 1 percaktim "me probleme mendore" psikopati, etj. Atje ne boten e prapambetur ka gure mbi koke, ne boten e perparuar ka therje e copetim me thike, ose hedhje acidi. Atje (ceshtje nderi, apo pse je grua) tek te bardhet mund te kete dhe vrasje vetem pse je me ngjyre, apo ke nje fe te caktuar.

Ti ne fjaline e fundit ke ardhur tek ajo qe thashe une. Makabriteti ose me sakte "Padrejtesia njerezore" eshte kudo, thjesht ne forma te ndryshme. Ama kur ka ngjyren e bardhe, sikur na duket me i pranueshem! Qofsha une gabim, ama me c'lexoj e cfare shikoj neper raporte keshtu me rezulton. Me kete s'po mundohem fare te c'fajesoj menyrat e gabuara apo denimet e njerezve.
 
Top